Pyetja:
Jam betuar duke thënë: “Betohem në All-llahun se nuk do të vij në fejesën tënde” kam për qëllim fejesën e motrës sime e cila bëhej pas dy ditëvë. Kjo ndodhi për shkak të një zënke që ndodhi mes meje dhe saj. Por, pasiqë e pashë se nëna ishte tepër e zemruar dhe kishte filluar të qajë, kurse unë isha kthyer nga udhëtimi dhe nëna frikohej nga fjalët e botës andaj unë shkova në banketin e fejesës së saj për ta pajtuar nënën time edhepse e dija se unë ngarkohem me kefaret për betimin. Sa duhet të paguaj për thyerjen e betimit, pasiqë kjo është hera e parë që bëj një gjë të tillë?
Banoj në Emiratet e Bashkuara për punë. Si është dispozita e kësaj sipas Islamit pasiqë kushtet e rënda ma kanë imponuar një gjë të tillë ngase babai i im ka ndërruar jetë para pesë viteve kurse vëllau im nuk ka mundësi të kujdeset për vete dhe për familjen e vet. Qëndrimi im këtu el-hamdulil-lah është i sigurt, njoh shumë shoqe dhe jetoj sikur të jem në vendin tim?
 
Përgjigjja:
Shpagimi i thyerjes së betimit është me ushqimin e 10-të të varfërve nga një ushqim mesatar sipas standardit që e ke dhe pse nuk lexon Kur’an që të mësosh këtë dispozitë të njohur të cilin Kur’ani qartë e thekson?
Sa i përket pyetjes së dytë nuk ka dëm nëse qëndron atje ku je nëse u përmbahesh urdhërave të All-llahut dhe nëse qëndrimi yt atje nuk të shkakton devijim nga rruga e All-llahut.
 
Pyetja:
Fëmiu im ka një vjet e gjysëm. Duke e mbajtur në krah hetova një lagështi dhe menjëherë shkova dhe e kontrollova qilimin ku ai ka luajtur por nuk gjeta diç që të më bën të mendoj se ishte i lagur. Në këtë qilim të madh e të shtrirë falemi. Pra, tash pyes se a është i ndotur apo jo kurse pantalonat e fëmijut ishin të lagura dhe largimi i tij nga ai vend nuk ka zgjatur shumë?
Pyetja e dytë: ka disa vende në internet që ofrojnë bisedë dy minutash në tërë botën por me kusht që të jesh pjesmarrëse tek ata me postë elektronike (njëkohësisht edhe kjo pjesmarje është gratis) a më lejohet që të marrë pjesë me emra të imagjinuar me qëllim që të më mundësohet në secilën herë të pjesmarjes nga dy minuta gratis. Ky veprim këtu është shumë i përhapur saqë edhe ata që i drejtojnë dhe që ofrojnë një gjë të tillë janë të njohur se njerëzit veprojnë kështu?
Pyetja e tretë: A lejohet përdorimi i telefonit apo i aparatit për fotokopjim (fotokopjimi) dhe interneti për qëllime private në institutin ku përgatiti doktoraturën në Francë. Ky shfrytëzim të bëhet për të kryer punët e mija nëpërmjet telefonit, apo të pyes gruan a i duhet diçka në shtëpi para se të kthehem për në shtëpi apo të bisedoj me ndonjë shok ose të përdori internetin për të kërkuar ndonjë gjë edhe nëse nuk është shkencore apo të bisedoj me shokët etj. Duke potencuar se ne këtë e bëjmë para tyre madje ka edhe vetë prej atyre që më dërgojnë faksa private. Domethënë kjo tek ata është më pak se normale?
 
Përgjigjja:
 
Pasiqë nuk ke gjetur gjurma të lagështinës në qilim, qilimi është i pastër. Rregulla e fikhut thotë: “Nuk bie bindja me dyshim” d.m.th. sipas Sheriatit dyshimi që të paraqitet se qilimi apo ndonjë teshë e pastër se mos është ndotur nuk ka asnjë far peshe. Kështuqë vendi (tesha) sipas dispozitës së Fikhut ngel i pastër derisa të vërtetohet se është ndotur.
Sa i përket pyetjes së dytë: Nuk të lejohet të bësh pjesmarje me emra të rejshëm në postat elektronike (emaila) ngase në një gjë të tillë përdorët mashtrimi dhe tradhtia.
Së treti, nuk lejohet përdorimi i telefonit të shtetit apo organizates ku ti je i punësuar për gjëra private përveç pas kërkimit të lejes nga ajo organizatë apo ministri.
 
 
Pyetja:
 
A lejohet heqja e qimeve të fytyrës që janë të padëshirueshme (bie fjala mbi buzë) duke përdorur makina me rrymë?
 
Përgjigjja:
 
Ajo që ndalohet është shkulja e qimeve të fytyrës. Ndërsa të hiqen ato me rruajtje me makina me rymë apo me tjera nuk është e ndaluar.
 
 
Pyetja:
 
Ndonjëherë në Sheriatin Islam përmendet se veprimi i diçkahit është edukatë dhe nuk është vaxhib (obligim). Shpresoj që të më sqaroni ç’është qëllimi nga fjala edukatë. A mos është për qëllim se është sunnet apo mendub (e pëlqyeshme) ose është prej veprave të mira… Ndërkaq, njeriu që nuk e vepron atë a ndëshkohet dhe a qortohet?
 
Përgjigjja:
 
Çdo gjë nga kërkesat fetare që është nën vaxhibin (obligimin) ajo hynë në gjërat e preferuara e të cilat shkallëzohen midis mustehabit (e pëlqyeshme) dhe sunetit muekede (të fortë) për të cilat njeriu shpërblehet dhe nuk dënohet nëse i lë ato.
 
 
Pyetja:
A janë të gjitha ëndrat që i shohim realitet që mishërojnë aludime të jetës sonë reale?
 
Përgjigjja:
Nuk kanë koment të gjitha ëndërrat që i shohim në gjumë madje ka prej tyre që janë ëndërra të përziera e që nuk dijmë komentin e tyre, si që ka edhe ëndërra që ua dimë komentin.
?.?
 
 
Pyetja:
 
Në librin tuaj “El-xhihadu …” keni përmendur se hanefitët kanë thënë se shteti Islam (darul el Islami) shëndrohet në Daru el-Harb me disa kushte ku prej të cilave është që muslimanët të mos e gëzojnë sigurinë që e gëzojnë muslimanët …. Pra, a thua Palestina është shëndruar në shtet jomusliman për shkak të këtij kushti apo jo . Por, sigurinë ata nuk e posedojnë … Kërkoj më tepër sqarim?
 
Përgjigjja:
 
Palestina nuk shëndrohet në shtet jomusliman edhe sipas shkollës juridike hanefite për arsye se Palestina është e lidhur rreth saj me shtete islame si Jordania, Egjypti dhe Libani. Kurse shteti Islam nuk shëndrohet në shtet joislam sipas hanefitëve vetëm se me dy kushte: Të mos ekziston siguria islame dhe së dyti, të mos ketë mes atij shteti dhe shtetit Islam përreth asnjë lidhje.
 
 
 
Pyetja:
 
Një baba dëshiron që t’ja merr vajzës së vet që është e martuar pasurinë me pretendim se ai e ka shkolluar atë?
 
Përgjigjja:
 
Nuk i lejohet që t’i merr asaj nga pasuria e saj dhe pretendimi i tij është i pabazë.
 
Pyetja:
 
Kërkoj të më jepni sqarim rreth grave të cilat nuk kanë dëshirë për martesë si është dispozita e tyre lidhur me mbulesën? Dhe cila është mosha kur gruaja nuk dëshiron martesë dhe cili është ajeti apo hadithi që flet për këtë gjë?
 
Përgjigjja:
 
Gratë që nuk kanë dëshirë për martesë janë ato për të cilat Kur’ani i emërtoi “el-kavaidu minenisaai” për të cilat bën lëshim në mbulimin e vendeve tërheqëse të trupit të tyre përderisa nuk janë objekt për mashtrim dhe për tërheqje dhe zbukurim. Ky ajet ghendet në suren En-Nur, 60).
 
 
 
Pyetja:
Jam një i ri shumë elegant dhe kam dëshirë të madhe dhe të tepruar që të kujdesem për pamjen dhe flokët e mija. A është një gjë e tillë e ndaluar sidomos kjo mund të jetë edhe ngacmim për femrat dhe përse është kaq shumë haram që të bëhet marrëdhënie me gruan në anus dhe kur ajo është në menstruacione dhe në lehoni dhe a është e vërtetë se gruaja i shkorurrëzohet atij që i vepron këtë gjëra?
 
Përgjigjja:
 
Sikur të ishe vajzë atëherë kujdesi yt i madh për pamjen, bukurinë dhe flokët tua do të ishte një gjë e arsyeshme. Por, siç thua, ti je mashkull kështuqë kujdesi i tepruar i mashkullit për pamjen e bukur është jonormale dhe shtrembërim. Unë të këshilloj që të mos jesh jonormal si në emocionet njashtu edhe në sjelljen tënde.
Marrëdhënia intime me gruan në anus si dhe gjatë menstruacioneve dhe lehonisë nuk shkakton shkorrëzim kështuqë gruaja edhe pas këtyre veprimeve ngel në mbrojtjen e burrit të saj por veprimi i tillë është haram për shkak të dëmeve të cilat i pësojnë të dy palët (bashkëshortët).
 
Pyetja:
 
Studjoj në Fakultetin e Dermatologjisë dhe unë jam i dobët në gjuhën e huaj dhe kam nevojë që dikush të më ndihmojë. Në të njejtin fakultet ishtë një vajzë nga Kanadaja e mbuluar me mbulesë Islame dhe korrekte ndaj Islamit. Kjo ishtë e rrezikuar që të ngel aty nga arsyja se nuk e njihte mirë gjuhën arabe dhe kishte ardhur shumë vonë. Ajo kërkoi që unë t’i ndihmojë në studimet e saja kështuqë unë i ndihmova në disa lëndë ndërsa ajo më ndihmoi në gjuhën angleze. Kjo ndihmë ka qenë vetëm në bibliotekën e fakultetit ku asnjëhrë nuk ka patur më pak se 100 studentë. Pra, a thua unë kam breë ndonjë gjynah pasiqë jam ulur dhe e kam mësuar atë duke potencuar se unë atë e kam mësuar vetëm në biblotekë dhe nuk kemi biseduar jashta mësimeve?
 
Përgjigjja:
 
Përderisa e ke kryer një gjë të tillë dhe e ke kaluar i mbrojtur dhe duke iu përmbajtur Fesë siç thua atëherë nuk ka nevojë të pyesish. Kërko nga All-llahu korrektësi dhe shpresoj që të mos keshë ndonjë gjynah për një gjë të tillë.
 
Pyetja:
 
A hynë futbolli në lojrat sportive që janë të lejuara me Sheriat?
 
Përgjigjja:
 
Po, futbolli hynë brenda lojrave sportive të lejuara me kusht që t’i përmbahesh mbulimit të auretit të cilin All-llahu Fuqiplotë e ka urdhëruar që të mbulohet.
 
 
Pyetja:
 
Jam një vajzë 20 vjeçare nga një familje të thjeshtë. Kam dy vëllezër kurse nëna më ka vdekur para gjashtë muajsh. Babai im më detyroi që t’i lë studimet universitare që t’i kryej punët shtëpiake. Ai bashkë me vëllezërit e mi dalin dhe kthehen në mbrëmje. Kurse jeta ime më është bërë vetëm pritje gjegjësisht t’i pres ata kur të kthehen prej pune pasiqë të kemë përgaditur të gjithë nevojat e shtëpisë dhe të atyre nga ushqimi, pija, pastrimi dhe larja, etj. A është me sheriat që unë t’i respektoj urdhërat e prindit tim që unë ta lë studimin në Universitet që të ri në pritjen dhe shërbimin e tij dhe të vëllezërve të mij. A kam gjynah nëse unë nuk dëgjoj urdhrin e prindit në këtë çështje?
 
Përgjigjja:
 
Nuk të lejohet që të mos respektosh babain tënd në këtë çështje. Para vetes nuk ka tjetër rrugë për të vazhduar studimet vetëm se të bindish prindin me mundësitë tua.