Pyetja:

Jetoj në veri të Evropës ku zgjatet dita sa që disa muaj dita arrin të bëhet 20 orë. Pra, a do të agjërojmë 20 orë gjatë Ramazanit apo ka rregulla të veçanta për situata të tilla?

Përgjigjja:

Ajo që merret në konsideratë është mundësia për të agjëruar pa marrë parasysh zgjatjen apo shkurtimin e ditës. Pra, përderisa agjëruesi ka mundësi të vazhdojë të jetë me agjërim atëherë ai e ka për obligim të vazhdojë edhe pse dita mund të jetë e gjatë 20 orë. Ndërkaq, kur ai do të ndjejë se nuk mundet ta vazhdojë agjërimin atëherë i lejohet atij që ta prish po edhe nëse dita është e shkurtër 10 orë. Kështu, ky person pastaj obligohet që ta agjërojë ate që e ka prishur. Librat e Fikhut janë ato që sqarojnë këtë vendim.

Pyetja:

Jam një libanez, nuk ka shumë kohë që kam vajtur në Shtetet e Bashkuara për të doktoruar në lëminë e administrimit të biznesit. Pasiqë, kaluan një muaj, fillova të ndjejë se unë jam duke bërë diçka kundër Islamit për arsye se jam duke studjuar këtë temë sepse këta në studimin e tyre mbështeten në principet e kamatës. Kurse, unë e di se kamata është kundër Islamit. Edhepse, unë nuk kam ndërmend që të punoj me te, por, këtë e bëj vetëm për studim por, megjithatë unë ndjej sikur bëj gjynah. Pra, a jam unë gjynahqar pse e bëj këtë studjim?

Përgjigjja:

Studimi i kamatës dhe administrimi i punëve e të ngjajshme me të është diç ndërsa veprimi me kamatë është diç tjetër. Mëso çka të duash nga dituritë por, mos ushtro, mos e vepro atë që ta ka ndaluar All-llahu Fuqiplotë.

Pyetja:

Shumë vëllezër tanë që gjenden në perëndim pyesin për dispozitën e hyrjes në kisha dhe kalimi i tyre nën kryq. A lejohet një gjë e tillë?

Përgjigjja:

Nuk ndalohet hyrja në kishë por, me kusht që të mos i shoqërojë të krishterët në adhurimin e tyre. Njashtu, nuk ndalohet që të kalohet pranë kryqit ose nën të por, kjo të mos jetë me nijet (qëllim) nderimi, madhërimi apo adhurimi.

Pyetja:

Jam një vajzë 23 vjeçare. Kam dëshirë të punojë në sektorin e policisë së grave. Por, All-llahu nuk ma mundësoi, por, një gjë e tillë ishtë shpresa e jetës sime. Të gjithë njerëzit më kanë këshilluar që të mos punojë këtë punë edhe pse unë nuk e shoh se ka diçka në këtë punë, andaj, unë kërkoj nga ju që të më ndihmoni që të bindem dhe të largohem.

Përgjigjja:

Poashtu edhe unë të këshilloj që të mos punosh në këtë profesion.

Pyetja:

Pse pandërpre sprovat po bien mbi muslimanët nga të gjitha anët? Kur ashpërsohen këto sprova unë shumë qajë. Vallë, a mos quhet kjo qarja e ime si kundërshtim ndaj All-llahut?

Përgjigjja:

Së pari All-llahu Fuqiplotë ka thënë: “ … e Ne në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.” El-Enbijaë, 34).

Së dyti: Qarja yte nuk konsiderohet kundrshtim ndaj All-llahut.

Së treti: Kur të të kaplojë të qarit drejtohu All-llahut me lutje që ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve.

Pyetja:

Vuaj nga një problem me prindin për shkak se unë pak a shumë i përmbahem Islamit. Kurse ai më akuzon se unë i përkas ndonjë partie që gjendet këtu te ne. Por, unë nuk jam ashtu dhe kështu punët sa po vijnë e po komplikohen dhe nuk di si të veproj?

Përgjigjja:

Vërtetoi atij se ti nuk i përket asnjë partie prej partive dhe se ti je vetëm musliman i sinqertë me All-llahun në zbatimin e urdhërave të Tij.

Pyetja:

Zotëri, doktor Seid: E kam dashur një dijetar të famshëm (ishte i tarikatit Nakshibendi). Por, ai pi duhan dhe gratë ia puthin dorën. A është një gjë e tillë në rregull me Sheriatin apo jo?

Përgjigjja:

Jo, nuk përputhet me Sheriatin e Islamit.

Pyetja:

Kam lexuar në librin “Ihja el-Ulum …” të imam Gazaliut kreun “Nijeti, sinqeriteti dhe korrektësia” i cili kur mbaron me nijetin thotë: “Nuk duhet që “muridi” (përkrahësi e ndjekësi i ndonjë dijetari) të kundërshtojë atë që e sheh nga shejhu (dijetari) i tij. Njëkohësisht, edhe nxënësi nuk duhet të kundërshtojë profesorin e vetë. Por, duhet që të ndalet te kufiri i largëpamësisë së vet. Kështuqë, atë që nuk e kupton nga gjendja e tyre duhet ta pranojë ashtu derisa t’i shpalohen atij sekretet e tyre (të dijetarit dhe profesorit) gjegjësisht të arrijë gradën dhe shkallën e tyre.”

Së dyti, kam lexuar fetvanë tuaj për hixhabin (mbulesën islame) ku thua se hixhab është ajo me të cilën gruaja e mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës dhe duarve. Por, shumica që diplomojnë nga studentët thonë se gruaja njashtu duhet të mbulojë edhe fytyrën dhe duartë duke e arsyetuar këtë me atë se në kohën tonë nuk ka vend që fitneja nuk është prezente?

Përgjigjja:

Sa i përket të parës: është prej edukatës që ndjekësi të mos kundërshtojë atë por, kjo është atëherë kur dijetari i tij është dijetar i vërtetë, besimthellë, që i frigohet dhe i ka drojë All-llahut dhe është i sinqertë, siç e theksojnë këtë gjë dijetarët.

Por, nëse ai (dijetari) është “tregtarë” (dallaverexhi) i cili diturinë (hoxhallëkun) e tij e shfrytëzon për të arritur dunjanë (pasuri), atëherë ndjekësi atë nuk duhet që ta merr për hoxhë e të mos flasim për atë se nuk bën që ndjekësi të mbyll sytë ndaj devijimeve të tija.

Së dyti: sa i përket mbulimit të fytyrës dijetarët nuk janë të gjithë të një mendimit. Por, të gjithë kanë një mendim se nëse ajo e di se ka njerëz që shikimi i fytyrës së saj u shkakton fitne (shikime të ndaluara) atëherë ajo duhet ta mbulojë fytyrën e saj.

Pyetja:

Një person i qytetit Halep (qytet në Siri) me vendbanim në Britani pretendon se është muxhtehid me autoritet dhe në kohën e fundit ka publikuar një fetva se gjeneral Musharafi (në Pakistan) është murted (renegat) për arsye se ai ka marrë anën e pabesimtarëve dhe se ai është përgjegjës për sakrificat e muslimanëve në rastin e sulmit të Afganistanit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njëkohësisht, ai thotë se lejohet kidnapimi i tij. A ka mundësi që të ma ndriçoni këtë çështje?

Përgjigjja:

Ndoshta, Kryetari i Pakistanit është në gabim me politikën dhe veprimet e tija. Por, ky gabim sa do që të jetë i rëndë atë nuk e nxjer nga Islami. Pra, për një gjë të tillë nuk lejohet që të gjykojmë se ai është murted (renegat).

Pyetja:

Gruaja ime është me barrë dhe në ëndërr i paraqitet se barrën e vet duhet ta emërtojë me një emër të caktuar. Kurse, unë nuk dëshiroj që ta emërtoj me atë emër. Pra, sipas Sheriatit a ka diçka këtu, sidomos dëgjoj disa fjalë se nëse nuk e emërtojmë me atë emër ndoshta foshnja do të dëmtohet?

Përgjigjja:

Nuk ka asgjë që mund të ju detyrojë ta emërtoni fëmijun tuaj që e prisni Inshaell-llah. Pra, ju keni liri të plotë të zgjedhni emrin që e dëshironi.

Pyetja:

Shpresoj që të na sqaroni se si të veprojmë me hadithet që kanë “senede” (zinxhirë) të dobët dhe njeriu a ngarkohet me gjynah, qortim a përgjegjësi (faj) nëse nuk vepron me hadithet “daif” (të dobëta)?

Përgjigjja:

Nuk lejohet të mbështetemi dhe të veprojmë me hadithet e dobëta në suazën e vendimeve të Sheriatit. Por, lejohet me hadithet e dobëta të veprojmë në punët që janë të vlefshme e të cilat janë të vërtetuara me argumente të prera, bie fjala sikur korrektësia, ndalimi rrenës dhe ndalimi i amoralitetit por, përsëri me kusht që defekti (dobësia ) i Hadithit të mos jetë i tepërt dhe me kusht që njerëzit të mos mendojnë se për çështjen është duke u argumentuar në Hadith “hasen” apo në Hadith “sahih” (të vërtetë). 

Pyetja:

A lejohet me Sheriat që të kufizohet “mehri” nga ana e “ehlu el-Hil vel-Akdi” (njerëz eminent) apo nga ana e imamit (udhëheqësit) duke patur parasysh se Sheriati nuk e ka kufizuar shumën e mehrit?

Pyetja e dytë është: a lejohet që të përdorim parfume që përmbajnë alkool?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që njerëzit të detyrohen me ndonjë shumë të kufizuar. Por, preferohet që të përpiqemi për vetëdijësimin dhe t’i thërrasim njerëzit që të mos i shtrenjtojnë mehret e tyre. Pra, detyrimi është diçka kurse përpjekja për vetëdjëisim dhe për orientimin e njerëzve është diçka tjetër.

Sa i përket pyetjes së dytë. Po. Lejohet përdorimi i parfumeve që janë të përziera me alkool.

Pyetja:

A lejohet që të lutemi (kërkojmë) për Hirin e ekzistimit të All-llahut bie fjala të themi: Zoti im për hakun e ekzistimit Tënd ndihmo Islamin dhe muslimanët?

Përgjigjja:

Pse nuk e lut All-llahun për Dhatin (Qenien, esencën, cilësitë e All-llahut) e Tij të Lartë. A nuk është një gjë e tillë më mirë se sa të futesh në imtësi?

Pyetja:

Jam një nënë e tre fëmijëve dhe në këtë botë nuk kam tjetër veç burrit tim i cili insiston që të udhëtojë edhe pse ne kemi një standard material të mirë. Pra, si është dispozita e Sheriatit rreth konfliktit që zhvillohet rreth nesh?

Përgjigjja:

Burri është i zoti i vendosjes. Ti mundish të japish mendimin tënd. Por, ti nuk ke të drejtë që ta detyrosh ate që të mos udhëtojë përveç nëse ai udhëtim shkakton ndonjë gjynah.

Pyetja:

Cila është rruga më e mirë për të mësuar Islamin e vërtetë?

Përgjigjja:

Rruga që të mësosh Islamin janë librat islame dhe nëpërmjet atyre që ua mësojnë të tjerëve Islamin.

Pyetja:

Si është dispozita e Islamit për njeriun që pretendon se ai ka keramete (nderime nga ana e All-llahut) dhe se është prej njerëzve të devotshëm që i shëron njerëzit me “rukije” dhe se ai ndihmohet me ndonjë xhin të cilin ai e komandon. Njëkohësisht, ai pretendon se rregullon çështjet e njerëzve (të sëmurit) duke u dhënë që të mbajnë unazë ose hajmalia (talismane) dhe ai thotë se ta jep një xhin që të nënshtrohet që të të ndihmojë dhe të t’i kryej nevojat që i ke, kështuqë ky për këtë kërkon edhe para të majme?

Përgjigjja:

Ai është dexhall (mashtrues) i madh dhe është për tu habitur se si është e mundur që një gjë të tillë mos ta hetosh dhe të keshë nevojë për të parashtruar pyetje të tillë.