Pyetja:

Dëshiroj të martohem sepse fitneja sapo vjen e po shtohet. Por, nuk kam punë stabile dhe as të mjaftueshme. A është më mire që unë të gjejë punë që të përgatitem për martesë apo të martohem dhe All-llahu është Ai që do të më pasuroj siç theksohet në disa ajete. Ndërkaq, nëse unë nuk lidhem me martesë a do të thotë kjo se unë nuk kam besim në All-llahun?

Përgjigjja:

Nëse beson premtimin e All-llahut ku thotë: " …Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjith;dijshëm." En-Nur, 32). Martohu e Al-llahu do të begatojë me atë që ke nevojë. Por, nëse besimi yt është i dobët në All-llahun atëherë zgjedh për vete ate që dëshiron.

Pyetja:

A lejohet që të nxirren të vdekurit muslimanë dhe në atë vend të ndërtohet një park duke potencuar se numri i varreve nuk është i vogël?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që varrezat që janë vakuf të shëndrohen në park apo në diç tjetër dhe nuk di se për këtë gjë ka ndonjë kundërshtim midis dijetarëve.

Njëkohësisht, nuk lejohet edhe në atë tokë që janë varosur të vdekurit që datojnë nga pas Islami përveç në rast nevoje të madhe.

Pyetja:

Një grua ka dhuruar një tokë për t'u ndërtuar aty xhami. Por, pas vdekjes së saj disa përgjegjës së familjes së saj në atë vend ndërtuan një divan në të cilën ulen në rastet familjare. Kurse mbi divanin ndërtuan një xhami dhe atë që ka nevojë xhamia si VC të cilat i ndërtuan poshtë. Pra, këtë punë që ata e bënë a është veprim i arsyeshëm me Sheriat. Nëse nuk është punë e arsyeshme me Sheriat atëherë çfarë të bëjnë tash pasiqë nga ndërtimi i kësaj xhamie dhe këtij divani kanë kaluar disa vite?

Përgjigjja:

Nëse pronare e asaj toke ka qenë ajo grua dhe ajo e ka dhuruar me qëllim që të ndërtohet xhami ose ka lënë testament për një gjë të tillë atëherë ndërtimin e divanit që e kanë bërë është padrejtësi dhe grabitje, kështuqë padrejtësia dhe grabitja duhet të eliminohen sado që të kishte kaluar kohë. Njashtu, nuk lejohet që divani të përdoret për diç tjetër përveç se për xhami sepse nuk lejohet përdorimi i tokës së grabitur.

Pyetja:

Jam mjekeshë dhe jam e interesuar të dij për këto:

1) Ndonjëherë detyrohem që pacientes t'i bëj kontrollë të brendshme, a duhet që ajo të lahet (të merr gusëll) e nëse është në muajin e agjërimit a i prishet agjërimi?

2) Të ardhurat e mija janë të ulëta dhe me mund të madh bëj pagesën e ujit, rrymës, telefonit dhe të hajes e pijes bile ende nuk kam mundësi që të ndihmohem me ndonjë sekretareshë ose të blej ndonjë veturë. Por, unë kam një shumë parashë në bankë që i mbaj si rezervë kështuqë nëse unë jap zekatin për to ato gradualisht do të harxhohen. Pra, a kam të drejtë që dhënien e zekatit ta bëj me kontrolla të pacienteve që janë të varfura e të nevojshme?

3) Prej asaj shume që e kam në bankë më vjen një përqindje e caktuar a më lejohet që nga ajo përqindje të bëj mbulesën e tatimeve vjetore?

4) Si është dispozita e shitjes së shtazëve të gjalla me matje njashtu edhe dashin e bajramit të gjallë?

Përgjigjja:

1) Vetëm me atë kontrollë ajo nuk obligohet që të lahet (merr gusëll). Por, agjërimi i prishet andaj ajo obligohet të bëj kaza atë ditë duke agjëruar edhe një ditë tjetër.

2) Nëse shuma e deponuar arrin nisabin (shuma e caktuar me të cilën obligohet të jep zekat) 93 gr ari karati 21 (sipas Hanefijve 100gr ari, vër e përkth.) atëherë secilin vit obligohesh të nxjerrish zekatin. I Dërguari i All-llahut thotë: "Pasuria nuk pakësohet me dhënien sadaka (lëmoshë)”.

3) Nuk lejohet që dhënien e zekatit ta bësh nëpërmjet kontrollave pa pagesë sepse zekati kufizohet me po atë pasuri për të cilën duhet të jipet zekat.

4) Fajden e shumës së deponuar nuk ke të drejtë ta pronësosh por, dispozita e saj është si e pasurisë së humbur që nuk i dihet pronari, ajo vihet në interesin e përgjithshëm të muslimanëve.

5) Po, lejohet shitja e kafshëve të ngjashme me matje. 

Pyetja:

Kam huazuar një shumë të parave dhe pas një kohe kur desha t'ja kthej huadhënësit ai kërkoi prej meje që t'ja këthej duke i krahasuar me valutë të huaj d.m.th. një shumë të shumëfishtë. Shpresoj që të ma tregoni dispozitën e Sheriatit lidhur me këtë gjë?

Përgjigjja:

Nëse ti prej atij ke huazuar lira të Sirisë atëherë ti obligohesh po ato t'ja këthesh. Përveç nëse huadhënësi kur t’i ka dhënë të ka kushtëzuar që atëherë t’ja këthesh atë shumë në dolarë apo në ndonjë valutë tjetër e ti ke pranuar një gjë të tillë. 

Pyetja:

Punoj me tregëtimin e të lashtave (nahut, bathë dhe grurë) dhe blej përafërsisht 50 tonë e ndonjëherë edhe më tepër në kohën ë të korrava kur edhe çmimi është i ulët dhe pastaj unë e deponoj derisa të ngritet çmimi dhe pastaj e shes me çmimin e tregut dhe me mundësinë që t’i ulet çmimi edhe sipas ofertës dhe kërkesës. Pra, një gjë e tillë a konsiderohet si një lloj monopoli dhe a ka në të ndonjë dyshim?

Përgjigjja:

Nëse çmimi i këtyre të lashtave e të tjerave ngritet për shkak të deponimit tënd dhe të tjerëve sikur ti atëherë m’u ky është monopoli e që është prej gjunaheve të mëdha. 

Pyetja:

Cilat janë kushtet që duhet plotësuar për të qenë i denjë për të dhënë fetva?

Pyetja e dytë është: a lejohet që mjetet e ndryshme të informimit të përdoren pa marrë parasysh se sa ato u përmbahen atyre duke u paraqitur në ato thirrësit ose dorëshkrimet e tyre nëpër revista dhe gazeta?

Përgjigjja:

Së pari kërkohet dituri të bujshme lidhur për atë çështje që jep fetvanë dhe e dyta kërkohet sinqeriteti i plotë ndaj All-llahut Fuqiplotë.

Kur është fjala për përdorimin e mjeteve të ndryshme të informimit përgjigjja është: po, përdorimi i tyre për përhapjen, njoftimin dhe thirrjen në Islam është i lejuar.

Pyetja:

A thua vurja e kravatës është e ndaluar dhe e dyshimtë?

Përgjigjja:

Në zbukurimin me kravatë nuk ka ndonjë Haram apo dyshim përveç nëse me të ke për qëllim imitimin e pabesimtarëve në veshjen e tyre atëherë nuk është vetëm kravata e ndaluar por edhe palltoja, pantalonet, këmisha dhe këpucët me model të huaj. Pra, të gjitha ato bëhen Haram nëse ke për qëllim që t’u përgjasosh atyre në modelet që i kanë prerë ato. Por, unë mendoj se ti me veshjen e tyre nuk ke për qëllim përgjasimin e tyre.

Pyetja:

Si është dispozita e Islamit që femra të merr trashëgiminë sipas ligjit pozitiv. A konsiderohet një gjë e tillë mohim i ligjit të All-llahut pasiqë për një gjë të tillë ka tekst të qartë? Dhe a lejohet trashëgimia midis jo muslimanit dhe muslimanit? Qëllimi a e arsyeton mjetin?

Përgjigjja:

Për bazë merret ajo që gjykon ligji i All-llahut, gjegjësisht atë që urdhëron All-llahu Fuqiplotë e jo ligjin të cilin e kanë përpiluar njerëzit. Në bazë të kësaj, femrës nuk i lejohet të marrë më tepër se ajo që është e caktuar me Sheriat përveç nëse të gjithë trashëguesit ia falin dhe me kusht nëse në mesin e tyre nuk ka ndonjë që është i mitur.

Pyetja:

Një grua i ka patur dhëmbët e dëmtuar andaj, ato i ka ndërruar me artificial. Por, burrit të vetë për këtë gjë nuk i ka treguar as gjatë fejesës e as kur e kanë lidhur kurrorën e as tash, edhepse disa i ka ndërruar pas kontratës së nikahut por, nuk është biseduar për një gjë të tillë. Pra, një gjë e tillë a konsiderohet prej të metave që gruaja duhet burrit t’i tregojë gjatë lidhjes së kurrorës dhe me çka na këshilloni në këtë moment?

Përgjigjja:

Sikur të më konsultoje lidhur me këtë gjë para lidhjes së kontratës së nikahut do të të tregoja se e fejuara duhet ta njoftojë të fejuarin për një gjë të tillë. Por, pasiqë martesa është kryer dhe kanë filluar të ndërtojnë familje, në këtë rast gruaja le të heshtë dhe të shpresojmë që familja të vazhdojë në mbrojtjen e All-llahut. Domethënë gruaja t’i lajmrojë burrit për situatën e saj para lidhjes së kurrorës është përforcim dhe siguri për ndërtimin e familjes prandaj, edhe kërkohet një gjë e tillë. Kurse, nëse ajo e lajmëron burrin për një gjë të tillë pas kontratës së nikahut një gjë e tillë shkakton shkatërrimin e familjes andaj, një gjë e tillë nuk duhet.

 Pyetja:

A lejohet që të flasim me fjalët e Kur’anit Kerim dhe me fjalët e Sun-netit të Pejgamberit kështu që këto t’i përdorim gjatë konteksteve të bisedave tona normale bie fjala motrës sime e cila ka trilluar një rrenë t’i them “…ke bërë një punë shumë të keqe! Oj motra e Abudit, babai i yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pa moralshme!” etj. Pra, këto t’i përdorim me kuptimin gjuhësor që e kanë e jo me kuptimin që kanë në Sheriat pasiqë këto fjalë në gjuhën arabe kanë qenë para se Sheriati t’i caktojë si terme dhe kuptime të Sheriatit. Këtë gjë ta përdorim duke mos patur për qëllim talljen dhe t’i zëvendësojmë me ato fjalë popullore?

Përgjigjja:

Të shprehurit për kuptimin që sillet në kujtesën tënde dhe ato t’i shprehish me formulim Kur’anorë duke mos i falsifikuar ato ose zbukuruar me fjalë tjera jashta Kur’anit është e ligjshme dhe punë e mirë por, me kusht që kuptimin që e ke në kujtesën tënde të jetë po ai kuptim që shpreh edhe formulimi Kur’anor. Bie fjala: “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.“ El-Israë, 27).

Kurse të përdoret konteksti si “shërbim” d.m.th. konteksti Kur’anor të përdoret për një kuptim tjetër që nuk ka zbritur për të atëherë një gjë e tillë është e ndaluar siç e kanë theksuar juristët Islam bie fjala: duke i thirrur shokët në tryez për të ngrënë u thua: “(E u thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.” El-Hakkah, 24).