Ata (Perëndimi) nuk e shohin islamin vetëm si mur përballë dëshirave a pretendimeve të tyre, por besojnë dhe janë të bindur se ai (islami) është rreziku i vetëm kundër tyre dhe shteteve të tyre. 1. Lorens Braun thotë:

„Udhëheqsit tanë na frikësonin nga popuj të ndryshëm, mirëpo ne, pas të gjitha provave, s’gjetëm asnjë arsye për këto rreziqe. Na frikësonin nga rreziku i hebrenjve, nga rreziku i japonezëve të verdhë dhe nga rreziku bolshevik. Megjithatë ne e kuptuam se hebrenjtë janë shokët tanë, bolshevikët komunistë janë aleatët tanë, kurse sa u përket japonezëve, ka shtete të mëdha demokratike që e kanë marrë përsipër t’rrinjë përballë.

Ne e gjetëm dhe e pamë se rreziku i vërtetë për ne gjendet në islam, në mundësinë e tij për ekspansionizëm e nënshtrim dhe në vitalitetin e tij të ndjeshëm“ (Marrë nga libri „Et-tebshir Vel-isti’smar“, i autorit Lorens Braun, vëll. 8, f.148)

2. Në këtë rast do ta përsëritim fjalën e Gladstonit:

„Përderisa ky Kur’an gjendet në duart e myslimanëve, assesi s’do të ketë mundësi që Evropa të sundojë në Lindje (vendet islame) dhe vetë të ketë paqë dhe qetësi“. (Marrë nga libri „Islami në udhëkryq“, i autorit Muhammed Asad, f. 39)

3. Orientalisti Gardner thotë: 

„Është forca e fshehtë e islamit ajo që e frikëson Evropën“. (Marrë nga libri „Et-tebshir vel-isti’mar“, f. 36)

4. Ish-ministri francez i Punëve të Jashtme, Hanoto thotë:

„S’ka vend mbi sipërfaqen e tokës nëpër të cilën s’ka kaluar islami e të mos jetë përhapur në to. Kjo është feja e vetme që njerëzit janë prirur ta pranojnë, fe e cila ua tejkalon feve të tjera“. (Marrë nga libri „El-fikrul-Islamijul-hadith Vesiletuhu Bil-isti’maril-garbijj“, f. 18)

5. Albert Moshdar thotë:

„Kushedi? Ndoshta kthehet ajo ditë kur shtetet e Perëndimit do të jenë të kërcënuar nga myslimanët që do të zbresin nga qielli për ta luftuar botën për të dytën herë dhe në një kohë të përshtatshme. Dhe vijon:

Unë s’jam paralajmëtar, mirëpo shenjat që sinjalizojnë për këtë mundësi janë të shumta... dhe assesi s’do të ketë mundësi, as me bomba atomike e as me raketa, të ndalet lëvizja e tij. Myslimani është zgjuar, ka filluar të thotë se ja ku jam, s’kam vdekur dhe assesi s’pranoj që pas kësaj dite të jem vegël që do ta dirigjojnë e do ta kurdisin shtetet e mëdha dhe agjentët e tyre” (Marrë nga libri „Përse gjithë kjo frikë nga islami“, i autorit Xheudet Seid.)

6. Isa Boman, në një artikull që e botoi revista misionare (katolike) me emrin „Bota Islame“, thotë:

„Botën perëndimore duhet ta shqetësojë një pjesë frike nga islami, ngase për këtë frikë ka shkaqe... Një nga këto është se qysh prej kohës kur u shpall islami në Mekë, numri i myslimanëve s’është pakësuar, por ithtarët e tij vazhdimisht shtohen. Nga shkaqet e frikës është dhe ajo se një prej kushteve të kësaj feje është dhe xhihadi (lufta për hir të All-llahut xhel-leshanuhu – vër. E përkth.).“

7. Antoni Natinxh në librin e tij „El’arab“ shkruan:

„Qysh prej kohës kur Muhammedi i bashkoi simpatizuesit e vet, në fillim të shekullit të shtatë gregorian, ai bëri hapin e parë për përhapjen fesë islame, prandaj bota perëndimore duhet ta llogaritë islamin si një forcë të gjithmonshme dhe të madhe që na rri përballë nëpërmjet Mesdheut”. (Marrë nga librat „SHBA-të dhe bota perëndimore“, i autorit Viliam Paulk dhe „El-koumijjeh Vel-gazvul-fikrij“, f. 42) 

8. Salazari në një konferencë shtypi deklaroi:

„Rreziku i vërtetë që i kanoset qytetërimit tonë vjen nga myslimanët, të cilët këtë do ta arrijnë kur do ta ndërrojnë rendin botëror“. Ndërkohë njëri nga gazetarët ndërhyri me fjalët: „Siç e shohim, myslimanët janë zënë me mosmarrëveshjet dhe konfliktet midis tyre“. Kurse ai tha: “Frikësohem se mund të dalë ndonjë nga ata që mosmarrëveshjet e tyre do t’i drejtojë nga ne” (Marrë nga libri „Xhundullah“, i autorit Said Havva, f. 22)

9. Një nëpunës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në vitin 1952 thotë:

„Me sa shoh unë komunizmi s’është rrezik për Evropën, rreziku i vërtetë që na kërcënohet neve në mënyrë të tërthortë e të egër është islami. Pra, myslimanët përbëjnë një botë të pavarur nga bota jonë perëndimore. Ata kanë trashëguar pasuri të veçantë shpirtërore e kulturore dhe një qytetërim të zhvilluar. Pra, atyre u takon t’i formojnë shtyllat e një bote të re, pa e shkrirë personalitetin e tyre qytetëruese shpirtëror në qytetërimin e Perëndimit. Kur ata do ta përgatitin fushatën e prodhimtarisë industriale me shumicë, atëherë do t’ia bartin botës trashëgiminë e tyre të çmueshme kulturore e qytetëruese, kështu që duke u përhapur kjo në botë, do të fshihen themelet e qytetërimit perëndimor dhe do të bëhen pronë e muzeve historike. Ne francezët, gjatë sundimit tonë në Algjeri, u munduam t’ia marrim dinjitetin këtij populli mysliman, mirëpo rezultati i këtyre mundimeve tona të mëdha qe dështim i plotë.

Bota islame është një vigan i lidhur, një vigan i cili s’e ka treguar vetveten krejtësisht. Ai është i habitur, i dëshpëruar, ai e urren atë që është i nënshtruar e i prapambetur. Dëshiron të ketë një ardhmëri më të mirë dhe liri të madhe... vetëm se këtë dëshirë e shoqëron përtacia dhe mosmarrëveshja.

Prandaj ne kemi për detyrë që botës islame t’ia japim atë që do, përveç mundësisë që ta ngrenë prodhimtarinë industriale e teknike. Nëse këtë nuk mund ta realizojmë (që myslimanin ta lëmë të prapambetur, e vigan të lidhur me zinxhirë të injorancës dhe të kompleksit) ta dini se ne atëherë do të pësojmë dështim fatal, kështu që nga bota arabe dhe energjitë islame do t’i kanoset Perëndimit rreziku i madh që do të përfundojë me zotërimin e qytetërimit të tij si udhëheqës i botës.” (Marrë nga libri „Xhundull-llah“, f. 22)

10. Në librin e tij „Bota bashkëkohore arabe“, Moro Pjerzer thorë:

„Frika jonë nga arabët dhe interesimi ynë për ummetin arab s’është për atë se tek ata gjendet me shumicë nafta, por për shkak të islamit. Duhet luftuar islamin që ta pengojmë bashkimin e arabëve, se kjo do të formonte një forcë të madhe, të shoqëruar gjithmonë me forcën e islamit, me lartësinë dhe me përhapjen e tij“.

Islami ne na frikëson kur shohim si përhapet me lehtësi në kontinentin e Afrikës. (Marrë nga revista „Roz El-jusuf“, e botuar më 29.6.1963)

11. Ish-ministri francez i Punëve të jashtme, Hanoto, thotë:

„Megjithatë se ne i mundëm dhe ne i nënshtruam myslimanët, prapëseprapë mbetet rreziku nga zgjimi i të nënshtruarve që u lodhën nga fatkeqësitë që ua përgatitnim atyre, për arsye se energjia dhe vendosmëria e tyre ende s’është e qetësuar e s’është e shuar...” (Marrë nga libri „El-fikrul-islamijjul-hadith...“, f. 19)

12. Me rastin e çlirimit të Algjerisë, njëri nga orientalistët e famshëm në Madrid mbajti një ligjëratë me temë: „Përse u munduam të ngelim në Algjeri“... Çështjes që shtrohet si pyetje, ai i përgjigjet me një sqarim të gjerë. Rezimeja e saj është kjo:

Ne nuk angazhuam gjysmë milion ushtarë për verën e Algjerisë, as për shkretëtirat dhe as për ullirin e saj... Ne e quanim veten beden të Evropës që rri ballë lëvizjes dhe përparimit të islamit, që algjerianët dhe vëllezërit e tyre myslimanë mund t’i realizojnë nëpërmjet Mesdheut për ta rikthyer Andaluzinë (Spanjën e sotme), që e humbën dikur, e të hynë në zemrën e Francës dhe t’ia mësyjnë me një luftë të re Buate që do ta fitonin dhe do ta fitonin Evropën e dobësuar. Kështu ata do ta realizonin ëndrrën që kishin umevitët për shndërrimin e Mesdheut në një vend të pastër islam. Për këtë luftonim në Algjeri. (Marrë nga revista „El’Ejjam“, viti 1963.)

13. Në fillim të muajit nëntor të vitit 1974, me rastin e vizitës qa ia bëri Izraelit ministri francez i Punëve të Jashtme, Sofaniarku, dhe takimit të tij me udhëheqësit izraelitë e pasi që u takua në Bejrut me kryetarin e Organizatës Çlirimtare Palestineze, Jaser Arafatin, Radio-Londra transmetoi atë që ndodhi në mbledhjen e fundit midis udhëheqësve Izraelitë dhe Sofaniarkut, si dhe kritikat drejtuar politikës franceze kinse Franca qëndron në anën e arabëve se është kundër Izraelit dhe përkrah palestinezët, kurse vet ministrin Sofarniak e sulmuan për atë se ai është takuar me Jaser Arafatin. Lidhur me këtë ministri francez u hidhërua dhe atyre iu drejtua me fjalët: „Zgjedhni njërën nga të dyjat, ose pranoni Organizatën Çlirimtare Palestineze, ose xhihadin që arabët do të shpallin kundër jush... Për çudi Radio-Londra nuk e përsëriti transmetimin e këtij lajmi. Këtë lajm po ashtu nuk e emetoi asnjë nga vendet arabe.

Prandaj Franca kur qëndron në anën e arabëve, këtë e bën nga frika se po zgjohet xhihadi në shpirtin e myslimanëve dhe ata i shpallin luftë qytetërimit perëndimor, gjë që çon në shkatërrimin e Perëndimit dhe zgjimin e myslimanëve nga gjumi. Ja, pra, arsyeja që shtyn Francën të lidhë kontratë paqeje me ata (arabët) dhe pse thërret që edhe vendet tjera të bëjnë të njëjtën gjë“!

14. Me rastin e hapjes së festivalit botëror islam në Londër, Radio-Londra, më 10.4.1976, në lajmet e mëngjesit, theksoi:

„Në Perëndim zotëron ideja se në qoftë se krishterimi nuk e ndërron qëndrimin e vet ndaj islamit dhe nuk bashkëpunon me të për ta zhdukur të keqen dhe prapësitë ekzistuese, pra duke mos e quajtur islamin burim sherri, atëherë duhet ditur se në të ardhmen nuk do të ketë shenja ardhmërie të lumtur për krishterimin dhe për gjithë botën“.
 
Marrur nga libri:
"Qëndrimet e perëndimit ndaj Islamit dhe Muslimanëve"
E hënë, 27 Korrik 2009 08:49