Pyetja:

A lejohet që xhamia të transferohet prej një vendi në tjetër vend por, në të njejtin fshat sepse xhamia e vjetër nuk e nxe xhematin për bajramet dhe për rastet tjera fetare dhe a ka mundësi që xhaminë e vjetër ta bëjmë banim për imamin e xhamisë si dhe a ka mundësi që ajo (xhamia e vjetër) të shfrytëzohet për interesin e xhamisë si depo apo të rrënohet që të jetë vend i rrafshuar duke potencuar se toka nuk është vakuf?
 

Përgjigjja:

Nuk lejohet që xhamia të shëndrohet në vend tjetër për ndonjë funksion a detyrë tjetër por, xhamia ngel si xhami deri Ditën e Kjametit. Kur nuk e nxe xhematin atëherë zgjidhja është që ajo të zgjerohet e nëse nuk mund të bëhet një gjë e tillë atëherë ndërtohet edhe një xhami tjetër.

 

Pyetja:

Të gjithë kemi dëgjuar për katastrofën që ndodhi në SHBA dhe për situatën në Afganistan. Pyetja ime është: Nëse sulmohet ky vend nga ana e ShBA-së dhe talebanët thërrasin muslimanët në xhihad kundër tyre (duke u bazuar në spjegimin e tyre rreth sulmit të ndonjë vendit musliman nga ana e jomuslimanit.) Deri në cilën masë sipas shikimit Islam qëndrimi pranë tyre konsiderohet xhihad dhe kur kemi parasysh edhe shkaqet që sollën deri te kjo situatë (sulmet terroriste ndaj Njujorkut dhe Uashingtonit)?


Përgjigjja:

Nëse vërtetohet se talebanët janë ata që kanë planifikuar dhe kanë kryer armiqësinë ndaj Amerikës me 11 shtator atëherë ShBA-të kanë të drejtë të dënojnë sulmuesin dhe atëhërë bota islame nuk ka të drejtë që të qëndron pranë “talebanëve” për të luftuar në emrin e xhihadit kunër ShBA. Por, nëse një gjë e tillë nuk vërtetohet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë ndodhi e shfrytëzojnë për të shpallur luftë (kryqëzatash) ndaj Islamit dhe muslimanëve siç është shprehur edhe vetë Kryetari amerikan Bush atëherë të gjithë muslimanët janë të obliguar që të bashkohen e të qëndrojnë ballë kësaj lufte me xhihadin që e ka ligjësuar Sheriati i All-llahut. Pra, kjo çështje kërkon vërtetim dhe njohje të prapavijave.



Pyetja:

Dëshirojmë të themelojmë një klub kulturor dhe të informatikës. A t’i anëtarësojmë aty edhe femrat apo jo?


Përgjigjja:

Pjesëmarrja e femrave në klube të tilla është grackë e shumë fitneve (mashtrimeve). Një gjë e tillë është shumë e qartë sa që çdo kush e ka të ditur. Pra, si kërkon që për një gjë të tillë të them se lejohet?



Pyetja:

Shpesh bredhi në namaz me mendje përkundër asaj se unë mundohem që të koncentrohem. Pra, a e kam namazin e pranuar? Njashtu çka do të thotë: “Njeriu të duhet të kuptojë nga namazi”. Ndonjëherë mundohem që të koncentrohem dhe më vjen ndonjë ajet kur’anor që më bën të futem në çështje fetare dhe të shkoj shumë larg por, ato janë larg namazit. Pra, a konsiderohet një gjë e tillë bredhje apo konsiderohet si një lloj prej llojeve të të menduarit për All-llahun në namaz?


Përgjigjja:

Nuk ka asnjë prej muslimanëve që nuk bredhet (nuk i ik mendja nga namazi) por ajo që nga muslimani kërkohet është që ai të përpiqet brenda mundësisë që të kuptojë atë me të cilën i drejtohet Zotit në namaz por, duhet të dish se All-llahu nuk ngarkon njeriun përtej mundësive.

 

Pyetja:

Prindi im pasanikëve ju kërkon para me pretekst se është i sëmurë dhe u tregon dëftesa të mjekëve apo vërtetime se nëna është e sëmurë, kështuqë ata i japin sa që babai ka ndërtuar disa shtëpi, ka blerë veturë. D.m.th. ai këtë e ka bërë profesion. Pra, kjo pasuri prej së cilës jeton e gjithë familja a është hallall? Si në kohën e kaluar njashtu edhe tash kur më është plakur?


Përgjigjja:

Nëse vërtetohet se prindi yt ka kërkuar nga pasanikët me pretekst se ai është i varfër kurse ai nuk është ashtu atëherë mënyra e të fituarit të asaj pasurie është veprim që ndalohet (haram) dhe normal se ajo pasuri as atij e as anëtarëve të familjes së tij nuk i lejohet ta përdorin. Pra, harami nuk shëndrohet me kalimin e kohës në hallall.

 

Pyetja:

Jam një zonjë e shkurorëzuar, e bukur, e arsimuar, intelektuale, e punësuar dhe nënë e një vajze për të cilën unë kujdesem pasi babai i saj ka hequr dorë nga ajo për shkaqe që nuk ka nevojë t’i përmendi. Çështja ime nuk ka të bëjë me atë se unë kam kërkuar që ai të më shkurorëzoj. Por, unë disa gjëra do t’i tregoj me qëllim të njihesh me kushtetet e mia duke shpresuar të më ofroni melhemin që më shëron mua me lejen e All-llahut. Mua All-llahu Fuqiplotë më ka sprovuar me ndjenja romantike dhe me një energji të madhe të dashurisë që do të shpresoja që kjo komplet të mund të orijentohej për All-llahun Fuqiplotë atëherë do të isha më e lumtura në sipërfaqën e tokës. Por, përsëri unë jam qënje njerëzore prej mishi dhe gjaku. All-llahu më ka mbjellur në ndjenjat e mija që asnjëherë nuk kam ëndërruar që unë do t’i shfrytzoj ato jashta kornizave të Sheriatit. U njoftova me një njeri nëpërmjet internetit që jetonte në një vend të largët arab. Por, në kohën tonë bashkohore largësitë janë bërë të afërta. Kjo ishte para dy muajve apo më tepër. Në këtë periudhë isha e vetmuar dhe e hutuar nga dhimbja që ishtë si rezultat i ndarjes, i njoftimit me të dhe nga ajo se më është e pamundur që unë të kemë mundësi të lidhem me të. Unë tani nuk ëndroj për ndonjë burrë që ta ruaj vetën nga haramet por ky njeri në internet kërkoj që ai të jetë një që qëndron pranë meje jo nga aspekti që të mi përmbushë nevojat e epshit por, për nga aspekti që dikush të ketë që të më shoqërojë në ndjenja të larta që ekzistojnë në brendinë e shpirtit tim. Ndodhi ajo që ndodhi. Kontakti i jonë filloi me një bisedë të rëndomtë kurse ai është edhe i martuar dhe ka dy fëmijë gjë për të cilën në fillim mendova se do të jetë pengesë që ndjenjat të mos mundin të transferohen prej shoqërore në dashuri krahas kësaj edhe shkaqet e mia personale të cilat më ndalonin që unë të martohem në mënyrë të prerë. Këtu dua të theksoj se korrektësia ime ndaj Islamit prej të cilit nuk dija vetëm se agjërimin e muajit të Ramazanit erdhi në moshën 19 vjeçare ku deri atëherë kisha jetuar një jetë që ishte shumë larg Islamit dhe ju e keni parasysh atë që kam për qëllim. Kështuqë unë më pas u lidha për të dhe u ballafaqova me një lidhje shumë të fortë saqë ky kontakt i imi me të filloi të ndikojë edhe në nxënien e Kur’anit në mend ku deri atëherë para hoxhës tim kisha arritur deri te xhuzi (pjesa) e 11. Por, ndjenja se unë bëj gjunah ndaj All-llahut Fuqiplotë vazhdimisht më shoqëronte në çdo moment. Por, njashtu në të njejtën kohë edhe ndjenja ime e fuqishme ndaj atij (që u njohtuam në internet) vazhdimisht më shoqëronte dhe unë saherë që vendosja të largohem nga ai që të jem e pastër ndaj Fesë sime, përsëri pas disa ditëve e gjeja veten të kthehem dhe të vazhdoj lidhjet me të. Pra, kështu unë isha mes dy valëve mes epshit dhe udhëzimit. Shumë herë kam qarë në sexhaden e namazit dhe e kam lutur All-llahun për mëshirë ngase si mundem që unë t’i shkuli nga zemra ime ndjenjat njerëzore të cilat më janë mbjellur pasiqë unë jamë njeri. Unë nuk mund të lidhem me askë por, si duket kjo lidhje me këtë më bën të jem e gëzuar dhe e kënaqur por, ndjenja për gjynah më brren dhe ma lodh trupin tim ashtu të lodhur dhe të katandisur. Para një jave solla vendim dhe i ndërpreva lidhjet dhe nuk bisedoja në telefon (nëpërmjet internetit). Por, unë nuk mund që ta ndaloj veten që të mos i dërgoj disa fjalë kohë pas kohe. Martesa me të është e pa mundur si për mua edhe për atë. Ndonjëherë ndjej sikur unë nuk mund ta fshij nga jeta ime sepse ai është ai i cili më ka mbushur një shpraztirë shumë të madhe që e ndjeja. Po potencoj se ai ka ardhur në vendin tim për të lidhur marrëveshtje me ndërmarrje të vendit tim por, unë nuk pranova që të takohem me të sepse unë i frikohem All-llahut Fuqiplotë. Edhe pse i kam bërë të gjitha ato gjynahe të kaluara unë jamë muslimane dhe e kam atë drojë ndaj All-llahut. Unë tash të pyes a jam dyftyrëse (munafike) pretendoj dashurinë ndaj All-llahut Fuqiplotë dhe përsëri i jap përparësi që të dua një njeri ndaj dashurisë së All-llahut ku Ai nuk është i kënaqur me një gjë të tillë? Vallë a do të më marrë në llogari All-llahu Fuqiplotë për atë se unë kam bërë gabime dhe lëshime të mëdha ndaj Tij. Si ta angazhoj zemrën time vetëm me dashuri ndaj All-llahut? A do të mjaftohem vetëm me dashurinë ndaj Tij pa mos ndjerë në veten time se dikush më do në sipërfaqen e kësaj toke dhe të kujdeset për mua dhe më do siç më do ky njeri? A do të merrem në llogari për atë se unë jam penduar tek All-llahu dhe pastaj përsëri i jam kthyer gabimit. Njashtu kam përsëri frikë se po kthehem përsëri në gabim pasiqë ka disa ditë që jam ndarë nga ai? Më thuaj pasha All-llahun si t’i kthehem All-llahut Fuqiplotë dhe Kur’anit të Tij që të më mbushet me to zemra ime? Sot kam dëgjuar ligjeratën tuaj në TV rreth durimit dhe ju përmendet se ka disa njerëz që nuk dinë si të kthehen (si të kërkojnë strehim tek Ai), besimi i tyre është i dobët dhe ndjenja e tyre për përgjegjësi dhe dënim është e vogël. Vallë mos jam edhe unë ashtu? Si të kthehem kur unë e ndjej veten e pranguar dhe kurse Ai më sundon veten dhe ekzistencën time. …?


Përgjigja:

Së pari: për emocionet e zemrës All-llahu nuk merr në llogari sepse ato janë tronditje të dhunshme dhe nuk janë veprime të vullnetshme. Pra, ndjenja yte ndaj dikujt prej njerëzve të vet ajo nuk konsiderohet gjynah.

Së dyti: Ndjenjat tua romantike dhe nevoja yte për dikë që të ta mbush shprazëtirën sentimentale shpirtrore. Por, unë nuk e kuptoj fjalën tënde kur thua se martesa yte me këtë person apo me dikë tjetër është e pamundur. Besoj se një gjë e tillë është e mundur nëse të dy palët kanë të njejtën dëshirë.

Së treti: Në të gjitha rastet të këshilloj që të kërkosh strehim dhe t’i gjithmonë t’i lutesh All-llahut Fuqiplotë, ku do t’i kërkosh atë për të cilën ke nevojë. Njëkohësisht të këshilloj që këtë lutje ta bësh edhe “virtd” (lutje e caktuar në kohë të caktuar) të përhershëm ngase një gjë e tillë është esenca e ibadetit (adhurimit). Pastaj bëhu e qetë se nuk je munafike (dyftyrëse) e as e mveshur me një gjë të tillë për shkak të gjynahit për të cilin ti flet. Dashuria ndaj All-llahut nuk do të thotë që zemra yte të jetë e mbyllur e të mos njeh dashurinë instinkte dhe njerëzore ndaj dikuj. 

 

Pyetja:

Jam një i ri musliman. Mundohem që gjithmonë të jem korrekt ndaj Islamit dhe udhëzimeve të tij. Por, kur nisem për në xhami më kaplon një ndjenjë sikur unë këtë e bëj për syefaqësi dhe unë vazhdimisht ndjej se jam munafik (dyftyrës) dhe se unë doemos jam nga banorët e xhehenemit edhepse unë mundohem që t’i kryej udhëzimet islame dhe kam mësuar në mend 11 xhuza nga Kur’ani. Në universitet largohem nga vajzat saqë unë ata aspak nuk i shikoj. Por, ka edhe raste kur jam i dobët dhe mundohem që t’i afrohem ndonjë vajzës dhe më ndalon turpi apo mëshira e All-llahut. Pra, çfarë të bëj që të të qetësohem dhe të më qetësohet zemra ime?
 

Përgjigjja:

Kjo ndjenjë që të kaplon është ankth (dyshim) djallëzor. Mos i kushto rëndësi kësaj ngase ti nuk je prej atyre që veprat e tyre i bëjnë për syefaqësi e as që je munafik. Përballimi me motivet instinktore të cilat të thërrasin që të afrohesh ndaj ndonjë vajze siç ti i përshkruan, janë me të cilat përballohet çdo musliman dhe nuk ka asnjë musliman që është i pagabueshëm e i mbrojtur nga gjynahet përveç pejgamberëve. Kurse detyra e jonë ndaj kësaj dobësie me të cilën All-llahu e sprovoi njeriun është që njeriu të mundohet ta luftoj nefsin e vet brenda mundësive. Ndërkaq kujto fjalën e All-llahut ku thotë: “All-llahu nuk obligon askë përtej mundësive”.

 

Pyetja:

A lejohet pjesmarja në arkën fondin të transferit që është e caktuar për nxjerrjen në pension e cila i takon sindikatës së arsimtarëve duke potencuar se arsimtari merr pjesë me një shumë 150 lira të Sirisë kështuqë sasia të cilën ai e pagun në atë fond brenda 30 viteve arrinë përafërsisht në 37000 L.S. Kështuqë kur ai del në pension merr një shumë që tepron nga ajo që ka dhënë për 144000 njëqind e katërdhjetë e katër mijë lira të Sirisë?


Përgjigjja:

Këtë që e merr ai që del në pension që i takon sindikatës së arsimtarëve nuk është ndonjë lloj i kamatës e cila kryhet me lidhjen e kontratës midis dy palëve.. Por, kjo është një shtesë të cilën e merr për sipër ta paguajë (jep) njëra palë e që është shteti apo ministria përkatëse. Pra, kjo shtesë është e lejuar dhe nuk hynë në konceptin e kamatës. 

 

Pyetja:

Studjoj mjekësinë në Amerikë. A më lejohet që pas përfundimit të studimeve të punoj këtu pasiqë rrogat këtu janë shumë të larta dhe pastaj kam nijet të sinqertë që të kthehem në vendlidje për të shërbyer aty?
 

Përgjigjja:

Qëndrimi i muslimanit në vendin jo Islam (daru el-Kufr) për studim apo për diçka tjetër lejohet me një kusht që qëndrimi i tij atje të mos i shkaktoj mos praktikimin e obligimeve islame si dhe të mos i shkaktojë pamundësinë që të mbrojë familjen dhe fëmijët e tij nga devijimi dhe largimi nga të përmbajturit e dispozitave të Fesë.