Pyetja:
A ka bazë në Islam tatimi në pasuri apo nuk ka? A lejohet caktimi i tatimit ndaj muslimanëve krahas zekatit?
Përgjigjjja:
Tatimi është i llojllojshëm si për nga faktorët ashtu dhe për nga rrethanat në të cilat obligohet. Dispozita e kësaj për nga lejimi dhe ndalimi ndryshon sipas ndryshimit të llojit të saj. Qasja e hollësishme e kësaj tematike e ka vendin në literaturat bazë të saj që janë shumë.
Pyetja:
Kam një kolegë i cili është martuar para katër viteve e i cili nuk ishte i përkushtuar në Islam. Por, tash elhamdul-lah është i përkushtuar dhe ju përmbahet rregullave të Islamit. Kurse gruaja e tij refuzon të mbulohet kurse namazin e falë. Kjo grua kur ishte në muajin e gjashtë të shtatëzanisë e nxorri barën e saj pasiqë mjekët i kishin treguar se fëmiu do të lind i paralizuar. Kjo grua edhe pse kishte pyetur se si është dispozita e Sheriatit për një gjë të tillë e të cilët i kishin treguar se është Haram ajo megjithëkëtë e kishtë abortuar. Burri i saj tani ka filluar të mendojë që ta shkurrorëzojë ate. Pyetja është se: A bën gjynah me këtë shkurorrëzim apo jo?
Përgjigjja:
Shkurorrëzimi është e drejtë e burrit të cilën All-llahu Fuqiplotë e la në dorrën e burrit e i cili ka rrjedhimet dhe pasojat që të mos shkilet gruaja. Pasiqë shkurorrëzimi ka të bëjë edhe me një të drejtë të gruas që në të gjitha rastet është i kufizuar (lidhur) me rezultatet dhe pasojat atëherë s’do mend se në këtë rast për të cilin ti e paraqite është më e udhës që të jetë e drejtë e tij (këtij burrit).
Pyetja:
Jam një grua e martuar dhe fetare por, kam ra në konflikt me disa kolege rreth çështjës se a lejohet që gruaja të shtrëngojë fytyrën me llaser që të ketë pamje sa më të bukur për burrin dhe të ketë pamje të mirë para njerëzve? A konsiderohet një gjë e tillë kundërshtim ndaj vullnetit të All-llahut Fuqiplotë?
Përgjigjja:
Çdo veprim që ka të bëjë me ndryshimin e krijimit është Haram (i ndaluar) përveç nëse është rregullim i deformimit-gjymtimit kurse shtrëngimi i fytyrës me mjetet bashkëkohore është ndryshim në krijim andaj, është prej veprimeve të ndaluara.
Pyetja:
Jam një vajzë që u përmbahem rregullave fetare andaj, dua që të kompletoj mbulesën dhe të veshi edhe kapot. Por, nëna ime kryekëput nuk pajtohet si dhe nuk më lejon që ta diskutojmë këtë çështje, kurse unë nuk jam e vogël por, jam viti i parë në Universitet. Nënën e kam intelektuale dhe nuk është injorante. T’ua them të vërtetën unë nuk di si ta bindi ate. Dikush më ka sugjeruar që për çdo ditë të lexoj suren Jasin dhe El-Enam dhe të fali namazin e nevojës që të më ndihmojë All-llahu në këtë çështje. Me çka më këshilloni ju? A është kjo e mjaftueshme? Dhe çka u thua familjeve të cilët janë si nëna ime? Po ua bëj me dije se unë kur u mbulova ajo nuk ishte e kënaqur me mua sa që një javë më bojkotoi?
Përgjigjja:
Prej principeve të Sheriatit për të cilat nuk ka asnjë kundërshtim është se nuk respektohet krijesa në shkeljen e ligjeve të Krijuesit. Domethënë nuk të lejohet të bëhesh e padëgjueshme ndaj All-llahut që të respektosh nënën tënde ose babain tënd. Kjo nënkupton se ti në këtë rast nuk duhet që të respektosh nënën në gjërat ku bie ndesh me urdhrat e All-llahut.
Pra, zgjidhja është që ti të zbatosh urdhërin e All-llahut edhe pse një gjë e tillë shkakton kundërshtimin e vullnetit të nënës tënde si dhe nuk ke nevojë që të ndihmohesh me diç ng leximet që i përmende.
Pyetja:
Kam lexuar librin: “Njeriu a është i detyruar apo i vullnetshëm”. E kuptova dhe u binda në kadanë dhe kaderin (vendimin dhe caktimin e All-llahut). Por, dijen e All-llahut për gjërat qysh në ezel (pa fillim eterik) nuk e kam të qartë. Ju lutem që të ma sqaroni me një mënyrë tjetër?
Përgjigjja:
Nëse nuk e ke kuptuar të vërtetën e cila thotë se: All-llahu e di që nga ezeli (nga pafillimsia) se çka do të ndodhë në të ardhmen madje edhe atë se çka do të krijojë në gjithësi, atëherë ti ke kuptuar të kundërtën d.m.th. se All-llahu nuk e di se çka do të krijojë në të ardhmën e largët ose të afërt. Pra, atëherë po të pyes sipas mendimit tënd në këtë rast a do të ishe musliman dhe prej atyre që e besojn All-llahun Fuqiplotë?!
Pyetja:
Dëshiroj të pyes se bira që nuk përmban alkohol a është Haram apo jo dhe a është masonizmi në kundërshtim me Islamin dhe pse?
Përgjigjja:
Nëse bira nuk përmban alkohol gjë që duhet mirë të vërtetohet atëherë nuk është e ndaluar. Kurse sa i përket masonizmit, librat që flasin për këtë janë të shumta andaj, merr një prej tyre dhe do ta marrish përgjigjen për pyetjen tënde.
Pyetja:
Në fillim banoja me familjen time por, pasiqë u martova me një vajzë fetare kishim disa probleme dhe unë pa pëlqimin e nënës bleva një shtëpi tjetër për të banuar me gruan. Por, nëna ime thotë se nuk do të jetë e kënaqur (pajtuar) me mua nëse unë nuk kthehem në shtëpi që të kujdesem për te dhe për motrat e mia për së afërmi. Pra, a është prej respektit të prindërve që unë t’i përgjigjem thirrjes së saj dhe të kthehem?
Përgjigjja:
Ke mundësi që të kujdesesh për te aq sa të mundish pa mos banuar me te në të njejtën shtëpi. Pra, obligimi yt ndaj nënës është që ta respektosh atë brenda kufijve të Sheriatit. Kurse prej kufijve të Sheriatit është që t’i sigurosh gruas tënde banim të përshtatshëm. Pra, nëse banimi i gruas tënde me nënën tënde nuk është i përshtatshëm që t’i përmbush të drejtat e saja që ti ia ke për obligim atëherë nuk je i obliguar të ndërmarrish diç që nuk përputhet me dispozitën e Sheriatit.
Pyetja:
Arsimimi i vajzave në këtë kohë a është Hallall apo Haram?
Përgjigjja:
Shkollimi i femrës është si shkollimi i mashkullit në çdo vend dhe kohë, është i ligjshëm dhe është një gjë që kërkohet. Diferenca e shkallës së arsimimit të çdonjërit prej tyre varet nga rëndësia e vetë diturisë. Por, veprimi i arsimimit gjithashtu i ka kushtet e veta në çdo vend dhe kohë. Andaj, nëse plotësohen këto kushte atëherë ligjshmëria e tij është i pranishëm kurse nëse nuk plotësohen atëherë i jepet përparësi evitimit të dëmeve ndaj përfitimit të dobive. Ky rregull vlen për të dyja gjinitë.
Pyetja:
Cili është haku i gruas ndaj burrit dhe anasjelltas. A i lejohet burrit tim që të më ndalojë nga vizita e familjes sime duke potencuar se ai për këtë nuk ka kurnjë shkak vetëm se të kënaq nënën e vetë dhe të mos më mundësohet që atje t’i shoh motrat e mia nga babai të cilat e vizitojnë babain tim në shtëpinë e tij?!
Përgjigjja:
Mbajtja e lidhjeve me familjen e afërt (e ngushtë) është një obligim prej obligimeve kryesore në Islam. Kurse, ndërprerja e lidhjes me to është prej gjynaheve të mëdha, andaj, burri nuk ka të drejtë që ta ndalojë gruan e tij nga vizita e famljes së afërt. Por, vizita e tyre realizohet me takimet që bëhen në raste të festave, gëzimeve dhe fatkeqësive. Pra, nëse burri e ndalon gruan e vetë jashta këtyre atëherë ai ka të drejtë dhe gruaja duhet ta respektojë.
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit me blerjen nga interneti duke patur parrasysh se duhet të hapet një llogari në një bankë prej bankave kamatore pasiqë te të tjerat nuk gjendet një gjë e tillë?
Përgjigjja:
Sipas gjykimit të ixhtihadit tim personal nuk lejohet një blerje e tillë.
Pyetja:
Jam pjesëmarrës (ortak) në një ndërmarrje të fushës së teknikës informatike e cila shet sisteme dhe pajisje të rrjeteve të kompjutorëve, etj. Pra, si është dispozita e Sheriatit në shitjen e pjesëve dhe në ofrimin e shërbimeve tekniko-teknologjike të bankave komerciale (tregtare) të cilat punojnë me kamatë?
Përgjigjja:
Rezerva dhe besimthellësia kërkojnë që njeriu të largohet nga ky transakcion. Por, nëse e kërkojnë kufijtë e dispozitës, d.m.th. lejimin dhe ndalimin atëherë të tregoj se disa dijetarë kanë lejuar të shiten pjesë të ngjashme me këtë për personin i cili e di se blerësi ndoshta do ta përdorë për Haram dhe këtë gjë ata e mbështesin në ajetin kur’anorë ku All-llahu Fuqiplotë thotë: “dhe asnjë gjynahqarë nuk do të bartë gjynahin e tjetrit, …” Fatir, 18)
Pyetja:
Unë bashkë me tre shokët e mi kemi mbaruar nxënien e Kur’anit në mend. Hoxha ynë na inkurajon që të marrim pjesë në garat e Kur’anit të cilat mbahen në Saudi dhe në Egjipt. Por, disa të rinjë që janë të përkushtuar ndaj Islamit kundërshtojnë mendimin e këtyre hoxhallarëve dhe thonë se nuk duhet të merret pjesë në kësisoj garash sepse një gjë e tillë shkakton humbjen e sevapit. Pra, si është mendimi i juaj për pjesëmarrjen në këto gara?
Përgjigjja:
Parimisht gjërat janë mubah (as e ndaluar as e urdhëruar). Kjo është një rregulll e Fik’hut dhe sipas kësaj rregulle garat e leximit të Kur’anit dhe të nxënies së tij në mend në atë mënyrë që praktikohet sot është në rregull dhe e lejuar derisa të gjejmë ndonjë shkak të ndalesës. Unë deri tash nuk kam gjetur se në ato gara ka diç që patjetërson ndalesën bile aty ka në masë të madhe inkurajim për t’i shërbyer Librit të All-llahut si për nga leximi, texhvidi, njashtu edhe për nga nxënia e tij në mend.
Pyetja:
Punoj si inxhinier në një sektor shtetëror. Kompania në të cilën unë punoj shpalli një tender ku një kontraktues (sipërmarrës) e ofroi mallin e kërkuar. Gjithashtu edhe unë isha në komisionin e dorrëzimit. Kur filluam punën hetova se disa kolegë të mi vëndonin pengesa në realizimin me qëllim që të vonohet realizimi i dorëzimit dhe kuptova se ata dëshironin që të kenë ndonjë interes nga kontraktuesi edhe pse malli i tij përputhej me kushtet e kërkuara. Kjo situatë mua më brengosi dhe unë pashë se kam mundësi që unë të kryej procedurën e kolegëve të mi vetëm se kjo kërkonte prej mua që të punoj jashta orarit të punës disa ditë dhe e bëra një gjë të tillë. Kur kontraktuesi kishte kuptuar një gjë të tillë më ofroi një shumë kurse unë refuzova një gjë të tillë dhe iu kërcënova se do t’ia ndërpres punën. Por, ai përsëri erdh që të m’i ofrojë ato që i quante dhuratë. Unë i thash se pasiqë mes nesh ka marrëdhënie pune ajo konsiderohet ryshfet dhe përsëri unë ia refuzova. Ndërkaq, pasiqë përfundoi procedura ligjore për dorëzim dhe pranim dhe kontraktuesi i morri të gjitha të drejtat dhe të gjitha punët midis nesh dhe atij, ja ku ai për herë të tretë paraqitet dhe përsëri më ofron dhuratën dhe këtë e arsyeton me atë se interesi i tij më ka përfunduar me mua kështuqë ai me metodën e vetë më lodhi dhe u frikësova se po e vërejnë shokët e mi dhe unë e morra dhuratën. Por, kur unë u ktheva në shtëpi fillova ta ndjejë këtë gjë sikur një kodër të më rëndojë gjoksin tim. Pra, çfarë të bëj, a t’ia kthej përsëri apo t’ia dhurojë ndonjë të varfuri apo çfarë të bëj tjetër?
Përgjigjja:
All-llahu ta shtoftë sinqeritetin ndaj Tij dhe All-llahu na i shtoftë përgjegjësit dhe punëtorët që janë sikur ti. Atë që ta ka dhënë ai kontraktues pasiqë ka përfunduar marrëdhënia e punës me te nga vetë dëshira e tij është e lejueshme dhe kjo nuk hyn në ryshfet, Inshaell-llah.
Pyetja:
Hixhabi (mbulesa e gruas) a është farz (obligim i patjetërsueshëm) shumë i rëndësishëm njësoj si namazi dhe dënimi për të a është si dënimi i zinasë (lavirisë) apo është një farz me më pak vlerë dhe dënimi për te është si dënimi për një renë të vogël dhe kuptohet për të cilën nuk është betuar në All-llahun sepse dënimi i betimit është mirë i njohur? Dhe a është e mundur që gruaja të mos jetë e mbuluar dhe të mos hyjë në Xhehennem?
Përgjigjja:
Nuk ka prej muslimanëve që është i autorizuar nga All-llahu që të mund që farzet (obligimet) e All-llahut t’i klasifikojë dhe të thotë se ky është farz i rëndësishëm e tjetri nuk është me rëndësi. Atë që e di çdo musliman është se muslimani për çdo farz shpërblehet nëse e praktikon dhe në të kundërtën nëse nuk e praktikon i nënshtrohet dënimit të All-llahut. Pra, gjithashtu është edhe Hixhabi (mbulesa) Islam që shtë një farz prej farzeve të All-llahut. Nëse e zbaton ke shpërblim nëse nuk e zbaton ke dënim.
Pyetja:
A lejohet ndërtimi i banesës në varreza të vjetra apo jo?
Përgjigjja:
Nuk lejohet një gjë e tillë përveç nëse varret transferohen në një vend tjetër por, edhe transferimi i tyre nuk lejohet përveç në raste të nevojës ekstreme.
Pyetja:
Përgjigjja e juaj lidhur me flokët e huaja ishte se “ai ka mundësi që gjatë abdestit t’i heqë ato dhe t’i vëndojë përsëri dhe se nuk ka ndonjë paqartësi lidhur me këtë”. Kjo ishte përgjigjja juaj ndaj pyetjes së një njeriu që i kanë rënë flokët i cili parashtronte pyetjen për vuarjen e flokëve që nuk lëvizin. A nuk është kjo njësoj sikur ajo që i lidh flokët e veta me flokë të huaja (el-vasileh)? Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me mbjelljen e flokëve natyrale apo artificiale ose vuarja e flokëve të huaja që nuk janë të palëvizshme dhe ndikimi i tyre në abdest dhe në xhynubllëk (gjendjen kur muslimani obligohet të lahet)?
Përgjigjja:
Pyetja për rregullsinë e abdestit është diç në veti dhe dispozita e vuarjes së flokëve të huaja është diçka tjetër. Përgjigjja lidhur me pyetjen e parë është ajo siç e përmende. Kurse përgjigjja për pyetjen e dytë është se vuarja e flokëve të huaja (perikë) nuk lejohet me vetë Hadithin e Pejgamberit si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Ndalimi për gruan është në bazë të argumentimit të tekstit. Kurse ndalimi për burrin është duke bërë analogji (kijas) me gruan.
Pyetja:
A i lejohet gruas të punojë në laboratori ku një gjë e tillë kërkon të merr gjak prej burrave? Kurse pyetja e dytë është: A konsiderohet lënda e balsamit apo të vajëve që vëndohet në flokë pengesë që ndikon në rregullsinë e abdestit?
Përgjigjja:
Nëse ecuria e këtij interesi varet nga ekzistimi i grave të cilat e kryejnë këtë shërbim atëherë lejohet nëse gruaja është e mbuluar.
Kurse sa i përket pyetjes së dytë këtë e dinë ata që e kanë specializim natyrën e këtyre vajeve.
Pyetja:
Jam një i ri 26 vjeçar dhe nuk jam i martuar për shkak të kushteve të rënda të materiale. Tash duhet të vazhdoj studimin në Evropë me bursën e shtetit. Pyetja ime ka të bëjë me atë se: Sa është madhësia e gjynahit i cili bëhet si rezultat i shikimit të vendeve tërheqëse të femrave të cilat janë gjysëm lakuriqe e që ecin rrugëve? Edhepse unë mundohem të luftojë me nefsin tim që të mos i shikoj. Gjithashtu, ndonjëherë ngatërrohem edhe me masturbimin gjë që është krim më i urrejtur?
Përgjigjja:
Unë kam mundësi të të tregoj për gjynahin të cilit i nënshtrohet ai që ndjek këto fitne duke i shikuar ato. Por, për madhësinë e këtij gjynahi nuk mund të flas sepse atë e di vetëm All-llahu Fuqiplotë.