Pyetja:

Jam nxënëse e diturisë së Sheriatit islam edhe ate jam në fillim të rrugës. Është kërkuar prej meje që të mësoj gjithë Kur’anin në mend. Kështuqë kam mësuar në mend disa xhuza (pjesë) por, pa texhvid (rregulla për drejtleximin e Ku’anit) (pasiqë ende nuk e di texhvidin) për të rritur shkallën time tek All-llahu Fuqiplotë. Pastaj, dëgjova se mësimi i Kur’anit në mend është Sunnet kurse leximi me texhvid është farz dhe se nuk lejohet të mësohet në mend pa texhvid dhe se nëse ndonjë ajet e harron shkakton dënim të madh kështu unë u ndala nga mësimi i Kur’anit në mend dhe jam në huti nuk di si të veproj. Ju lutem që të më përgjigjeni në pyetjet që vijojnë:

1) Çfar; dispozite ka mësimi i Kur’anit në mend për nxënësin e diturisë (së Fesë), për atë që është daaijeh (thirrës në Fenë Islame) dhe për njeriun e rëndomtë?
2) Çfar; dënimi ka ai që harron një ajet të Kur’anit?
3) Nëse mësimi i Kur’anit në mend nuk ia ngre personit gradën tek All-llahu atëherë me çka dallohet hafizi i Kur’anit tek All-llahu. Njëkohësisht dua të di se kujt do t’i thuhet “Lezo dhe ngritu lartë dhe lexo siç lexoje në dunja” a do t’i thuhet hafizit të Kur’anit apo lexuesit të Kur’anit?
4) Si është dispozita e mësimit të Kur’anit në mend për fëmijët?
Përgjigjja:

1) Mësimi i Kur’anit në mend është Sunnet ka shpërblim e sevap të madh
2) Nëse hafizi (ai që ka mësur në mend) e harron Kur’anin nga mos kujdesi për ta përsëritur atëherë ky i nënshtrohet një dënimit shumë të rëndë të cilën e deklaron Muhammedi alejhis-salatu ves-selam. Por, nëse ai është i rregullt në leximin e Kur’anit dhe nuk bën lëshim dhe megjithëkëtë ai harron diç që e ka mësuar inshaell-llah nuk ka ndonjë problem për atë duke u bazuar në ajetin “All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, …” El-Bekarah, 286).
3) Shpërblimi i leximit të Kur’anit është shumë i madh. All-llahu Fuqiplotë e di llojin dhe madhësinë të cilën njeriu do ta fitojë ditën e Kijametit.
4) Nuk lejohet që fëmijët tanë të vegjël që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë t’i detyrojmë dhunshëm të mësojnë Kur’anin në mend sepse një gjë e tillë është Sunnet e nuk është farz por, duhet ata që t’i detyrojmë që ta mësojnë plotësisht dhe ta mësojnë atë që ta lexojnë në mënyrë të drejë sepse një gjë e tillë është prej obligimeve që nuk ka kurfar diskutimi. Ndërkaq, kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë është e pëlqyeshme që t’i inkurajojmë ta mësojnë Kur’anin në mend duke ua tërhequr vërejtjen që mos ta harrojnë atë nga pakujdesia. 
Pyetja:

Kam blerë një shtëpi prej institutit të shoqërisë banesore dhe më pastaj kuptova se toka e e kësaj shoqërie ka qenë pronë e disa personave dhe pastaj komuna e ka mëvetsuar kurse pronarëve u ka dhënë shuma simbolike e jo çmime reale. Pra, si është kjo shitje a konsiderohet kjo tokë si tokë e uzurpuar?

Përgjigjja:

Kjo tokë konsiderohet si tokë e uzurpuar, kështuqë personi që e ka blerë këtë shtëpi–banesë duhet ta gjejë pronarin e vërtetë e legjitim ose trashëgimtarët nëse ai ka vdekur dhe të kërkojë falje për blerjen, për banimin dhe për pronësimin nëse ai ia bën hallal-ia falë atëherë shitblerja është në rregull, bëhet pronë e tij dhe normalisht edhe i lejohet banimi në atë banesë. 

Pyetja:

Kur njeriu analizon Hadithet që flasin për prishjen e kohës bie fjala sikur hadithi i Pejgamberit ku thotë: “Çdo kohë që vjen pas është më e keqe se e para kështu derisa të takoheni me Zotin tuaj” kur njeriu i lexon këto e kaplon atë një disfatë sepse çdo rilindje masive dhe çdo zgjim real dhe rrënjësor në shoqëri është i gjykuar me dështim dhe disfatë. Pra, ku qëndron urtia e Sheriatit qiellor kur e ka caktuar që të mos i gjejë vetes vend dhe kohë përparimtare ku do të zhvillohet, lulëzohet, zbatohet dhe të jetojnë njerëzit nën hijen e Tij një jetë të lumtur të cilën All-llahu e ka premtuar?

Përgjigjja:

Largimi i njerëzve nga obligimet dhe nga urdhërat e All-llahut nuk arsyeton derogimin apo të lëkund obligimet hyjnore të All-llahut. Largimi i njerëzve nga këto obligime nuk bëhet duke i detyruar All-llahu ata të bëjnë një gjë të tillë që të ketë ndonjë paqartësi por, kjo bëhet me ushtrimin e vullnetin si dhe zgjedhjen e tyre.

Si duket ti “kaderin” e spjegon me “xhebrin” (se të gjitha veprat njeriu i kryen dhunshëm pa vullnet) kurse një gjë e tillë është gabim fatal pasiqë “kader” është: dituria paraprake e All-llahut për atë që do ta zgjedhë njeriu pastër nga vetë vullneti i vet. Lidhur me këtë temë lexo librin tim: “El-Insanu musej-jerun em muha” që të njoftohesh më gjërë për këtë çështje. 

Pyetja:

Të gjithë e dimë se i Dërguari i All-llahut ka ndaluar luftëtarët që të vrasin fëmijët dhe gratë. Të njejtën gjë edhe në luftën e beni Kurajdhas ka vepruar ku burrat i ka vrarë kurse fëmijët dhe gratë i ka lënë. Pra, kjo që bëjnë sot luftëtarët palestinezë pikërisht me veprimet e tyre për të ra dëshmorë duke eksploduar edhe veten në vendet e okupuara ku sidomos në operacionet e fundit kanë sulmuar vende ku ka gra, burra dhe fëmijë. Pra, a duhet që ky aspekt të merret parasysh gjatë kryerjes së operacioneve për të ra shehid? D.m.th. a ka në këtë ndonjë dyshim?

Përgjigjja:

Palestina është shtet Islam dhe ajo është e banorëve të saj palestinez. Pra, pastaj ky vend është uzurpuar dhe është okupuar. Uzurpimi dhe dëbimi i popullit të saj ka vazhduar kohë pas kohe derisa ata kanë sjellur atë aty që u konvenon që ta okupojnë dhe të ndërtojnë aty vendbanimet e tyre. Pra, marrë parasysh se uzurpimi i së drejtës së tjetrit është krim dhe veprim armiqësor në të cilën krim merr pjesë pushteti i cili ka bërë uzurpimin njëashtu edhe populli të cilët nuk kan dert për një veprim të tillë, erdhën nga jashtë dhe ndërtuan vendbanimet e tyre në pronën e të tjerëve. Pra, që të dy faktorët (pushteti bashkë me popullin e saj) janë agresorë, shkelës, sulmues dhe uzurpues kurse e drejta e pronarit të tokës dhe vendasit është që ta luftojë pushtetin i cili bëri uzurpimin dhe njëashtu edhe civilët të cilët kanë ardhur dhe kanë okupuar këtë tokë dhe vendbanim. Kjo është logjikë Islame dhe legjitime e njohur.

Pyetja:

Problemi im është se unë e urrej prindin tim deri në atë shkallë sa që dua ta vras. Ai vazhdimisht e shan fenë dhe All-llahun. Vazhdimisht na rreh në mënyrë që njeriu nuk mund ta paramendojë. Para dy ditëve më ka rrahur duke gjuajtur në drejtimin tim me hekurin që pjekim mish saqë i gjithë trupi m’u mbulua me gjak. Kurse njëherë kur isha i vogël më ka gjuajtur me hekurin që përdorët për të pjekur mish dhe më ka ra në shpinë. Ky që quhet babai i im një ditë motrën time e ka cilësuar si lavire. Ç’farë të bëj? Kam frikë se ndonjë ditë do ta humbi kontrollin. Krahas gjithë kësaj ai na rreh dhe na kompromiton edhe para njerëzve edhe pse unë jam student në Universitet dhe mësimet më shkojnë mirë kurse babai im është mjek, intelektual. Pra, cila është zgjidhja? E kam parasysh se unë të ngarkoj tepër por, më është ngushtuar shpirti dhe nuk kam gjetur dikë tjetër që të më ofrojë ndihmë përveç teje kuptohet pas All-llahut. Kurse, tash mendoj ta lë shtëpinë ngase ajo është shëndrruar në ferr!

Përgjigjja:

Në këtë botë ekzistojnë ligje dhe dispozita të cilat na ka urdhëruar All-llahu i madhërueshëm ti zbatojmë. Prej këtyre ligjeve është respekti i birit ndaj prindit brenda kufijve të Sheriatit dhe mundësisë. Biri nuk ka të drejtë t’i merr prindët në llogari për mospraktikimin e tyre fetar dhe moral më tepër se t’i këshillojë ata me butësi.

Por, kur do të ngritet gjykimi i All-llahut ditën e Kijametit atëherë ata do të merren në përgjegjësi dhe do të llogariten për çdo të mirë apo të keqe dhe atëherë do ta vuajnë dënimin e ashpër për padrejtësinë që e kanë bërë.

Pra, ti në këtë botë duhet t’i durosh prindët tuaj dhe të shpresosh për këtë durim me shpërblim tek All-llahu Fuqiplotë. Krahas këtij durimi shtoe edhe lutjen me përkushtim para All-llahut që të shpëtoj nga kjo dhe ta udhëzoj prindin tënd. Besoj se All-llahu do të të përgjigjet në lutjet tuaja.

Pyetja:

Kemi zhvilluar një polemikë të gjatë me gruan time rreth daljes së saj para djemve të dajës së saj dhe burrave të vajzave të dajës së saj me veshje normale (shami, bluzë fund dhe bluzë). Si është dispozita lidhur me këtë çështje?

Përgjigjja:

Bijtë e dajës, bijtë e tezes, bijtë e axhës, bijtë e hallës …etj konsiderohen të huaj. Pra, gruaja para tyre obligohet që të mos dalë përveç se me hixhab (mbulesë) të cilin All-llahu Fuqiplotë e ka urdhëruar dhe e ka cilësuar në kaptinën Nur dhe el-Ehzab gjë që nuk përputhet me këto bluza dhe funde.

Kur i Dërguari i All-llahut është pyetur për këta që ju i përmendët e që quhen “el-Ehimmaë” (të afërmit e burrit apo gruas) ai është përgjigjur se dalja e gruas para tyre është si vdekja, d.m.th. rreziku i daljes së gruas para tyre pa mbulesë (hixhab) është shumë më i rrezikshëm se para burrave të huaj.

Pyetja:

A lejohet që ne gjatë bisedave tona të themi deshti fati, deshti koha apo deshtën kushtet duke qenë të bindur se ai që sjell dobi dhe që mund të sjell dëm është All-llahu i Lartmadhëruar dhe se çdo gjë është në duart e Tij?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që të themi: deshti fati apo deshtën kushtet pa marrë parasysh se a ekziston besimi në bindjen racionale të tij apo jo. Por, nëse bindja e tij është e shëndoshë atëherë shikohet nëse këto fjalë i thotë me vetëdije atëherë këto fjalë atë e futin në gjynah. Kurse nëse besimin nuk e ka të shëndoshë dhe është i bindur në atë që thotë atëherë këto fjalë e shtyjnë atë të bëjë kufër (dalje prej Fesë). 

Pyetja:

Jetoj në një shoqëri të krishterë ku imoraliteti është me të madhe. Përpiqem që të largohem por, ndonjëherë nuk mundem (bie fjala shikimin e femrave). Unë kam frikë se kjo do të ndikojë tek unë në ndonjëfarë mënyre. Kërkoj një reçetë për shërimin e gjendjes në të cilën jam!

Përgjigjja:

Nëse ke frikë për Fenë tënde në atë shoqëri që e përshkruan atëherë ti duhet të largohesh nga ajo shoqëri dhe të shkosh atje ku je i sigurtë për Fenë tënde. Por, nëse kushtet të detyrojnë të rishë atëherë shpeshto lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes duke u lutur dhe treguar përkushtim ndaj All-llahut kuptohet duke i zbatuar farzet. Nëse vepron në këtë mënyrë All-llahu Fuqiplotë do të shpëtojë dhe do të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë.