Myftinia dhe Organi për arsim fetar në Halep (Siri) ngushëllojnë banorët e Halepit, vendet e Shamit, botën arabe dhe atë islame për ndërrimin e jetës së dijetarit të famshëm, edukatorit të aftë dhe njeriut të dëlirë, myftiut të Halepit, shkencëtarit, prof. dr. Ibraim Muhamed Es-Selkini, i cili iu përgjigj thirrjes së All-llahut në mëngjesin e ditës së martë, me 8 Shevval 1432 / 06.09.2011.

 

E shtunë, 24 Shtator 2011 19:46

 

Shejh Ibrahim Es-Selkini, dijetar i etikës dhe i arsyes së shëndoshë

Myftinia dhe Organi për arsim fetar në Halep (Siri) ngushëllojnë banorët e Halepit, vendet e Shamit, botën arabe dhe atë islame për ndërrimin e jetës së dijetarit të famshëm, edukatorit të aftë dhe njeriut të dëlirë, myftiut të Halepit, shkencëtarit, prof. dr. Ibraim Muhamed Es-Selkini, i cili iu përgjigj thirrjes së All-llahut në mëngjesin e ditës së martë, me 8 Shevval 1432 / 06.09.2011.

 

Dr. Mahmud Akami, ia  kushtoi këto rreshta merhumit:

“Kaloi në mëshirën e All-llahut, dijetari i madh Ibrahim Es-Selkini, dijetar i moralit të lartë dhe i arsyes së shëndoshë.

Dijetar i butësisë, shijes, kuptimit, origjinalitetit, mirësisë dhe fisnikërisë.

Dijetar i sakrificës, i daljes në ndihmesë të tjerëve, ambicies së lartë dhe mirëdashjes.

Dijetar i humanizmit, mirësjelljes, besimit, Islamit, Ihsanit, ngrohtësisë dhe ruajtjes së besës.

O i shtrenjti ynë:

Të lumtë si i gjallë dhe si i vdekur. Qoftë i bekuar kontributi i juaj, mirësia e juaj, familja e juaj, pasardhësit tuaj, fëmijët e nipat tuaj, nxënësit, studentët dhe dashamirët tuaj. Kurrë nuk mundë t’i harroj ditët që i kam kaluar nën hijen tuaj, ngase ju më mësuat durimin, butësinë dhe mirësjelljen. Këto ditë kishin filluar që nga viti 1966 kur isha si nxënës në vitin e parë të Medresesë së quajtur: “El-Husrevijeh”. Ato ditë  juve ishit drejtor i shkollës dhe kështu vazhduan të rrjedhin ditët deri sa u takuam edhe në Fakultetin e Sheriatit të Damaskut në vitin 1970, ku aty na ligjëroje me mirësjellje dhe përpikëri lëndën: “Hyre në Jurisprudencë”. Më vonë, u takuam në: “Darul Ifta (Myftini) të Halepit, ku aty mu mundësua të jem nën mbikëqyrjen dhe kujdesin tuaj.

O ju ditë! Dëshmoni se unë këtij dijetari të madh i jam mirënjohës dhe nuk po e përshkruaj me këtë dinjitet (madhështi) për diç tjetër, jashtë asaj se ai i tillë ishte. Të përshkruhen me dinjitet (madhështi) e meritojnë njerëzit që lënë pas vetes gjurma, prestigj, që kanë dhënë kontribut, moral të mire, që kanë një të menduar të thuktë dhe mendje të shëndoshë. Kurse, dijetari ynë, të gjitha këto virtyte i gëzon edhe atë në mënyrë më të shkëlqyeshme.

I nderuari, Baba i Muhamedit!

Realisht me vdekjen tuaj kam humbur mësuesin e urtë e gjenial, mësuesin e shoqërueshëm, të afrueshëm, të përzemërt të cilit i kthehesha kur sprovohesha nga kjo jetë. Por, o i nderuar, këtë ngushëllim ma lehtëson, ajo që pas vetes ke lënë fëmijë të devotshëm e të respektuar dhe vëllezër të famshëm, ajo se pas vetes ke lënë trashëgimi të bujshme që nuk do ta harrojnë besimtarët dhe besnikët, si dhe ajo se tani më je bërë shokë me  Pejgamberët, me të sinqertët, me të devotshmit dhe me shehidët (dëshmorët). Pra, të lumtë.

All-llahu Fuqiplotë në Kur’an thotë:

"مِنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ فَمِنْهُم مَّن قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُم مَّن يَنتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلاً"

Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (Ahzab, 23).

Paqja e All-llahut qoftë për ty dhe për prindërit tuaj që ishin njerëz të kuptimit dhe miq të All-llahut. Ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi”.

Halep, 8 Shevval 1432 / 06.09.2011

I respektuari juaj që dëshmon për meritat tuaja ndaj jush: Mahmud Akam

Marë nga: www.akkam.org

Përktheu: A. Asllani

 

Selkini

Një biografi e shkurtër për merhumin (të ndjerin) prof. dr. Ibraim Muhammed Es-Selkini

“Potencojmë se merhumi, dijetari i famshëm Shejh Ibrahim Es-Selkini ka lindur në Halep (Siri) më vitin 1934 i cili është prej dijetarëve më të dalluar të Sirisë dhe të botës. I takon një familjeje të pastër të dijetarëve. Kreu doktoraturën në El-Az'har. Autor i disa librave, ndër më të dalluarat, janë:

  1. El-Fiku-l- Islamij Ehkamu-s-Salah (së shpejti këtë libër do të mund ta gjeni të përkthyer në ueb faqen www.mexhlisi-asr.com);
  2. El-Fiku-l- Islamij Ehkamu e-s-Saumi ve-z-Zekati ve-l-Haxhi;
  3. E-t-Teshriu-l-Islamij, Usulu-l-Fikhi (për vitin e katër të Fakultetit të Drejtësisë të Damaskut dhe Halepit); etj.

Morri pjesë në shumë simpoziume, kongrese dhe Akademi të Fikhut.

Më pas, ishte edhe dekan i Fakultetit të Sheriatit të Universitetit të Damaskut, e më vonë edhe Myfti i Halepit (që nga viti 2005).

Shkroi: A. Asllani