DHURATË KUSHTUAR TË PACIPËVE NDAJ DR. EL-BUTIT, KUNDËRSHTARËVE TË TIJ DHE PËRSE KJO HAKMARRJE NDAJ TIJ?!

 

Ueb faqe.

www.naseemalsham.com

Shkruar nga: Abdulkerim ES-SALIH

 

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Lavdi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve, përshëndetjet qofshin për Muhammedin alejhis-selam, familjen e tij, dhe për të gjithë shokët e tij!

Imam El-Al-lameh Shejh doktori i nderuar i shkencave juridike islame, Muhamed Seid Ramadan El-Buti, All-llahu e ruajtë, është prej të rrallëve që i gjindet rivali, prandaj është e natyrshme që të ketë sulmues. Fjala e urtë thotë: “Nëse ke njerëz që të sulmojnë pas shpine, dije se ti je në krye”.

Nuk kam mundur ta parafytyroj se mund të ndodh që ndonjë musliman të mos e dojë dr El-Butin. Kam lexuar dhe vizituar rrjetin elektronik. … Parafytyrimi im u kthye pas… . Doja që parafytyrimi im të ngelë aty ku ka qenë. (Nuk parafytyroj që ndonjë musliman të urrejë El- Butin)… . Mirëpo, ky parafytyrim m'u rrënua  … fatkeqësisht hasa në muslimanë të cilët thonë se janë muslimanë, krenohen me Fenë e tyre dhe me zbatimin e saj, por jo edhe me dijetarin e famshëm i cili jetën e tij të bekuar e shkriu në shërbim të Islamit dhe ҫështjeve të Ummetit. Kërkoj ndjesë nga lexuesi i respektuar për atë se ҫfarë do të lexojë, ata këtë dijetarë të madh  e përshkruajnë me fjalët e tyre të fëlliqura (që të shtynë të vjellish) si: “devijant dhe devijues”, “lëshues i Fesë” (i dalë prej Feje), “kafir”, “tiran”, “Belami bashkëkohorë”[1], “injorant”, “varrexhi” (adhurues i varreve), “hoxhë i pushtetit”, etj, etj.

Kam kaluar edhe pranë mendimeve të ateistëve me të cilat kanë etiketuar dijetarin e respektuar, edhe pse ata kanë të drejtë ta etiketojnë pasiqë ai është armiku numër një i tyre, por megjithatë ata janë mjaftuar me atë se është gabim dhe janë tallur me të. Kuptohet se kjo është armë e të pa aftit. Por, ata assesi nuk mundën të arrijnë këtë shpikje pseudo islame të sharjes dhe të ofendimit…. Vallë ku janë këta njerëz me ajetin Kur’anor ku thuhet: “ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ ۖ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ ۚ وَاتَّقُوا اللَّـهَ ۚ إِنَّ اللَّـهَ تَوَّابٌ رَّحِيمٌ ﴾”

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllaut të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”. (Huxhurat, 12). Ku janë këta me hadithin e Pejgamberit alejhisselam ku thuhet: “Është shumë e keqe për një njeri kur ai poshtëron vëllaun e tij musliman. Muslimani në sy të ҫdo muslimani e ka të ndaluar (haram) gjakun, pasurinë  dhe nderin e tij”-Transmeton Ahmedi 2/277 me numrin: 7713. Muslimi: 4/1986 me numër: 2564. Gjithashtu, e transmeton edhe Bejhekiu 6/92 me numër: 11276 është hadith sahih. Të themi se ky nuk është dijetar i famshëm por, ky ka harxhuar tërë jetën në shërbim të Islamit. Ta zëmë se është vetëm një musliman i rëndomtë?!

Lidhur me këtë tematikë kemi shumë ajete dhe hadithe që flasin për këtë gjë.

Kush janë kundërshtarët e dijetarit të nderuar El-Buti dhe përse e sulmojnë atë? Kundërshtarët e tij janë 7-të grupe, edhe atë:

Në grupin e parë janë Ateistët me ç'rast shkaku i armiqësisë së tyre është shumë flagrant dhe i hapur. A nuk është ky ai dijetarë që ka shkruar libra me të cilat ua ka rrënuar gjithë atë që ata (ateistët) e kanë ndërtuar me armët e tyre kështu që ky dijetar ngadhnjeu mbi ta me vetë shpatën e tyre. All-llahu Fuqiplotë i dha këtij dijetari të famshëm një shpatë me të cilën i shkuli rrënjët e ateizmit në këto vende. Ky dijetar i famshëm ishte edhe mësues për ata që dëshirojnë të dalin në dyluftim me këta ateistë në mënyrë që ҫdo kush që dëshiron të qëllojë dhe të godasë argumentet e tyre t’i ketë ato të gatshme dhe të qarta. Kështu që, falë kontributit të tij në këtë fushë pasi që duhej dijetarët të meren me kundërshtimin e tyre (ateistëve) tani ata u bënë lodër në duart e nxënësve fillestarë. Pra, roli i këtij dijetari ishte njësoj si i atyre dijetarëve të hershëm të mëdhenjë … andaj, të mos habitemi se ata po e sulmojnë. Vlen të përmendim se të tillët janë pak në numër andaj, edhe zëri i armiqësisë së tyre nuk dëgjohet shumë. Të tillët për ҫdo musliman janë të qartë dhe të urrejtur nga ҫdo njeri i devotshëm.

Në grupin e dytë janë të paciptit, fasikët (ata që publikisht thejnë dhe shkelin ligjet e All-lahut) dhe apologjetët e degjenerimitme ç'rast armiqësia e tyre ndaj dijetarit të famshëm nuk është armiqësi personale por armiqësi ndaj ҫdo kujt që është fetarë në përgjithësi… të tillët jetojnë në strofullat e tyre duke e jetuar degjenerimin e tyre dhe të tjerët këta i shohin si syri i qorruar në këtë shoqëri. Njëri prej të tillëve është ai që sulmoi dr El-Butin për shkak të kundërshtimit të tij që pati ndaj filmit serial: “Ma meleket Ejmanukum”… “Me atë që e keni në pushtetin tuaj”[2]. Këta kanë sezona të veҫanta me sulmet e tyre ndaj Islamit dhe i kufizojnë brenda atyre sezonave. Britmat e tyre dëgjohen vetëm kur goditen.

Në grupin e tretë janë disa nga Vëllezërit muslimanë sirian, me ç'rast kam për qëllim vetëm ata që kishin mendimin për luftimin e armatosur kundër pushtetit shtetëror në Siri kah fundi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Armiqësia e këtyre me dijetarin e ndershëm El-Buti ka të bëjë me atë se ai nuk e kishte mendimin e tyre, ku edhe vetë ata janë të ndarë meqë në mesin e tyre ka që nuk mendojnë se duhet të luftohen muslimanët. Pra, hoxha i nderuar i ka arsyet e veta logjike lidhur me kundërshtimin që ka pasur për formimin e partisë fetare politike. Si do që të jetë hoxha i nderuar ka gabuar apo e ka qëlluar, ai e ka ixhtihadin e vetë dhe assesi nuk mund të arsyetohet që njeriu të ofendohet se ai nuk është i mendimit të njëjtë me mendimin e të tjerëve, apo të shahet personaliteti i tij. Që t'i jem besnik amanetit tim duhet të theksoj se prej të tillëve janë pakëz në numër që bëjnë një gjë të tillë.

Në grupin e katërt janë Selefistët. Mos u bë kundërshtar i tyre. Po pse? Ta them shkurtë se nëse bëhesh kundërshtar i tyre atëherë je kafir. Mos bjer në kundërshtim në mendime me ato sepse do të dalish nga Islami. Ki drojë të mos i kundërshtosh ato qoftë edhe në ndonjë dispozitë të Fik'hut sepse nëse ti mer mendimin e ndonjë Ez'heriut apo Shamliut atëherë do të jeshë më fasik se ai që ka bërë shtatë gjynahet më të mëdha… dhe do të humbish rrugën më shumë se gomari i familjes tënde, edhe pse vetë ata janë të copëtuar, godasin njëri-tjetrin, akuzojnë për kufër njëri-tjetrin. Ka prej tyre një grupacion që mendojnë se Xhihadi është ndaj ҫdo kujt që nuk është me ta edhe pse mund që sytë t'i qorrohen nga të qarët nga frika për All-llahun apo i paralizohen këmbët nga qëndrimi i gjatë në namaz. Nuk mund t’i bëj atij shefat jashta se të mohojë të gjithë ato dijetarë që nuk i përkasin Ibni Tejmijes dhe Muhamed ibni Abdulvehabit (të bëjë shefat përkatësisht të ndërmjetësojë dhe të dëshmojë se nuk ka dijetar jashtë Ibni Tejmijes dhe nuk ka ripërtrijës (rilindës) tjetër jashtë Ibni Abdulvehabit). Prandaj, nuk duhet të habitemi që autori i librit: “Jo medh'hebizmi është bidati më i rrezikshëm” si dhe autori i librit: “Es-selefijetu merhaletun zemenijetun mubaraketu velejset medhheben” të jetë Belami i kohës bashkëkohore[3] dhe të bëhet lëshues i Fesë. A nuk ka pasur mendim ndryshe nga Ibni Tejmiu? Dhe ka ra në kundërshti me Ibni Abdulvehabin? Edhe pse vetë ata janë që i bëjnë kafira njerëzit kur ata shenjtërojnë personat. Një gjë e tillë është një prej ҫudirave të botës dhe prej gjërave të kësaj bote që të shtynë të qashë. Ku është Mutenebiu[4] që t’i shtyjë njerëzit të qeshin për injorancën tonë, e jo të shtyjë të qeshet populli në kohën kur ka jetuar.

Në grupin e pestë janë El-Ehbashët. Edhe këta janë një prej ҫudirave të tjera dhe kjo ndodh m'u për atë se dr El-Buti nuk i akuzon Vehabistët për kufr dhe për atë se ai ka mbrojtur Imam Ibni Tejmijen të cilin këta e konsiderojnë për kafir… Allahu na ruajtë nga lufta e ortakëve ngase është një luftë e vështirë.

Në grupin e gjashtë janë disa politikanë Kurdë të cilët e urrejnë dr El-Butin njësoj siç e urrejnë Salahudin El-Ejubin sepse që të dy këta burra nuk i japin përparësi përkatësisë kombëtare të tyre, bile një gjë e tillë për këta dy është nën këmbët e tyre siҫ është për ҫdo musliman të devotshëm ku s'ka dallim mes arabit dhe jo arabit, përveҫ se me devotshmëri. Këtu duhet theksuar se partia kurdistane është parti laiciste luftarake e cila e mbështet luftën e armatosur për të realizuar qëllimet e saj.

Në grupin e shtatë është opozita politike sirianeme ç'rast në këtë karvan opozitarë ka vëllezër selefista dhe këta janë të krahut xhihadist kundër muslimanëve kurse, dr El-Buti nuk mbështet Xhihadin luftarak kundër muslimanëve. Ndërkaq, dr El-Buti ka një mendim të veҫantë për ndihmën e të shkelurve si dhe një metodë të veҫantë për të cilën do të flasim Insha All-llah në një paragraf të veҫantë. Nga ana tjetër, në karvanin e opozitës ka edhe laicistë, plaҫkitës të përzënë siç janë: shiat e Hadamit dhe të Rifat Asadit. Këtu nuk kam për qëllim të them se e gjithë opozita siriane është e tillë. All-llahu na ruajtë nga ky mendim sepse brenda kësaj opozite ka edhe shumë njerëz të ndershëm e të pastër, po këtu kam për qëllim vetëm ata që i përmenda më sipër.

Vërejtje: Në këtë shkrim nuk i kam për qëllim ata kundërshtarë të dr El-Butit që nuk janë në kundërshtim me etikën e kritikës, të cilët nuk ofendojnë, nuk shajnë dhe mjaftohen me përgjigje (replika) shkencore dhe sistematike (metodike). Këta nuk i quajmë kundërshtarë, meqë këta janë rivalë (akrana) të cilët i respektojmë dhe i nderojmë edhe pse kanë mendim të kundërt.

 

 

 

 

 

Çfarë i ofroi dijetari i nderuar dr El-Buti, All-llahu e ruajtë atë, Fesë së tij dhe Ummetit të tij

 

 

Atyre që e shajnë dr El-Butin u them se janë të marrë. Sikur të mund të mbushni vendin që ka mbushur, mbushne atë. Është turp për njeriun që të flasë për atë se ҫka ofroi dijetari i respektuar. Po e vërtetë është që ndodh që syri të mohojë dritën e diellit nga oftalmia (pezmatimi i syve) ose goja të mohojë shijen e ujit nga sëmundja.

A nuk ka shkruar dr El-Buti në fushën e Akides ku i luftoi ateistët dhe metoda e qasjes së dr El-Butit u bë një metodologji dhe emri i tij në kokat e laicistëve u shndërrua në një ankth të rëndë që i ha kokat e vockla të tyre… ndërkaq, edhe librat e tij të dedikuar të rinjëve dhe prindërve njashtu edhe këto u bënë përgjigje të qarta e shëruese e që rehatojnë shpirtin dhe zemrën e njeriut, bie fjala si libri: “Islami dhe problemet e të rinjëve” që paraqet një model gjigant nga ato libra të bekuar. Ndërkaq, librat e shkruara për Xhihadin, për moralin, për mbrojtjen e nënës së besimtarëve, librat e shkruara për Islamin mesatar, librat për brengat e Ummetit dhe mendimet e tij për zgjidhjen e tyre, librat në fushën e Fik'hut duke filluar me mes’hin mbi ҫorape e deri te Xhihadi dhe luftimi ndaj jo besimtarëve.

Krahas gjithë kësaj, ai jetën e tij të bekuar e shkriu duke mbajtur mësime e ligjërata në vendin e tij si dhe jashtë vendit në vendet e ndryshme të botës duke thirrur Ummetin, duke u munduar për të zgjuar dhe ngritur atë. Pra, ҫfarë faji ka ai që Ummeti nuk i përgjigjet thirrjes?!

Edhe pse është i preokupuar me shumë udhëtime jashtë vendit dhe mbajtjen e derseve  dhe me angazhime të tjera, përsëri atë e shohim të qortojë disa mendimtarë muslimanë për ibadetin, dhikrin (të përmendurit e All-llahut) e ulët të tyre, ku nga kjo kuptojmë përkushtimin e madh të tij ndaj Ibadetit e dhikrit  kështu që larg asaj është që ai të thërrasë të tjerët për diҫ që nuk e praktikon vetë, kur e dimë se ka arritur edhe të tetëdhjetat e moshës… preokupimin e tij me All-llahun Fuqiplotë e kuptojmë nga sytë e tij që i mbushen me lotë të sinqertë dhe nga theksi që ia zë frymën kur shqipton emrin: “All-llah” që këtë e shohim gjatë derseve dhe ligjëratave të tij.

Është për t’u habitur me ata që pas gjithë kësaj ta mendojnë dr El-Butin si një: “Hoxhë pushteti”.  Ah, sikur të ishin të gjithë hoxhallarët e pushtetit si ky. Por, ai nuk është i pushtetit. Po ju pyes, se kur ka dhënë ndonjë fetva sipas dëshirës së pushtetit?! Ose: Kur ky ka lejuar haramin ose kur ka ndaluar diҫ që është hallall. Vallahi, gënjeshtarë janë, edhe sikur të hulumtojnë për të gjetur një gjë të tillë nuk do të mund ta gjejnë e as do të munden të gjejnë te ky dijetar një gjë të tillë. Thonë se nuk i ka ndihmuar të dobëtit dhe ka heshtur ndaj tiranëve…

Siria në vitet e tetëdhjeta pas ngjarjeve të: “Vëllezërve Muslimanë” ka qenë si Turqia në një kohë (po ndoshta për disa gjëra edhe tani) madje edhe më vështirë se ajo. Ka mjaftuar që vetëm të zgjasish mjekrrën e të zhdukesh nga kjo botë. Ka qenë mjaftë që të falesh në xhami me xhemat e të bëhesh prej të akuzuarve. Gratë e mbuluara me perҫe kanë qenë në vuajtje të vërtetë. Në rrugë ua kanë hequr perҫet me dhunë. Thënë shkurtë, vetëm sikur të të ndihej era fe te pushteti bëheshe prej të urrejturve dhe prej të humburve…  Por, si është sot, Siria.

Kryetarit të saj Alevit, Basharit nuk i ka ngelur nga Alevizmi i tij jashtë se vetëm emri. Ai falet në xhamitë e sunitëve, të gjitha aktivitetet kryhen sipas asaj që është sunite. Televizioni shtetëror kur paraqet diҫ fetare e paraqet nga dijetarët sunitë sipas plan-programit sunitë edhe atë në mbarë teritorin sirian. Institutet (shkollat) e hifzit të Kur'anit janë të përhapur dhe të shtrirë në ҫdo anë. Libri islam është i përhapur. Feja është bërë një gjë normale (e natyrshme) pasi që ishte epidemi infektuese. Falu sa të duash, por mos u bën prej rrymës së Vëllezërve dhe selefistëve që mbështesin mendimin se duhet të luftohen edhe muslimanët.

Gradualisht, namazi ka filluar të dominojë edhe në ushtri. Unë si robër i thjeshtë jam falur në Fakultetin artilerik ku është kryer masakra e “Vëllezërve Musliman”. Jam falur dhe bashkë me mua është falur një brigadë e tërë. Jemi falur, madje në formë që ka ra në sy të hapur dhe nuk kemi pasur ndonjë kundërshtim nga dikush. Kështu ishte gjendja edhe në brigadat e tjera dhe vendet e tjera ushtarake. Me vete unë kisha më shumë se 26% të librave që bartja në ҫantën time libra të Amër Halidit, e oficeri i shihte ato sa herë që bënte kontrollin, madje mes atyre librave kam pasur edhe librin “El-Fevaid” të Ibni Kajim El-Xheuziut.

Unë këtu nuk kam për qëllim të paraqes lustrimin e sistemit, por kam për qëllim që të tregojë ndryshimin dhe përparimin që ka pësuar e të cilin unë vetë e kam përjetuar. Rezultati i këtij ndryshimi dhe përparimi është kontributi dhe puna e palodhshme dhe e bekuar e dy dijetarëve të ndershëm e të mëdhenjë të cilët All-llahu ia ka dhënë këtij vendi e ata janë: dr El-Buti dhe shejh Ahmed Kiftaro. Këta të dy kanë punuar me zell dhe në heshtje edhe atë në një fshehtësi të ҫuditshme.

Është për t’u habitur me ata që duan nga dr El-Buti që të hypë në minber dhe të fillojë me ta analizimin e lajthitjes së kryetarit dhe këshillimin e tij, kur ai një gjë të tillë e konsideron syefaqësi (referohu audio kasetave ku ky dijetar ka bërë komentin e frazave të “El-Hikem El- Ataijeh” të Ataullah Es-Skenderiut). Këtyre që e kërkojnë një gjë të tillë nga dr El-Buti u them se ҫka mendojnë për thënien e Imam Shafiut kur thotë: “Më këshillo kur të jem vetë, jo kur ka njëqind vetë, se për mua nuk do të jetë një këshillim, por më tepër se një poshtërim”.

Ku janë këta njerëz që e sulmojnë dr. Butin me hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Xhihadi më i madh është që ta thuash fjalën e Hakut pranë (te, në prezencë, para) një kryetari tiran”.

Këta njerëz që trumbetojnë me këtë hadith për të sulmuar dr El-Butin kanë harruar apo shtiren sikur e kanë harruar pjesëzën: “inde” që d.m.th.: pranë, afër, te, e që përmendet në tekstin e këtij hadithi dhe i Dërguari sal-lallahu alejhi vessel-lem nuk tha pas shpine ose t’ia thuash kryetarit tiran pas shpinës së tij, apo në shtetin e tij, apo në Danimarkë, ose në Londër apo në Francë, por ka thënë: “në praninë e tij, tek ai, t’ia thuash atij”.

Doktor El-Buti ka bërë xhihad deri sa arriti që Islami mesatar, Islami i cili ndërton, e nuk rrënon,Islami që respekton tjetrin dhe nuk e injoron atë, u bë shumë normal në Siri, si dhe i pranuar pasi që ishte një krim që nuk falej. Punoi për Islamin e të parëve tanë që është Hak.

Pra, ai bëri Xhihad për Fenë e tij prandaj, nuk është i pëlqyer nga laicistët dhe e emërtuan atë si hoxhë qeverie dhe sipas tyre atij i shkoi e gjithë puna huq.

Pse ikim larg kohës (përse harrojmë)?! Jo shumë herët, pushteti i Sirisë nxorri një vendim. Kurse në Siri, Kryetari i shtetit është vetë pushteti, pra kryetari i pushtetit nxorri vendimin që të gjitha nëpunëset që janë të mbuluara me perҫe e që punojnë në arsim të nxjerren nga puna. Më thoni se kush ishte dikush tjetër prej dijetarëve përveҫ dr El-Butit i cili e kundërshtoi këtë vendim. Askujt tjetër nuk iu dha të kundërshtojë këtë gjë. Më pas, u shfaq një film serial degjenerues, kush prej dijetarëve të Sirisë e shfaqi hidhërimin e tij përveҫ dr El-Butit. Ku ishin ata që i shpallin njerëzit për kafira edhe për gabimet e vogla, përse të tillët nuk i shpallën për kafira ata që tallen me Fenë e All-llahut Fuqiplotë?!

Dr El-Buti nuk i harroi edhe të burgosurit dhe as refugjatët azilantë jashtë vendit. Ai ishte shkaktari për lirimin e më tepër se 1611-të të burgosurve politikë, ku shumica prej tyre janë kundërshtarë të tij. Dr El-Buti kërkoi prej Hafidh Asadit (ish-Kryetarit të Sirisë) që t'i kthejë të gjithë azilantët dhe të lirojë të gjithë të burgosurit (shih: “Beramixh mea El-Buti fi hajatihi ve fi fikrihi”).

Pra, ky hoxhë i nderuar, nuk është ndalur së vepruari dhe nuk do të ndalet nga këshillimi i i Kryetarit… por, komentuesi i Frazave të Ataullah Es-Skenderiut këtë gjë assesi nuk e bën duke u lavdëruar para njerëzve se e ka këshilluar Kryetarin. Po kështu është, ai sa gjatë ka mësuar (studiuar) dhe mëson dhe ligjëron për domosdoshmërinë e pastrimit të nefsit nga defektet (sëmundjet) dhe fatet e dëshirat e nefsit për të arritur kënaqësinë e njerëzve për atë është shumë rendë të bjerë në humnerën e lavdërimit. Pra, ҫështë nevoja që ai të tregojë për atë se ҫka ndodh midis tij dhe kryetarit? A thua vallë si do të mund ta dëgjonte (pranonte) atë kryetari nëse ky sa here që ulet me të t'u tregojë njerëzve për atë se ҫka është zhvilluar midis tij dhe kryetarit?  Këtë nuk e bën as një fëmijë i vogël. Kurse, këta kërkojnë që këtë ta bëjë dijetari i nderuar se përndryshe atëherë ai është hoxhë pushteti. Ai është prej atyre për të cilët thuhet: “Nëse i posedojnë të mirat i përdorin ato, e nëse të mirat u dhurohen ata nuk i turbullojnë ato”.

Ai ende vazhdon të jetojë në lagjen e thjeshtë Ruknudin si njeri modest dhe në mesin e njerëzve të thjeshtë kurse ai është që ulet me sultanët, emirët dhe kryetarët. Ai nuk është lakmues i dunjasë së tyre andaj, ata janë lakmues të diturisë dhe të bisedës me të edhe atë në shumë vende të botës arabe. Nuk është kthyer nga ata me ndonjë dhuratë, por është kthyer si këshillues i tyre për kundër të gjithë gënjeshtarëve, ziliqarëve dhe urrejtësve… Ky është El-Buti.

 

 

El-Buti dhe ngjarjet në Siri

 

Çfarë ka thënë Hoxha i nderuar, dr. El-Buti?

Të gjitha mendimet  e tij mund t’i rezimojmë si në vijim:

Mendimi i tij është se në Siri ka korrupsion dhe doemos duhet bërë ndryshime dhe mënyra e ndryshimit sipas tij është të këshillohet Kryetari e jo përmes demonstratave. Kjo është edhe metodika e tij që ka pasur sukses në transferimin e Sirisë përkatësisht, atë transfer që u realizua e që folëm më sipër. Njëkohësisht, mendon se në Siri ka njerëz të infiltruar nga jashtë dhe kjo është e vërtetë dhe ata me një gjë të tillë lavdërohen dhe krenohen sa që tashmë këtë gjë e shfaqin publikisht dhe veprojnë për të përhapur vrasje, shkatërrim me pretekst të rrëximit të sistemit. Ndërkaq, ai ka thënë se ka disa të infiltruar dhe nuk ka thënë se të gjithë protestuesit janë të infiltruar. Si mund që ai të thotë një gjë të tillë kur ai personalisht u ka falur namazin e xhenazes protestuesve të vrarë dhe i ka quajtur shehidë?! Për një gjë të tillë ka këshilluar Kryetarin dhe ka deklaruar një gjë të tillë…së pari të diskutojmë qëndrimin e tij… domethënë se ai nuk mbështet protestimin, por e mbështet këshillimin.

Ne jemi një popull që vepron me Kur’an dhe Hadith… Më thoni se ku ka në Kur’an dhe në Hadith diҫ që quhet protestë. Por, nëse thoni këshillim po ju them se nuk bëhet këshillimi i Kryetarit në këtë formë dhe nuk realizohet kështu Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Krahas kësaj, protesta sjell më shumë të këqija se dobi sepse sjell vrasjen e muslimanëve, shkatërrimin e pasurive… Në të ka edhe fitne kurse fitneja është më e rëndë se vrasja. Ajo (fitneja) ëshë e mallkuar dhe i mallkuar është ai që e zgjon atë.  Në një hadith që transmeton Muslimi, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem thotë: “Respekto (dëgjo) edhe sikur të të godet shpinën tënde dhe të mer pasurinë tënde…”, hadithi flet për kryetarët që do të kenë trupa të njerëzve, por zemra të shejtanëve…

A kemi ndonjë shembull nga jeta e sahabëve? Po Ibni Omeri, Ibni Abasi dhe Muhamed bin Hanefijeh, kundërshtuan daljen e Huseinit, All-llahu e bekoftë, kundër Jezidit i cili bëri masakër ditën që quhet: “El-Harrah” në të cilën nuk ngeli as një Bedrij (ata që kanë marë pjesë në luftën e Bedrit me Pejgamberin alejhiselatu ves-selem-sqar. i përkth) sa që edhe Huseini, bekimi i All-llahut qoftë për të, e gjeti veten të vrarë për të cilën gjë ka folur edhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, por ai doli që të mos vritet në Medine e të shpëtojë popullin e Medines nga një masakër të dytë. Po tani si mendoni?! A nuk është më e udhës për atë që dëshiron të del kundër kryetarit të ndjek shembullin e sahabëve edhe pse Jezidi luftoi familjen e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi vesel-lem si dhe sahabët e tij.

Si është mendimi i dijetarëve lidhur me këtë ҫështje? Edhe ata mendojnë sikur dijetari i nderuar El-Buti. Pra, përse i gjithë ky koncentrim të bëhet rreth tij… Bile disa dijetarë të Saudisë janë të mendimit se duhet vrarë (mbytur) protestuesit, madje edhe ai është edhe prej dijetarëve të mëdhenjë. Kurse dijetarët e Sirisë e mbështesin mendimin e dr El-Butit. Pra, kush ka ngelur?

Po, ka ngelur Karadaviu.

Karadaviu është prej “vëllezërve muslimanë” i menҫuri kupton nga mimika. Këtë e ka vërtetuar edhe qëndrimi i tij që ka ndaj ndodhirave në Bahrejn. Disa sektarë fraksionistë kërkuan falje në vend të tij duke e arsyetuar atë se këta të Bahrejnit janë shiia!!! Kjo është që quhet arsyetim, siҫ është më se e njohur se arsyetimi është më i madh se gabimi. Ta zëmë se ata janë ҫifutë, a nuk zbriti ajeti për qortimin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ves-selem me ç'rast All-llahu Fuqiplotë e qorton të Dërguarin e tij për rastin e një ҫifuti që i është bërë padrejtësi? Dhe ajeti Kur’anor vërtetoi fajësinë e sahabiut? (sa që sahabiu u bë felëshues (murted)). Shih ajetet Kuranore 105-116 të sures Nisa. Në Islam asnjëherë përkatësia kombëtare dhe ajo fetare, nuk kanë qenë kriter për të drejtat e njeriut.

Por, me gjithë këto që u thanë më sipër, ta zëmë sikur dijetari i famshëm El-Buti është gabim në mendimin që e mbështetë. Pse të mos e konsiderojmë se ai ka bërë ixhtihad dhe ka gabuar? Mirëpo, ai që ka për qëllim dhe brengë shprazjen e mllefit apo arritjen në pushtet si dhe ai që Islamin nuk e konsideron si gjykues të vetëm në jetën e tij, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

 



[1] Belam bin Baura i kësaj kohe (Belam bin Baura dijetar që ka jetuar në kohën e Musaut alejhis-selam e të cilit i është pranuar lutja ngase ka ditur emrin e Madh të All-llahut dhe ka pasur përfundim të keq-sqar. i përkth);

[2] Ky është tekst i shkëputur nga ajeti Kur’anor që gjindet në Suren En-Nisa, 3) Ky është një film serial që ka 30 episoda degjeneruese ku bëhet tallje me ajetin Kuranor dhe Islamit i shfaqen kurthe të ndryshme (vër e përkth).

[3] Belam bin Baura dijetar që ka jetuar në kohën e Musaut alejhiselam, të cilit i është pranuar lutja ngase ka ditur emrin e Madh të All-llahut dhe ka patur përfundim të keq (sqar. i përkth.)

[4] Mutenebiu është poet arab (915-965), ka lindur në Kufe ku edhe ka mësuar; (sqar. i përkth.)