El-Buti është pa dyshim njëri ndër dijetarët më të njohur dhe më produktiv në Sirinë bashkëkohore, në botën arabe dhe islame, jeta, vepra dhe idetë e tij tani më janë të njohura edhe në qarqet perëndimore. El-Buti si dijetar është i angazhuar për mbrojtjen e vlerave tradicionale, sidomos në mbrojtjen e vlerave nga rrymat radikale. Ai mendon se islami ka fuqi dhe energji të mobilizojë masat muslimane për përparim të ri, sepse shthurja dhe kaosi shoqëror në Perëndim, sëmundjet venerike dhe neuroza, rrënimi moral dhe shëndetësor i tyre janë tregues të mjaftueshëm
se ky model magjepës është një iluzion mashtrues dhe një dëshpërim për ta. Ai madje preferon çka të merret nga perëndimi, por i sugjeron edhe perëndimorëve çka të marrin nga islami, për t'i shpëtuar shkatërrimit dhe devastimit total. Sipas El-Butit Evropa tani mbyt fëmijë, e robëron gruan, e shkatërron familjen, pa marrë parasysh se a është në gjende ta kuptojë atë. "Ajo duhet ti kërkoj këto faktorë dhe ne do ti jemi në gjende që asaj ti ofrojmë ilaçin e duhur", shprehet El- Buti për revistën Hëna e Re gjatë qëndrimit në Myftininë e Shkupit dhe nënvizon se "populli në Kosovë ka të drejtë plotësisht të realizojnë fatin e tij dhe është detyrë e çdo shteti që të pranojnë ato pa asnjë rezervë"


Intervistoi : Abaz ISLAMI
Driton DIKENA

Hëna e Re: Njëri ndër këta shëmbëlltyra të pastërta është edhe një njeri i thjeshtë, një punëtor i madh, një intelektual e studiues i mirëfilltë, një besimtarë i devotshëm i cili flet me gjuhën e zemrës dhe logjikës së shëndoshë, moralit të lartë dhe gjuhën e arsyes, me edukatë të pashembullt, margaritarë i shoqërisë myslimane. Ai është studiues dhe dijetar i nderuar Dr. Muhamed Teufik Ramadan El- Buti. Këto janë disa fraza të shkurtra e të pakta nga ajo që është thënë për JU.
Kush është në të vërtet Dr. El-Buti?

Dr. El-Buti: Unë nuk dua të vesh një petk më të madh se sa jam. Unë jam profesor në Fakultetin e Sheriatit në Damasak të Sirisë. Gjithashtu jam anëtarë në Bankën Qendrore të Sirisë si përfaqësues i Bankës islamike për përshtatje. Kam ekspedita të shuma në të gjithë botën dhe deri më tani kam paraqit shumë punime shkencore islame në konferenca dhe kongrese të ndryshme botërorë të cilat janë mbajtur në shtete të ndryshme si Francë, Amerikë, Jemen, Kuvajt etj. Gjithmonë nëpër kongrese dhe tryeza të rrumbullakëta kontribuoj për përhapjen e pastër të islamit.

Hëna e Re: I nderuari Dr. El-Buti, për ju është hera e parë që po vizitoni Republikën e Maqedonisë, pjesë e një shoqërie myslimane të Ballkanit. Cilat janë përshtypjet tuaja gjatë qëndrimit këtu?

Dr. El-Buti: Përshtypjet e mia me myslimanët në Maqedoni janë pozitive se këtu kam vërejtur se ka myslimanë që kanë dëshirë ta mësojnë dhe praktikojnë islamin, janë popull mirëdashës që kupton dhe ka aspirata për të kuptuar islamin duke u bazuar në bashkëpunim dhe bashkëjetesë. Kjo mua më gëzon pa masë. Në Maqedoni kam parë edhe resurse natyrore krahas resurseve intelektuale. Nëse këto bashkohen mund të ketë një rezultat shumë të dobishëm.

Hëna e Re: Ju njëherit jeni autorë të shumë titujve shkencorë dhe shumë artikujve në shumë revista prestigjioze. Gjatë këtyre shkrimeve sigurisht keni hulumtuar mbi dialogun ndërfetare. Sa ka nevojë sot bota që të zhvilloj dialog ndërfetarë?

Dr. El-Buti: Dialogu është një urë e cila bën lidhjen midis njëri tjetrit. Nuk ka më mirë se kur afrohen mendimet sepse vetëm atëherë mund të arrijmë deri tek qëllimi. Edhe pse për dikë dialogu është fjalë për mua dialogu është fjalë dhe qëndrime.

Hëna e Re: Ju jeni figurë që keni marrë pjesë nëpër shumë simpoziume dhe kongrese botërore në nivele të ndryshme në Lindje dhe Perëndim. Sa mendoni se këto dy kultura apo civilizime kontribuojnë në zhvillimin e komunikimit ndërshoqëror në botën moderne?

Dr. El-Buti: Nëse roli i këtyre hulumtimeve është që prej këtyre të dilet me konkluza konkrete dhe ato të jetësohen atëherë kam dhënë fryte. Pavarësisht me rëndësi është që të jetë për të mirën e njeriut.

Hëna e Re: Me që jeta fetare bazohet në pragmatizëm dhe behaviorizëm (sjellje) të cilat njëherit llogariten si dy elemente që në kontiunitet duhet të realizohen, atëherë si mund të përshkruani zhvillimin dhe kultivimin e fesë në një shtet multietnik dhe multikonfesional me sistem sekularist?

Dr. El-Buti: Unë kam një vërejtje këtu se feja ka pragmatizëm. Unë nuk besoj në një gjë të tillë dhe nuk dua dhe ta debatoj. Sidomos në islam nuk ka pragmatizëm por ka parime themelore që janë shtylla mes të cilave veprohet. Islami që nga fillimi ka përkrahur bashkëjetesën dhe zhvillimin dhe kultivimin e fesë pavarësisht kombësitë apo fetë që ka pas ai popull. Fakt për këtë që e them është edhe ekzistimi i kishave në Busra dhe në Lagjen Baltuma ku ka kisha të mëdha ku mendon se je në një botë të krishterë. Këto kisha kanë qenë të ndërtuara para islamit dhe vetë islami i lejoi që të veprojnë. Shumë lehtë në vendet islame mund të gjesh vende tregtare ku Ahmedi mysliman e ka dyqanin e tij afër Antoniot të krishterë ose afër Davidit hebrenj. Pa asnjë problem këto zhvillojnë tregtinë e tyre. Kjo është me rëndësi sepse nuk lejojnë që askush nga jashtë të përziej bashkëjetesën e tyre.

Hëna e Re: A mendoni se ka mungesë islamike për sa i përket angazhimit në problemet dhe çështjet ndërkombëtare njerëzore dhe çfarë duhet të bëjnë shoqëria islame që fokusi ndërkombëtarë të drejtohet drejt botës islame në aspektin pozitiv?

Dr. El-Buti: Unë mendoj se ka rol islami në shoqërinë ndërkombëtare sepse islami mund të shikohet në dy aspekte edhe në aspektin praktik që njeriu të zbatojë sjelljet dhe parimet islame duke mos bërë ngatërresa dhe përçarje. Shpresoj se liderët botërore duhet të jenë më të drejtë sidomos ato që proklamojnë se promovojnë liri dhe të drejta të njeriut. Ato liderë duhet të promovojnë liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë e jo të promovojnë diçka tjetër për të tjerët dhe diçka tjetër kur bisedohet për myslimanin. Këtë e them që ta vërtetojnë ato kur thonë se janë liberal.

Hëna e Re: Në Këshillin e Evropës veç ka filluar shumë të debatojnë për shtimin e myslimanëve në botën perëndimore dhe e trajtojnë si një çështje shumë problematike. Kush është qëndrimi juaj për emigrantët mysliman në Perëndim?

Dr. El-Buti: Unë mendoj se kjo çështje ka kundërthënie. Kam parë Evropën më herët se ajo ka hapësirë për besime të ndryshme dhe llojllojshmëri. Isha i gëzuar që ato e kanë pas këtë parim të llojllojshmërisë dhe të respektojnë kulturën e të tjerëve, por nëse Evropa tani vuan nga frika se myslimanët mund të jenë shumicë për arsye se ato shumë botëkuptime i kanë kthyer nga e prapa atëherë do të ishte gabim sikur fajin tua vejnë myslimanëve. Myslimanët kur kanë ardhur në Evropë i kanë ndihmuar industrisë, ekonomisë dhe kulturës dhe më herët nuk ka pas kësi bisedash si tani kur flitet për ekstremizëm, fanatizëm apo terrorizëm islam. Nëse Evropa vuan nga problemi kulturor dhe moral nuk është faji i myslimanëve por brenda vetes duhet ti zgjidhën këto çështje pa fajësuar të tjerët. Unë falënderoj Evropën se ka ndihmuar në shumë aspekte si teknologji, shëndetësi, ekonomi dhe sfera të tjera dhe ne jemi plotësisht të gatshëm që ti japim dorën Evropës dhe ti ndihmojmë asaj që të zgjidh problemin moralo shoqërorë. Evropa tani mbyt fëmijë, e robëron gruan, e shkatërron familjen, pa marrë parasysh se a është në gjende ta kuptojë atë. Ajo duhet ti kërkoj këto faktorë dhe ne do ti jemi në gjende që asaj ti ofrojmë ilaçin e duhur.

Hëna e Re: Çfarë të ardhme parashihni për këto qytetarë dhe sa angazhohet bota islame për ruajtjen e identitetit islam të këtyre qytetarëve.

Dr. El-Buti: Islami është kuptim, dashuri dhe sjellje. Nëse realizohen këto që përmenda në shoqërinë islame atëherë do të ketë fat dhe ardhmëri edhe për myslimanët e këtij vendi edhe për shoqëritë tjera.

Hëna e Re: Ju jeni pjesë e mendimit intelektual në botën arabe. Kohë më parë Ballkani fitoi edhe një shtet të ri Kosovën e cila mbi 90% e qytetarëve i takojnë besimit islam. Kush është qëndrimi i botës arabe për pavarësinë e Kosovës dhe sa është punuar atje që të përshpejtohet procesi i njohjes së pavarësisë së saj nga shtetet arabe?

Dr. El-Buti: E vërteta është se unë kam nevojë për një kurs për të kuptuar problemet politike, por unë besoj se popujt kanë të drejtë plotësisht të realizojnë fatin e tyre dhe është detyrë e çdo shteti që të pranojnë fatin që një popull ka zgjidh për veten. Unë do të vizitoj këto ditë Kosovën sepse populli i Kosovës është edhe populli im, jemi vëllezër. Unë nuk mund të jem në kundërshtim me vetveten dhe plotësisht besoj se çdo kush ka të drejtë që të zgjidh fatin e tij dhe të tjerët duhet ta respektojnë atë.

Hëna e Re: Tani jemi në prag të fillimit të muajit të shenjtë dhe të bekuar të Ramazanit. Mesazhet që burojnë nga ky muaj kanë karakter shumë dimenzional. Kush është mesazhi juaj për besimtarët e këtij vendi dhe lexuesit e Revistës Hëna e Re, në prag të këtij muaji?

Dr. El-Buti: Realiteti është se kemi individ agjërues dhe shoqëri agjëruese. Ai individi agjërues fiton devotshmërinë kur u përmbahet urdhrave të Allahut ndërsa roli i umetit agjërues është që të ofrojnë myslimanet njëri më tjetrin dhe të solidarizohen mes veti. Kjo duhet të arrihet gjatë këtij muaji të bekuar islam.

Burimi:
Hëna e R

E enjte, 22 Tetor 2009 16:47