Ai që ndjek historinë e marrëdhënieve midis Perëndimit dhe popujve myslimanë mund të vërejë në shpirtin e tij një urrejtje deri në shkallë çmendurie. Kjo urrejtje (në shpirtin Evropës) shoqërohet me një frikë të tmerrshme nga islami.

Kjo frikë e kjo urrejtje po të ishin vetëm ndjenje individuale, s’do të merreshim me të, por derisa këto dukuri janë ndër faktorët qenësore që shuajnë qëndrimet e qytetërimit perëndimor ndaj popujve myslimanë sa u përket çështjeve politike e ekonomike, madje edhe në këtë kohë, atëherë qëndrimi ynë si të mos jetë krejt tjetërfare.

Sipas fjalëve të udhëzuesve të tyre vërtetohet se Perëndimi dhe qytetërimi i tij me të gjitha format e veta kombëtare dhe politike kanë një qëndrim të pandryshueshëm ndaj islamit; ata mundohen ta shkatërrojnë islamin dhe në mënyrë të pamëshirshme t’i zhdukin popujt myslimanë nga faqja e dheut.

Islamin u munduan ta shkatërrojnë në luftërat e kryqëzatave të tmerrshme, mirëpo ushtritë që sulmuan vendet islame humbën me miliona njerëz. Andaj filluan të planifikojnë që sërish të ngrihen e të na sulmojnë me ushtri moderne dhe me ide të reja... kurse qëllimi ishte po ai – shkatërrimi i islamit me rrënjë...

Kur ushtari i tyre vishte uniformën dhe përgatitej për të ardhur të kolonizojë vendet islame thoshte me zë të lartë:

Oj nënë...
vazhdo të lutesh... dhe mos qaj... 
përkundrazi, qeshu dhe shpreso... 
unë shkoj në Tripoli...
me plot bindje dhe me shumë gëzim...
do ta derdh gjakun për të zhdukur 
këtë ummet të mallkuar (myslimanët).... 
do ta luftoj fenë islame...
do të luftoj me gjithë forcën time
për zhdukjen e Kur’anit...


(Marrë nga libri „Elkaumij-jeh Vel-gazvulfiqrijj“ f.208)


Korrën fitore ato ushtri (kryqëzatat) urrejtëse që udhëhiqeshin nga prijësit me te këqij ndaj myslimaneve qe njeh historia... i masakruan myslimanët derisa i shkatërruan... 

Me ndihmën e udhëheqësve të tyre ushtritë e Perëndimit korrën fitore.
Pra, ç’bënë këto ushtri?...

I përdhosën e i rrënuan xhamitë duke i shndërruar ato në kisha, i dogjën bibliotekat e myslimaneve, kurse më në fund i masakruan edhe vetë popujt islamë.

Të lexojmë se ç’kanë shkruar vetë autorët e tyre rreth torturave dhe mizorive që u bëheshin, a u bëhen myslimaneve. Këtu do jepen vetëm disa shembuj nga vendet e ndryshme të botës islame:

1. NË ANDALUZI (SPANJË):

Dr. Singrid Honeke thotë:
Më 2 janar të vitit 1942 kardinali „De Pedro“ ngriti kryqin te sheshi i kuq, në kështjellën mbretërore të familjes Nasirite. Ky ishte lajmi për mbarimin e pushtetit Islam në Spanjë.

Me përfundimin e këtij pushteti humbi ai qytetërim i madh, i cili u shtri mbi Evropë gjatë mesjetës. Për një kohë të shkurtër krishterimi i respektonte kontratat për paqe me myslimanët, mirëpo pastaj filluan të zbatonin planin që kishin hartuar prej më parë për shkatërrimin dhe zhdukjen e myslimanëve, të qytetërimit dhe kulturës së tyre.

Ua ndaluan myslimanëve fenë e tyre islame duke i detyruar ta lënë atë fe, ua ndaluan përdorimin e gjuhës, të emrave e të veshjes arabe. Kush e kundërshtonte këtë, digjej për së gjalli pasi t’u shtrohej mundimeve të rënda. (Marrë nga libri „Elkaumijjeh...“ f.174 )

Kështu, u asgjësuan miliona myslimanë në Spanjë dhe s’mbeti asnjë besimtar që do ta shprehte fenë e vet islame.

Po si janë dënuar (myslimanët)?

A keni dëgjuar për gjyqet e inkuizicionit?... Nëse jo, atëherë në vijim do t’ju njoftojmë për to.

Katër shekuj pas rënies së Andaluzisë, në vitin 1808 Napeleon Bonaparta dërgoi një ekspeditë ushtarake në Spanjë me urdhër që të ndalojë gjyqet e inkuizicionit.

Njëri nga oficerët francez tregon se çfarë ndodhi gjatë kryerjes së këtij misioni:
„Ia mësymë një manastiri për ta kontrolluar, sepse kishim dëgjuar se aty gjendej gjyqi i inkuizicionit. Mundi ynë gati na shkoi huq. Duke kërkuar t’i gjejmë këto vende ekzekutimi, ne kontrolluam të gjitha zyrat, hyrjet dhe tavanet, por nuk gjetëm asnjë shenjë që fliste për këtë gjyq. Gjatë kontrollimit të këtyre zyrave, priftërinjtë betoheshin dhe vërtetonin se ajo që ishte përhapur qe vetëm një akuzë e pabazë. Edhe kryeprifti pohoi se ai dhe shokët e tij janë të pafajshëm, duke ulur kokën dhe zërin, kurse sytë filluan gjati t’i lotojnë. Urdhërova ushtarët ta braktisin këtë vend. Ndërkohë gjenerallejtënanti „Delyl?“ tha: Pritni pak. Dhe shtoi: A më lejon mua gjeneralkoloneli që t’i tregoj se aksioni ende s’ka përfunduar?! I thashë atij se ne e kontrolluam manastirin dhe s’gjetëm në të asgjë të dyshimtë. Pra, ti ç’do?! Ai tha: Dëshiroj t’i kontrolloj bodrumet e këtyre zyrave , sepse zemra më thotë se aty qëndron e fshehta. 

Priftërinjtë filluan të na shikojnë të shqetësuar. E lejova që t’i kontrollojë. Ai urdhëroi ushtarët që t’i heqin qilimat e bukur të çdo zyre e të hedhin ujë. Derisa ne shikonim ujin, papritmas pamë se në njërën nga zyrat dyshemeja filloi ta thithte atë. Delyli brohoriti nga gëzimi dhe tha: Ja ku është dera! Nga kjo kuptuam se e fshehta u zbulua. Ne pamë se ajo ndodhej te njëra pjesë e zyrës, e cila hapej në një mënyrë interesante me anë të një qarku të vogël që gjendej afër këmbëve të kryetarit të manastirit.

Ushtarët filluan ta thyejnë derën, ndërsa fytyrat priftërinjve u bënë dyll të verdha.

Kur u hap dera, pamë disa shkalle që çonin në tokë. Mora një qiri të madh mbi një metër që të kishte shërbyer për ndriçimin e ndonjë fotografie të kryetarëve të gjyqit të inkuizicionit të mëparshëm. Sapo fillova të zbres shkallëve, njëri nga priftërinjtë jezuitë ma hodhi dorën mbi supe duke më thënë: Biri im; mos e merr këtë qiri me dorën tënde, të përlyer me gjak të vrarësh, sepse ai është i shenjtë. I thashë atij: Or ti, dorës sime s’i takon të prekë qirinjtë tuaj të përlyer me gjakun e të pafajshmëve do ta shohim cili prej nesh është i fëlliqur dhe vrasës mizor!

Zbrita shkallëve poshtë. Oficerët dhe ushtarët më ndihmonin me shpatat në dorë. Kur arritëm në fund të shkallëve pamë befas një dhomë katërkëndëshe të madhe, e cila ishte vend ekzekutimi. Në mes gjendej një shtyllë mermeri, në të cilën kishte një rreth ku kapeshin zinxhirët me të cilën lidheshin të dënuarit.

Para kësaj shtylle gjendej tavolina ku ulej kryetari i gjyqit të inkuizicionit si dhe gjyqtarët që dënonin të pafajshmit. Pastaj u nisëm drejt dhomave që zinin një vend të madh. Aty ndëshkoheshin dhe masakroheshin trupat e viktimave.

Në to pashë atë që rrëqeth trupin, paralizon jetën edhe shqetëson shpirtin.

Në to pamë dhoma të vogla në formë të trupit të njeriut. Disa prej atyre ishin horizontale e disa vertikale. Ai që vendosej në dhomat vertikale, burgun e bënte duke qëndruar ashtu deri në vdekje. Edhe ai që burgosej në horizontalen, ashtu i shtrirë mbetej deri në vdekje. Trupat e tyre rrinin në këtë burg të ngushtë, derisa bëheshin pluhur e u binte mishi nga eshtrat dhe më në fund i hanin krimbat. Por të mos mbetur aty era e keqe e të vdekurve, kishin bërë dritare të vogla që çonin jashtë. Në këto dhoma gjetëm skelete njerëzish që ende ishin të lidhur në zinxhirë.

Të burgosurit ishin burra e gra. Më i vogli prej tyre ishte 14 vjeçar, kurse më i madhi 70 vjeçar. Ne arritëm të shpëtonim disa nga të burgosurit që ishin të gjallë e me pak shpirt.

Disa prej tyre ishin çmendur nga dënimi i rëndë. Gjithë të burgosurit ishin të zhveshur, prandaj ushtarët tanë u detyruan të zhvishnin palltot për t’ua dhënë atyre.
I nxorëm në dritë pak nga pak që të mos verbëroheshin. Ata qanin nga gëzimi dhe ua puthin duart dhe këmbët ushtarëve që i shpëtuan nga ai dënim i tmerrshëm. Këto ishin pamje që bënin të qaj edhe gurin edhe drurin.

Pastaj ua mësymë dhomave të tjera, ku përsëri pamë atë që rrëqeth trupin. Aty gjetëm veglat e tmerrshme për mundim. Disa shërbenin për thyerjen e eshtrave të trupit të njeriut; ky dënim fillonte pjesë-pjesë, me thyerjen e eshtrave të këmbëve, të kraholit, të kokës dhe të duarve. Kështu vazhdonin derisa tërë trupi të thyhej dhe eshtrat e thyer të përzihen me gjakun dhe mishin. Në këtë mënyrë kanë vepruar me të burgosurit e pafajshëm.

Pastaj gjetëm një sënduk në formë të kokës së njeriut, që shërbente për kokën e të burgosurit. Pasi t’ia lidhnin duart dhe këmbët, i bënin një vrimë (sëndukut), për të lëshuar nga një pikë uji në çdo minutë. Shumica e të burgosurve çmendeshin nga ky lloj dënimi dhe ashtu pritnin vdekjen.

Ndër mjetet ndëshkuese gjetëm edhe një mekanizëm në formë arkivoli, në të cilën motoheshin thika të mprehta. Pasi e shtinin aty njeriun (të gjallë), ia mbyllnin kapakun me thika të mprehta dhe kështu trupi i viktimës therej copa-copa.

Po ashtu gjetëm edhe një mjet si çengel me të cilin i shkulej gjuha të dënuarit, ose me të ua shkulnin gjinjtë femrave. Femrave ua pritnin gjinjtë edhe me thika.

Gjetëm edhe një kamxhik hekuri me gjemba që shërbente për rrahjen e të burgosurve të zhveshur, gjersa u copëtoheshin eshtrat dhe u ndahej mishi“ (“Gjyqet e inkuizicionit“ i dr. Ali Madh-her, marrë nga libri „Et-Te’assub Vet-Tesamuh“ i prof. Muhammed El-Gazali, shkurtimisht në f. 311- 318)

Këtë dënim pësonin grupet e krishtera që ishin kundër dogmave të kishës katolike. Vallë si ka qenë dënimi ndaj myslimanëve?... Pa dyshim edhe më i rreptë e më i tmerrshëm.

2. GJYQET E INKUIZICIONIT NË VENDET ISLAME

Gjyqet e inkuizicionit, si duket, u bartën në vendet e botës islame në mënyre që me ndihem e udhëheqësve dhe kriminelëve t’i nënshtrojnë dhe t’i mposhtin popujt myslimanë. Mua (autorit) më ka treguar një dëshmitar që me sytë e tij ka parë qartë dhe shumë mirë disa lloje dënimi që në disa vende islame janë kryer kundër dijetarëve dhe muxhahidinëve. Ai më ka thënë: „Pas një dënimi të rëndë, xhandarët një ditë duke na rrahur me kamxhik na dërguan nëpër burgje. Xhelatët na thanë se duhet të përgatitemi për një ditë më të rëndë. Të nesërmen na urdhëruan që menjëherë të dalim jashtë. Ne aq sa mundëm me gjithë forcën tonë u shmangeshim kamxhikosjeve të xhelatëve që ishin shumë më tepër se ne.

Më në fund, na ndalën në një rrafsh shkretëtire nën rrezet e diellit përcëllues, ku kishte një sasi të madhe qymyrguri, të cilën rojtarët përpiqeshin pa ndërprerë që ta ndezin. Afër zjarrit ishte një dërrasë e kryqëzuar e cila qëndronte në tri këmbë. Dikur qymyrguri mori zjarr e flakë. Befas dëgjuam sharje që vinin prej së largu. Kur e kthyem kokën pamë 5 xhelatë që sillnin një të ri. Disa prej nesh e njihnin atë, quhej Xhavid Han Imamij, një ndër dijetarët e atij vendi.

Pas kësaj dëgjuam lehjet e qenve të tërbuar që me zërin e tyre mbushën tërë atë horizont, pamë 10 xhelatë që kishin me vete 2 qen të mëdhenj. Siç kuptuam, ata 2 qen s’i kishin ushqyer dy ditë me radhë. Xhelatët e afruan Xhavidin afër zjarrit. Ai i kishte sytë të mbyllur me një leckë të trashë.

Ne të gjithë shikonim me habi. Ishim mbi njëqind, kurse rojtarët mbi 150 veta. Ata ishin të armatosur gjer në dhëmb. Papritmas Xhavidit iu afruan 10 rojtarë dhe e ulën mbi tokë. Në prehrin e tij vunë një trekëndësh dërrase. E lidhën fortë për të, ashtu që të mos kishte mundësi të shtrihej, pastaj e hodhën mbi prushin e kuq. Ai lëshoi një britmë të tmerrshme dhe u alivanos.

Pothuaj të gjithëve na ra të fikët. Dëgjoheshin brimat tërheqëse dhe kutërbimi i mishit të djegur të trupit të tij. Fatmirësisht unë s’e humba vetëdijen, por çirresha si ndonjë i çmendur duke parë vazhdimin e kësaj ndodhie që ishte më tronditës se fillimi.

E morën Xhavidin e alivanosur, ia zgjidhën zinxhirët dhe e kryqëzuan në një dërrasë kryqe. Pasi e lidhën për të mirë e mirë, ia afruan dy qentë e uritur, ua hoqën turizat dhe i lëshuan. Ata filluan ta zhvatin mishin e pjekur të shpinës se Xhavidit. Fillova të mos ndihem mirë, u bëra si i xhindosur kur dëgjova psherëtimën që lëshoi Xhavidime zë të ulët... Ai qe gjallë kur qentë e hanin mishin e tij. Pas kësaj, e humba vetëdijen...

Kur erdha në vete, dëgjova zërin tim të çoroditur që thërriste: Xhavid... Xhavid.. Të hëngrën qentë, o Xhavid... Xhavid... Vëllezërit (myslimanë) që ishin me mua në burg, ma lidhën kokën me gjithë gojën me një leckë që të mos dëgjonin xhelatët zërin tim dhe të më gjente ajo që e gjeti Xhavidin ose Shahan Hanin, i cili u godit nga sëmundja e histerisë. Pastaj morën dhe ia vunë sipër një fuçi të mbushur përgjysmë me zall dhe kështu Xhavidin e hiqnin zvarrë mbi tela me gjemba të lidhur horizontalisht, kështu që pas copëtimit të mishit të tij, ai vdiq duke thënë: All-llahu Ekber... All-llahu Ekber... All-llahu Ekber është më i Madh... O ju zullumqarë (mizorë) ne do t’ju mposhtim patjetër.

Pastaj më ra të fikët përsëri.

Kur i çela sytë, pashë veten në një spital. U befasova shumë kur pashë ambasadorin e shtetit tim duke më ndejur te koka. Ai më tha: si je, a je mirë? Insha-allah do të shërohesh. Sikur të mos ishte i huaj, nga ky vend s’do të kisha mundësi të shpëtoja... U habita kur më pyeti: Të betohem në All-llahun, tregomë kush ishte ai që ia thirrje emrin. I tregova çdo gjë. Fytyra e tij zuri të zverdhej dhe për pak t’i binte të fikët.

Ende pa e përfunduar bisedën me të, policia interesohej për mua. Afër krevatit tim u afrua një polic dhe urdhëroi që menjëherë të largohesha nga ky vend. Ndërmjetësimi i ambasadorit që t’i vazhdoja shërimet në spitale pa sukses. Më nxorën dhe më çuan te një anije, e cila më dërgoi në limanin e vendit tim. Isha me tesha të spitalit dhe s’kisha asnjë dokument që të vërtetonte identitetin tim. Sa arrita telefonova një familje. Kur më panë për të parën herë, s’më njohën. Më dërguan në një spital aty afër, ku qëndrova 3 muaj duke qarë pa ndërprerë. Më në fund me ndihmën e All-llahut u shërova...

Biseda e tij u mbyll me këto fjalë:
Mbeti ta dish se drejtori i burgjeve ishte jahudi (hebre), kurse përgjegjës për dënimet ishte një gjerman nazist i përbetuar që ishte i çuar nga shteti i tyre në këtë vend mysliman për t’u marrë me dijetarët (hoxhallarë lokalë të fesë islame) si të donte.

3. DISA SHEMBUJ NGA ETIOPIA 

Etiopia e pushtoi Eritrenë me ndihmën e Francës dhe Britanisë... Po ç’bëri atje?

Ua konfiskoi shumicën e tokave dhe ua dorëzoi feudalëve të Etiopisë. Feudali dhe prifti kishin leje që të mbytnin ose të ndëshkonin çdo mysliman, në çdo kohë dhe pa konsultuar qeverinë...

Për bujqit myslimanë u hapën burgje kolektive, ku dënoheshin me kamxhikë që peshonin mbi një kilogram. Pas çdo dënimi të rëndë i hidhnin në burgje të lidhur këmbë e duar. Kështu qëndronin mbi 10 vjet. Kur dilnin nga burgu, nuk mund të qëndronin drejt ngase shpina e tyre kishte marrë formën e harkut.

E gjithë kjo ndodhi para se Helasilasi të marrë pushtetin në Etiopi. Ky i fundit u bë perandor i Etiopisë hartoi një plan 15-vjeçar për zhdukjen e myslimanëve dhe me të u mburr para Kongresit amerikan.

Ai nxori disa ligje për nënshtrimin e myslimanëve, si, bie fjala, i detyroi ose t’u përuleshin nëpunësve të shtetit, ose të vriteshin.

Urdhëroi që gjaku i tyre të derdhej edhe për ndonjë shkak të vogël, si p. sh., kur një polic i tyre u gjet i vrarë afër një katundi mysliman, qeveria dërgoi një aradhe të tërë, e cila i vuri zjarrin katundit dhe e dogji me gjithë banorët e tij. Fill pas këtij masakrimi u mor vesh se vrasës kishte qenë shoku i tij, të cilit ia kishte dhunuar gruan.

Njëri nga alimët e këtij vendi Shejh Abdulkadir (eritreas) u mundua ta bëjë një revolucion duke mbledhur një grup burrash të cilët luftonin nëpër male kundër këtyre masakrave. Në shenjë hakmarrjeje, qeveria mblidhi fëmijët, gratë dhe pleqtë në disa tenda dhe i dogji me benzinë.

Revolucionarët që ziheshin dënoheshin me lloj-lloj dënimesh të rënda, si p.sh. ua shuanin cigaren në sy e në vesh, ua dhunonin para syve vajzat, gratë e motrat, i dëkonin (u prishnin herdhet) me kondakun e pushkëve, i tërhiqnin zvarrë mbi telat me gjemba derisa të copëtoheshin, ose ua hidhnin trupin e tyre bishave të egra, ashtu të lënduar e të lidhur me zinxhirë para se të vdisnin.

Perandor Helasilasi urdhëroi që të mbyllen shkollat e myslimanëve, të zëvendësohen ato me shkolla të krishtera dhe i detyronte prindërit (myslimanët) që fëmijët e tyre t’i regjistronin në këto shkolla, që kështu më në fund ta pranonin fenë e krishterë.

Emëroi udhëheqës të krahinave eritrejase disa njerëz të këqij, njërin prej tyre e emëroi në krahinën Xhem-meh, i cili punën e filloi me disa vendime që bujqit e kësaj krahine myslimane të mos i vjelin frutet pa pëlqimin e tij. Kjo zgjaste gjersa frutet vyshkeshin. Ua konfiskoi 90% të tokave, gjysmën e mori për vete, ndërsa gjysmën tjetër e mori perandori dhe më në fund i konfiskoi gjithë pronat e bujqve myslimanë...

Urdhëroi që në këtë krahinë të ndërtohet një kishë e madhe... Ai urdhëroi gjithashtu në çdo hyrje katundi a qyteti të ndërtohet nga një kishë. Meqë s’u mjaftua me kaq, ai filloi të ndërtojë shtëpi publike pranë xhamive dhe vende enkas për pirjen e alkoolit, kështu që kur ushtarët etiopianë deheshin, hynin në xhami dhe vallëzonin me femrat e përdala ose madje kryenin nevojën fiziologjike ashtu të dehur.

Po ashtu i detyroi bujqit që bagëtinë t’ia shesin fermës „Ankoda“ të Izraelit.
Për gjithë këto vepra të bëra, perandori e shpërbleu duke emëruar ministër të Punëve të Brendshme.

Duhet theksuar gjithashtu se pushteti i këtij perandori përndiqte çdo mysliman intelektual, me qëllim që ta dënonte me burg të përjetshëm ose ta detyronte që të braktisë vendin, vetëm e vetëm që populli mysliman eritrejas të mbetej i robëruar dhe i padijshëm etj. (Marrë nga libri „Kifahu Din“ i prof. Muhammed El-Gazali, f. 60-80)

4. NGA BANGLADESHI

Në vitin 1971 ushtria e Indisë, të cilën e drejtonte një udhëheqës çifut, fitoi luftën që zhvillohej me Pakistanin. Pas përfundimit të luftës ajo vrau dhjetë mijë alimë myslimanë, njëqind mijë studentë, që studionin në institutet islame, shumë nëpunës shteti, kurse burgosi pesëdhjetë mijë alimë dhe profesorë të universiteteve. Vrau 25 000 myslimanë me origjinë indiane që para lufte ishin shpërngulur nga India në Pakistan. Ushtria e Indisë konfiskoi 30 miliardë rubla nga Pakistani Lindor që ishin pronë e popullit dhe shtetit. (Marrë nga libri „Me’satu Bangladesh“ i autorit Muhammed Halilull-llah, f. 7, 19, 20, 22, 23)

Megjithatë ne këtu s’do t’i radhitim llojet e dënimeve që pësuan myslimanët nga ushtria indiane.


Shembuj të tillë që të rrëqethin trupin janë të panumërt dhe nga çdo vend i botës islame.

Insha-allah ky është fillimi i shpëtimit tonë... Këta janë kamxhikët e zgjimit nga gjumi shekullor, që do t’i nxjerrin nga varri të vdekurit.

Kjo s’është rëndë për All-llahun.

Parashtrohet pyetja:
Qëndrimet e perëndimit dhe të ithtarëve të tij, që u panë deri këtu, a janë qëndrime që burojnë nga ndikimi i emocioneve dhe që dalin nga dhembshmëria?

Jo... Ato janë qëndrime të programuara në politikën e Evropës dhe nga udhëheqësit e tyre. Këtë gjë ajo e kryen me vendosmëri, dëshirë, me bindje të plotë dhe me qëllim... Vallë, përse e gjithë kjo...?

Këtë do ta tregojmë qartë e mirë me anë të këtij studimi që mbështetet vetëm në fjalët e udhëheqësve të Perëndimit, pa ndërhyrje dhe pa koment, në mënyrë që sa më lehtë të kuptohen argumentet, të dalë në shesh e vërteta dhe të bëhet e qartë rruga e devijuarve, të cilët me dorën e vet shtesin forcën popujve të tyre dhe ia mundësojnë armikut më të madh t’i gëlltitë.

Sa e keqe është puna që bëjnë këta bashkëpunëtorë... që popujt e vet i shkatërrojnë dhe më në fund i hedhin drejt në gojën e kolonialistëve... Pra, o Zot, kur do të jenë të vetëdijshëm për tradhtitë që u bëhen myslimanëve...?

Marrur nga libri:
"Qëndrimet e perëndimit ndaj Islamit dhe Muslimanëve"

E hënë, 06 Korrik 2009 15:00