Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Buti

Disa bashkëkohës tanë kanë shprehur vërejtje të ndryshme rreth martesës së hazreti Aishes me Pejgamberin e Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Habiten që Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili kishte mbushur 53 vjet jetë, është martuar me vajzën e cila nuk i kishte mbushur as nëntë vjet. Me këtë rast mbase këtë ia kanë përshkruar "egoizmit të ashpër", që e ka nxitur ta bëjë këtë "potezë të keqë"?

Unë them: "Shkas për diskutime në këtë temë nuk mund të jetë diçka tjetër përveç brengës për lumturinë e Aishes, radijallahu anha, dhe frika se me këtë martesë i është shkaktuar padrejtësi. Nuk shoh ndonjë shkas tjetër që do të nxiste një mendim të tillë dhe një kritikë të këtij lloji.

A ekziston në mesin e historianëve ose biografëve të kohës së vjetër dhe asaj të resë dikush që ka zbuluar argumente, ose diçka të ngjashme me argument, që Aisha, radijallahu anha, ka qenë fatkeqe në këtë martesë ose të ketë qenë e detyruar të martohet?

A ndodhet ndonjë në mesin e këtyre historianëve ose biografëve që nuk e di se në tërë Medinën hazreti Aisha ka qenë më e kënaqura me bashkëshortin e saj?

Madje, lumturia e saj në martesë me Pejgamberin e Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është bërë shembull që përmendet dhe për të cilën tregohet. Atëherë, ku është problemi i cili nxitë këto kritika që ta teprojnë dhe të akuzojnë?

Në realitet, fjala është për përzierje në gjëra që nuk i interesojnë dhe që nuk mund ta arrijë mendja e tyre. Kjo, në të vërtetë, është fenomen i shpeshtë dhe i përha­pur shumë. Mirëpo, nuk do të gjesh shembull që nxitë indinjatë, hidhërim dhe dhembje në shpirt sikur kjo. E si mund të kuptohet fakti që akuzohet martesa në të cilën hazreti Aisha si bashkëshorte ka qenë krijesa më e lum­tur dhe çka mund të jetë burim i habisë së tyre për lum­turinë e saj e cila ka zgjatur deri në fund të jetës, duke u krenuar me të?

Mirëpo, të shtrojmë pyetjen se cili është shkaku i këtyre mospajtimeve lidhur me martesën e saj të cilën nuk e miratojnë këta publicistë, ndërkaq që njëkohë­sisht, ajo ka qenë më e lumtura në këtë martesë?

Shkak për këtë ka qenë se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në kokat e atyre që e akuzojnë këtë martesë nuk ka pasur kurrëfarë cilësie me të cilën lartë­sohet mbi njerëzit e tjerë në siujdhesën e Arabisë. Çka janë për ta Pejgamberllëku dhe Shpallja e Allahut xhel­-le shanuhu? Ata dyshojnë në vërtetësinë e besimit të atyre që i kanë besuar pejgamberllëkut të tij. Ata misionin e Pejgamberit e shikojnë si të ishte ndonjë "profesion" i cili i ka pëlqyer Muhammedit, sal-lall-­llahu alejhi ve sel-lem, prandaj është marrë me këtë.

Mirëpo, sipas bindjes së Aishes, radijallahu anha, dhe prindërve të saj, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është i dërguar i Allahut për tërë njerëzimin, prandaj Allahu xhel-le shanuhu e ka dalluar me cilësi, sjellje dhe aftësi, me të cilat e ka lartësuar mbi të tjerët. Kjo bindje, e mbështetur me argumente të qarta, ka qenë fshehtësi e lumturisë së hazreti Aishes në këtë martesë, siç ka qenë lumturi edhe për familjen e saj me këtë miqësi.

Cila logjikë u lejon këtyre kritikëve që prej mohimit të pejgamberllëkut të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të gjejnë argument që ua imponojnë të gjithë atyre që iu kanë kundërvënë këtij mohimi të tyre!?

Dhe çfarë logjike mund të jetë, nëse ka fare logjikë në këtë, që do të jetë në anën e atyre që mohojnë pejgamberllëkun për t'u dhënë argument siç është ky, e cili do t'u shërbente në luftë kundër atyre që nuk janë të një mendimi?

Përse kjo logjikë nuk është e njëanshme edhe ndaj anës tjetër, duke i dhuruar edhe asaj një argument të tillë kundër kundërshtarëve të tyre? Ku është këtu fuqia e lirisë e cila i ruan idetë, bindjet dhe dëshirat nga sulmet e njerëzve me pikëpamje të ngushta dhe nga ata që aprovojnë arbitrarizmin dhe absolutizmin e mendimit vetanak?

Meqë ky grup njerëzish mohon pejgamberllëkun e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si dhe cilësitë specifike e madhështore që i përkasin, duke gjykuar këtë martesë, atëherë - sipas "logjikës" së tyre - është "detyrë" e të gjithë njerëzve, me hazreti Aishen dhe familjen e saj në krye, ta mohojnë dhe gjykojnë këtë martesë në tërësi, siç e akuzojnë vetë ata!?

Sado që Aisha, radijallahu anha, të ndjehet e lumtur në shtëpinë e Pejgamberit, sal-lall- llahu alejhi ve sel-­lem, ajo "duhet" ta injorojë këtë ndjenjë, të mos i beso­jë asaj, duke treguar respekt të denjë ndaj qëndrimeve të këtij grupi të humbur, duke përshtatur ndjenjat e veta me ndjenjat e tyre!?

Kemi mundësi të hetojmë pakuptimshmërinë e këtyre fjalëve kur dëgjojmë se ekziston edhe një logjikë e tillë e cila këtij grupi të njerëzve u jep të drejtë pushteti ndaj të tjerëve në kuptimin që ata t'i privojnë nga bega­tia e arsyes që e posedojnë dhe liri të zgjedhjes me të cilat Allahu, xhel-le shanuhu, i ka nderuar.

 

* * *

 

Gjatë shikimit të botimit të këtij libri dhe korrekturës së saj, pranova nga një mik në SHBA një letër e cila përmbante polemikën e zhvilluar përmes Internetit me një njeri që ishte prezantuar si Majk (Mike). Në realitet, letrën e pranova pikërisht gjatë kohës së rishikimit të kësaj pjesë të librit ku bëj fjalë lidhur me martesën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me Aishen, radijallahu anha, dhe mbi shpifjet që janë deklaruar lid­hur me këtë çështje. Dhe vërtetë kjo ngjashmëri tërheq vëmendjen dhe sjell habi, siç do të bindeni në vazhdim.

Kjo polemikë e Majkut zhvillohej rreth diçkaje që ai e quante: "mendja e shëndoshë e mohon martesën e Pejgamberit të Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me vajzën e cila nuk i ka kaluar nëntë vjet."

Rezymeja e polemikës së Majkut mund të përkufizo­hej në atë që martesa e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me një vajzë e cila ende nuk kishte pushuar së luajturi me kukulla, nuk është në pajtim me natyrën e shëndoshë të njeriut. Gjatë kësaj Majku, mbase, mund të thirret në disa rrëfime të rreme që disa gënjeshtarë kanë dashur t'i inkuadrojnë në historinë e islamit dhe jetëshkrimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-­lem. Pjesë e kësaj janë edhe fjalët e dikujt tjetër që Muhammedi, sal-1all-llahu alejhi ve sel-lem, ka filluar ta shohë në ëndërr hazreti Aishen që kur ishte në moshën katër apo pesë vjeçare. Pastaj ia ka përshkruar këtë shpifje përmbledhjes së Buhariut të haditheve. Majk mendon se dëshira që e ka shtyrë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të martohet me Aishen, radijallahu anha, në këtë moshë ka qenë pasojë e shfrenimit seksual, e cila pasqyrohet në afinitetin seksu­al ndaj vajzave të vogla (pedofilia).

Majk, përmes Internetit, e kishte pyetur këtë mikun tim: "A pajtohesh më atë që njeriu në moshën 53 vjeçare të jetojë në martesë me një vajzë nëntë vjeçare? Nëse nuk pajtohesh, atëherë je hipokrit ngase feja jote e lejon këtë. Nëse pajtohesh, atëherë gjithçka që mund të them është se njoh shumë njerëz të cilët dëshirojnë të bijnë në lidhje me ju dhe fenë tuaj për t'u martuar me vajzat tuaja që nuk i kanë kaluar nëntë vjet!"

* * *

Lexues i nderuar, para teje është përgjigjja ime drej­tuar Majkut përmes këtij mikut tim i cili më kishte prezantuar fjalët dhe kritikën e tij të mësipërme:

NJË: Nuk kemi lexuar në përmbledhjen e Buhariut, e as në ndonjë tjetër, që Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve ve sel-lem të ketë ëndërruar afrimin me hazreti Aishen që kur ajo ishte në mes moshën katër a pesë vjeçare, dmth. para vdekjes së Hatixhes, radijallahu anha.

Kjo, pa dyshim, është gënjeshtër e paturp ndaj Buhariut dhe destruksion i paramenduar i famës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe karak­terit të lartë human të tij. Ky është shembull i lojës së turpshme të fshehjes së argumenteve lidhur me atë që transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve nga Aisha, radijallahu anha, e cila ka deklaruar: "Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: `Më ke dalë në ëndërr tri netë. Më ka ardhur me ty meleku në fustan nga mëndafshi dhe më ka thënë: `Kjo është bashkëshortja jote". Pastaj ia zbuloi fytyrën dhe e pashë se ajo femër je ti. I thashë: `Nëse kjo është prej Allahut, xhel-le shanuhu, atëherë le të bëhet ashtu'." (E transmetojnë Buhariu, në kaptinën "Et-Ta'bir" dhe Muslimi, në kaptinën "Fada'ilu-s-Sahabe")

Nuk e përjashtoj mundësinë që kjo shpifje e pakup­timtë, që nuk ka kurrfarë baze, është komentim qëllim­isht i gabuar i këtij hadithi, të cilin e kuptojnë drejt vetëm ata që e kanë kuptuar domethënien e Shpalljes dhe që Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është pejgamber i Allahut për të gjithë njerëzit, i mbështetur në Shpalljen e Tij.

DY: Pejgamberi i Allahut Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka zgjedhur vetë këtë vajzë, Aishen, në mesin e vajzave të tjera. As e ka kontaktuar vetë me të dhe as ka shkuar te prindërit për ta kërkuar dorën e saj.

Këtë nuk e përmend asnjëri prej autorëve që merren me historinë dhe jetëshkrimin e personaliteteve të njo­hura.

Ajo që ka ndodhur në të vërtetë është ajo që e trans­meton Buhariu, dhe të tjerët, që Havla b. Hakim kishte shkuar te Pejgamberi, alejhi ve sel-lem, dhe i kishte thënë: "O Pejgamber i Allahut, vallë nuk do të martohesh?"

"Po me kë?", kishte pyetur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Ndërsa Havla i kishte thënë: "A dëshiron vajzë apo grua të vejë?", pas së cilës ai e kishte pyetur: "Cila është vajza, e cila është grua e vejë?"

"Sa i përket vajzës, mendoj në Aishen, bijën e kri­jesës më të dashur të Allahut për ty, ndërsa e veja është Sevda b. Zemai, e cila ka besuar pejgamberllëkun tënd dhe është prej ithtarëve tu", kishte sqaruar ajo.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhive sel-lem, i thotë: "Shko dhe më përmend para tyre".

Prandaj, Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, as që kishte menduar në zgjedhjen e një vajze të caktu­ar, porse Havla është ajo që ia kishte përmendur Aishen, radijallahu anha, dhe ia kishte preferuar atij. Në realitet, gjithçka përkufizohet në atë që ajo i është preferuar dhe se ai ishte pajtuar parimisht.

Prandaj, ku është kjo, e ku është synimi që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndjente pasion të sëmurë për fëmijë (pedofili)?! Pastaj, në bind­jen e Havës se Aisha, radijallahu anha, është grua e denjë për Pejgamberin e Allahut, sal-lall-Ilahu alejhi ve sel-lem, si dhe në propozimin e saj që Pëjgamberi, sal lall-llahu alejhi ve sel-lem, të martohej me hazreti Aishen dhe në pajtimin e prindërve të hazreti Aishes pa mëdyshje (Fjalët e Ebu Bekrit, radijallahu anhu, drejtuar Havlës kur kishte ardhur mësit i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për Aishen radijallahu anha: “A i është lejuar si bija e vëllaut të tij?", nuk ësittë mohim i propozimit si të tillë porse ai kishte men­duar se vëllazërimi që ishte lidhur mes tij dhe Pejgamberit, sal-lal‑lahu alejhi ve sel-lem, Aishen, radijallahu anha, e bën të ndaluar për të, ngase asaj në atë rast ai i bëhet xhaxha. Këtë e konfirmojnë edhe fjalët e Pejgamberit. sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Ti je vëllai im në bazë të islamit."), është argument që në këtë propozim nuk ka pasur asgjë që do të nënkuptonte ndonjë pjesë të shoqërisë në Mekë përgjithësisht, e në veçanti të pjesës muslimane të shoqërisë në qytet.

Gjithashtu, e dimë që nëse në këtë propozim do të kishte diçka që është në kundërshtim me natyrën e shëndoshë të njeriut, në të cilën thirret zotëriu i quajtu Majk, do të gjendej dikush që do të kundërshtonte pub­likisht duke mbrojtur atë "natyrë njerëzore". Nuk ka dyshim në këtë, e sidomos kur e dimë se në këtë kohë shumica e banorëve të Mekës kanë qenë armiq të përbe­tuar të Pejgamberit të Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

TRE: Nëse zotëri Majku do të deklaronte: "Fakti që shoqëria mekase e ka miratuar një martesë të këtij lloji nuk është argument, përderisa natyra e njeriut këtë nuk e lejon - që njeriu në moshën 53 vjeçare të jetojë në lid­hje martesore me vajzën nëntëvjeçare".

Përgjigja të cilën zotëri Majku dhe çdo njeri paksa i arsimuar nuk do të duhej harruar është se periudha e pjekurisë seksuale te vajzat dallon varësisht nga rrethi dhe kushtet klimatike. Kështu, në viset e ngrohta, siç është siujdhesa e Arabisë dhe shumë vende të Afrikës, vajzat e arrijnë periudhën e menstruacionit dhe pjekurisë në moshë fare të re, kështu, për shembull, në Egjipt, është fare e zakonshme që vajzat të fitojnë menstruacionet e parë në moshën dhjetë vjeçare, ndërsa në viset e Nexhdit, Sudanit e Nigerisë mbase edhe para kësaj moshe. Në viset më të ftohta të Azisë qendrore dhe shumë vende të Evropës, situata është e kundërt, kështu që vajzat madje i kalojnë të katërmbëdhjetat e të mos ketë ende menstruacione.

Pikërisht kjo sqaron raportin e shoqërisë mekase ndaj martesës së Pejgamberit të Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me hazreti Aishen. Ky reagim ka qenë tërë­sisht pozitiv dhe pa kurrëfarë hipokrizie. Ky nuk është pranim i një rasti të jashtëzakonshëm, porse është mishërim i natyrshëm me realitetin dhe kushtet kli­matike të mjedisit. Mirëpo, nuk është larg mendjes që zotëri Majku të deklarojë: "Të supozojmë se është kësh­tu, por a nuk është padrejtësi që njeriu, mosha e cilit ka bërë që të vyshket lulja e jetës së tij dhe i cili sapo nuk ka arritur në fund të jetës së tij, të lidhet me një vajzë e cila sapo ka hyrë në jetë duke synuar ta vjelë sythin e palulëzuar?"

Përgjigjja e cila, gjithashtu, nuk do të duhej larguar nga mendja e asnjë hulumtuesi të kësaj çështje është se dallimi në mes të mirës dhe të keqes, lidhur me këtë çështje, nuk pasqyrohet në ndjenjat e këqija ose ndjen­jat e ndonjë njeriu si Majku, ngase ne nuk jemi heronj të këtij rrëfimi, as burim i dëmit ose fitimit në këtë çësht­je.

Ky dallim pasqyrohet në ndjenjat e hazreti Aishes, si bartëse e kësaj lidhje, dhe ndjenjat e familjes së saj, e cila është përkujdesur për këtë. Vërtet dashuria dhe urrejtja janë ato që e sqarojnë hollësisht këtë rast, dhe jo parashikimet dhe fiksimet e ndërfutësve.

Sikur zotëri Majku të kishte mundësi të depërtonte në ndjenjat e hazreti Aishes lidhur me rnartesën me Pejgamberin, sal-lall-Ilahu alejhi ve sel-lem, me siguri do të kuptonte se ajo me burrin e saj ka qenë femra më e lumtur në botë, për çka është shprehur edhe vetë disa herë në mënyrë definitive. Prandaj çfarë është vlera e ndjenjave të dikujt kur janë larg ndjenjave të saj?

Eduardi VIII e ka braktisur fronin britanik, me të gjitha madhështitë dhe privilegjet e tij, për hir të dashurisë ndaj një femre e cila, siç thuhet, ka qenë shumë më e shëmtuar se e bukur dhe e cila ishte Martu­ar dy herë para tij.

A mundet Majku të dalë ngadhënjimtar me të gjitha argumentet e logjikës së tij të cilat me xhelozi e mbro­jnë interesin e Eduardit, në luftë kundër argumenteve që ofron dashuria e cila ka përvetësuar zemrën e tij?

Eduardi VIII e ka dashur atë femër si trup dhe shpirt, ndërsa ata që e kanë dashur Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmes personalitetit të tij e kanë dashur Zotin e Madhëruar, Allahun, xhel-le shanuhu. Prandaj, si mundet dikush t'i lejojë vetes që me bren­gosjen e tij iluzore për interesin e Aishes, radijall-llahu anha, të arrijë argumente me të cilët do të mposhten argumentet e zemrës së saj të mbushur me dashuri ndaj Pejgamberit të Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i cili është dërguar si mëshirë për të gjitha botërat!?

KATËR: Krahasimi i Majkut i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me bashkëmendimtarët e tij mbi çështjen e kërkesave të tyre për martesa me vazja nga mjedisi ynë islam, është krahasim me dallim të madh.

Me fjalë të tjera, sikur një person me cilësi që janë të ngjashme me ato të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i cili, siç e dijmë, është i dërguar i Allahut, xhel-le shanuhu, për tërë njerëzimin, do të kërkonte një vajzë muslimane të moshës së hazreti Aishes, kjo, pa dyshim, do të ishte nder dhe lumturi për të dhe familjen e saj. Për diçka te tille do të duhej të ekzistonte vetëm një kusht, e ai është bindja e familjes së saj që kërkuesi vërtet e ka një status të tillë.

Duke marrë në konsideratë se në kohën e sotme nuk ekziston njeri i cili ka famën të cilën e ka gëzuar Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i dërguari i fundit i Allahut, mund të themi që ky kusht nuk mund të aplikohet për asnjë njeri deri në ditën e Gjykimit.

Unë e di që zotëri Majku nuk i kushton fare rëndësi këtij kushti, ndërsa argumenti që Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili, sipas bindjes sonë, është i dërguar i Allahut, për te nuk është asgjë tjetër vetëm se një njeri i zakonshëm si çdo njeri tjetër rreth tij tek të cilët shembulli i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nxitë dëshirën për martesë me vajzat e reja muslimane!

Unë, si çdo musliman, jam i bindur në vërtetësinë e pejgamberllëkut të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe për pozitën e tij tek Allahu, xhel-le shanuhu, dhe sipas mendimit tim nuk ka kurrëfarë arsye që ky kusht të injorohet. Prandaj, pengesa që qëndron ndërmjet neve duke na penguar të pajtohemi lidhur me këtë çështje, është ajo që zotëri Majku në personalitetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk shikon më shumë se vetëm një Arab i cili për vete pohon se ka pozitë të posaçme në popullin e vet.

Ndoshta zemra e Majkut dhe zemrat e shumë njerëzve të ngjashëm me të janë përplot smirë ndaj Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, derisa, njëkohësisht, ne muslimanët pohojmë se ai është i dër­guari i fundit dhe më i dashuri i Allahut për tërë njerëz­imin, si dhe që shumë të dërguar të mëhershëm e kanë paralajmëruar ardhjen e tij dhe kanë theksuar rëndësinë e pejgamberllëkut të tij.

Është e qartë se çdonjëri prej këtyre pohimeve e ka logjikën e vet specifike në të kuptuarit e këtij problemi dhe vlerësimit të tij. Njëri prej argumenteve më të qartë për atë që deklaruam është fakti që nëse vjen dita kur zotëri Majku do të besojë që Muhammedi, sal-Iall-llahu alejhi ve sel-lem ka qenë i dërguar i Allahut për të gjithë njerëzit, pikërisht siç e kanë paralajmëruar Isai, alejhis-selam, dhe Musai, alejhis-selam, dhe se Allahu, xhel-le shanuhu, e ka mbështetur me Shpallje, me siguri nga koka e tij do të eliminohet ky problem dhe do të zhduket para tij logjika me të cilën mendon që të argu­mentojë pohimet e veta, ndërsa vendin e saj do ta zënë argumentet logjike me të cilët i drejtohem duke i sqaru­ar ata, siç ka qenë rasti me njerëz të ngjashëm me ta të cilët e kanë përqafuar islamin, duke u liruar për­fundimisht nga devijimet e mëhershme dhe bindjet fanatike.

Krejt në fund, do t'i këshilloja Mjakut: Një ditë mendo për këtë pa paragjykime dhe do të kuptosh se Muharnmedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka mashtruar e nuk ka trilluar kur është prezantuar si Pejgamber i Allahut, të cilin e ka dërguar Zoti i botëve për të gjithë njerëzit. Shikoje atë, respektivisht jetëshkrimin e tij, me shikim të sahabëve të tij dhe do të kuptosh se Allahu, xhel-le shanuhu, ia ka zgjedhur Pejgamberit të Tij këtë vajzë (siç i kishte rrëfyer Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem Aishes pas lidhjes së martesës me të, në hadithin e sipërshënuar). Në këtë rast, gjithashtu, do të kuptoje se në zgjedhjen e Allahut, xhel-le shanuhu, ka gjurmë të urtësisë së fshe­hur dhe atëherë do ta uroje Aishen, radijallahu anha, më gjithë zemër për mirësinë e posaçme me të cilën është nderuar.

Marrur nga libri:

“HAZRETI AISHA, RADIJALLAHU ANHA NËNA E BESIMTARËVE”

E premte, 21 Maj 2010 16:47