Pyetja:

 A i lejohet muslimanit që të marrë pjesë në “Kenisen” (Parlamentin) çifute duke marrë para sysh se kjo është ajo që legjitimojnë ligjet e cila bën që të forcojë ekzistimin dhe shtypjen e tyre ndaj muslimanëve në vatanin e tyre?

 Përgjigjja:

Me një fjalë pjesëmarrja në anëtarësimin e “Kenises” (Parlamentin çifut) nuk lejohet.

 Pyetja:

Kam ardhur këtu në Londër për të vazhduar studimet universitare. Por, kam një problem se këtu ka dy lloje pagesash për regjistrim në universitet. Nëse ke pasportë evropiane paguan 1000 xhunej në vit kurse nëse nuk ke pasportë evropiane atëherë paguan 7000 xhunej në vit. Ata qëllimisht e kanë bërë kështu që të mos ketë mundësi për t’u regjistruar. Pyetja ime është se: A kam mundësi që të marr një pasportë të falsifikuar dhe t’ua paraqes që të paguaj atë normalen? Por, para se me e ndërmarrë një gjë të tillë dua të di se a lejohet një gjë e tillë apo është haram?

Përgjigjja:

Besoj se ndërmarrja e një dredhie të tillë nuk lejohet. Lus All-llahun që të të largojë nga ajo që All-llahu nuk është i kënaqur me të. Ai që lë diçka për hirë të All-llahut atij All-llahu ia zëvendson me diç më të mirë. Por, pse ti nuk regjistrohesh në Oksford ku sipas njohurive të mia e di se pagesa është 3000 xhunej e kjo është akademi arabe dhe i mirëpret arabët e interesuar.

Pyetja:

Dikush më thërret të hyjë në një organizatë islame. Si më këshilloni?

Përgjigjja:

Nëse ke për qëllim që me organizimin islam të kryesh obligimet islame në mënyrë të rregullt larg kaosit atëherë kjo është ajo që kërkohet sepse Islami urdhëron për organizim dhe na tërhek vërejtjen nga kaosi.

Pyetja:

Dikush pohon se ka pjesë nga flokët e Pejgamberit alejhis-selam dhe se ai këtë herët e ka marrë nga njëri nga shërbetorët e dhomës së parfymosur dhe për këtë ai ka argument. Për mua deri këtu është e pranuar. Por, ajo që më shtynë të habitem është ajo kur ai thotë se kjo kime për çdo vit ritet dhe kështu ai e hap shishen ku gjendet kimja dhe e pret atë që është ritur dhe ia jep dikujt nga banorët e atij vendi duke pretenduar se është nga gjurmët e bekuara dhe në këtë mënyrë këto gjurma janë përhapur te shumë njerëz kështu çdo njëri prej tyre ate që ritet e pret dhe e shpërndanë ku ata poashtu mburren duke thënë se tek ata ka më tepër gjurmë nga këto gjurmë të bekuara. Pyetja ime ka të bëjë me atë se: A është e vërtetë se gjurmët e ngelura të Pejgamberit zgjaten, riten (shtohen) siç pretendojnë këta apo një gjë e tillë është gënjeshtër?

Përgjigjja:

Sot ka prej atyre njerëzve që qendisin gënjeshtra dhe çështjet i paraqesin në mënyrë alarmuese (zmadhuese). Në Fenë e All-llahut nuk ka diçka që kërkohet për t’i besuar ata. Ne besojmë në kërkimin e bereqetit me gjurmët e Pejgamberit të All-llahut, aty ku ka, siç na transmetojnë dijetarët prijës me transmetime të vërteta. Por, nuk shkojmë deri atje sa që trillojmë atë që nuk ka bazë dhe të shkojmë pas fantazistëve dhe dërdëlluesve e llomotitësve.

Pyetja:

Si koment rreth çështjes së sharrjes së sahabëve (shokëve të Pejgamberit)! Kam pyetur një prej shiitëve për shkakun e guximit të tyre për të sharrë shokët më të mëdhenj si: Ebu Bekrin, Omerin dhe Othmanin All-llahu qoftë i kënaqur me ta, e ai mu përgjigj:

1) I Dërguari sal-lall-llahu alejhi vesel-lem e ka mallkuar atë që nuk ka marrë pjesë në ushtrinë e Usame bin Zejdit kurse Ebu Bekri dhe Umeri ishin prej atyre që nuk morrën pjesë në këtë ushtri.
2) I Dërguari i All-llahut Fatimesë i ka thënë se ai që e hidhëron Fatimen më ka hidhëruar mua kurse Fatimeja u ka thënë këtyre dyve se e kanë hidhëruar, kjo gjë do të thotë se ata dy e kanë hidhëruar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem, prandaj, ajo edhe e porositi burrin e saj Aliun që mos t’i lë të prezentojnë në xhenazen e saj.
3) Shiitët përgjegjësinë e abortimit të Fatimes ia ngarkojnë Umerit dhe si rrjedhim i kësaj edhe vdekjen e saj pas një kohe kur ata depërtuan (Omeri dhe Ebu-Bekri) për të kërkuar prej Aliut që të japë besatimin dhe pranimin e Ebu Bekrit për Halife.
Umerit ja zënë për të madhe se ai është që e akuzoi Pejgamberin se është në gjendje të halucinacionit kur i Dërguari kërkoi të shkruajë një shkresë që të mos humbin asnjëherë pas tij. Unë sinqerisht po të them se jam goditur shumë rëndë kur mbeta gojëhapur dhe nuk kisha përgjijgje. A ka mundësi që të na interpretoni këto çështje që të dimë se si t’u përgjigjemi këtyre dyshimeve gjegjësisht kur të paraqiten këto çështje në diskutim me ta!

Përgjigjja:

Nuk është vërtetuar në ndonjë transmetim të shëndoshë se i Dërguari i All-llahut ka mallkuar atë që nuk ka marrë pjesë në ushtrinë e Usames. Ai që e pohon një gjë të tillë është trillues ndaj Pejgamberit. Hulefai rashidinët (kalifët e drejtë) janë prej atyre që janë të përgëzuar me xhennet pa kurrnjëfarë kundërshtimi dhe një gjë e tillë i mbyllë gojët e trilluesve. Obligimi jonë është që ndaj sahabeve të jemi të edukueshëm gjë që nuk nënkupton se ata janë të pagabueshëm por, shkaku i asaj se ne obligohemi të jemi të edukueshëm me sahabet është m’u për atë se i Dërguari i ynë, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesselem na ka obliguar dhe na e ka tërhequr vërejtjen që të mos i ofendojmë sahabët (shokët e tij). A nuk ka thënë i Dërguari i All-llahut: “Keni kujdes, keni kujdes ndaj shokëve të mi, mos i merrni pas meje si mjet (për të realizuar interesat e qëllimet tuaja)”. Thuaj vetes dhe atij që t’i thotë këto fjalë se ty në veprimin e zotëriut tonë, Aliut, All-llahu e lartësoftë atë, ke shembullin më të mirë lidhur me këtë çështje. Pra, a ke dëgjuar që ai të ketë zhvlerësuar (ofenduar) ndonjërin prej këtyre që ti i përmende? A nuk ia dha Aliu besimin e vet Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit? 

Pyetja:

Jam një i ri 24 vjeçar. Elhamduli-lah punoj në mënyrë të rregullt. Por, a më lejohet që të dal jashtë (vendit), që të sigurojë jetën dhe martesën. Unë e di se ju jeni kundër udhëtimit jashtë!

Përgjigjja:

Nëse drejtimi kah shkon nuk të shkakton harame atëherë nuk ka pengesë. Nuk jam kundër udhëtimit jashta siç mendon ty. Si mund të jem kundër ajetit: “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.” El-Mulk, 15).

Por, doemos duhet të përmbushen kushtet për një gjë të tillë gjegjësisht udhëtimi të mos shkaktojë ndonjë haram (të ndaluar).

Pyetja:

Jam inxhiniere e ndërtimtarisë. Tash jam duke kryer magjistraturën. Unë e kam dhënë me qira lejen time për një shumë të caktuar të parave duke mos punuar. Por, byroja e cila me “dokumentin” tim është regjistruar shfrytëzon sipërfaqen e caktuar për mua në arhitektim nga sindikata. Ndërkaq, unë marr një shumë të caktuar për atë që e shfrytëzon dokumentin tim. Andaj, dëshiroj t’ju pyes për shumën që unë e marr a e kam hallall apo haram?

Përgjigjja:

Nëse ana e cila shfrytëzon dhe e përdor për të fituar lejen tënde, pra, nëse kjo anë është kompetente (e aftë) të kryejë projektimet atëherë nuk ka ndonjë pengesë që të japish lejen tënde me qira (pagesë). Por, nëse ajo anë nuk është kompetente (e aftë) atëherë një gjë e tillë nuk lejohet.

Pyetja:

Kemi një vëlla musliman boshnjak e bija e të cilit është martuar me një të krishter kanadez. Babai e ka përzënë, e ka bojkotuar dhe ia ka ndaluar vizitën si dhe përmbajtjen finansiare ndoshta edhe mirazin. Ky prind ju lut që t’i tregoni për dispozitën e Sheriatit dhe cilat janë obligimet në këtë rast si dhe çka duhet bërë?

Përgjigjja:

Kjo martesë pa kurrfarë kontesti është e pavlefshme dhe e pa pranueshme kurse marrëdhënia e saj me të është zina-kurvëri. E drejta e prindit është që të ndalojë bijën e vetë që të mos bjerë në këtë gjë të shëmtuar dhe ta bojkotojë nëse ajo ndërmerr një gjë të tillë.

Pyetja:

Jam një student në një universitet evropjan ku jam detyruar që të marr pjesë në sigurimin shëndetësorë në të cilin të gjithë banorët e vendit marrin pjesë ku në fillim të çdo viti paguaj një shumë parashë dhe pastaj nëse kemi nevojë që të shkojmë te mjeku ose të bëjmë ndonjë kontrollë e analizë gjitha këto i kemi pa pagesë. Pra, a konsiderohet ky sigurim i ndaluar sipas Sheriatit Islam? Nëse lejohet atëherë a ka shteti Islam për obligim ta zbatojë këtë pasiqë siç e dimë harxhimet e mjekimit në vendet islame i mban vet individi? Pyetja e dytë është se: Unë paratë e mia i kam vendosur në bankë sepse ne në këto vende nuk mund të mbajmë me vete para. Por, këto banka për këtë na caktojnë një shumë të fajdes ashtu siç këto prej nesh për këtë pasuri që e deponojmë marrin sigurime të ndryshme, bie fjala si karta bankare, sigurimi i vjedhes etj. Pra, a lejohet që ne fajden që na i japin ta konsiderojmë si zëvendësim për sigurimet që na i marrin nga paratë tona?

Përgjigjja:

Sigurimi shëndetësor brenda kufijve që ti i përmende është i ligjshëm dhe nuk ka ndonjë pengesë. Por, kjo nuk patjetërson që shteti islam ta ketë për detyrë një gjë të tillë.

Kurse sa i përket pyetjes së dytë:

Nuk lejohet që fajdeja të konsiderohet për të përmbushur (paguar) sigurimet kamatore të cilat ti i paguan (i përmbush) sepse fajdeja nuk hyn në pronën tënde në asnjëfarë mënyre. Por, dispozita e fajdes është si pasuria e humbur që nuk i dihet pronari e cila duhet të shpenzohet në interesat dhe nevojat e përgjithshme të muslimanëve.

Pyetja:

Si është dispozita e Fesë rreth disave të cilët pretendojnë se kanë keramete (nderime nga All-llahu) të cilët janë nga sufistët që e rrahën (që shpojnë) veten me shpatë (metale) dhe a lejohet një gjë e tillë?

Përgjigjja:

Të gjithë dijetarët rabbanij (dijetarët që janë të lidhur për All-llahun) siç transmeton Kushejriu në traktatin e tij se të përmbajturit ndaj urdhrave të All-llahut, m’u ajo paraqet keramet. Andaj çdo gjëje pas kësaj iki dhe largoju. 

Pyetja:

Kam një lokal dhe e kam dhënë me qira kurse ai që e morri e ka hapur frizer për gratë. A lejohet një gjë e tillë me Sheriat. Nëse nuk bën atëhërë ato para që i kemi marrë a janë haram duke e patur parasysh se jemi të nevojshëm për paratë që i kemi marrë?

Përgjigjja:

Kjo është një çështje për të cilën ka më tepër mendime. Ka prej dijetarëve si Hanefijtë të cilët thonë se gjynahu bjen mbi qiraxhiun i cili e ka hapur atë lokal me haram kurse pronari nuk e ka shtyrë ta bëjë një gjë të tillë. Kurse ka prej dijetarëve Shafitë që thonë se edhe pronari është pjesëmarrës në këtë gjynah sepse All-llahu në Kur’an thotë: “ … Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në gjynahe e në armiqësi.” El-Maideh, 2). Në rast nevoje ke mundësi të ndjekish ixhtihadin e parë, pra, ate Hanefij.

Pyetja:

Pasurinë që e fitoj nga klubi i internetit a përzihet me haram (a është haram) edhe pse hapja e kësaj kafe interneti është e hapur për qëllime të dobishme. Por, disa të ri hynë nëpër faqe amorale ose bisedojnë me vajza ca biseda që janë jashta kufijve të mirësjelljes, duke potencuar se unë i ndaloj aq sa mundem dhe disa të tjerë argëtohen dhe harrojnë detyrat ndaj kësaj dhe asaj bote?

Përgjigjja:

Përderisa e di se puna yte shkakton që shumë njerëz të shtyjë në haram atëherë ti mban përgjegjësi të haramit bashkë me ta sepse ti ju ndihmon atyre në arritjen e haramit.

Pyetja:

Jam një 23 vjeçar, deshi All-llahu (që shumë e falënderoj) që mua të më kaplojë një dëshirë ndaj dhembshmërisë e mallit dhe bisedave të këndshme të gruas (gjinisë femërore). Por, unë as që jam i martuar as që kam ndonjë shoqe që të ketë mall ndaj meje. Jetoj në botën e burrave. Nuk mund të martohem përderisa nuk kryej ushtrinë. Nuk kam shoqe ngase nuk më jepet rasti e jo se i rruhem asaj. Unë tash po digjem dhe ju pyes që t’më tregoni me çka më urdhëron All-llahu. Unë jam i bindur se kjo punë është nga mëshira e All-llahut dhe do të vijë ndihma e Tij “Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” El-Inshirah, 6).

Përgjigjja:

Ti po flet për etjen nga e cila po vuan dhe nuk flet për ujin i cili ta largon etjen tënde të cilën e gjen nëse drejohesh në rrugën e drejtë e që është martesa. Pse nuk martohesh?! Jam i bindur se mbështetja yte në një shoqe që ta hjek etjen tënde nuk është më lehtë se të mbështetesh në një grua të devotshme e cila do të të ndihmojë të jeshë i dëlirë dhe i pastër. Kërko ndihmë nga All-llahu dhe martohu dhe do të zgjidhet problemi i yt njëkohësisht do të kalojë edhe etja yte.

Pyetja:

A lejohet për një grua të martuar të cilës i janë ndalë menstruacionet (dhe dyshon se është me barrë), 10 ditë që ajo të përdorë barrë për të abortuar atë që ka në barkun e saj për arsye se është e sëmurë (vuan nga kërci në këmbë). Ndërkaq, mjeku ia ka caktuar një barë të cilën nëse e përdor mund t’i ndikojë në barrën e saj që ta deformojë ate?

Përgjigjja:

Nëse nga jeta e barrës nuk ka kaluar 40 ditë atëherë lejohet që të bëhesh shkaktare për të abortuar ate që ke në barrë por, një gjë e tillë është mekruh tenzih (e papëlqyer afër hallallit) por, me kusht që të bëhet me pëlqimin e bashkëshortëve dhe me kusht që abortimi të mos i shkaktojë gruas shtatëzënë ndonjë dëm.