Pyetja:
 
1. Disa të sëmurëve nga sëmundja e sheqerit nuk ju mundësohet aspak që gjatë jetës të agjërojnë ndoshta kjo gjendje u vazhdon tërë jetën e tyre. Pra, a obligohen këta njerëz që të japin fidje për çdo ditë që nuk e agjërojnë?
2. Unë jam i punësuar në punë shtetërore dhe gjatë orarit të punës unë bëj shitjen e disa artikujve për përfitimin tim personal por, me lejen e përgjegjësit i cili nuk pati ndonjë kundërshtim pasiqë unë punën e kryej në mënyrë të sinqertë pa mos ndikuar kjo që unë e bëj për fitimin tim në punën e shtetit. A më lejohet një gjë e tillë?
3. Kam lexuar në librin tuaj “Konsultime shoqërore” faqe 124-pyetja e fundit se: “lejohet caktimi i afatit të martesës në mendje por, pa mos e kushtëzuar atë në kontratë”. Unë pyes a nuk konsiderohet një gjë e tillë kohëzim i martesës edhe pse nuk e kemi shprehur atë. A nuk është një gjë e tillë hile ndaj sheriatit. Nëse një gjë e tillë lejohet atëherë a duhet që kjo gjë të bëhet me pëlqimin e brendshëm të dy palëve apo mjafton që burri të mbajë në vete një gjë të tillë?
 
Përgjigjja:
1. Po. Duhet të jep nga një fidje, për çdo ditë që nuk e ka agjëruar.
2. Nuk mendoj se për një gjë të tillë ka ndonjë pengesë pasi që kryeshefi i punës është dakorduar.
3. Të preferoj të lexosh librin tim: “Kështu të thërrasim në Islam” i cili përfshin metodën shembullore rreth njoftimit me Islamin dhe thirrjen në të.
4. Po, lejohet që i martuari të vendos ose të mendojë në vete që ta lëshojë pas një kohe të caktuar sepse ajo që konsiderohet në kontratë është atë që e dëshmon me fjalë me të cilën bëhet zotimi pohimi (ixhab) dhe pranimi (kabuli) e këtu nuk merren në konsideratë idetë dhe mendimet.
 
 
1
 

Pyetja:
1. Ne jemi një shoqëri që merremi me bujqësi dhe kujdesemi me kultivimin e deleve. Më herët mbarsimi i lopëve bëhej me muzetë por me zhvillimin shkencor dhe për shkak të mungesës së muzetëve ngase nuk gjenden çdokund, mbarësimi tani bëhet nëpërmjet injeksioneve duke u pavarësuar nga muzetët nga shkaku se rezultati i mbarsimit artificial rezultatet i ka të garantuara kurse mbarsimi artificial nuk i ka të garantuara. Pra, si është dispozita e sheriatit për këtë mbarsim?
2. Shumë njerëz që merren me dhen gjatë ditëve të mbarsimit përdorin disa injeksione që përmbajnë lëndë ngacmuese e cila bën që delja ta kërkojë dashin që të mbarsohet. 
 
1. Nuk dij se ka diç që e ndalon mbarsimin artificial në rast nevoje.
2. Gjithashtu nuk ka ndonjë pengesë sipas sheriatit që të pllenohen dhentë me injeksione që e kanë efektin për të cilin ti flet.
 
 
 
Pyetja:
A është Islami Fe dhe shtet? Apo politika konsiderohet prej asaj që i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ju më mirë i dini punët e dunjasë suaj” dhe kështuqë çështjet e kësaj bote i lehen përpjekjeve tona me kusht që të ngrejmë mësimet e All-llahut (Fuqiplotë), d.m.th. të ngrisim drejtësinë, konsultimin dhe të gjitha mësimet dhe udhëzimet e Islamit të pastër?
 
Përgjigjja:
Islami është Fe dhe shtet. Prej argumenteve më të qarta për këtë është (kushtetuta) dokumenti të cilën e diktoi i Dërguari sal-lall-llahu alejhi vesel-lem kur emigroi në Medine e që përmbante lindjen e shtetit dhe ummetit islam. Ndërkaq, argumenti më i qartë për këtë është edhe vetë fakti se një e treta e dispozitave të sheriatit dhe e shtetit islam quhen (dispozitat e Imametit- udhëheqjes së muslimanëve) që do të thotë se ato nuk aplikohen ndryshe vetëm se nëpërmjet kryetarit të shtetit. Ndërkaq, nuk ka ndonjë problem në shprehjet dhe termet respektivisht ke mundësi që kryetarin e shtetit ta emërtosh halife, imam, emir i besimtarëve apo kryetar i shtetit. Ajo që është me rëndësi është që muslimanët të jetojnë nën hijen e një shtetit Islam. 
 
 
 
Pyetja:
Kam lexuar në librin: “Mean-nas” të dijetarit të nderuar merhum Shejh Ali Tantavi i cili në faqen 164 përmend një aforizëm të Ibni Ataull-llah Skenderiut por, në fusnotë të librit përmend se libri i këtij dijetarit mban dalalete por, ky aforizëm është i vërtetë. Pra, doktor i nderuar, dëshiroj të ma tregoni mendimin tuaj.
 
Përgjigjja:
Nuk di se në librin “El-Hikem” të Ataullahut ka ndonjë dalalet.
Shejh Ali Tantavi mëshira e All-llahut qoftë për të në fillim të jetës ka patur disa qëndrime jo të qëlluara e jo të drejta i cili në pjesën e fundit të jetës së tij i ka tejkaluar ato.
Në një periudhë të jetës ky e akuzonte edhe imam Busuriun për kufër kurse më pas u bë prej atyre që e respektonte dhe e donte atë.
 
 
 
 
Pyetja:
Më ka treguar një vëlla që banon në Francë se gjatë luftës së Halixhit ka pasur atje në Francë një konferencë ku keni marrë pjesë edhe ju dhe kur jeni pyetur për intervenimin Amerikan kundër Irakut qëndrimi juaj ka qenë përkrahës për intervenimin. A është një gjë e tillë e vërtetë? Nëse është e vërtetë a mund doktor i nderuar të na tregoni për dallimin midis Irakut në atë kohë dhe Afganistanit sot?
 
Përgjigjja:
Ruana Zot! që unë të them se lejohet intervenimi i Amerikës në situatën e cilësdo shoqëri islame apo cilitdo shtet islam. Të thuash se lejohet intervenimi i Amerikës kundër Irakut ose me Irakun kundër Kuvajtit kjo do të thotë se lejohet okupimi i Amerikës për burimet e naftës në vendet arabe, kurse një gjë të tillë nuk e thotë askush përveç atij që është tradhtar i All-llahut, i Dërguarit të Tij dhe i ummetit.
 
 
 
 
Pyetja:
A është haram (i ndaluar) festimi i ditëlindjeve për të vegjëlit?
 
Përgjigjja:
Nuk dëshiroj që në shtëpitë e muslimanëve të dominojnë traditat perëndimore jo islame sepse ato në shikim më të largët kanë pasoja të dëmshme.
 
Pyetja:
A është e vërtetë se muslimani duhet të mësojë atë që e ka obligim dhe pastaj duhet të kufizohet me dhikër (të përmendurit All-llahun), kontrollin ndaj All-llahut, se nuk duhet të hulumtojë e të lexojë librat me qëllim që të zgjerojë diturinë, të mos lexojë librat e Hadithit, të marëdhënieve ndërnjerëzore, kuptimin e tyre dhe dituritë tjera të ndryshme.
 
Përgjigjja:
Mexhlisi, rrethi i diturisë është më i vlefshëm se 60 vjet ibadet (adhurim). Dhikri nuk është i pa nevojshëm për diturinë siç edhe dituria nuk është e panevojshme për dhikrin. Pra, duhet të pajisesh dhe të keshë fat nga të dyjat.
 
 
 
Pyetja:
Me rastin e një ndeshjes së birit tim që para 20 viteve u zotova (bëna nedhër) se për çdo ditë do të fali nga 50 rekatë nëse All-llahu ma shëron të birin dhe ai elhamdulil-lah u shërua. Unë e zbatova zotimin 2 vite me rradhë dhe pastaj nuk munda. Tani dëshiroj ta di dispozitën rreth kësaj çështjeje? A t’i këthehem përsëri namazit? (duke patur parasysh se tani i kam 60 vjet).
 
Përgjigjja:
Obligohesh që të zbatosh zotimin të cilin e ke marrë përsipër derisa ke mundësi. Kur të mos mundesh atëherë lirohesh nga kjo përgjegjësi.