Pasi që vëllazëria për hir të All-llahut xhel-leshanuhu është dhunti e Tij, fshehtësi e shenjtë dhe veçori e pandarë besimi e kurorëzuar me devotshmëri dhe meqë ajo kishte rezultate pozitive dhe rol të veçantë në lidhjet shoqërore, All-llahu xhel-leshanuhu këtë e bëri me rëndësi, autoritet, nder dhe vlerë e domethënie të madhe që kështu të nxite bijtë e islamit që ta shijojnë atë të shkojnë drejt kopshteve të bukura të saj me qëllim që të bëhen besimtarë të devotshëm.
Vëllezër të besimit!
Ja disa hadithe domethënëse për rëndësinë e vëllazërisë për hir të All-llahut xhel-leshanuhu dhe për vlerën që ka ajo para Tij.
1. Fytyrat e tyre (vëllezërve) janë dritë (nur):
Muhammedi alejhisselam thotë: „Disa prej robërve të All-llahut nuk janë as pejgamberë,as shehidë, por pozitën (rangun) që kanë ata Ditën e gjykimit tek All-llahu.” O i dërguar i All-llahut, na trego kush janë ata? – e pyetën as-habët. Pejgamberi tha: „Ata janë një popull (besimtar) që janë dashur mes vete për hir të All-llahut, papasur as lidhje farefisnore, as ndonjë interes material; Vall-llahi, fytyrat e tyre janë dritë (nur) dhe ata janë dritë. Ata nuk do të kenë frikën që do ta kenë tjerët, as nuk do të zemërohen sikurse të tjerët.“ (Transmeton Ebu Davudi).
2. Atyre u janë falur gabimet
Muhammedi Alejhisselam thotë: “Me të vërtetë kur myslimani takohet me vëllanë e tij mysliman dhe ia zgjat dorën, atëherë mu si bien gjethet prej pemës së vyshkur në një dite me erë të fortë, ashtu dhe gabimet e tyre do të treten e do të humbasin si shkumba e detit.” (Transmeton Tabraniu).
3. Ditën e gjykimit ata janë në hijen e Arshit të All-llahut xhel-leshanuhu
Muhammedi alejhisselam thotë: „Me të vërtetë All-llahu Ditën e gjykimit do të thotë: ’Ku janë ata që janë dashur për hir të Madhërisë Sime, Unë ata do t’i marr nën hijen Time, sot kur përveç hijes Sime nuk ka tjetër.’“ (Transmeton Muslimi).
Në ato shtatë grupe që do t’i marre All-llahu xhel-leshanuhu nën hijen e Tij në ditën kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij, siç transmeton Buhariu dhe Muslimi janë „... edhe dy njerëz të cilët janë dashur për hir të All-llahut, që për hir të Tij janë takuar dhe ndarë...”
4. Ata janë të dashurit e All-llahut xhel-leshanuhu
Muhammedi alejhisselam thotë: All-llahu ka thënë: „Dashuria Ime është e domosdoshme për ata që duhen për hirin Tim, për ata që vizitohen për hirin Tim dhe për ata që japin lëmoshë për hirin Tim.“ (Transmeton Imam Maliku).
Edhe Muslimi transmeton nga Muhammedi alejhissealm, ku thuhet: „Një njeri që ishte nisur për të vizituar një vëlla të tij në një fshat tjetër, All-llahu xhel-leshanuhu ia dërgon një melaqe që e arrin në rruge e i thotë: Ku je nisur? Ai i përgjigjet: jam nisur për të vizituar një vëlla timin në ketë fshat. Melaqja e pyet: a mos ke ndonjë qëllim të caktuar që do ta arrish për vete nëpërmjet kësaj vizite? Ai i thotë: Jo, këtë e bëj vetëm pse e dua për hir të All-llahut të Madhëruar. Atëherë melaqja i tha: Në të vërtetë unë jam e dërguar nga All-llahu, sepse All-llahu vërtet ty të do, ashtu siç e ke dashur ti atë (vëllanë) për hir të Tij“.
5. Ata janë në xhenetin e All-llahut xhel-leshanuhu dhe në kënaqësinë e Tij
Muhammedi alejhisselam thotë: „Atë që viziton një të sëmurë, ose një vëlla për hir të All-llahut, e thirr një ftues duke i thënë: Qofsh i bekuar ti dhe kjo ecja jote dhe të zësh një grade (vend) ne xhenet.“ (Transmeton Tirmidhiu).
6. Ata shijojnë ëmbëlsinë e besimit
Muhammedi alejhissealm thotë: „Ëmbëlsinë e besimit e gjen (shijon) ai që i ka këto tri (gjëra) Tek ai All-llahu dhe Pejgamberi i Tij të jenë më të dashur se të tjerët, të doje dike vetëm për hir të All-llahut, të ketë frike humbjen e besimit (pasi që është udhëzuar nga All-llahu), ashtu siç i druan zjarrit.“ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Vëllezër besimtarë!
Këto ishin vlerat më kryesore të kësaj bote dhe të botës tjetër (ahiretit), të cilat i gëzojnë ata që ecin drejt rrugës së vëllazërisë për hir të Allahut xhel-leshanuhu dhe të cilët mundohen që robërit e Allahut xhel-leshanuhu të janë vëllezër.
Siç e pamë, fytyra e atyre që vëllazërohen për hir te All-llahut xhel-leshanuhu, kanë drite (nur), besimi dhe gjynahet e tyre treten mu si gjethet e një druri të vyshkur në një dite me stuhi dhe All-llahu xhel-leshanuhu i fut nën hijen e Arshit të Tij, në atë dite që s’ka hije tjetër, përveç hijes se Tij. Ata All-llahu i Lartmadhëruar i do dhe i bën banorë të xhenetit të Tij.
Sa të lartësuar janë besimtarët kur njeri tjetrit ja zgjatin dorën me dashuri dhe zemrat e tyre lidhen në vëllazëri për hir të Allahut xhel-leshanuhu dhe ç’vlerë të lartë kanë te All-llahu xhel-leshanuhu kur ecin drejt rrugës së ndritur, drejt pajtimit dhe dashurisë!
Marrur nga libri:
"Vëllazëria Islame"
E mërkurë, 25 Nëntor 2009 11:44