Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me lyerjen me vaj të fikut pikërisht majen e tij përafërsisht 20 ditë para se të piqet me qëllim që të piqet para kohe. Po e potencoj se kjo traditë në vendin tonë praktikohet dhe është temë diskutimi për të cilën gjë nuk kemi mendim të qartë (që na fle zemra) prandaj, e pamë të arsyeshme që të pyesim për këtë gjë një dijetarë për denjësinë e të cilit dëshmojnë njerëzit andaj, vendosëm që t’u drejtohemi juve ngase ju gëzoni autoritet të madh në vendin tonë. Ndërkaq, kur ne bëjmë pemën e fikut me ulli ajo nuk e humb pamjen në atë masë që mund të theksohet kurse, edhe shija e saj e humb shumë pak ëmbëlsinë e saj që e ka sa që disa thonë se e humb e disa jo. Njëkohësisht askush nuk ka deklaruar se një gjë e tillë është e dëmshme për shëndetin.Kështuqë haptazi shitet si fiq i lyer me vaj. Pra, një veprim i tillë a është i lejuar apo është haram?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që të fusim në përdorim asnjë metodë jo natyrale për të shpejtuar bie fjala pjekjen e pemëve, dhënien e ngjyrës apo zmadhimin e tyre sepse një gjë e tillë doemos do të sjell dëm qoftë pak apo shumë. Kjo hyn në mashtrimin e ndaluar.

Pyetja:

Mbështetur në Sheriatin a është e domosdoshme që të merret leje nga pronari i banesës për t’i kthyer gjërat e mija që gjenden në pronën e tij dhe çka bëhet nësë ata nuk janë aty apo gjendën larg për një kohë të gjatë (tre muaj) a ta lë pasurinë time në oborin e shtëpisë së tyre?

Përgjigjja:

Patjetër duhet të kërkohet leje nga pronari i shtëpisë për të hyrë në shtëpinë e tij që t’i marrish gjërat tua që gjenden tek ai. Nëse ti kërkon leje dhe ai nuk të jep leje atëherë ke mundësi të ankohesh në gjykatë dhe gjykata do të merr përsipër nxjerrjen e pasurisë sate nga shtëpija e tij.

Pyetja:

Një person në një bankë të perëndimit mban kartele kreditore të llojit pagim i drejtpërdrejtë për të realizuar ndonjë blerje ose për të tërhequr para nga aparati i këmbimores automatike kështuqë automatikisht vlera e llogarisë së personit hiqet nga llogaria e personit pa ndërmjetësi, pa komision ose pa fajde për bankën ose për kompaninë e sigurimit përderisa veprimi kryhet brenda vendit ku gjindet banka. Por, ka mundësi që po kjo kartelë të përdoret edhe jashta atij vendi për të ngritur para nga aparati i këmbimores elektronike të cilat u përkasin bankave tjera si bankës Islamike kështuqë në këtë rast pronari i karteles merr nga ai aparat valutën vendore të atij vendi nga ajo bankë Islamike (bie fjala të Jordanit) kështuqë vlera e kundërt drejtpërsëdrejti nga llogaria i hiqet me valutë të huaj. Por, gjatë dy ditëve të punës në llogarinë (bankën) e huaj paraqitet një zbritje që është më tepër respektivisht ia kalon vlerës reale të çmimit të këmbimit ku ky dallim konsiderohet si komision që i përmbush banka nga e cila janë ngritur paratë. Kur kërkum sqarim prej një filijale të bankës Islamike të Jordanisë doli se se veprimi i theksuar më lartë është mjet rregullues sikur ajo të jetë dërgesë bankare (xhirim bankar), autorizim i bankës dhe kontratë shërbimi i aparateve, kurse komisioni i tepruar në krahasim me vlerën e valutës së nxjerur prej bankës është karshi shërbimeve për shërbimet. A lejohet sipas Sheriatit që tërheqja ngritja e parave nga llogaria personale te ndonjë banke të huaj (jo islame) në këtë metodë (që u përmend) duke potencuar se edhe bankat që veprojnë me kamatë e ofrojnë të njëjtin shërbim me një dallim në mënyrën e llogaritjes së çmimit të këmbimit? 

Përgjigjja:

Nëse vërtetohet se zbritja që ti e cilësove është për shkak të komisioneve të merituara bie fjala si: për veprimet e dërgesave të parave atëherë një gjë e tillë lejohet. Ndërkaq, krahas kësaj zbritja e cila paraqitet në llogarinë e huaj më e lartë në krahasim me vlerën reale të çmimit të këmbimit (nëse nuk merret në konsideratë si komision dhe shërbim) është çështje diskutimi mes dijetarëve për të cilën gjë dijetarët kanë kundërshtime mes veti pikërisht në problematikën e njohur të Fik’hut: “Daë ve teaxh-xhel” e cila sipas shumicës së dijetarëve nuk hyn në veprimet e fajdeve që janë të ndaluara.

Pyetja:

Kam lexuar atë që ke shkruar në librin: “Sherh el-Hikem el-Ataij-jeh” lidhur me cilësitë e All-llahut dhe se të gjitha ato kanë kuptim real gjë që ky mendim ndryshon nga ai që ke shkruar në librin: “Kubra el-Jekinij-jat” dhe në mësimet tuaja të Akides Islame. Pra, një gjë e tillë a është kthim prej mendimit të parë apo unë e kam kuptuar gabimisht?

Përgjigjja:

Në librin tim “Kubra el-Jekinij-jat” kam sqaruar dy metodat e selefëve dhe të halefëve gjatë spjegimit të ajeteve të cilësive dhe kam qartësuar argumentet e të dy palëve e metodologjisë të cilën ata kanë trasuar dhe kam tërhequr vërejtjen që të mos llogaritet si mospërkatësi e lëshim mendimi i halefëve për atë se ata i komentojnë shumicën e ajeteve të sifateve (cilësive të All-llahut). Por, unë nuk e kam përmbajtur asnjërën ndaj tjetrës. Kurse sa i përket Librit “Sherhu el-Hikem…” aty i jam rekur disa ajeteve si p.sh. ku All-llahu Fuqiplotë thotë: “… Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë …” El-Maideh, 54). Dhe ajetin “… Ai është me ju kudo që të jeni, …” El-Hadidë, 4). Kështu që gjatë spjegimeve të këtyre ajeteve duke u mbështetur në ixhtihadin tim personal kam anuar që këto t’i spjegoj në kuptimin real pa shembëllim dhe përgjasim. Por, duhet të theksoj se ky parapëlqim nuk kundërshtohet me atë që është përmendur në librin “Kubra el-Jekinij-jat” pikërisht justifikimin arsyetimin e të dy metodologjive dhe mbrojtjen e këtyre dy ixhtihadeve.

Pyetja:

Kam dëgjuar prej jush një bisedë rreth tematikës së murtedit (ai që lëshon-braktis Fenë Islame pasiqë ka qenë musliman) në Islam dhe i kuptova aspektet e saj nga ajo se është ligj gjygjësor (d.m.th. kryhet në gjykatë dhe nuk kryhet në mungesë) e kështu me radhë. Por, si do të demantojmë fjalët e atyre që thonë se kjo kundërshtohet me lirinë e të shprehurit (e fjalës) dhe se gjoja Islami dëshiron t’i mbyll gojët e murtedëve se vetë është i dobët?

Përgjigjja:

Kam thënë se shkaku i mbytjes së murtedit sipas shumicës së fukahave (juristëve) është ndërluftimi (hirabeja) sepse shpallja e murtedit për veprimin e vetë dhe mburja e mbrojtja e tij të këtij qëndrimi, të rijë të vetin para njerëzve e gjithë kjo konsiderohet një lloj i rrezikshëm i ndërluftimit (hirabes) që sulmon parimet dhe akiden e Ummetit (popullit). S’këtejmi nuk ka asnjë sistem në botë që nuk lufton lirinë e njeriut duke përdorur ndërluftimin kundër popullit ose ndonjë shoqërisë.

Pyetja:

Në kohen e fundit jam duke vuajtur nga një sëmundje e rrallë e që nuk i gjendet shkak të qartë medicinal. A ka mundësi që kjo të jetë nga mësyshi apo smira? Ndërkaq, me çka më këshilloni lidhur me shërimin me Kur’an si për këtë gjendje? A ka dobi për këtë që të bëj zijaret ndonjë varr të evlijasë, devotshmëria e të cilit është e dëshmuar dhe të bëj aty lutje?

Përgjigjja:

Mësyshi dhe smira janë hak (që ekzistojnë dhe që ndodhin) por, kjo nuk do të thotë se patjetër shkaku i sëmundjes sate është mësyshi apo smira. Shërimi me Kur’an është i ligjshëm dhe veprim i mirë. Por, ajo që nuk e ka vlerën më pak se shërimi me Kur’an është edhe shërimi me sadaka të fshehur për hirë të All-llahut. A nuk ke dëgjuar apo lexuar Hadithin e Pejgamberit: “Shëroni të sëmuarit tuaj me sadaka (lëmoshë)”. Sadaka rasululull-llah sal-lall-llahu alejhi vesel-lem (I Dërguari i All-llahut e flet të vërtetën, bekimet e All-llahut qofshin për të.) 

Pyetja:

Kam një shok të krishterë në Universitet. Jam i interesuar të pyes se a lejohet që unë i pari atë ta përshëndes dhe nëse ai më përshëndetën i pari si t’ia kthej atij, sidomos se ai na përshëndet për festat tona islame?

Përgjigjja:

S’ka ndonjë pengesë që i pari ti atë ta përshëndesish dhe mirë është që atë ta përshëndesish me atë përshëndetje që e ka ai të përditshme. Nëse ai të përshëndet duhet t’ia kthesh bile prej edukatave tona Islame është që nëse kemi ndonjë fqinj ose të afërm të krishterë në raste të fatkeqësive duhet ta ngushëllojmë kurse për rastet e gëzimeve ta përgëzojmë.

Pyetja:

Kam një shok që punon si tagrambledhës në Ministrinë e Vakufit. Ky prej komisionit të vakufit ka kërkuar që t’i sigurojnë një mjet transporti që t’ia lehtësoj atij punën por prej kësaj ka dobi edhe ministria e vakufit. Personi frikohet që këtë ta përdorë për nevoja personale. Pra, a ngarkohet me ndonjë gjynah për një gjë të tillë dhe dispozita e kësaj a ndërron nëse benzinën e paguan nga xhepi i vetë si dhe si do të ishte dispozita e kësaj nëse pagesa e mjetit të transportit merret hua prej Ministrisë së Vakufit të cilën e përmbushën në këste dhe a do t’i lejohej që ky ta përdor atë për punët e veta private ende pa mos e përmbushur komplet pagesën?

Përgjigjja:

Nëse ata që janë përgjegjës për këtë pajtohen për një gjë të tillë dhe e shohin se në këtë gjë ka interes vakufi atëherë nuk ka ndonjë pengesë në këtë.

Pyetja:

Ju lutem të më tregoni ndonjë formulim të posaçëm për atë që dëshiron t’i dërgojë sevapin e leximit të Jasinit të Dërguarit të ndershëm Muhammedit sal-lall-llahu alejhivesel-lem, evlijave, njerëzve të mirë dhe prindërve?

Përgjigjja:

Nuk ka ndonjë formulim të caktuar për t’ja dhuruar sevapet e leximit të Kur’anit Pejgamberit më të zgjedhur Muham-medit sal-lall-llahu alejhi vesel-em. Ajo që merret parasysh është nijeti duke e shoqëruar atë me ndonjë fjalë për ta shprehur atë.

Pyetja:

Jam një vajzë që u përmbahem dispozitave të Sheriatit dhe përpiqem që t’i kryej ato me përpikshmëri. Por, nëna ime nuk ju përmbahet këtyre dispozitave. Unë jam tepër e pikëlluar për atë ngase nuk mund t’i ndihmojë pasiqë ajo nuk pranon fjalët e mija e as të tjerëve kur është fjala për këtë çështje. Kështuqë, ajo me një metodë të butë i ik bisedës duke marrë parasysh se ajo është e zgjuar, intelektuale dhe e shoqërueshme madje ka edhe shoqe të cilat janë të mbuluara. Unë mendoj se arsyeja e saj që nuk dëshiron ajo të pendohet është se All-llahu nuk do t’ja fal gabimet pas gjithë kësaj kohe që ajo e ka kaluar në devijim. Unë nuk di si të veproj sidomos kur më kujtohet fjala e All-llahut ku thotë: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. …” Et-Tahrim, 6). Çfarë të bëj unë dhe a jam unë fajtore nëse ndalem nga këshillimi dhe a obligohem ta këshilloj edhe pse një gjë e tillë mund të shkaktojë që ajo të hidhërohet me mua?

Përgjigjja:

 Ti ndaj nënës sate je e obliguar vetëm ta këshillosh atë me butësi dhe edukatë dhe pastaj edhe të lutesh që ajo të udhëzohet (të bëhet hidajet).

Pyetja:

Kam dëgjuar prej një dijetari se farzi nuk mund të të kalojë pa mos u ngarkuar me ndonjë gjynah të madh. Kështuqë, unë ndonjëherë nuk zgjohem për namazin e sabahut ngase kam gjumë të thellë dhe nuk mundem çdo herë që të mbajë veten kur cingëron zilja e orës për t’u zgjuar në namazin e sabahut kështuqë unë e ndali zilen dhe vazhdojë gjumin pa vetëdije duke thënë se do të zgjohem pas pak dhe kështu por, nuk zgjohem. Kur zgjohem shqetësohem për këtë gjë dhe shumë frikohem nga All-llahu sidomos kur më kujtohet fjala e All-llahut të madhërueshëm ku thotë: “Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm” El-Maun, 4-5). Ajo që është realitet është se unë (me lejen e All-llahut) nuk bëj gjynahe të mëdha dhe jam i kujdesshëm që namazet tjera t’i fali në kohë. Pra, problemi qëndron në atë se unë gjatë gjumit nuk mundem ta këthej vetëdijen. Shpresoj që t’më këshilloni se çka duhet bërë. Po e potencoj se unë vazhdimisht i lutem All-llahut që të më ndihmojë në kryerjen e farzeve (obligimeve) në mënyrë më të kompletuar. Ndërkaq, shpresoj që ju t’më përgjigjeni për atë se sa është e vërtetë ajo se moszgjimi im është i lidhur me ndonjë gjynah tjetër. Njashtu, a është e mundur që njeriu të arrijë atë shkallë që të gjitha farzet t’i ketë të përsosura pa kurfarë përjashtimi edhepse unë falem që nga klasa e pestë e tani jam duke diplomuar në Universitet?

Përgjigjja:

Nuk kam dëgjuar se kalimi i namazit për shkak të gjumit ose të diçkahit tjetër vjen nga ndonjë gjynah që njeriu e ka bërë. Lapsi i përgjegjësisë është i ngritur për atë që është në gjumë derisa të zgjohet. Shlyerja e kësaj që ti të ndodh është që pastaj ta falish atë namaz kaza (pas kohe).