Parashtrohet pyetja:

Lufta që zhvillon Perëndimi kryqtar kundër botës islame – a është luftë për hakmarrje, a lufte për shkak se islami të krishterëve u mori popujt dhe qytetet, ose këtë lufte kundër islamit e bën për shkaqe të tjera?
Siç shihet nga fjalët e udhëheqësve të Perëndimit, ata luftojnë islamin për disa shkaqe të tjera... 

Ata (Perëndimi) islamin e shikojnë si një murë të fortë i cili qëndron i patundur dhe përballon mbizotërimin dhe shfrytëzimin e mbarë botës nga ana e tyre:

Ata e shikojnë islamin si të vetmin murë para kolonializimit:

Lorens Braun thotë:
„Islami është i vetmi murë që përballon kolonializimin evropian“ (Marrë nga libri „Et-tebshir vel-isti’mar“, f. 184)

Gladston, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, thotë:
„Derisa Kur’ani ekziston në duart e myslimanëve, Evropa s’do të ketë mundësi që të sundojë në Lindje (vendet arabe)“ (Marrë nga libri „Islami në udhëkryq“, i autorit Muhammed Esed, f. 39)

Me rastin e njëqindvjetorit të kolonializmit francez në Algjeri, një udhëheqës francez në Algjeri tha:
„Përderisa algjerianët lexojë Kur’anin dhe flasin gjuhën arabe, ne kurrë s’do të mund të ngadhënjejmë, pra, detyra jonë është që këtë Kur’an arab ta shkulim nga ata sëbashku me gjuhën arabe nga goja e tyre.“ (Marrë nga revista „El-menar“, nr. 9, 11, viti 1962)

Ata islamin e shohin si një mur përball ndikimit komunist:

Në faqet e para të gazetës së përditshme prokomuniste „Kizil Uzbekistan“ të Uzbekistanit, në numrin 22 të vitit 1952, redaktori i saj shkruan: „Është e pamundur që në një vend ta themelojmë dhe ta përforcojmë komunizmin përderisa nuk e shkatërrojmë përfundimisht islamin“. (Marrë nga libri „El-Islam vet-tenmijetul-Iktisadijjeh“, i autorit Xhak Ostri, f. 56)

Ata islamin e shohin si një mur që pengon përhapjen e fesë katolike dhe ua bën të pamundur kolonialistëve të sundojnë botën islame.


Njëri nga misionarët thotë:
“Forca e fshehtë e islamit është në atë se ajo qëndron si shkëmb, si një pendë mbrojtëse përballë përhapjes së fesë së krishterë. Ajo bëri që vendet e nënshtruara nga katolicizmi t’i përulen islamit”. (Marrë nga libri „Xhudhurl-Bela’“, f. 201)

Në një artikull që botoi revista „El-Alemul-Islamij“, e cila përkrah misionarizmin (e krishterë), Isaja Boman thotë: „S’ka ndodhur asnjëherë që një popull i krishterë ta pranojë islamin e pastaj të kthehet dhe të bëhet katolik“. (Marrë nga libri „Et-tebsir Vel-Isti’mar“ i autorëve Halidij dhe Ferruh, f. 131 botimi i katërt.)

Në intervistën e tij me revolucionarët algjerianë, Hrushçovi thotë: „Islami është ai që e ruan karakterin revolucionar, për arsye se është fe e popujve të dobët, fe e popujve revolucionarë, fe e cila gjithmonë urrehet dhe luftohet nga Evropa kryqtare“. (Marrë nga libri „El-Kaumijjeh Vel-gazvul-Fikrijj“, f.88)

Ata islamin e shohin si të vetmin rrezik që i kanoset stabilizimit sionist dhe Izraelit:

Ish-kryeministri izraelit, Ben Gorion, thotë: „Frikën më të madhe ia kam paraqitjes së ndonjë Muhammedi të ri në botën arabe“ (Marrë nga revista „El-kalifatil-Islamijj“, viti 1955, numri i javës së dytë të muajit të katërt.)

Një oficer egjiptian, i cili më 1948 ra në duart e jehudëve, tregon se komandanti i ushtrisë jehude e thirri në zyrën e tij dhe me të bisedoi me fjalë të ëmbla dhe lajkatuese. Kur oficeri egjiptian e pyeti se pse nuk e kanë sulmuar fshatin Sur Bahir (ky fshat gjendet afër Kudusit), komandanti uli kokën, heshti një kohë të gjatë dhe tha: „Do të përgjigjem haptazi. Nuk e kemi sulmuar këtë fshat për shkak se në të gjendet një forcë e madhe e përbërë nga vullnetarët fanatikë mysimanë“. I habitur nga kjo përgjigje, oficeri menjëherë e pyeti:
- Mirë, po ç’ka në të? Ju keni sulmuar vendet ku forcat e tyre kanë qenë më të mëdha dhe në gjendje më të vështirë?

Komandanti çifut iu përgjigj: „Atë që thua ti është e saktë, mirëpo ne pamë se ata (vullnetarët fanatikë myslimanë) ndryshojnë nga luftëtarët e rregullt. Ata janë krejt tjetër. Lufta tek ata s’ishte detyrë që kryhet sipas urdhrave, por ajo ishte hobi. Ata hidheshin në luftë me entuziazëm, me dashuri të flaktë e të marrëzishme. Ata u ngjanin ushtarëve tanë që luftojnë me një besim të madh për mbrojtjen e Izraelit.

Megjithatë ka një dallim të madh: ushtarët tanë luftojnë për formimin e një shteti të vet ku do të jetonin, kurse ata (vullnetarët myslimanë) luftojnë që të vdesin, ata vdekjen e presin me dëshirë të flaktë. Prandaj t’i sulmosh këta njerëz do të thotë të rrezikosh jetën. Sulmi ndaj tyre është si sulmi i një pylli plot egërsira. Aventura të tilla të tmerrshme nuk duam. Përveç kësaj nëse e kryejmë një sulm të tillë është e mundur që edhe vendet tjera të veprojnë si ata e të na e prishin çdo gjë dhe më në fund ta realizojnë qëllimin e tyre“.

Oficeri egjiptian, i habitur nga kjo përgjigje, shtron një pyetje tjetër që ta kuptojë shkakun e vërtetë që frikësonte jehudët, e kjo ishte: „Tregoma qartë të vërtetën, çfarë ishte ajo që i shtyn ata të duan aq shumë vdekjen dhe të shndërrohen në një forcë të përhershme dhe guximtare që përballon çdo gjë?“

Komandanti iu përgjigj instinktivisht me këto fjalë: „Zotëri oficer, ajo është feja islame“. Pastaj filloi të belbëzojë dhe u mundua që ta fshehë përgjigjen duke i thënë: „Për fat të keq atyre s’u është dhënë rasti, si ty, që ti studiojnë mirë çështjet dhe të jenë syçelë për gjendjen reale të kësaj bote, të lirohen nga fantazia dhe nga dredhitë e atyre që bëjnë tregti me fenë dhe bëhen fli e asaj se goja islami ua premton parajsën pas vdekjes“. Dhe vijon:
“Ata fanatikë myslimanë janë nyja a pengesa për paqen për të cilën duhet punuar së bashku. Ata janë rreziku më i madh për çdo përpjekje që bëhet në drejtim të marrëveshjes të pastra dhe të mira midis nesh”.

Më tej vazhdon komandanti, duke u munduar që oficerin egjiptian ta shtyje kundër atyre vullnetarëve myslimanë, dhe i thotë: „Paramendo, more zotëri, rreziku i tyre s’është vetëm yni, ai është edhe i juaji. Prandaj, siç shihni, situata në vendet tuaja s’mund të stabilizohet përderisa nuk shkatërrohen këta dhe nuk u ndërpriten britmat e tyre dhe thirrjet për xhihad dhe që kanë dëshirën për të rënë shehid në luftë për hir të Zotit. Një logjikë e tillë bie në kundërshtim me kohën tonë,me shekullin njëzet, me shekullin e shkencës, me organizatat e ndryshme, me opinionin publik dhe me të drejtat e njeriut“.

Komandanti izraelit e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: „Zotëri oficer, mbetem mjaft i lumtur nga ky takim dhe jam i gëzuar që zhvilluam këtë bisedë të hapur me ty. Dëshiroj që në të ardhmen të takohemi dhe në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore që s’do të na e turbullojnë ata fanatikë myslimanë, të cilëve mendja u rri vetëm te xhihadi dhe dëshira për të rënë shehid për hir të Zotit“. (Marrë nga revista „El-muslimun“, numri i parë muaji 6, viti 1963 (me pak shkurtime).)

Ata e shohin se ekzistimi i Izraelit varet nga shkatërrimi i myslimanëve të fortë dhe të paluhatshëm në pikëpamje fetare:

Autori sionist, Epril Bugar, në librin e tij „El-ahdu Vessejf“ (Koha dhe shpata), që u botua në vitin 1965, thotë: „Izraeli që nga fillimi është formuar mbi parimin se arabët një ditë patjetër duhet të shpejtojnë e të bashkëpunojnë me të. Për t’u mundësuar ky bashkëpunim duhet të pastrohen të gjitha elementet që ushqejnë ndjenjat armiqësore kundër Izraelit në botën arabe, që janë të prapambetura e që paraqiten te prijësit fetarë dhe hoxhallarët“. (Marrë nga libri „El-Islamu Vel-mu’terekul-hadarij“, f. 28 i autorit Omer Behauddin El-emirijj, viti 1968.)

Me rastin e zgjedhjes së Xhimi Karterit president i ShBA-ve, Isak Rabini tha:

„Problemi i popullit hebraik është se feja islame vazhdon ta luajë rolin armiqësor dhe ekspansionist. Do të kalojë dhe një kohë e gjatë që islami s’do të heqë dorë nga shpata“. Këto fjalë i përcollën të gjitha agjencitë telegrafike botërore. (Marrë nga revista kuvajtiane „El–Muxhtema“, nr. 324, 9 nëntor 1976.)
 
Marrur nga libri:
"Qëndrimet e perëndimit ndaj Islamit dhe Muslimanëve"
E mërkurë, 22 Korrik 2009 14:25