Pyetja:

A ndalohet punësimi në kompanitë e sigurimit. Unë para dy jave jam punësuar në një kompani të sigurimit dhe punoj në repartin e llogaritjes pranë kësaj kompanie si dhe jam përgjegjës për shtypjet brenda kësaj kompanie!

Përgjigjja:

Ka prej dijetarëve që konstatojnë ligjshmërinë e sigurimit me të gjitha llojet. Por, unë nuk jam i këtij mendimi. Pra, kjo është një çështje për të cilën dijetarët kanë më tepër mendime. Ke mundësi të ndjekish mendimin e atyre që e shohin se është e ligjshme dhe të ngelish aty ku punon. Por, ke mundësi edhe të tregosh maturi dhe të largohesh prej asaj pune.

Pyetja:

Jam vajzë muslimane 23 vjeçare. Unë dhe motra ime jemi përgjegjëse për harxhimet e shtëpisë. Momentalisht nuk kam gjetur punë diku tjetër përveç se te një i krishterë. Punoj tek ai si sekretareshë në një byro për importim. Ai është përgjegjës ndaj meje, është 57 vjeçar dhe është njeri i sjellshëm. Pra, a më lejohet që unë të punoj në byronë e tij apo nuk më lejohet dhe pse?

 

Përgjigjja:

Nuk të ndalohet që të punosh te ndonjë i krishterë nëse puna yte nuk patjetërson që të bësh ndonjë gjynah, bie fjala puna yte të shkaktojë shpalimin e pjesëve të trupit që duhet mbuluar, halveh (vetmimi) me te ose të bësh ndonjë gjynah tjetër të ndaluar.

Pyetja:

Prindi jonë vdiq dhe na la neve shumë prona të patundshme (banesa dhe lokale që askush nuk ka interes t’i blejë) si dhe na la pak pasuri materiale. Neve tash tatimet e këtyre pronave të patundshme na arrijnë vlerën e tyre. A është e logjikshme që ne taksat t’i pagujmë prej pasurisë sonë. Ne këtë shumë nuk e kemi prej kapitalit tonë të lirë pra, a bën që këtë neve ta paguajmë nga kamata e pasurive tona që na i ka lënë prindi në bankë?

Përgjigjja:

Nuk lejohet pronësimi i fajdeve dhe sëkëndejmi nuk lejohet edhe që ato të shpenzohen në pagesën e tatimeve. E vetmja zgjidhje për ju është që pasuritë tuaja të patundshme t’i paraqitni në shitje-t’i ofroni për shitje.

Pyetja:

I kam premtuar burrit tim se nëse ai i përsërit disa gabime ndaj Sheriatit atëherë ne do të konsiderohemi të ndarë dhe burri im e miratoi atë që unë e thash. Por, ai i theu disa norma të Sheriatit. Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë gjë?

Përgjigjja:

Fjala yte nuk ka efekt negativ në marrëdhëniet tua bashkëshortore dhe një gjë e tillë nuk konsiderohet shkorrurëzim ashtu siç supozon ti.

Pyetja:

Në lagjen tonë ka një shkollë private. Pranë kësaj shkolle, pronarët e saj kanë ndërtuar një xhami dhe atë e kanë bërë institut për mësimin përmendësh të Kur’anit. Kurse tash kanë vendosur që të ndërtojnë klasa të reja për shkollën kështuqë oborri i shkollës u ngushtua tepër andaj ata nuk gjetën tjetër zgjidhje që jashta të rrënojnë murret e katit të parë të xhamisë në mënyrë që vendi i xhamisë së katit të parë të bëhet pjesë e oborrit. Pra, a lejohet me Sheriat një gjë e tillë duke potencuar se ditën e Xhuma edhe ky oborr shtrohet për t’u falur?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që asnjë pjesë e tokës së xhamisë të shndërrohet në shkollë, shtëpi apo diç tjetër.

Pyetja:

Islami i ka kushtuar rëndësi të madhe e të veçantë vizitës dhe lidhjes familjare sa që All-llahu Fuqiplotë është betuar për një gjë të tillë: “… Do ta kemë në mëshirën Time atë që të viziton ty ndërsa nuk do ta mëshirojë atë që të ndërpret (nuk të viziton) ty …” Pra, a konsiderohet vizitë e mjaftueshme ndaj familjes që t’i vizitojmë ata për rastet e ndryshme si për festat, gëzimet, ngushëllimet dhe vizitës së të smuarve.

Përgjigjja:

Po, mjafton vizita e familjes si për rastet e ndryshme si për festat, gëzimet, ngushëllimet dhe vizitës së të smuarve.

Pyetja:

Jeni përgjigjur se ka mundësi që vajzat të dërgohen jashtë për studime pasiqë mahremi i saj ta lë atë atje dhe pasiqë të sigurohet për atë dhe për banimin e saj në atë vend. Pyetja është se: A ka dallim që ai vend të jetë vend islam apo pa marrë parasysh bie fjala si: ndonjë shtet perëndimor?

Përgjigjja:

Me rëndësi është që veliu i vajzës të sigurohet për Fenë e saj dhe për sigurinë e saj ku ajo do të rrijë atje dhe atë pa marrë parasysh llojin e vendit ku ajo do të qëndrojë.

Pyetja:

Jam një i ri i cili nuk kam mundësi që të jetoj në një banesë veçmas nga familja ime. Unë jam i detyruar që të banoj me ta gjegjësisht me vëllezërit dhe motrat. A lejohet që gruaja ime të jetojë me familjen e shtëpisë d.m.th me prindrit e mi dhe me vëllezërit e mi duke ju përmbajtur kushteve të hixhabit të rregullt, d.m.th. të dalë para vëllezërve të mi me peçe (me fytyrë të mbuluar) e mbuluar mirë dhe pa asnjëfarë ekspozimi?

Përgjigjja:

Në raste të tilla i lejohet që gruaja yte të qëndrojë në shtëpinë tuaj të përbashkët, por, me kusht që t’mos dalë para familjes së burrit (para vllezërve tu, etj) e shpaluar jashta fytyrës dhe duarve dhe atë pa zbukurime.

Pyetja:

Punoj në fushën e qepjes, kështuqë detyrohem që të shikojë fotografi për të zgjedhur modele ose ngjyra të caktuara për teshat. Këto fotografi më shumë janë nga perendimi ashtuqë këto fotografi mbajnë në vete shëmtime dhe prezentime të shpalimta të pjesëve të trupit të cilat janë të ndaluara të shpalohen. Pra, a lejohet shikimi i tyre duke potencuar se ky është një problem i të gjithë atyre që punojnë në këtë fushë. Unë nuk i shikoj këto fotografi jashta nevojës së punës.

Përgjigjja:

Nuk kam ndryshe se si të përgjigjem për këtë pyetje jashta se ta lus All-llahun që të të mbrojë nga fitneja e epshit dhe të të inspirojë në përudhje.

Pyetja:

Shpesh herë ndodh që gjatë diskutimit me të rinjtë e krishterë të më pyesin se pse All-llahu Fuqiplotë Kur’anin Kerim e ka mbrojtur kurse Inxhilin nuk e ka mbrojtur? Nëse ky Inxhil është i falsifikuar atëherë ku është ai origjinali?

Përgjigjja:

Sepse mesazhi dhe validiteti i tij është i caktuar përkohësisht deri me dërgimin e vulës së Pejgamberëve, Muham-medit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, kurse Kur’ani është libri i fundit qiellorë që ka zbritur, mesazhi dhe validiteti i të cilit vazhdon deri Ditën e Kijametit.

Kurse sa i përket pyetjes se ku është origjinali i Inxhilit, kjo pyetje duhet drejtuar atyre të cilët e falsifikuan atë dhe të cilët bënë ndryshime në të.

Pyetja:

Kam lexuar për mendimin tuaj rreth formimit të ndonjë partie politike ku thoni se: Islami është më i madh se të mund të kufizohet me një parti madje Islami është sistemi i gjithë Um-metit (njerëzimit që i takon Islamit). Por, unë e shoh se realiteti në të cilin ne jetojmë na bën me dije për një grumbullim (front) legjitim të shumë partive të cilat mbajnë qëndrimin kundër Islamit. Kështuqë, këta idetë e tyre i imponojnë në arenë kurse në anën tjetër nuk kemi ndonjë punë serioze të thirrësve (thirrësve që thërrasin në Islam) ndonjë ndikim të tyre në politikën e përgjithshme të shtetit i cili siç duket ka filluar t’ua hapë krahët të gjitha mendimeve. Pra, pse nuk e ndroni mendimin tuaj rreth kësaj çështjeje dhe të thirrni në formimin e një partie islame të cilën do ta dëgjojnë përgjegjësit dhe do të impresionohen me te madje edhe do ta kenë ate në konsideratë të veçantë? Ne nuk dëshirojmë të konfrontohemi me pushtetin duke i akuzuar me kufr por, ne edhe nuk duam të rijmë të izoluar në skajet e shkujdesjes në mënyrë që të mos na kushtojnë vëmendje (të na kenë në konsideratë) e të mos dëgjohet zëri ynë dhe të mos njihen kërkesat tona?

Përgjigjja:

Partitë tjera nuk e marrin për të madhe që partia të shëndrohet në mjet i interesave personale, i aspiratave dhe i synimeve materiale dhe shumica e njerëzve të atyre partive distribuojnë (ndajnë) këto synime.

Kurse partia islame për të cilën ti e ke për qëllim nuk bën që njerëzit e saj të jenë ndryshe vetëm se të liruar nga këto dëshira e synime. Të gjitha aktivitetet e tyre duhet të jenë dhe të kryhen vetëm për hirë të All-llahut. Pra, cila është garanca që në këtë parti të mos depërtojnë njerëz me aspirata politike dhe me interesa personale dhe interese materiale e morale nën maskën e xhelozisë ndaj Islamit dhe djegies e entuziazmit për përhapjen e Islamit. S’ka dyshim se për një kohë të shkurtër kjo parti do të shndërrohet në vatër (element kryesor) për aspiratat e këtyre njerëzve. Për këtë që them dëshmon vet historia e partive. Pra, ç’është nevoja që thërret në këtë aventurë kurse dyert e punës për Islam janë të hapura për të gjitha mundësitë. Unë jam i bindur se rezultatet e punës sime islame që më ka mundësuar All-llahu Fuqiplotë në këtë vend e që dëshira e All-llahut ka qenë që unë të mos e ndërroj këtë vend janë të shumëfishta në krahasim me punën time sikur të isha brenda linjës (horizontit) partiake.

Pyetja:

Si është definicioni i zinasë (lavirisë)? A konsiderohet zina, kontakti pa mos dëmtuar cipën e virgjërisë dhe në këtë rast a e meriton hadin (masë dënuese që është e caktuar me Kur’an apo me Hadith) për gurrëzim? Ngjarja është kështu: Një djalosh e fejoi një vajzë dhe pas pëlqimit të familjes së vajzës djali filloi të vizitojë vajzën dhe të dalin bashkë jashta me qëllim shëtitje rehabilitimi dhe takimi me të, kështuqë filluan të përdorin përkëdheljen dhe arriti puna me ta deri te kontakti intim por, pa mos dëmtuar cipën e virgjërisë dhe pas një kohe ndodhi që ta refuzojnë djalin edhe pse djali e don atë dhe mundohet që të ndërtojë me të jetë bashkëshortore? Pra, pyetja është se si është e mundur që vajza të pastrohet nga ky gabim dhe për këtë gjë nuk di askush jashta këtyre dyve dhe unë. Njëkohësisht, unë më vonë mësova se nëse njeriu dënohet në këtë botë atëherë nuk merret në përgjegjësi për atë gabim në botën e ardhshme.

Kjo vajzë nuk dëshiron ta kompromitojë veten dhe familjen para shoqërisë si dhe kjo tash e ndjen veten tepër të turpëruar me All-llahun edhe pse kanë kaluar pesë vite nga kjo ngjarje. Kjo është e vendosur që me lejen e All-llahut nuk do t’i ndodhë një gjë e tillë por, kjo tani nuk di se si të veprojë. A ka ndonjë shpagim për gabimin që ka bërë dhe si t’i drejtohet All-llahut pasiqë ajo këto pesë vite që kanë kaluar i konsideron si ankth.

Pyetja e dytë është se: A lejohet që gruaja të punojë në fushën e zbukurimit d.m.th i stolisi (lyej dhe ngjyej) vajzat dhe nuset duke u ruajtur nga përdorimi i shkuljes së vetullave dhe ndonjëherë kjo grua që kryen këtë detyrë nuk e di se pacientja e saj a është e mirë (jo e shfrenuar) apo jo?

Përgjigjja:

Së pari: Që të quhet zina nuk është kusht dëmtimi i cipës së virgjërisë. Ndërkaq, ajo që atë e pastron nga gjynahi pa marrë parasysh a quhet zina apo jo është teubja (pendimi) i sinqertë. Pra, nëse kjo femër e cila është ngatërruar me këtë të ri kriminel i cili ka luajtur me te gjatë gjithë asaj kohe, pendohet atëherë penduesi është sikur ai që nuk ka gjynah. Ndërkaq, vajza duhet të ketë parasysh se shumë të rinjë periudhën e fejesës e cila është para kontratës së nikahut e marrin si rast për t’u argëtuar dhe për t’u tallur me vajzën, andaj mënyra që e shpëton atë nga të tillët është që ajo të mos lejojë asnjëfarë shoqërimi me te vetëm pas lidhjes së kontratës së nikahut të sigurtë.

Sa i përket pyetjes së dytë: i lejohet gruas të punojë në fushën e zbukurimit të femrave nëse është e sigurtë se ato nuk nndërmarrin sjellje të ndaluara.

Pyetja:

Banojmë në një shtëpi që e kemi marrë shumë herët me qira. Por, pasiqë doli ligji i shprazjes së shtëpisë pronari i shtëpisë kërkoi që ne ta lirojmë shtëpinë me atë që për këtë lirim të na jep një shumë të hollash. Pra, a kemi të drejtë t’i marrim ato të holla e cila gjë miratohet me ligjin e ri?

Përgjigjja:

Nëse pronari i shtëpisë vërteton se të hollat ua jep nga dëshira e tij atëherë nuk ka dëm nëse i merrni.

Pyetja:

Kam dëgjuar se disa dijetarë japin fetva se përshkimi i kockës së nofullës të posalindurit me hurmë pasiqë ajo të jetë stërholluar (et-tehnik) ka qenë veprim i veçantë për Pejgamberin alejhis-salatu ves-selam nga aspekti i të bekuarit me ligat e Pejgamberit të ndershëm andaj nuk bëhet asnjë analogji me dikë tjetër për këtë çështje madje ai dikush qoftë edhe prej njerëzve të devotshëm. A është kjo e vërtetë? Dhe kush janë ata që japin kësiso fetvashë? Njëkohësisht, po ju pyes se si është dispozita e Sheriatit rreth kërkimit të bereqetit (begatisë) me gjurmët e njerëzve të devotshëm si me: ligat dhe djersën e tyre, etj?

Përgjigjja:

Sunneti i Pejgamberit është burimi i dytë i burimeve të legjislacionit dhe Sunnet është ajo që është transmetuar nga i Dërguari qoftë si fjalë, veprim apo pëlqim (miratim). Pra, veprimi i tehnikut është nga Suneti i veprimit të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhivesel-lem andaj duhet të ndjekim të Dërguarin e All-llahut në këtë gjë.

Përjashtim nga gjeneralja e ndjekjes bëjnë ato për të cilat dëshmojnë argumentet se ato janë nga specifikat (veçantësitë) e Pejgamberit si: ndalesa që ai të hajë nga lëmosha, obligueshmëria që ai të falë natën dhe agjërimi i tij i ngjitur (pandërprerë) pra, këto janë të caktuara (që numërohen në gishta). Thuaj këtij injoranti gjegjësisht pseudo-dietari se cili është ai argument që e nxjerr veprimin e tehnikit nga tërësia (e përgjithshmja) e Sunnetit të Pejgamberit e që e bën të jetë specifikë e tij. Si dijetarët e hershëm njashtu edhe këto bashkëkohorët thonë se është Sunnet që prindi i foshnjës të gjejë ndonjë dijetarë të devotshëm e që është i njohur me takva e përkushtueshmëri ndaj All-llahut dhe ta dërgojë foshnjën e posalidur tek ai që ai t’ia bëjë tehnikin me qëllim të ndjekurit të veprimit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem.

Kurse sa i përket të bekuarit me gjurmët e njerëzve të devotshëm të mjafton Hadithi që transmeton Muslimi dhe të tjerët se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem ka thënë: “Me dheun tonë, me ligën e disa prej neve shërohet i sëmuri i jonë”.

Pyetja:

Si është dispozita e gruas që shkon në Universitet ose në punë pa nevojë dhe si është dispozita e atyre që e përkrahin këtë (si vëllezërit apo burri)?

Përgjigja:

Puna e lejuar nga vetvetiu si punë siç është e lejuar bër burrin njashtu është e lejuar edhe për gruan përderisa ajo punë nuk patjetërson që ajo të bëjë ndonjë Haram (të ndaluar).

Pyetja:

Si është dispozita e pastës që përmban zhelatinë i cili është efikas për të luftuar sëmundjet e dhëmbëve si edhe karekteristikat e saj nuk gjenden diku tjetër?

Përgjigjja:

Nëse je i sigurtë se ka lëndë të kësaj zhelatine në pastën e dhëmbëve atëherë nuk të lejohet përdorimi i saj por, nëse nuk je i sigurtë atëherë nuk ka pengesë.

Pyetja:

Pyetja ime ka të bëjë me atë që quhet komision-përqindje e kjo si zakonisht ndodh kur ndonjë i huaj shkon në ndonjë vend tjetër si zakonisht me ndonjë të vendit nëpër tregje dhe në vendet e shitjes. Fakti tregon se ky vendaliu kërkon prej shitësit që ta ris çmimin që t’i mundësohet edhe këtij të marrë një përqindje nga ky komision i shitjes. Pra, a i lejohet shitësit që ta ritë çmimin që të mund t’ja jep këtij vendaliut komisionin (përqindjen)? Njashtu, si është rregulla e marrjes së kësaj të cilën e merr vendaliu? Gjithashtu, në rast kur shitësi nuk e rit çmimin dhe shitësi nga fitimi i vet ia jep këtë komision (i detyruar apo me vullnet) si do të ishte dispozita e Sheriatit në këtë rast?

Përgjigjja:

Mënyra e lejuar për komision është që shitësi t’i jep këtij ndërmjetësuesi i cili i sjell myshteri një shumë për të cilën janë dakorduar duke mos i marrur ato si faktorë nga mushteriu nëpërmjet ngritjes së çmimit të mallit.

Pyetja:

A është e vërtetë ajo që thuhet se emri i njeriut paraqitet në gjurmët e gishtave (duarve, etj )?

Përgjigjja:

Kjo është fjalë e dexhallëve të cilët tallen me ty.

Pyetja:

Kam tubuar një pasuri nga harami pastaj jam shkolluar me të dhe jam bërë mjek. Por, tash dua të pendohem dhe unë jam në gjendje që atë pasuri t’ua kthej të zotëve dhe atë që ngel ta japë lëmoshë por, çfarë të bëj me atë dituri që e kam mësuar, a ta braktisi apo të vazhdojë si mjek duke marrë parasysh se unë jam bërë mjek me pasurinë që është Haram?

Përgjigjja:

Nëse e di burimin e kësaj pasurie që është prej Haramit atëherë obligohesh që ta kthesh te burimi. Por, nëse nuk e di burimin, atëherë dispozita e kësaj pasurie është si e pasurisë që është e humbur e që nuk i dihet pronari, kjo duhet të vehet në interesat e përgjithshme të muslimanëve dhe me këtë gjë ty të pastrohet edhe ana për të cilën e ke harxhuar këtë pasuri pa marrë parasysh a është dituri, ushqim apo diç tjetër.

Pyetja:

Deri vonë nuk i kam ditur sunetet e guslit (larjes së trupit) dhe lahesha me ujë dhe sapun kur dilja nga menstruacioni. Por, tash mësova se uji në këtë rast nuk është i pastër që të shërbejë për të pastruar. A do të thotë se unë tash duhet t’i bëj kaza namazet e kaluara pasiqë faktori i pastërtisë më ka munguar?

Pyetja tjetër është se unë kam një shoqe e cila është martuar dhe ka udhëtuar për në Amerikë ku burri i saj është në specializim. Para një kohe gjegjësisht pasi që kanë kaluar dy vite morra vesh se ajo nuk ka patur kontakt intim me burrin e vet përshkak se ka patur rast eklampsie (shtrëngimi) që i ndodh nuses kështu që burri i saj atë e duron duke e mjekuar por, pa asnjë rezultat. A i bën padrejtësi burri nëse e shkurorrëzon ate duke e ditur se ajo nuk ka asnjë faj për këtë gjë?

Përgjigjja:

Të lahesh me ujë dhe sapun është në rregull. Uji që përzihet me sapun nuk shëndrohet në ujë të papastër e që nuk shërben për të pastruar ndonjë gjë të papastër siç supozon ty, por ai është i pastër dhe shërben për pastrim.

Sa i përket pyetjes së dytë. Burri ka të drejtë që si të dojë ta mbajë e si të dojë ta shkurorrëizojë atë, që do të thotë se i lehet dëshirës së tij.