Pyetja:
A thua vallë ndihma e All-llahut ndaj robërve të vetë është e kushtëzuar me atë që të gjithë muslimanët të jenë besimtarë të drejtë apo mjafton që ndihma të vijë vetëm për hirë të një grupi besimtarësh?
 
Përgjigja:
Nëse shumica e grupit ndaj të cilit bëhet armiqësi janë besimtarë të sinqertë All-llahu me Madhërinë e Vetë ka marrë përsipër që t’i ndihmojë pa marrë parasysh shehidët që do të bien në atë luftë. Këtë e argumenton ajeti: “Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë ndihmë për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.” Ibrahim, 14). “Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët.” Er-Rum, 47).
 
Pyetja:
 
Dikush thotë All-llahu Fuqiplotë është i gjithëmundshëm i Plotëfuqishëm dhe të gjitha sheriatet e mëparshme duhet të zhduken por ato ende po vazhdojnë të ngelin përse?
 
Përgjigjja:
 
All-llahu është i Gjithëmundshëm dhe i Plotëfuqishëm ka dashur që t’i urdhëroj robit të Vet që të ndjek sheriatin e Tij dhe t’u shmanget ndalesave të Tij. Por, në të njejtën kohë Ai deshti që njerëzit t’i lë të lirë si të duan i përgjigjen dhe shpërblehen e nëse duan nuk i përgjigjen dhe meritojnë dënimin e Tij për të cilin ka lajmëruar. Sikur All-llahu të detyrronte robrit e Vet që në mënyrë të dhunshme t’u nënshtrohen urdhrave të Tij atëherë shpërblimi dhe dënimi nuk do të kishin kurrfarë kuptimi.
 
Pyetja:
 
Jam i martuar dhe kam katër fëmijë dhe në kohën e fundit kam blerë një satelit. Shpresoj që ju të më ndihmoni për t’u ndaluar nga shikimi i kanaleve evropiane dhe unë shpesh bëj teube (pendohem) dhe përsëri i kthehëm shikimit të gjërave të ndaluara dhe nuk mundi që veten ta frenoj. Shpresoj që të më këshilloni.
 
Përgjigjja:
 
Ti vetëvetes ia ke hapur derën e ngashnjimeve të ndaluara dhe pastaj kërkon prej mua që të të ndihmoj me durim! Pse nuk fillon dhe ti ndihmosh vetes duke e mbyllur derën të cilën ti vet me dorën tënde e ke hapur? Largoje atë satelit të cilin e ke vënduar në shtëpinë tënde vetë me duart tua dhe përfundon problemi. 
 
Pyetja:
 
Çka thoni për vesveset (cytjet) me të cilat ballafaqohet ndonjëherë muslimani e të cilat kanë të bëjnë me akiden (besimin) duke patur parasysh se unë ato mendime i urrej dhe nuk dua të mendoj rreth tyre dhe nuk e di ato a janë mendime apo cytje të shejtanit por gjithësesi ato janë shumë të këqia saqë unë mendoj se këto që mua më vijnë ndër mend nuk i mendojnë as ateistët megjithëatë se unë jam i rregullt me namazin dhe me dhikrin (të përmendurit të All-llahut) gjithmonë.
 
Përgjigjja:
 
Të gjitha ato që muslimanit i sillen ndër mend nga vesveset rreth akides (çështjeve të besimit) nëse në vete ndjen urrejtje dhe dhimbje (dëshprim) pse i paraqiten ato atëherë një gjë e tillë është argument se ai ka besim të denjë e të çiltër dhe të thellë ngase ato janë vesvese të shejtanit të cilat i reziston bindja e imanit (besimit) i cili motivon zemrën që të ndjejë urrejtje dhe neveri ndaj tyre. Ndërkaq, nëse vesveset janë të mirëseardhura për atë, miqësohet me to dhe fillon t’i diskutojë në mendjen e tij atëherë një gjë e tillë tregon se ato janë dyshime të brendshme të tij . Ruana Zot prej tyre. 
 
Pyetja:
 
Më ka dhuruar një shok një unazë të argjendit e zbukuruar me drejtkëndshe dhe numra e vizatime sidomos pasiqë dhe ai më porositi që ta mbajë në gisht. Unë kam parë një hoxhë duke mbajtur një unazë të tillë por, unë nuk e di si është dispozita e Sheriatit rreth këtyre unazave sidomos pasiqë unë nuk e di edhe domethënien e atyre vizatimeve? Njëkohësisht si është dispozita e Sheriatit që t’u ndihmohet popullit Avgan si atyre që janë refugjatë njashtu edhe luftëtarëve, të cilët sulmohen nga ana e okupatorit amerikan. Një gjë e tillë a lejohet apo është detyrim i muslimanit.
 
Përgjigjja:
 
Nuk ka dert që ta mbash atë unazë me kusht që mos keshë ndonjë qëllim tjetër përveç se për stoli dhe të mos u kushtosh rëndësi atyre drejtkëndsheve dhe vizatimeve.
Kurse sa i përket pyetjes së dytë se a lejohet që t’u ndihmohet me pasuri dhe ushqim muslimanëve të Afganistanit të cilët sulmohen nga bombardimet amerikane kjo gjë jo vetëm që lejohet por, e kemi edhe për obligim që është i lidhur për qafën e të gjithë muslimanëve.
 
Pyetja:
 
A më lejohet që të kem shoqe pa mos e ditur burri im. Po e potencoj se ajo është grua e mirë nuk ka ndonjë të keqe por, burri im dëshiron të sundojë me mua plotësisht. Unë nuk kam shoqe dhe vazhdimisht qëndroj në banesë me fëmijët e mi.
Pyetja e dytë është se: A mund që syri i keq, mësyshi (i smirëkeqit) t’mi dëmtojë fëmijët nëse ne dalim jashta. Jetojmë në Suedi (dhe unë jam Seudeze) buri im vazhdimisht thotë se Suedezët janë shumë ziliqarë. Ne jemi një familje pesë antarëshe unë burri im dhe tre djemtë?
 
Përgjigjja:
 
Nëse kjo shoqja yte është fetare dhe e moralshme atëherë nuk ka gjë nëse ti takohesh dhe rri me te që të mos ndodh ndërprerja e lidhjeve midis jush ngase një gjë e tillë është e ndaluar dhe nuk i lejohet burrit tënd që të të urdhërojë për një gjë të tillë.
Sa i përket syrit smirëkeq është e vërtetë … por burri yt e tepron në frikën prej syrit.
 
Pyetja:
 
Cilat libra m’i preferon për t’i lexuar në fushën e Fikhut, pastrimit të shpirtit dhe filozofisë?
 
Përgjigjja:
Sa i përket Fikhut të porosis të lexosh “Umdetu es-Salik ….” I cili është libër i shkurtër dhe përmbledhës në Fik’hun e Imam Shafiut
Kurse rreth pastrimit të shpirtit të këshilloj të lexosh librin “ Sherhu el-Hikem el-Ataijeh- (Komenti i frazave të Ataullahut)” ku deritani janë të botuar dy vëllime. Ndërsa sa i përket filozofisë medoj se nuk ke nevojë ta lodhish kokën me të por nëse insiston atëherë lexo librin tim “Nakdu euhaam el-madijeh elxhedelijeh”
 
Pyetja:
 
Çka thoni për ata që argumentohen me përdorimin e jashtëm nga ajeti
“ …Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.” El-Bekarah, 194), me qëllim që të arsyetojë sulmin ndaj civilëve shtetet e të cilëve vrasin muslimanë civilë? Pra, a mund që rastin e Ebu Busajrës të cilin i Dërguari i All-llahut e ktheu tek kurejshët (pabesimtarët) sipas marrëveshtjes së pikave të Hudejbies por ai iku dhe i luftoi mushrikët bashkë me disa të tjerë që ju bashkangjitën më vonë atij nga muslimanët e Mekkes si të pavarur nga muslimanët e Medines. Pra, a ka mundësi që të zbatojmë këtë gjendje ndaj atyre që i luftojnë pabesimtarët të pavarur nga shteti islam me kusht që këta të mos e ngatërrojnë (përziejnë) shtetin islam me ato gjëra që kundërshtohen sipas marrëveshjeve të saja ligjore bie fjala të mos sulmohen ata të cilëve u është dhënë siguria dhe me kusht që muslimanët tjerë të mos kundërshtojnë këta që janë të pavarur edhe pse nuk qëndrojnë (marrën pjesë) me ta?
 
Përgjigjja:
 
Ajeti “ …Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.” El-Bekarah, 194). Tregon për të kundërtën e asaj që pretendojnë këta për të cilët ti je duke folur. Ajeti në fjalë vërteton kufizimin e ligjësimit të dënimit vetëm ndaj sulmuesit (agresorit) dhe brenda asaj mase sa të ka dëmtuar pa kurfarrë teprimi. Pra, ajeti është shumë i qartë në këtë. Kurse fjala kur’anore “fa’tedu alejhi (kthenia “agresionin sulmin” atij…” është përdorë për të treguar veprimin e ndërsjellë sepse ballafaqimi me armikun është dënim i sulmuesit dhe nuk është armiqësi agresioni por, ajeti kur’anor këtë e quajti armiqësi në mënyrë figurative e formale.
Kurse sa i përket veprimit gjegjësisht ballafaqimit të Ebu Besires ai këtë e bënte sepse ata ishin ndërluftues siç është kjo gjë e ditur. Pra, nëse muslimanët janë në gjendje lufte qytetare (gjendje të jashtëzakonshe) për shkak të ndonjë sulmi ndaj ndonjë të drejte apo vendit siç është tani gjendja në Palestinë atëherë xhihadi është i obligueshëm për të gjithë muslimanët edhe atë sipas nevojës dhe mundësisë duke mos kërkuar leje prej Imamit (udhëheqësit të muslimanëve)
 
Pyetja:
 
Kam një koment rreth ligjeratës suaj të cilën e keni mbajtur në xhaminë “Iman” duke më ndarë me xhamin ‘Iman” vende dhe shumë detra të gjërë. A besoni se ekziston një besim përveç besimit Islam që kur pushton zemrën e njeriut bën që vdekja të jetë një gjë jo e rëndësishme madje edhe argëtuese për të arritur dhe realizuar ngadhnjim e fitore për fenë. D.m.th. a mund të jetë çifut, i krishter apo … ky që mbyt veten. Ndërkaq çfarë besimi i famshëm që është ky besim i cili ka mundësi të shtyjë njeriun të përfundojë jetën e vet me dorën e vet në këtë mënyrë përveç nëse është një lloj i vetëvrasjes kolektive të një grupit që janë trenuar. Ndërkaq, çka thoni për bisedën e atij njeriu musliman i cili është i akuzuar për këtë ngjarje dhe gjojase një grupi të besimtarëve All-llahu ju ka ndihmuar dhe e kanë shkatërruar atë (kullën). A nuk mendoni edhe ju se kjo është më tepër se poshtrim. Kjo është një gjendje e hutisë dhe e pavetëdijes madje është edhe krizë reale në mendimin Islam dhe shpresoj All-llahun që të jem në gabim por, nuk bën që nga teoria tiranike ndaj filanit apo fallanit si pretekst për të fsheh pas tyre sëmundjet që janë shpërndarë në trupin e muslimanit. Kërkojmë të vërtetën edhe pse ajo është e hidhur. E dëshirojmë ilaçin edhe pse është shumë i hidhur. … dhe në fund lavdi i takon All-llahut.
 
Përgjigjja:
 
Së pari: Ngjarja që ndodhi me 11 shtator në Amerikë është krim që në asnjëfarë mënyre nuk e pranojnë kriteret Islame.
Së dyti: Nënshtrimi ndaj urdhërit të All-llahut për të bërë xhihad në rrugë të Tij dhe dhënia e shpirtit për të arritur kënaqësinë e Tij është fryt Islam dhe sinqeritet me All-llahun.
Kurse sa ju përket jomuslimanëve tek ndjenjat e tyre mund të depërtojë dëshira për të shpëtuar ikur nga kjo jetë për shkaqe të ndryshme si pakënaqësia nga jeta dhe problemet e saj, keqësimi acarrimi i ndjenjës armiqësore ndaj ndonjë grupi. Kjo ndjenjë armiqësore mund të zmadhohet dhe ta deh atë saqë ai të jetë në gjendje të flijojë jetën për të shëruar dhe shuajtur etjen e urrejtjes duke i shkaktuar grupit kundërshtar dëm sa më të madh. Njëkohësisht një gjë e tillë tek disa mund të depërtojë edhe nëpërmjet besimeve të kota si besimi i hindusëve për ta munduar trupin e vet deri në shkallën e shkatërrimit me qëllim që ta shpëtojë shpirtin nga kthetrat e trupit sipas supozimeve të tyre. 
 
Pyetja:
 
Gjatë leximit të librit tuaj “Sherh el-Hikem el-Ataijeh” hasa në problem prandaj, dua t’ua marr mendimin tuaj duke marrë parasysh se unë në shkencën e Akaidit (lënda e cila trajton çështjet e besimit) më pak se fillestar. Pra, në mes të faqes 199 aforizma 14 keni përmendur se “E gjithë gjithësia në zanafillën e saj …. Të cilën e sheh syri i njeriut” Pra, kur ju thoni: “dhe pastaj depërtoi një dritë” a keni për qëllim se All-llahu krijoi gjithësinë dhe pastaj ia dha dritën moment pas momentit apo radhitja nuk ka ndonjë konsideratë pasiqë që të dyjat (gjithësia dhe drita) janë krijesë e All-llahut Fuqiplotë …..?
 
Përgjigjja:
 
Jo. Radhitja nuk vërehet dhe nuk është i gjasshëm. Pra, qëllimi i fjalës sime: “E gjithë gjithësia në zanafillën e saj të lashtë ka qenë errësirë e dendur” është se kjo errësirë ka qenë dominuese para se All-llahu të krijojë ekzistencat dhe kur All-llahu i krijoi atëherë ajo errësirë u shndërua me krijimin në dritë …
 
Pyetja:
 
1. Si është dispozita e Sheriatit për agjëruesin apo për të tjerët nëse nëpërmjet anusit futet ujë për të lehtësuar kryerjen e nevojës?
2. Kur i ngjallet epshi ndonjë femrës ajo me dorën e saj fërkon apo lëviz organin gjenital të saj (njëkohësisht edhe kathicën-klitorisin) për një kohë dhe pastaj ajo ndjenë një lirim dhe nga ajo ndodh që del lëng por, ndodh edhe kur nuk del si është dispozita e kësaj?
3. Çka duhet të bëj nëse dikush kupton se shoku i tij e puth dashnoren e vet dhe e prek kah duart dhe fytyra? A ka dallim nëse atë e ka ndërmend që ta martojë apo jo?
4. Cila është zgjidhja më e mirë që njeriu t’i ikë masturbimit sidomos nëse ai atë e ushtron çdo ditë dhe një kohë të gjatë?
 
Përgjigjja:
 
1. Nëse kalon anën e jashtme dhe depërton në brendi të anusit atëherë agjërimi prishet.
2. Nëse lëngu del jashtë atëherë ajo obligohet të lahet ndërsa nëse nuk del atëherë nuk obligohet që të lahet. Kjo është kështu sipas përgjigjes së Pejgamberit të All-llahut kur një grua e pyeti atë për dispozitën e ëndrimit të gruas.
3. Nëse nuk është lidhur kontrata e nikahut atëherë asnjëri nuk ka drejtë që të kënaqet me tjetrin as me puthje e as me prekje etj. Por, nëse është e lidhur kontrata atëherë e gjithë ajo është e lejuar.
4. Zgidhja më efikase është që ai të bëjë durim dhe të përpiqet pandërprerë që sa më shpejtë të martohet.
 
Pyetja:
 
Ndjehem sikur zemra të më coptohet nga dëshprimi dhe pikëllimi për mospërfilljen që kam ndaj All-llahut kurse nga ana tjetër plotësisht dhuntitë e All-llahut më vijnë pa ndërprerë.Unë e falënderoj All-llahun Fuqiplotë i cili më ka falur dy binjak në të cilët e shoh Fuqinë dhe madhërinë e All-llahut. Afër 10 vjet që unë gjendem mes Mekkes dhe Medines por unë nuk e shoh se zemra ime është e lidhur për All-llahun në mënyrë të sinqertë. Njëkohësisht ndjej se unë nuk kam përmbushur edhe fqnjësinë me Pejgamberin si që duhet. Shpresoj se te ju do ta gjej përgjigjen e duhur, e cila përgjigje do të më shpëtoj nga kjo situatë e imja! Pra, çka më këshilloni?
 
Përgjigjja:
 
Nuk është problem që ti të ndjeshë mosplotësim ndaj All-llahut sepse muslimani sa ma tepër që të njoh dhe t’i afrohet All-llahut atij aq më tepër i ritet e shtohet ndjenja për mosplotësim të urdhërave dhe obligimeve të All-llahut në mënyrë të duhur.
Por problemi serioz është që ti të ndjeshë se i ke kryer obligimet ndaj All-llahut në mënyrë të kompletuar dhe se ti ke realizuar gjithë ato që ke për detyrë nga ana yte. Ndërkaq, muslimani sa ma tepër të jetë larg dhe të injoroj obligimet ndaj All-llahut aq më tepër ndjen se ai ka kryer të gjitha detyrat që i ka ndaj All-llahut. Pra, ajo që kërkohet është se muslimani vazhdimisht duhet të dijë se ka lëshime në kryerjen e obligimeve dhe të mundohet që të ketë drojë ndaj All-llahut si dhe t’i kërkojë falje për lëshimet që i bën ndaj Tij.