Pyetja:

“… , andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. …” El-Bekarah, 222). Pyetja ime është se largimi prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos afrimi ndaj tyre a është në përgjithësi apo ka mundësi brenda kufijve. Nëse është ashtu atëherë cilët janë ato kufij?

Përgjigjja:

Qëllimi kryesor i largimit është ndalesa e marrëdhënieve intime për shkak se njeriut i shkaktohen dëme të mëdha. Por, shumica e dijetarëve i kanë ndaluar edhe llojet tjera të kënaqjes midis kërthinës dhe deri në gjunjë. Kjo ndalohet që të pengohet dhe të mos vijë deri te marrëdhëniet.

Pyetja:

All-llahu Fuqiplotë ka thënë: Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?” El-Fil, 1). Njashtu, i Dërguari i All-llahut ka lindur në vitin e Elefantit. A do të thotë kjo se është mu’xhize që tregon se i Dërguari i All-llahut ka parë qysh në ditët e para të lindjes pasiqë All-llahu atij i drejtohet me: “A nuk e ke parë …”?

Përgjigjja:

Të pamurit në këtë shprehje “A nuk e ke parë …” nuk është për qëllim shikimi optik por, është për qëllim shikimi ideorë. Sikur ti kur thua: “A nuk e ke parë se All-llahu është i mundshëm për çdo gjë”.

Pyetja:

A lejohet që njeriu të thotë: All-llahu është gjë send duke u mbështetur në ajetin Kur’anor: “Thuaj: Cili send ka dëshminë më të madhe? Thuaj All-llahu është dëshmues mes meje e jush, ...” El-En’am, 19). Ky pretendim a nuk është në kundërshtim me ajetin “All-llahu është Krijues i çdo sendi …” Ez Zuhruf, 62).

Përgjigjja:

Sendi në gjuhë do të thotë të qenët, ekziston por, jo sikur gjërat e sendet tjera

Pyetja:

A merret njeriu në llogari për atë që i sillet në vete nga e keqja?

Përgjigjja:

Nuk merret në përgjegjësi për një gjë të tillë ngase i Dërguari i All-llahut në një Hadith Sahih thotë: “All-llahu Ummetit (ithtarëve) tim ua falë atë që njeriu e kujton në vete përderisa atë nuk e shprehën me fjalë apo me vepër.”

Pyetja:

Jam i martuar qysh para 10 viteve. Por, elhamduli-lah, All-llahu tash më ka përudhur. Por, unë në vitet e para të martesës sime edhepse e dija se është haram bëja marrëdhënie me gruan time në vulvë pa mos bërë ejakulim edhe pse gruaja nuk pranonte. Kur u martuam ishtë muaji i Ramazanit kështuqë disa herë kam bërë marrëdhënie gjatë ditës së Ramazanit duke qenë me agjërim por, pa ejakulim përsëri pa dëshirën e saj duke menduar unë se pa ejakulim nuk prishet agjërimi. Për këtë gjë pastaj kam agjëruar dy muaj rresht si shpagim për atë. S’këtejmi ndonjëherë bëja marrëdhënie duke qenë ajo në menstruacion megjithatëse e dija se një gjë e tillë është Haram bile ndonjëherë edhe gjatë agjërimit. Por, tash më shumë jam penduar për të gjitha ato që i kam bërë. Pyetja ime është se si bëhet shpagimi i këtyre gjynaheve të mëdha. Shpresoj që ju të më përgjigjeni me çiltërinë që e keni të njohur dhe të më përgjigjeni më hollësisht nëse ka mundësi sepse vall-llahi unë jam në huti të madhe dhe jam i gatshëm t’i kryej të gjitha qefaretet (shpagimet) që vetëm e vetëm të shpresoj se do të më pranohet pendimi (teubja). Pra, a obligohem për secilën marrëdhënie që e kam bërë brenda ditës d.m.th. nëse kam bërë tre herë a duhet të agjëroj gjashtë muaj rresht?

Përgjigjja:

Njeriu obligohet të bëj kefaret (shpagim) për marrëdhënien që ka bërë gjatë ditës por, nëse brenda ditës e ka përsëritur disa herë obligohet vetëm me një kefaret (d.m.th. të agjërojë dy muaj rreshtazi). Pasiqë ti e kuptove se gabimet e tilla kompenzohen në këtë mënyrë. Por, nëse ti e sheh se nuk ke mundësi të agjërosh atëherë ke mundësi ta zëvendësosh me ushqimin e 60 të varfërve, çdo njërit nga një ngrënie ushqimi.

Pyetja:

Kam dëgjuar Hadithin e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem ku thotë: “All-llahu ka mallkuar atë që shkul vetullat (për t’i holluar) dhe ajo që kërkon nga dikush që t’ia shkulë vetullat”. Kur unë pyeta për kuptimin e këtij hadithi më thanë se kuptimi i këtij hadithi nuk kufizohet vetëm për atë që ndryshon formën e vetullave por këtu përfshihet çdo ndryshim që bëhet në ndryshimine fytyrës sidomos nëse kjo bëhet me qëllim të zbukurimit e kështu me radhë. Babai im është mjek i kirurgjisë plastike, specializimi i tij është plastifikimi i hundës, fryerja e fytyrës dhe trupit në përgjithësi. A përfshihet edhe kjo punë në dispozitën e asaj që hollon vetullat. Ndërkaq, a keni mundësi që të më jepni sqarim më të hollësishëm për kuptimin e hadithit!

Përgjigjja:

Hadithi “Ka mallkuar All-llahu atë që shkul, i merr vetullat …” nuk ka të bëjë me kirurgjin plastike dhe këtu nuk lejohet të bëhet analogji. Kurse sa i përket kirurgjisë plastike nëse ajo bëhet për shkak të deformimit në trup atëherë një gjë e tillë lejohet por, nëse kjo bëhet vetëm për shkak që të arrihet ajo që është më e bukur atëherë një gjë e tillë ndalohet me tekst Kur’anor. 

Pyetja:

Hadithi “Kapuni për Sunetin tim dhe për Sunetin e Halifëve të drejtë me dhëmballët” a është i vërtetë sepse nëse ne thellohemi në kuptimin e këtij hadithi del se Halifët e drejtë janë të pagabueshëm. Këtë e them nisur nga aspekti se prej nesh kërkohet që ta ndjekim të Dërguarin e All-llahut ngase ai është njeri i pagabueshëm me tekst Kur’anor “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.” En-Nexhm, 3). Kurse sa i përket Halifëve të drejtë nuk kemi diç që argumenton se edhe ata karakterizohen me një gjë të tillë pasiqë ata janë si të tjerët ka mundësi t’ia qëllojnë dhe të mos tja qëllojnë. Pasiqë është kështu, atëherë si është e mundur që i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi vesel-lem të kërkojë prej nesh që të kapemi me dhëmballë për sunetin (veprimet) e tyre pikërisht njëlloj si për Sunetin e vetë të të Dërguarit, gjë që mund të shkaktojë që ata të ndiqen edhe në rast kur të mos e kenë qëlluar që i gjithë Ummeti (ithtarët e Islamit) të ndjekin këtë gabim të tyrin ku një gjë e tillë është e pamundur për shkak se i Dërguari në një hadith thotë: “Nuk ndodh që Umeti im të kenë konsensus në gabim”. Gjithashtu nuk kemi mundësi të themi se hadithi për të cilin po pyes ka kuptimin se nëse dijetari bën ixhtihad edhe nëse e qëllon edhe nëse nuk e qëllon shpërblehet sepse kjo është e përgjithshme për të gjithë e nuk është vetëm për Halifët e drejtë.

Përgjigjja:

Hadithi është i vërtetë (sahih) i cili përcillet nga Irbad bin Sarijeh e që fillon me këto fjalë: “Na këshilloi i Dërguari i All-llahut me një këshillë nga e cila na u tronditën zemrat ….” Urdhëri që ne të ndjekim ata nuk patjetërson që ata të jenë të pagabueshëm. 

Pyetja:

Jam tridhjetë vjeçarë, kam lidhur kurrorë (nikah) me një femër fetare pa ndonjë kusht. Por, para se të caktojmë ditën e martesës familja e saj kushtëzuan dhe më thanë se vajza e tyre do të punojë në fushën e da’vetit (thirrjes) islame. Unë një gjë të tillë e refuzova për disa arsye private ndër to shkaku i sigurisë dhe se ajo është e re. Njashtu, unë dua që ajo të merret me fëmijët dhe shtëpinë e saj. Si rezultat i refuzimit tim familja e saj duke u bazuar në fetvanë e hoxhanicës së saj kanë kërkuar që unë atë ta shkurrorëzoj. Pra, a duhet që unë ta lëshoj ate dhe a është e drejtë fetvaja e hoxhanicës së saj duke potencuar se ajo është prej kubejsiateve (grup grashë që janë të aktivizuara në çështjen e da’vetit (thirrjes islame të cilat veprojnë në Siri).

Përgjigjja:

Sipas Sheriatit ke të drejtë ta ndalosh gruan tënde nga aktivitetet jashta shtëpisë përveç nëse ka nevojë që ajo t’ia mësojë dikujt prej grave bazat kryesore të Fesë dhe nuk ka dikush tjetër që t’ia mësojë që gjendet në shtëpi. Nëse gruaja apo familja e saj kërkojnë që ti ta shkurrorëzosh ate, ti nuk obligohesh që t’i përgjigjesh kërkesës së tyre njëkohësisht edhe gjykata nuk do të detyrojë për një gjë të tillë. Pra, çështja se a do ta mbash ate apo do ta shkurrorëzosh ngel në duart tua.

Pyetja:

A bën që për shembull, dollari të shitet 60 lira të Sirisë dhe të konsiderohet si plaçkë. Ky mendim është shumë i përhapur te ne në treg duke u mbështetur në fetvanë e një dijetari të njohur edhe pse nuk e di saktësisht se a e ka thënë me të vërtetë këtë gjë ai dijetar.

Përgjigjja:

Mu kjo është fajdeja dhe një gjë e tillë është Haram pa kurrëfarë kundërshtimi. Ndërrimi i valutave duhet të bëhet dorë më dorë si dhe duhet të jetë me çmimin real që e ka dhe çdo shtim ndaj çmimit real është kamatë gjegjësisht ndalohet. 

Pyetja:

Prindi im ka dalë në pension dhe për pensionin ka marrë 60 milion lira të Libanit kështuqë atij i bie që të japë 1milion e gjysëm lira zekat. Por, ai nuk pranon që të japë zekatin dhe mendon se me pagimin e kësaj shume atij pas disa viteve do t’i harxhohet. A ka mundësi që të më ndihmoni që të gjejmë ndonjëfar rruge që ta bindi atë?

Përgjigjja:

Nuk ka nevojë që ti ta detyrosh atë që të bindet. Por, ajo që kërkohet prej teje është që vetëm ta këshillosh. Nëse përgjigjet, mirë, e nëse jo atëherë dënimin e mban vetë ai.

Pyetja:

Jam një djalë që jam qellav. Vazhdimisht kam dashur që të vë flokë artificiale dhe të qëndrueshme në kokë. Por, ajo që më ka ndalë nga ky veprim është ajeti kur’anor ku All-llahu Fuqiplotë thotë: “ … ; fërkoni kokat tuaja, …” El-Maideh, 6). Më jepni fetva për këtë çështje sepse unë jam shumë i shqetësuar me atë se jam qellav dhe dua të vëndoj flokë të qëndrueshme nëse nuk ndalohet dhe nëse nuk prishet namazi siç thonë disa?

Përgjigjja:

Flokët artificiale mund të hiqen gjatë abdestit dhe pastaj të vëndohen . Pra, nuk ka ndonjë pa qartësi.

Pyetja:

Një i ri ka lidhur nikahun me Sheriat (me pëlqim dhe pranim) gjegjësisht sipas kushteve të Sheriatit para një imami por, ende nuk është verifikuar dhe kjo është lënë që të verifikohet ditën e martesës. A lejohet që me këtë kontratë ta shoqërojë ate si grua?

Përgjigjja:

Kjo kontratë është bazamenti që të të lejohet jeta bashkëshortore me te. Kurse çështja e verifikimit (protokolimit) të kontratës është jashta domethënies së kontratës së Sheriatit ku kjo është nevojë shoqërore që të garantohen të drejtat e bashkshortëve.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që djali të merr prej prindit pasuri për atë se i ndihmon në lokalin e tij. Por, prindi nuk i jep aq sa u jep shokëve të këtij të cilët punojnë bashkë me të. Djali mirëmban familjen me një standard të lartë por, frikohet që t’i lyp prindit që mos të hidhërohet. Mendoj se djali është edhe ortak në lokalin e prindit. Si është dispozita lidhur me këtëgjë?

Përgjigjja:

Prindi obligohet ta përmbajë të birin e vetë përderisa ai është i pamundshëm për fitim. Nëse ai punon dhe punon te prindi i vet, atëherë prindi obligohet ta paguajë sikur të tjerët për punën që bën tek ai. Ndërkaq, prindi nuk obligohet që atë ta paguajë me tepër. Kurse nëse është ortak me prindin atëherë prindi obligohet t’ja japë fitimin që i takon.

Pyetja:

A i lejohet gruas së shkurrorëzuar që është në idet (afat i caktuar që duhet të pres gruaja pas shkurrorëzimit) të shkojë në shkollë pasiqë ajo është arsimtare. Njëkohësisht ajo është edhe në diplomim të pedagogjisë. Pra, a i lejohet që të prezentojë në ligërata duke marrë parasyshë se prezentimi është i detyrueshëm duke filluar prej 9 në mëngjez e deri ora 2 pas dite?

Përgjigjja:

Gruas që është e shkurrorëzuar, në kohën e idetit nuk i lejohet që të dalë jashta shtëpisë, përveç në rast nevoje. Pra, nëse kjo punë e saj është e domosdoshme atëherë i lejohet të dalë.