Pyetja:

Kam dëgjuuar prej disa personave se gruja me menstracione dhe ajo që është në lehoni si dhe ai që është xhunub (i papastër) nuk u lejohet që të hyjnë aty ku ka njeri të vdekur që të mos shqetësohen melaqet tek ai. Sa është e vërtetë kjo gjë? Dhe së dyti: a lejohet që personi të bashkojë nijetin e agjërimit për kaza dhe për sunet?

Përgjigjja:

Personat që të kanë thënë atë fjalë janë injorantë dhe gënjeshtarë. Pra, nuk ka kurfarë rreziku që gruaja me menstruacione, gruaja në lehoni dhe xhunubi të hyjnë në dhomën apo vendin ku është i vdekuri përveçse në xhami.

Sa i përket pyetjes tjetër, po, të lejohet të bashkosh nijetin e agjërimit për kaza dhe për sunet por, a e arrinë sevapin e kazasë dhe të vullnetares në të njëjtën kohë këtë e di vetëm All-llahu.

Pyetja:

Sa thithje të qumështit prej ndonjë grua shkakton ndalesën e martesës?

Përgjigjja:

Lidhur me këtë temë merre mendimin që është më i rezervuar dhe dije se një thithje ndalon martesën.

Pyetja:

Jam student në Universitetin Islamik dhe jam duke përgaditur magjistraturën në degën e Akides. Pyes për gjynahun e madh sipas mendimit Esh'arit dhe sipas mendimit Ibadij dhe cilat janë pikat e përbashkëta dhe kundërshtimet midis tyre?

Përgjigjja:

Sipas masës dërmuese (xhumhurëve) dhe selefëve të drejtë gjunahet gjunahqarit i shkaktojnë dënim por, ato nuk e futin atë në kufër (dalje prej Fesë) përveç nëse e bën ndonjë gjunah të madh dhe e konsideron atë si Hallall. Ky nuk është vetëm mendimi i Esharitëve por, është edhe besimi (akideja) i të gjithë selefëve. All-llahu Fuqiplotë në Kur'an thotë: "S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (gjynahin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (gjynahi) i falë kujt do. …" En-Nisaë, 48). 

Pyetja:

Si është dispozita e Islamit që me rastin e hapjes së një xhamije apo shkolle të organizohet festim. Një gjë e tillë a është prej bid'ateve (risive) të mira apo prej të këqijave?

Përgjigjja:

Festimet e tilla janë njëlloj si kongreset, simpoziumet, ligjëratat të cilat mbahen apo bëhen me raste… Pra, këto janë aktivitete shoqërore të cilat bëhen me qëllim të dobisë fetare. Këto nuk hyjnë nën emrin bid'at (risi në Fe) sepse bid'at është futja e diçkahit në Fe e cila nuk është prej saj. Kështu këto kongrese dhe manifestime janë aktivitete shoqërore dhe nuk besohet për këto gjëra se janë punë fetare. Sikur që çdo gjë e re të ishtë bid'at atëherë robat tona, ndërtimet tona dhe gjithë ushqimet tona do të ishin bid'at. Por, kur ne i shikojmë këto (këto manifestime) shohim se këto sjellin e realizojnë dobi e interese fetare andaj, këto hyjnë në atë që dijetarët e quajnë "mesalih murseleh" - interesi i papërcaktuar e i përgjithshëm-publik. 

Pyetja:

Si është dispozita e shkrimit të pjesëve të Kur’anit mbi varre dhe a konsiderohet prej belajave të përgjithshme nëse është mekruh apo Haram?

‍Përgjigjja:

Nëse shkrimi i Kur'anit nuk bëhet në atë mënyrë që të të shtyjë të nënvlerësohesh apo përçmohesh atëherë nuk ka ndonjë pengesë a problem. Pra, shkrimi i ajeteve Kur'anore në rrasat e forta e stabile që nuk ka frikë se rrëxohen në tokë kjo gjë nuk shkakton diç që të nëpërkëmbet dhe nënvlerësohet andaj, nëse kjo nuk sjell dobi lexuesve së paku nuk është një gjë që dëmton Fenë dhe as një dispozitë apo bazë të Fesë.

Pyetja:

Si është fetarisht fjetja në fytyrë?

Shpenzoj para nga të hyrat e mia dhe kam blerë një gjerdan me qëllim që të tuboj pasuri për të ardhmen. Si është dispozita e kësaj florie?

A ndalohet këmbimi i florisë me flori?

A lejohet ndërprerja midis namazit farz dhe sunetit me bisedë apo diçka tjetër?

Përgjigjja:

Së pari: mënyra e asaj fjetje është mekruh i lehtë (tenzih).

Së dyti: Dispozita e florisë që ti e deponon është se për atë duhet të japish zekat ….

Së treti: Këmbimi flori me flori nëse janë të barabartë në peshim dhe nëse bëhet këmbimi dorë në dorë, lejohet përndryshe një gjë e tillë ndalohet.

Së katërti: Bile është Sunnet të bëhet ndërprerje midis namazit farz dhe nafiles që falet pas me ndonjë fjalë siç është Sunnet edhe të ndërrohet vendi.

Pyetja:

Si është dipozita e Sheriatit që nusja natën e nusnisë të vëndojë thonjë dhe qerpikë artificial me qëllim zbukurimi dhe me dijen e burrit të saj? Ky veprim a hynë në atë që ndalohet e që është lidhja e gërshetave të huaja duke marrë parasysh se materiali i përdorur i thonjëve dhe qerpikëve është plastik dhe përdoret vetëm për një herë. Ndërkaq, nusja është prej atyre që u përmbahet rregullave Fetare dhe elhamduli-lah është fetare.

Përgjigjja:

Lidhur me këtë pyetje jam përgjigjur nga ixhtihadi im e All-llahu e di më së miri:

Përderisa thonjtë dhe qerpikët artificial nuk janë të ngjitur e të qëndrueshëm (stabile) por, ato janë si vathët dhe qaforet gjegjësisht vehen dhe hiqen, atëherë ate që unë mendoj se nuk ka ndonjë pengesë në përdorimin e tyre nëse ato përdoren me lejen e burrit apo me kërkesën e tij. Ndërkaq, nuk mund të thuhet se këto duhet krahasuar (bërë kijas (analogji)) në dispozitën e asaj që bën lidhjen e bishtave të huaja dhe kështu edhe këto të jenë Haram (të ndaluara). Them kështu sepse lidhja e flokëve dhe shkulja e vetullave e të ngjajshme hyn në çështjet "teabudijeh" (adhuruese, me zbatimin e të cilave tregojmë adhurim ndaj All-llahut). Ndërkaq, sipas masës dërmuese të dijetarëve çështjet që janë të llojit "teabudijeh" për to nuk vlen përdorimi i kijasit (analogjisë). 

Pyetja:

Jam një grua 32 vjeçare. All-llahu Fuqiplotë më udhëzoi kur isha 19 vjeçare, pikërisht kur isha në studime në Bejrut. Atje kisha bërë një jetë të tërbuar pasiqë jam edukuar në shtëpi të nënave të nderit kurse ju e dini më mirë se çfarë personalitete vijnë në këto shkolla… Kam bërë shumë gjëra të këqija por, All-llahu Fuqiplotë më ndihmoi dhe unë u pendova dhe fillova që të pijë nga lumi i besimit me një dëshirë të flaktë e të pa përshkruar. Shumë djem kanë kërkuar që të fejohen me mua por, unë e zgjodha atë që është më i ulët për nga pasuria dhe shkolla sepse unë tek ai gjeta kujdes në zbatimin e urdhërave. Pasiqë pyeta për të u lidha me të edhe pse babai im në fillim ishte kundër por, kur ai pa se unë kam pranuar një gjë të tillë edhe ai u pajtua. Por, për fat të keq pas lidhjes së kurrorës doli se ai ishte më larg nga e gjithë ajo që kërkoja unë por, unë nuk mundesha që të kthehem prapa dhe u martova me të. Kështu filloi mjerimi dhe pasiqë kaluan tetë vite unë më nuk mundesha që ta vazhdoj jetën me të, e lash burrin me të cilin kam një vajzë e cila tani i ka gjashtë vite e gjysëm kurse nga shkurrorëzimi kanë kaluar një vit e gjysëm. Shkurtimisht kjo ishte tragjedia ime. Ndërkaq, tash më unë nuk mundem të mendoj që të lidhem me çdo njeri qoftë dhe atë për dy shkaqe: shkaku i parë, është se nëse unë pranoj atëherë ai do të ma marrë vajzën dhe shkaku i dytë, është se unë nuk mundem t'i besoj askujt prej burrave e sidomos këtyre që duken si të kujdesshëm ndaj Fesë pasiqë unë mendoj se ata e shfaqin Fenë kurse në brendi fshehin gjëra tjera të çuditshme! Por, duhet të theksoj se ndonjëherë ndjej nevojë që dikush të jetë pranë meje pasiqë babai ka ndërruar jetë dhe nuk kam vëlla. Problemi tjetër lidhet me vajzën time pasiqë unë jam nëpunëse në një shkollë Islame dhe puna ime është edhe verës edhe dimrit, kur kthehem në shtëpi të familjes sime ku edhe aty jetoj bashk me nënën dhe motrën time që ende është e re pasiqë falem, drekosi dhe kryej disa obligime shtëpiake e unë e lodhur vajza ime e kalon kohën në televizor apo me lojat e saja kurse unë ndjehem se i jam ndër hak edhepse çdo ditë premtoj se do ta ndërroj këtë gjë por, edhe ditët që vijnë janë si ato të parat. Unë shumë jam e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga kjo që e përjetoj dhe nuk di si të veproj!

Përgjigjja:

Lus All-llahun Fuqiplotë që të të dhurojë një burrë të mirë të të ndihmojë që të realizosh një jetë të lumtur private dhe të të ndihmojë në edukimin e bijës sate me një edukatë shembullore. Unë ta tregoj rrugën më të shkurtër që të shpëton nga kjo huti e ajo është shpeshtimi i lutjeve ndaj All-llahut me plotë përulje dhe sinqeritet e sidomos në kohën para sabahut (në kohën e syfirit). Vazhdo të trokasish këtë derë dhe do të gjesh atë që do të të gëzojë inshaell-llah. Njashtu, edhe unë do të të shoqëroj ty inshaell-llah duke u lutur me përkushtim në “derën” e All-llahut Fuqiplotë.