Disa dëshirojnë që unë  t’u përgjigjem atyre (që më kundërshtojnë)  dhe kështu që unë të shëroj mllefin e tyre pasi që këta kanë mendim të mirë për mua dhe e dinë se unë kam thënë të vërtetën (Hakun). Ndërkaq, disa të tjerë janë të mendimit se bisedat e këtyre kritikuesve në disa ueb faqe apo në disa  mjete të informimit ndoshta mund që t’i fusin disa të tjerë në dyshime lidhur me fjalët e mia, andaj unë duhet të dal me deklaratë.

Prandaj unë po ju them:

Ueb faqe: www.naseemalsham.com

 

Bismil-lahirrahmanirrahim

12/05/2011

Qëndrimi i Dr. El-Butit ndaj kritikuesve të tij

 

Po i përgjigjem pyetjes e cila shpesh më është parashtruar, por unë nuk i kam kushtuar rëndësi, mirëpo tani patjetër duhet t’i përgjigjem. Të shumtë janë ata simpatizues dhe vëllezër të cilët janë xheloz për njerëzit që i besojnë dhe për të vërtetën e të cilët më pyesin qoftë në email, telefon apo gojarisht, e më thonë se të shumtë janë ata që ju akuzojnë për qëndrimet tuaja të kaluara pikërisht për ligjëratën që e keni mbajtur në këtë xhami para tri apo katër javësh, qëndrimin të cilin e keni parasysh, kështu që ata juve ju akuzojnë për devijim, kufër dhe injorancë dha ata kundërshtojnë dhe hedhin poshtë qëndrimin tuaj, andaj cili është qëndrimi juaj ndaj këtyre që flasin kështu?

Disa dëshirojnë që unë  t’u përgjigjem atyre (që më kundërshtojnë)  dhe kështu që unë  të shërojë mllefin e tyre pasi që këta kanë mendim të mirë për mua dhe e dinë se unë kam thënë të vërtetën (Hakun). Ndërkaq, disa të tjerë janë të mendimit se bisedat e këtyre kritikuesve  në disa Ueb faqe apo në disa  mjete të informimit ndoshta mund që t’i fusin  disa të tjerë në dyshime lidhur me fjalët e mija, andaj unë duhet të dalë me deklaratë.

Prandaj unë po ju them:

Pika e parë është se: vëllezër të dashur mua Elhamdulilah All-llahu më ka dhënë gjuhë të qartë,  aftësi të madhe për t’u shprehur dhe për të endur (thurur) fjalë. Përsëri po e them se Elhamdulilah unë kam qenë dhe ende jam i mundshëm që kur të flas në raste të ndryshme para masës së ndryshme të kënaqi të gjithë njerëzit pa marrë parasysh nivelet e tyre (intelektuale), por një gjë e tillë shumë shtrenjtë më kushton; më bën që të jem dyfytyrësh (munafik). Dyfytyrësia mund t’i kënaq të gjithë njerëzit. Por, unë lus All-llahun që të më vdes si besimtar me besim të kulluar dhe të mos shkojë para All-llahut e të kemë ndonjë njollë në besim.

Pika e dytë u them këtyre vëllezërve se unë kam mundësi të mbrojë veten për atë që e kam thënë dhe që është transmetuar disa herë në televizion e cila nuk është diҫ tjetër jashtë hakut (të vërtetës që përputhet me Librin e All-lahut dhe me porositë e të Dërguarit të All-llahut sal-lallahu alejhi vessel-lem) dhe se unë nuk jam i tillë siç thonë ata, dhe se unë jam i dëlirë nga ato akuza. Pra, unë kam mundësi të them këtë gjë. Por, o vëllezër të mi nëse e them këtë nesër do të shkojë tek All-llahu me kukurë (trastë, qese) të shprazur, duarbosh dhe do të bëhem dyfytyrësh, sepse unë kur do ta them këtë do ta them për të shfaqur vlerën e vetes sime (unit tim), për të theksuar pa fajësinë time për të cilën akuzohem dhe ja, unë po e mbroj veten time dhe them këtë dhe atë. Por, Ditën e Gjykimit do të më thuhet ti e ke thënë dhe ke vepruar ashtu që të thuhet se ti ke qenë i denjë, i kompletuar dhe që ke aftësi për t’u mbrojtur, andaj ti tani e ke marrë shpërblimin tënd (të qoftë rruga e mbarë, u pafshim për të mirë). Jo, vallahi nuk dua që të dalë para All-llahut të Madhërishëm kështu duar bosh (me qesen bosh), prandaj asnjëherë nuk do të mbrohem. Nëse unë e bëj në gjë të tillë i humbi (harxhoj sevapet e mija, nëse kam ndonjë sevap).

Pika e tretë është se qëndrimi im që është  të mos mbroj veten time, nuk më bën që unë në emër të përkushtimit të them se: “Vallahi unë mund të jem gabim dhe se këta vëllezër të cilët më akuzojnë për lajthitje, kufër, injorancë dhe se jam si Belam bin Baura i kësaj kohe (Belam bin Baura dijetar që ka jetuar në kohën e Musaut alejhiselam, të cilit i është pranuar lutja ngase ka ditur emrin e Madh të All-llahut dhe ka patur përfundim të keq sqar. i përkth)  mund të jenë në të drejtë kurse unë jam i paditur, edhe një gjë e tillë nuk lejohet (nuk është e lejuar dhe është e padrejtë) sepse nëse unë e them një gjë të tillë ka shumë prej atyre që më besojnë dhe kështu gjynahet e qëndrimeve të tyre në ditën e gjykimit do t’i bartja unë”. Pra edhe nëse unë them se ata mund të jenë në të drejtë dhe t’i mbrojë ata kurse unë mund të jem gabim dhe … dhe … po ashtu edhe në këtë rast unë barti gjynahet e tyre në Ditën e Kijametit.

Pra cila është zgjidhja?

Zgjidhja është të heshti, të mos i dal zot vetes për atë që kam thënë dhe kjo është edhe rruga (mënyra) që e kam zgjedhur e të cilës i përmbahem, në të cilën jam edukuar (rritur) në shtëpinë time dhe me të do ta takoj All-llahun Fuqiplotë. Gjithashtu, nuk flas edhe për qëndrimet e të tjerëve për t’i arsyetuar ato, pikërisht për ata që më etiketojnë për kufër, lajthitje, etj.  Pra, cili është qëndrimi që unë duhet ta ndërmarr. U drejtohem vëllezërve të cilët insistojnë të më pyesin. Qëndrimi im është të heshti dhe çështjen time t’ia drejtoj All-llahut të Madhëruar. Pra, unë ose të jem prej atyre që siç thash më parë kërkojnë  kënaqësinë e All-llahut e për të cilët vendimi i All-llahut thotë: إِنَّ اللَّـهَ يُدَافِعُ عَنِ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ اللَّـهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٍ كَفُورٍ ”Allahu, me të vërtetë, i mbron ata që bindshëm besojnë, Allahu nuk do asnjë tradhtarë, mohues” Haxh, 38). Ose të jem prej atyre që të shfaqi aftësinë time shkencore e skolastike. Ndërkaq nëse dikush vjen të polemizojë unë kam aftësi të polemizoj me të dhe ta mundi me (artin) e polemikës. Por, edhe në rastin e dytë unë do të humbja këtë dhe botën tjetër. Kjo është ajo që unë e them dhe të cilës i përmbahem  Kur unë thirrem për të thënë diҫ për Fenë e All-llahut Fuqiplotë e them atë që e di sipas asaj që e kam studiuar në Librin e All-llahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij. Mua nuk më intereson kënaqësia e njerëzve apo hidhërimi i tyre. Këtë princip e kam të vendosur para syve të mi dhe lus All-llahun të më vdes në këtë. Me këtë unë i përmbahem asaj që e thotë i Dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ves-sel-em.

Ai që i kënaq njerëzit duke e hidhëruar All-llahun, All-llahu atë do ta lë në duart e njerëzve, dhe kush i hidhëron njerëzit për shkak se i përmbahet kënaqësisë së Tij, All-llahu atij do t’i mjaftojë. Pra, ky është principi im të cilin e trasoj. Ndoshta, dikush mund të pyes po kush është qëndrimi i juaj ndaj atyre që të etiketojnë me kufër dhe të thonë fjalë të ndryshme?

Vëllezër të dashur, qëndrimi im ndaj tyre është kështu: Nëse këta vëllezër janë muxhtehidë të Fesë së All-llahut dhe konkludimi i  ixhtihadit të tyre të gabuar i ka ҫuar në përfundimin se unë jam gabim, i lajthitur dhe i humbur, atëherë ata nuk janë fajtorë dhe lus që All-llahu t’i shpërblejë për ixhtihadin e tyre. Kjo është kështu nëse ixhtihadi i tyre është i pastër e i kulluar nga defektet, por konkludimi i  ixhtihadit të  tyre i ka shpi në atë që të më akuzojnë për devijim. Në këtë rast, them: Nëse muxhdehiti jep mundin e vetë dhe e qëllon, ai atëherë ka dy shpërblime e nëse e gabon ka vetëm një shpërblim, Allahu është Ai që shpërblen.

Por, nëse shkaku i qëndrimit të tyre të caktuar është urrejtja e cila zotëron me ta ose armiqësia vetjake e cila dominon në qenien e tyre, apo të shpier nga  interesa personale me të cilat nuk është  i kënaqur All-llahu Fuqiplotë, atëherë lutem ashtu siҫ është lutur zotëriu im Ahmed Rifaiu (edhe pse unë nuk vlej aq sa një e zezë e thonjit të Ahmed Rifaiut, të cilit i Dërguari i All-llahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem ia ka zgjatur dorën e tij të bekuar e ky ia ka puthur, para një grrumbulli njerëzish). Pra, në këtë rast bëj lutjen që e ka bërë i nderuari Ahmed Rifaiu: “Zoti im, ai që ka armiqësi ndaj meje bëje armik Tëndin. Ai që më bën kurth bërja Ti atij atë. Ai që më bën padrejtësi mere atë dhe ai që më përgatit ndonjë komplot për të më shkatërruar, Ti  shkatërroje atë”. Këtë lutje e bëj nëse ai niset nga urrejtja, ligësia (mllefi), interesi vetjak dhe është i gatshëm të sakrifikojë për interesin e tij vetjak gjithë Fenë, gjithë vendin e tij ose diҫ nga këto. Por, nëse ai është muxhtehid atëherë ai është i lirë le të thotë atë që të dojë.

Vëllezër të dashur ejani t’i besatohemi All-llahut, Zotit të të gjithë botëve para të Cilit  do të dalim, të bëhemi prej atyre që para tyre nuk vendosin asgjë tjetër veç kënaqësisë së Tij. Të marshojmë drejt Tij duke kënduar dhe duke iu drejtuar Atij me këto fjalë:

Lus (Shpresoj) butësinë Tënde (Zoti im) edhe pse jeta është e hidhur

Lus (shpresoj) kënaqësinë Tënde edhe pse njerëzit janë të hidhëruar

Lus që lidhja ime me Ty të jetë e ndërtuar edhe pse lidhja mes meje dhe njerëzve është shkëputur (prishur)

Nëse lidhja (miqësia) me Ty është në rregull çdo gjë është e lehtë (e pa rëndësishme)

Sepse ҫdo kush që është mbi dhe (tokë) do të bëhet dhe (tokë)

Kështu i drejtohemi Zotit tonë Fuqiplotë. Nga kjo pikënisje, e lus All-llahun që të udhëzojë ata që kujdesen për ҫështjet e këtij vendi, unë nuk kam urrejtje. Unë kam dashamirësi. Dua që All-llahu t’i mëshirojë të gjithë robërit e Tij. Dua që All-llahu t’i udhëzojë të gjithë robërit e Tij. Ky është principi (parimi) nga i cili unë nisem.

Vëllezër tani ne jetojmë në kohën e montazhës dhe në kohën e dhomave të zeza (të errëta), në një kohë shumë të ҫuditshme dhe të jashtëzakonshme (jo reale), ku fotot montohen dhe nuk janë reale.

Tani më ka arritur montazhi i një proteste që është mbajtur ku unë atë ditë isha hatib (ligjërues) në Xhaminë Emevite e kjo ndodhi kur unë isha duke dalur nga xhamia, aty në hyrje të xhamisë kishtë një grup i vogël, të cilët nuk kishin marë pjesë në namaz, por ishin duke pritur të dalin xhemati nga xhamia. Kur xhemati dolën, këta u futën në mesin e xhematit  dhe filluan të thërrasin. Normal unë për këta njerëz (që nuk kishin marë pjesë në namazin e  Xhumasë) thashë se balli i  tyre nuk e di sexhden. Pra, këta prisnin brenda në xhami dhe prisnin deri sa xhemati të dalë dhe të përzihen me ta në mënyrë që të duket se të gjithë thërrasin. Por, dikush këtë fjalë time për këta njerëz të caktuar e ka përcjellë gjoja se unë kam thënë për të gjitha protestat se janë mbajtur nëpër të gjitha komunat dhe gjoja se unë të gjithë protestuesit i kam akuzuar se nuk falen. Kjo është një model i montazhit të falsifikuar nëpërmjet dëshmitarëve të rrejshëm. Unë nuk pajtohem me një gjë të tillë e as All-llahu Fuqiplotë nuk pajtohet me një gjë të tillë. Lus Allahun Fuqiplotë që t’i bëj ata që insistojnë të më pyesin për këtë pyetje, që të mos insistojnë më.