Luftërat e kryqëzatave armiqësore po vazhdojnë ende...andaj edhe marrëdhëniet e Perëndimit me ne (myslimanët) bazohen në këtë. a) Politika amerikane ndaj nesh gjithashtu harton plane në këtë bazë: 

Eugen Rusto, kryetari i Seksionit për planifikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Amerikës dhe ndihmësministër për Punë të Jashtme të Amerikës, po njëherit edhe këshilltar i kryetarit Xhonson për çështje të Lindjes së Mesme deri në vitin 1967, thotë: “Duhet ta kuptojmë se mosmarrëveshjet që egzistonjë mes nesh dhe popujve arabe nuk janë mosmarrëveshje midis shteteve dhe popujve, por ato janë mosmarrëveshje mes qytetërimit islam dhe atij të krishterë. Grindjet dhe mosmarrëveshjet midis myslimanëve dhe të krishterëve janë të ndezura qysh nga shekujt e mesëm dhe këto vazhdojnë ende në forma të ndryshme. Ja, siç shihet, islami është nënshtruar Perëndimit, edhe trashëgimia islame - trashëgimisë krishterë qysh para një shekulli e gjysmë.”

Ai më tutje vazhdon duke thënë: 
“Historia vërteton se Amerika është pjesë përbërëse e botës perëndimore, e filozofisë, e besimit dhe sistemit të saj, e kjo e bën atë të ketë qëndrim kundërshtues ndaj botës lindore islame, e cila me filozofinë dhe besimin e saj përfaqëson fenë islame. Amerika s’ka rrugëdalje tjetër përveç se të ketë qëndrim të tillë, të jetë në anën e kundërshtarëve të islamit, të jetë në radhët e botës perëndimore dhe në anën e shtetit sionist (Izraelit), për arsye se ajo (Amerika) nëse vepron ndryshe bëhet antipati e gjuhës, e filozofisë e kulturës dhe ndërmarrjeve të veta.”

Pra, Rusto-ja përcakton se qëllimi kolonialist në Lindjen e Mesme është shkatërrimi i qytetërimit islam, ndërsa formimi i shtetit hebraik (Izraelit) është një pjesë e këtij plani dhe se me këtë s’nënkuptohet asgjë tjetër përveç se vazhdimi i luftërave armiqësore të kryqëzatave.(Marrë nga libri„Ma’reketu El-Masir“, f. 87,94)

b) Luftimet e kryqëzatës VIII i udhëhoqi Lanby:

Paterson Smith, në librin e tij „Jeta e Krishtit...“ thotë: „Luftërat e kryqëzatave pësuan humbje, por pas kësaj vjen ndodhia e hatashme kur Britania dërgoi një ekspeditë luftarake të kryqëzatave të teta, e cila në këtë luftë ngadhënjeu. Ndërsa ekspedita nën udhëheqjen e Lanbyt, që ishte kundër Kudusit gjatë Luftës së Parë Botërore që ekspedita e kryqëzatave të teta dhe njëherit e fundit.“ (Marrë nga revista „Et-Taliah El-Kahirijjeh“, artikulli i Viliam Sulejmanit, dhjetor 1966, f. 84)

Prandaj revistat britanike në faqet e tyre ekspozonin fotografitë e Lanbyt dhe ndër to shkruhej fjala e njohur, të cilën e tha me rastin e çlirimit të Kudusit: 

“Sot përfunduan luftërat e kryqëzatave“.

Revistat britanike botuan gjithashtu edhe një lajm tjetër, ku bëhej me dije se ky qëndrim i tillë s’është vetëm qëndrim i tij, por ai është edhe qëndrim i mbarë politikës britanike, ku thuhej: „Loyd Xhorxhi, ministër i Punëve të Brendshme i Britanise, në Parlamentin britanik e përshëndet gjeneral Lanbyn për suksesin që korri me ekspeditën e fundit të luftërave të kryqëzatave që Xhorxhi këtë ekspeditë e quajti lufta e tetë e kryqëzatave.“

c) Francezët janë kryqtarë:

Kur gjenerali Goro fitoi luftën që zhvillohej jashtë Damaskut kundër ushtrisë „Mejselun“ (myslimane), ai shkoi te varri i Salahuddin Ejubiut që ndodhet afër xhamisë „El-Umevijj“, e qëlloi varrin e tij me shqelm dhe tha: „Ja, ne u kthyem përsëri, o Salahuddin“. (Marrë nga libri: „El-Kaumijjeh vel-Gazvul-Fikrijj“, f. 84)

Z. Bido, ministër i Punëve të Jashtme i Francës, me fjalën e tij vërteton se francezët janë kryqtarë. Kur disa nga deputetët të Parlamentit francez e vizituan dhe kërkuan prej tij që ta ndërpres luftën që zhvillohej në Marakesh (Maroko), ai u përgjigj me këto fjale: „Kjo luftë është luftë midis gjysmëhënës (myslimanëve) dhe kryqit“(Marrë nga libri: „Me’satu Marakish“, i autorit Rom Roland, f. 310)

ç) Partia „El-Ketaib“ dhe „Shem’un“ luftën e Libanit e konsiderojnë luftë kryqtare:

Në faqen e parë të gazetës prolibaneze „El-amel“ politikën e së cilës e mbikëqyr Pjer El-xhumejl, figuron materiali me titull: („Lajmet e fundit nga lufta e kryqëzatave“).

d) Në vitin 1967 pas rrënjës së Kudusit:

Randolf Çerçili thotë:
Nxjerrja e Kudusit nga dominimi i myslimanëve ishte ëndërr e të krishterëve dhe jehudëve së bashku; as gezimi i të krishterëve s’ishte më i vogël se i jehudëve. Pas rrënjës së Kudusit në duart e jomyslimanëve, Sinagoga (kisha) e jehudeve miratoi disa vendime, si, bie fjala, të bashkëngjitet Kudusi i myslimanëve me Kudusin e jehudëve, të pamundësohet në çdo mënyrë rikthimi i tij me ndonjë marrëveshje midis myslimanëve dhe jehudëve në të ardhmen.

e) Sionistët njëlloj thonë:

Në vitin 1967 forcat izraelite depërtuan në Kudus dhe, kur ushtarët jehudë u grumbulluan rreth një muri ku vajtohej, filluan së bashku me Moshje Dajanin të brohorasin duke thënë:

“Kjo është një për një, kanë për qëllim për betejën e Hajberit... Sa mire që bëmë, ua kthyem hakun e luftes së Hajberit... Vini kajsinë mbi mollën, se feja e Muhammedit iku e shkoi...
Muhammedi vdiq... La pas tij vajza...”


E gjithë kjo e shtiu poetin Muhammed El-Fejturij që të shkruajë një poezi të bukur, kushtuar Pejgamberit tonë, Muhammedit alejhisselam:

Zotëriu im...
Për Ty qofshin lëvdatat, bekimet dhe paqja...
nga një ummet i humbur...
të cilin qytetërimi i shkatërrimit dhe i errësirës e hodhi kudo dhe sido...
Zotëriu im...
Prej asaj kohe kur detin e ndalëm me pendë...
e kur vumë midis nesh kufij...
vdiqëm...
dhe mbi ne e shkelën bagëtia jehude... 
(Marrë nga libri „Esh-sha’bu vel-Erd“, vëll. I, f. 34, 76)

ë) Izraeli e shfrytëzoi kryqëzatën e Perëndimit:

Para luftës së Kudusit, me 1967, ithtarët e Izraelit organizuan në Paris një demonstratë, nën parullat e së cilës ecte edhe Zhan Pol Sarti. Në këto parulla edhe në sëndukët për ndihmë vullnetare Izraelit shkruhej vetëm një urdhër me dy fjalë:
“Vritni myslimanët!” Në këtë mënyrë u rrit entuziazmi i kryqtarëve perëndimorë. Francezët vetëm për katër ditë grumbulluan ndihma vullnetare prej një mijëmilionë frankash... Izraeli shtypi kartela ku shkruhej “Humbja e gjysmëhënës”, 
 
Marrur nga libri:
"Qëndrimet e perëndimit ndaj Islamit dhe Muslimanëve"
E enjte, 16 Korrik 2009 08:47