Nursiu me vendosmëri të pathyer tha: “Po, le të thonë. Le të të thonë frikacak, tradhëtar dhe të mos thonë ka derdhur gjak”. Kur Husein Pasha u largua Nursiu ia përsëriti tri herë: “O pasha mos derdh gjak. Mos derdh gjak. Mos derdh gjak”. Husein Pasha u kthye te populli i vete dhe i shpartalloi forcat ushtarake që i kishte tubuar për rebelim ndaj shtetit, andaj në vendin e Vanit nuk ndodhi asgjë (nga derdhja e gjakut).

 

            Dr. Nesuh Esh-Shami

www.naseemalsham.com

Pjesa e parë

Qëndrimi i Ulemave të denjë (të përkushtuar) ndaj All-llahut Fuqiplotë në përballimin e krizave

Këto fjalë po ia drejtoj çdo njeriu që ka logjikë të shëndoshë e që dëshiron të dijë qëndrimin dhe veprimin e Ulemave të urtë në kushtet më të komplikuara dhe më të vështira dhe mënyrën se si e kanë drejtuar anijen e Um-metit gjatë sprovave për ta nxjerrë popullin në rrafshin e sigurisë. I shkruaj këto fjalë që të kuptojnë njerëzit se heroi më i madh nuk është ai që e jep shpirtin e tij e që vritet për të drejtën dhe idealin e tij, por hero më i madh është ai që mund të udhëheqë njerëzit për të trasuar rrugën e sigurisë, shmangien e gjakderdhjes si dhe ruajtjen e nderit dhe të sigurisë.  Po, me të vërtetë, hero më i madh është ai që është në gjendje ti nxjerrë njerëzit nga vështirësitë e mëdha me sa më pak humbje.

Ejani që së bashku të njihemi me programin (metodologjinë) hyjnor se si duhet vepruar gjatë krizave, program ky i nxjerrë nga qëndrimet  e dijetarit Muxhahid e të famshëm ripërtërirës dhe zahid (i përvuajtur) i cili ishte vazhdueshmëri i selefëve, të cilin All-llahu Fuqiplotë e kishte rezervuar për kohërat e mëvonshme, e ai është Bediu Zamani En-Nursiu[1] (rahimullah).

Dijetari Nursiu jetoi në kohërat më të vështira dhe ishte dëshmitarë i sprovave më të rënda që i përjetuan muslimanët në Turqi. U ndalua shkrimi me alfabetin arab dhe mësimi i librave arabe, u ndalua mësimi i Kur’ani Kerimit për ata që janë nën moshën 12 vjeçare, madje u ndalua të thirret edhe Ezani në gjuhën arabe. Tiranët i detyruan njerëzit që edhe leximin në namaz ta bëjnë duke u bazuar në përkthimin e fjalëve të Kuranit. Ndaluan leximin e Kur’anit ashtu siç iu zbrit të Dërguarit tone, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi vessel-lem. Plani i hartuar ishte që armiqtë e Islamit të shkatërrojnë Islamin në Turqi në bashkëpunim me aleatët e tyre të regjimit republikan despotik. Pra, në këto kushte jetoi Nursiu dhe detyra e tij fetare ishte që ai të futet në betejë për t’i bërë ballë kufrit.

Në vilajetet lindore shpërthyen disa revolucione kundër despotizmi të egër e të dhunshëm dhe kundër këtij kufri të errët. Ndër revolucionet më të theksuara ishte ai i Shejh Seid Biranit (Balevij), All-llahu e pastë mëshiruar i cili kërkoi nga Nursiu që ky të shfrytëzojë autoritetin dhe ndikimin e tij të madh që kishte te popullata për të zgjeruar revolucionin, por Nursiu e refuzoi këtë bashkëpunim dhe për një gjë të tillë edhe i shkroi atij ku ndër të tjerash i tha: “Këtë që ju e keni ndërmarrë, gjegjësisht revolucionin, po shkakton dhe mbjell vëllavrasje dhe nuk sjell ndonjë rezultat. Ummeti (populli) turk është ai që ngriti flamurin e Islamit dhe për këtë Fe ai flijoi me qindra mijëra njerëz, madje edhe miliona njerëz të devotshëm, prandaj nuk lejohet që t’i drejtohet shpata nipave të këtij Ummeti, heronjë që sakrifikuan për Islam … andaj, edhe unë nuk e drejtoj shpatën kundër tyre”[2].

Husein Pasha  (kryeplaku i fisit Hajderan në zonën Van, një ndër vilajetet e Anadollit lindor (Kurdistanit) me Nursiun kishin të lidhur kontratë vëllazërie të Aahiretit. Husein Pasha ishte muxhahid e që i respektonte dijetarët. Gjatë luftës që u zhvillua kundër Rusisë shumë u sprovua dhe armikut i shkaktoi humbje të madhe sa që kjo gjë bëri që pushteti i asaj kohe “Bashkimi dhe Prosperiteti” i dha gradën “Miralaj”-Major. Një herë Husein Pasha vjen për të vizituar Nursiun dhe mes tij dhe Nursiut u zhvillua një bisedë e rëndësishme kështu që Husein Pasha kërkoi prej Nursiut që t’i nxjerrë  nxënësit jashtë pasi që ky kishte për t’i thënë një gjë të rëndësishme. Nursiu nuk pranoi dhe i tha se nxënësit e tij janë pjesë e tij, andaj thuaj atë që ke për të thënë. Husein Pasha kërkoi prej tij që ti japë leje për padëgjueshmëri ndaj shtetit dhe që t’i bashkëngjitet Shejh Seid Biranit ngase ishte i gatshëm për një gjë të tillë. Nursiu refuzoi t’i japë leje për një gjë të tillë duke i thënë: “Përse të ngriheni kundër dhe të bëni padëgjueshmëri? Nëse filani apo fallani janë fajtorë çfarë faji kanë të tjerët… madje e keni parasysh se do derdhet gjaku i muslimanëve”. Husein Pasha u mundua që t’i paraqesë Nursiut arsyet për padëgjueshmëri ndaj shtetit dhe domosdoshmërinë e cila i ka shtyrë të zgjedhin një gjë të tillë të hidhur dhe ndër tjerash i tha: “Ne luftuam me Rusinë dhe ajo na mundi  dhe patëm shumë të vrarë, na i morrën pasuritë tona, por nderi ynë ngeli i paprekur dhe askush nuk mundi ta nëpërkëmb atë. Por, tani Feja e jonë po rrezikohet dhe nderi ynë është në prag të nëpërkëmbjes andaj, na lejo për padëgjueshmëri ndaj shtetit njashtu edhe këmbësoria dhe kalorësit nga ushtria janë në përgatitje e sipër për një gjë të tillë”.

Duke treguar Huesein Pasha për ngjarjet e dhimbshme dhe për  gjithçka tjetër,  Nursiu e kishte ulur kokën dhe ishte zhytur në mendime, në moment, e çoi kokën dhe me butësi i recitoi një strofë  vjershe (poezie) të një Sufisti të madh, pikërisht Ahmed El-Xhezeriut, rahmeti i All-llahut qoftë për të, e për të cilin thuhet se ka qenë poeti më i madh kurdë që thurri poezi në gjuhën kurde, përkthimi i së cilës është:

“Ka prej atyre që kthehen (largohen) nga rruga e kishës

Si dhe ka që kthehen në faltoren e çifutëve dhe konvertohen në çifutë

Por, unë nuk jam as prej këtyre e as prej atyre”.

 

Më pas tha: Edhe unë nuk jam as prej jush as prej atyre. Atëherë Husein Pasha tha:  “Ma dobësove vendosmërinë që kisha dhe më preve hovin e pandalshëm dhe kur do të kthehem te populli im do të thonë:  U frikësua Pasha dhe hoqi dorë nga padëgjueshmëria ndaj shtetit”. Nursiu me vendosmëri të pathyer tha: “Po, le të thonë. Le të të thonë frikacak, tradhëtar dhe të mos thonë ka derdhur gjak”. Kur Husein Pasha u largua Nursiu ia përsëriti tri herë: “O pasha mos derdh gjak. Mos derdh gjak. Mos derdh gjak”.Husein Pasha u kthye te populli i vete dhe i shpartalloi forcat ushtarake që i kishte tubuar  për rebelizëm ndaj shtetit, andaj në vendin e Vanit[3] nuk ndodhi asgjë (nga derdhja e gjakut).  

Duhet theksuar se revolucioni i Shejh Seid Biranit ishte Xhihad i ligjshëm njashtu edhe  kërkesa e Husein Pashës ishte e ligjshme ngase plotësoheshin të gjitha kushtet që i kërkon Sheriati për të mundur të dilet kundër shtetit, e ato janë:

1. Pushtet mbajtësi dhe të afërmit për rreth tij të kenë bërë kufër të hapur.

2. Shtytësi i daljes kundër shtetit te të dy këta personalitete ishte fetarë, pikërisht  xhelozia për Fenë dhe jo ndonjë qëllim tjetër të kësaj bote, prandaj kur këta e panë rrezikun që po i  kanoset Fesë së tyre (që ishte gjëja më e shenjtë për ta) harruan çdo gjë tjetër madje edhe kafshatën e bukës së tyre.

3. Plotësohej edhe kushti i udhëheqësisë (së denjë), ngase ata që morën për sipër të shpallin Xhihadin ishin njerëz të njohur, të besueshëm, të devotshëm dhe të drejtë.

Mirëpo, shtrohet pyetja:  Përse Nursiu mori një qëndrim negativ ndaj këtyre dy personave dhe nuk i përkrahu ata?! Cili qëndrim ishte i qëlluar dhe që plotësonte edhe interesin e Fesë po edhe të kësaj bote?

Për të kuptuar shkaqet se pse ai e pati këtë qëndrim po ndihmohemi duke shkëputur  citate (paragrafe) nga fjalët e tij.

1.      Përse të ngriheni kundër dhe të bëni padëgjueshmëri? Nëse filani apo fallani janë fajtorë, çfarë faji kanë të tjerët… Madje, e keni parasysh se do derdhet gjaku i muslimanëve“.  Domethënia e këtyre fjalëve është se,  edhe pse Kemal Ataturku është pushtetëmbajtës tiran, despotik, armik i hapur i Fesë, i simboleve  dhe i fetarëve dhe pranë tij një grusht  njerëzish që ishin  përkrahës të tij e armiq të Fesë të cilët ushtronin dhunë dhe bënin krime ndaj besimtarëve. Por, çfarë faji në këtë rast kanë ushtarët të cilët janë nën komandën e tij, të cilët e kanë të domosdoshme të kryejnë shërbimin ushtarak dhe krahas kësaj ata edhe nuk pajtohen me veprimet e komandantëve të tyre kriminel, por nuk mund të bëjnë gjë?! Qartë vërehet se Nursiu, ushtarët nuk i quajti ndihmëtarë të tiranëve dhe nuk e justifikoi mbytjen e tyre. Si mund që ata (ushtarët) të konsiderohen si ndihmëtar të despotit kur ata nuk do të rrinin pa ikur sikur t’u mundësohej një rrugë e sigurtë  për ta bërë këtë dhe pa hamendje do të ҫliroheshin nga pushteti i tyre, por ҫfarë faji kanë këta ushtarë kur nuk u mundësohet të bëjnë një gjë të tillë.

2.      Këtë që ju e keni ndërmarrë gjegjësisht revolucionin kjo gjë shkakton që vëllau të vret vëllaun dhe nuk sjell ndonjë rezultat”. Nursiu këtë ia ka thënë dëshmorit Shejh Seid Biranit. Ndërkaq, është e vërtetë se lufta nuk zhvillohet mes dy palëve (ushtrive) të ndara (kundërshtare), pikërisht palës së kufrit që në të nuk ka besimtarë dhe ushtrisë dhe palës të besimtarëve pa dyfytyrësi. Kështu është sepse ushtria e rregullt të cilën doni ta sulmoni ata janë fëmijët dhe vëllezërit tanë dhe nuk janë nga vendet e tjera, madje ndodh që vëllau të vret vëllanë e vetë. Krahas kësaj një gjë e tillë nuk sjell ndonjë rezultat. Si thoni a nuk është edhe situata jonë në Siri e njëjtë dhe identike me këtë bisedë teorike të cilën e thotë Nursiu?!

Po, ska dyshim se populli i Sirisë ka përjetuar presione të mëdha e sidomos njerëzit fetarë, por ҫështja nuk ka arritur deri në shkallën e kufrit të hapur i cili nuk mban interpretim. Çfarë fituam se dolëm kundër pushtetëmbajtësit? A nuk është e vërtetë se për ҫdo ditë qindra familje pikëllohen, goditen dhe ballafaqohen me katastrofa të mëdha, me dhjetra nëna ngelin pa fëmijët e tyre, me dhjetra gra bëhen të veja dhe me qindra fëmijë bëhen jetima dhe atë me duart e kujt? A nuk bëhet e gjithë kjo me duart tona?! Ajo që është më e hidhur se kjo-e që nuk i shkon ndër mend askujt- është se për ҫdo ditë zbret hidhërimi i All-llahut për atë, se po vriten njerëz të pafajshëm. Me vrasjen e këtyre të pafajshmëve, shumë vrasës rezervojnë vendin e tyre në xhehenem, meritojnë mallkimin dhe hidhërimin e All-llahut dhe dënimet e dhimbshme që ka përgatitur Allahu Fuqiplotë për ta në xhehenem. Ҫfar faji kanë individët e kësaj ushtrie -të cilët janë musliman dhe bijtë e muslimanëve-që neve t’i detyrojmë të futen në luftë ku fitorja më e madhe e saj është disfata-shkatërrimi. Po. Në të vërtetë kjo është lufta e opsioneve (alternativave) të rënda dështuese. Ushtarët e rregullt janë para dy opsioneve më e ëmbla është e  hidhur. O të ndalohen nga zbatimi i urdhërave të komandantëve të tyre të rregullt e të vriten nga ana e komandantëve, o t’ju përgjigjen urdhërave të tyre dhe të vrasin muslimanë të cilët ngriten kundër për të kërkuar të drejtat e tyre të lirisë dhe të dijnitetit dhe në këtë rast i kap ligji i All-llahut ku thotë:

      ” وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِناً مُّتَعَمِّداً فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِداً فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَاباً عَظِيمًا

“Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh” Nisa, 93).

Më tregoni cili është faji i këtyre që këta të vihen para këtyre dy alternativave?!

Dikush mund të thotë: ata janë vetë fajtorë pse e vrasin popullin. Pse e ndihmojnë zullumqarin për të bërë zullum? Por, a nuk e dimë se faji është i yni. A nuk jemi ne shkaktarë për këtë gjë?, sikur ne të kishim edukuar fëmijët tanë të kenë frikë All-llahun Fuqiplotë dhe të kishim mbjellur në zemrat e tyre Imanin dhe të kishim ujitur atë farë me ujin e diturisë dhe devotshmërisë, ata do të preferonin që të bëhen copë –copë  (bile edhe vetëm me fjalë) dhe nuk do të ngrenin dorën për të vrarë dikë e jo më të përlyejnë  duart e tyre me gjakun e muslimanëve. Më thoni a kanë dëgjuar fëmijët tanë për hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vessel-lem ku thuhet: “Ai që ndihmon dike për të mbytur ndonjë musliman qoftë edhe me një gjysmë fjalë, do të vijë Ditën e Gjykimit dhe në ballë do t’i shkruajë i pashpresë për mëshirën e All-llahut[4]”. 

A po e jetojnë fëmijët tanë hadithin e Pejgamberit sa-lall-llahu alejhi vessel-lem ku thuhet: “Ai që grabit hakun e ndonjë muslimani me të djathtën e vetë, All-llahu atij ia ka bërë detyrim zjarrin dhe ia ka ndaluar hyrjen në xhenet[5]”. A thua nuk është i arsyetuar ai që i kupton këto fjalë dhe të gjithë i thërret për pajtim pa marrë parasysh madhësinë e mizorisë që ëstë bërë dhe që vazhdon të bëhet? Nëse një masë e njerëzve kanë rrëshqitur në zjarr, a nuk duhet që të kemi mëshirë për ata që ende nuk janë ngatërruar dhe ende nuk kanë rrëshqitur, ti ndalojmë ata dhe t’i shpëtojmë që të mos hynë në këtë humnerë.

Tani të pyetemi se çfarë është arritur?  Që nga fillimi i ditëve të përleshjeve  brenda Damaskut dhe Halepit po shohim se disa gëzohen dhe i shprehin njëri tjetrit përgëzime për një fitore dhe ndihmë të afërt sidomos pas vrasjes së individëve të qelisë së krizës. Por, këta njerëz harrojnë apo shtirren sikur nuk e dinë për katastrofat që mund të ndodhin, madje edhe është e sigurtë se mund të ndodhë -All-llahu mos e mudësoftë një  gjë të tillë- që edhe Damasku dhe Halepi të shndërrohen në Restan, Telbise, Homs, Dejrzor apo Dera dhe të përsëriten adhe aty masakrat më të tmerrshme se që ndodhën në Hauled dhe Trejmseh dhe në vendet e tjera. Ta zëmë se ky sistem (qeveri) rrëzohet atëherë unë po pyes se ҫfarë ngel nga ky vend (Siria)? A nuk na kujton kjo gjë tregtarin që një ҫarkë minjshë  ia kishte sulmuar dyqanin dhe kishte bërë tollovi e ҫrregullime e papritmas e kap dyqanin e tij tufani  dhe ia merr me të gjitha që ka aty kurse pronari (tregtari) u tregua shumë elegant dhe mendjeprehtë dhe tha: “Elhamdulilah që së paku nuk u ngeli gjë për mijëve!”.  Si thoni a mund që për këtë gjë të gëzohet miku apo njeriu me mendje të shëndoshë?! Ҫfarë ngel pasi që të shkatërrohet vendi  dhe të humb fuqinë që e ka ky vend dhe të bëhet si trupi që ka marë shumë plagë të rënda? Si thoni, a do të na nderonin perendimorët me liri dhe demokraci?! Bile a do të na lenin (jepnin hapësirë) të mjekojmë e të lidhim plagët tona? Të huajt (e në krye të tyre Izraeli për llogarinë e të cilit po e shkatërrojmë vendin tonë) presin momentin e ndërhyrjes dhe ja ata trillojnë pretekstin e armëve kimike, ku herë thonë se nëse regjimi humb kontrollin ndaj Sirisë, atëherë shtetet perëndimore do të intervenojnë për të mënjanuar mundësinë që armët kimike të mos bien në duart e grupeve terroriste, e herë thonë se shteti i transferon armët kimike prej një vendi në tjetrin vend ku një gjë e tillë është rrezik për stabilitetin dhe paqen e shteteve përreth. Sdo mend se një gjë e tillë është epilog i ndërhyrjes por, jo në emër të kolonializmit, por me mbulesë (maskim) racionale dhe ligjore.

3.      Po le të të thonë frikacak, tradhëtar dhe të mos thonë ka derdhur gjak. … O pasha mos derdh gjak. Mos derdh gjak. Mos derdh gjak.”  Po. Kështu thonë dhe veprojnë dijetarët e denjë dhe të devotshëm për të ndalur rrjedhjen e gjakut, prandaj nuk është për t’u habitur që këta dijetarë të mos marin pjesë në mbytjen e kafirit (jobesimtarit) nëse një gjë e tillë shkakton  rrjedhjen e gjakut të të pafajshmit e të mos flasim nëse është në pyetje gjaku i mijëra njerëzve. Njashtu nuk është për t’u habitur që këta dijetarë t’i drejtohen me butësi,  pushtetmbajtësit tiran, i cili i mbyt të pafajshmit nëse mbytja shkon në zvogëlim. Pra, këta dijetarë nuk kanë dertin e akuzave të njerëzve që ua bëjnë atyre, duke u thënë tutës, servila të pushtetit (regjimit), por me gjuhën e gjendjes së tyre,  këta dijetarë përsërisin fjalën e All-llahut ku thuhet:"   "وَاللّهُ يَعلَمُ الْمُفْسِدَ مِنَ الْمُصْلِحِ

“ …  All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin. …“ Bekara, 220).

Shihet qartë se kur Husein Pasha u largua nga Nursiu ia puthi dorën (në shenjë respekti) dhe u kthye te populli i tij, që ishin në përgatitje e sipër për të dalur kundër (për të bërë padëgjueshmëri) dhe të hynë në luftë kundër pushtetit kafir, por, kur Husein Pasha ua përcolli fjalët e Nursiut, ata i pranuan ato dhe i vendosën në zemrat e tyre, nuk tradhtoi asnjë dhe askush nuk e akuzoi Nursiun se është prej ulemave të pushtetit dhe se është bërë prehë i ndihmëtarëve  të zullumqarëve. Fati i mirë i tyre ka qenë se nuk kanë patur internet dhe facebooka në të cilat shkruan i sinqerti dhe gënjeshtari, njeriu korrekt dhe ai jo korrekt dhe ajo është bërë që të lëvizë dhe të udhëheqë popullin. Më se e vërtetë është se në atë kohë njerëzit nuk kanë qenë anarkista dhe nuk kanë qenë të padëgjueshëm (rebel) ndaj ulemave dhe kryetarëve të tyre nëse ata kanë qenë të njohur me sinqeritet gjatë tërë jetës së tyre. Ndërkaq, edhe ҫështjet madhore nuk kanë qenë në duart e të rinjëve të vegjël të cilëve u mungon përvoja dhe eksperienca e jetës e të cilët udhëhiqen nga vetë emocionet.  

Realiteti dëshmon për atë se Nursiu dhe ata që ndoqën rrugën e tij ishin në  rrugë më të drejtë se në atë që ne jemi, ngase rruga dhe qëndrimi i tij ndali rrjedhjen e lumenjve me gjak. Falë davetit (thirrjes) të tij shkencor e të qetë,  ngeli Islami në Turqi, i freskët dhe i këndshëm dhe me lejen e All-llahut armiqtë e padrejtë e zullumqar ikën në pa kthim.

Këtu kemi një pyetje që vetë parashtrohet: A nuk është rruga (metoda) e këshillës-sa do që të jetë e vështirë-më e dobishme se sa mënyra e daljes kundër? A thua vallë të gjitha rrugët na u mbyllën dhe nuk patëm tjetër rrugëdalje?  Me siguri se jo, sidomos kur këshilla bëhet me sinqeritet dhe këshilluesit janë të dakorduar të veprojnë sipas saj (këshillës) e jo të dalin kundër dhe të shpallin rebelizëm.

Dikush këtë rrugë (metodë) e konsideron se është zgjatje e jetës së regjimit të tanishëm të cilin e shohim se është zullumqar gjë që është e vërtetë. Por, a nuk është kjo rruga me të cilën mbrohet dhe ndalet rrjedhja e gjakut të Um-metit dhe arrihet (edhe pse me durim pakëz më të gjatë) qëllimi? Por, ju jeni shumë të nxituar siç thotë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi vesel-lem[6].

Në fund e lus All-llahun Fuqiplotë që të inspirojë Um-metin për të vepruar drejtë dhe ta mbrojë atë nga rreziqet dhe kurthet që i kurdisen Um-metit.

Ai është që i dëgjon lutjet dhe që ju përgjigjet atyre!

 

 

 

 



[1]Thirrës i dalluar dhe i famshëm i cili ka merita të mëdha për  vazhdimin e kandilit  të Islamit në Turqi dhe ishte pishtar i renesansës Islame në Turqi. Ky artikull flet për rrugën (metodën) e bekuar të cilën fatkeqësisht shumica e ditëve të sodit e shpërfillën, madje edhe vetë ata që e konsiderojnë veten si nxënës të tij.

[2] Memoare, fq. 208, përktheu Ihsan Kasim Es-Salihij;

[3] Memoare, fq. 207-208, përktheu Ihsan Kasim Es-Salihij;

[4]Transmeton Ibnu Maxheh me numër 2620. Bejhekiu në Sunenin e tij  (8/22;

[5] Transmeton Muslimi;

[6] Hababi radije All-llahu anhu tregon: "I Dërguari i Allahut alejhisselam ishte ulur dhe po rrinte i mbështetur në xhyben e tij nën hijen e Qabesë. Ne shkuam dhe iu ankuam për mundimet që po vuanim nga femohuesit, duke i thënë: "A nuk po kërkon ndihmë për neve? A nuk po i lutesh Allahut për neve?". Muhammedi alejhisselam tha: "Në popujt para jush, një besimtar futej në tokë në një gropë të hapur enkas për të, pastaj (armiqtë e fesë) e mernin një sharrë dhe ia vinin në mes të kokës duke e ndarë në dy pjesë. Megjithatë as kjo gjë (kjo torturë) nuk e lëkundte besimtarin nga feja e tij. Ose ia krihnin trupin me krehër hekuri, i cili ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat. Por, sërish edhe një (torturë) e tillë nuk e bënte atë të hiqte dorë nga feja e tij. Vallahi! Padyshim që kjo fe (Islami) do të triumfojë, derisa udhëtari nga Sanaja në Hadramaut (Jemen) nuk do të ketë frikë nga asgjë tjetër përveç se vetëm nga All-llahu ose nga ujku për delet e tij, por ju jeni shumë të nxituar." Transmeton Buhariu;