Dr. Muhamed Hamidullah

Burimet mbi udhëzimet ligjore nga periudha e Muhammedit alejhisselam bazohen në Kur’an, Hadith dhe biografitë e Muhammedit salallahu alejhi ve selem të quajtura “Sira”.

Hadithi është vepër letrare karakteristike për Islamin. Diç të ngjashme nuk mund të hasim në asnjë literaturë religjioze të popujve tjerë. Kur’ani është Fjala e Allahut të Madhëruar që është zbuluar tekstualisht tek i Dërguari, ngjashëm sikur Tevrati Musait alejhisselam “Sira” paraqet të gjithë biografinë e Muhammedit, posaçërisht ato më të vjetrat. Edhe Psalmet përmbajnë këtë lloj literature qoftë në formë të shkruar qoftë në atë ligjëruese.

Fjala hadith do të thotë “fjalim” ndërsa termi “sunnet” paraqet sjelljen apo praktikën. Nuk ekziston fjalë në gjuhën arabe që në të njëjtën kohë të përmbledh edhe fjalimin edhe praktikën (veprimin).

Në raport me të Dërguarin përdoren të dy këto terme, para se gjithash në kuptimin e tyre etimologjik. Mirëpo, shumë Ata shumë shpejt u bënë sinonime, ndaj nisur nga kjo secili nga to ka kuptimin e fjalimit apo sjelljes së Muhammedit salallahu alejhi ve selem

Veprat mbi hadithin apo sunnetin përfshihen në përmbledhjet të cilat i kanë tubuar shokët e Muhammedit salallahu alejhi ve selem mbi atë çka ata kanë dëgjuar, apo kanë parë mbi prijësin e fesë së tyre. Këtu jepen udhëzime të nxjerra mbi transmetimin dhe përshkrimin e secilit, prej një gjenerata në tjetrën i cili në përgjithësi është i shkurtër me një apo dy reshta. Këta janë kujtime të personave, ku s’ka kurrfarë klasifikimi dhe asnjë lidhje me përshkrimin e njëri-tjetrit, siç janë p.sh.: “Sahifet“ e Enesit apo ato të Ebu Hurejrës.

Në gjeneratën e dytë të muslimanëve të quajtur “tabiinët” (pasardhësit e sahabëve) ekzistojnë dijetarë dhe hulumtues që kanë qenë tek shumë shokë të Muhammedit salallahu alejhi ve selem dhe pas vetes kanë lënë vepra mbi hadithet si amalgamë e njohjes dhe kujtimeve nga shumë sahabë.

Gjenerata e tretë e quajtur “tebe’i-tabiinë” (pasardhësit e pasardhëseve të sahabëve) e cila praktikisht nxori tërë materialin e disponuar, kështu që falë kësaj e tëra më pas u bë pasuri publike. Ngeli vetëm klasifikimi i këtij zhanri letrarë.

Disa njerëz dallojnë shumë njëri prej tjetrit sa i përket kuptimit të bashkëbiseduesit si dhe vërtetimin e transmetimit të fjalëve të të tjerëve. Muslimanët kanë filluar shumë herët t’i bashkojnë njohuritë mbi të Dërguarin, sepse pas Kur’anit, hadithi është njëri nga burimet kryesore të fesë islame.

Në lidhje me hadithin janë prezantuar edhe vepra shtesë të cilat i përkasin biografisë së transmetuesve gjeneratë pas gjenerate, të cilët në mënyrë të veçantë flasin mbi të mbajturit mend, devotshmërinë, besimin dhe vërtetësinë, mbi mësuesit, mbi nxënësit e tyre etj.
Është futur edhe metodologjia e studimit të hadithit usulu-hadith apo kritika letrare e cila trajton mosmarrëveshjet (kundërshtimet) e përshkrimit mes dy haditheve, shprehjet që kanë deroguar nivelin e dy fakteve, shkaqet që kanë sjellë që t’i jepet përparësi njërit hadith ndaj hadithit tjetër.

Disa fakte janë sensibile dhe krahasohen shumë mirë me themeluesit e feve tjera

Në kohën e haxhit të fundit, Haxhit Lamtumirës, tre muaj para vdekjes. Muahammedi salallahu alejhi ve selem i’u drejtua një grupi prej 140.000 muslimanëve me fjalimin e njohur, të cilët kishin ardhur nga të gjitha anët e Arabisë, duke mos i numëruar mijëra e mijëra tjerë të cilët nuk kanë mundur të vijnë nga shkaqe të ndryshme atë vit në Mekë. Ky indikacion tregon ekspansionin islam gjatë jetës së prijësit të fesë (Muhammedit salallahu alejhi ve selem) nga më shumë se njëqind mijë dëshmitarë të fjalëve dhe veprave të Dërguarit salallahu alejhi ve selem Sipas një eksperti të epokës islame, njëqind mijë prej tyre ka lënët trashëgimi së paku një përshkrim mbi të Dërguarin salallahu alejhi ve selem

Ky informacion i vogël a është historik dhe i besueshëm?

Në vijim të këtij teksti do të përpiqemi të japim përgjigje në lidhje me këtë pyetje. Ja disa detaje mbi kodifikimin dhe ruajtjen e hadithit: Një ditë një ensarit erdhi tek i Dërguari i Allahut që t’i ankohet për kujtesën e tij të dobët si dhe mbi atë se e harron shumë shpejt atë çka i Dërguari e mëson. I Dërguari salallahu alejhi ve selem i tha: “Përdore të djathtën tënde.” Dhe pas këtij çasti ai filloi t’i shkruaj fjalët e të Dërguarit salallahu alejhi ve selem

Një djalosh i ri gjenial i quajtur Abdullah ibn Amr ibn As regjistronte çdo fjalë të Muhamedit salallahu alejhi ve selem Shokët e tij e qortuan duke i thënë se i Dërguari është njeri, dhe ndodh që ndonjëherë të jetë i disponuar kurse ndonjëherë jo, ndaj dhe nuk duhet të shkruash gjithçka që ai thotë.

Djaloshi erdhi tek i Dërguari salallahu alejhi ve selem dhe e pyeti: 
“A të shkruaj gjithçka që ti flet?”
“Po”- iu përgjigj Muhammedi salallahu alejhi ve selem 
“Edhe atëherë kur je i padisponuar?”
“Gjithsesi. Nga goja ime kurrë nuk del gënjeshtër.” - i tha i Dërguari salallahu alejhi ve selem. 

Abdullahu shkroi një libër dhe e emërtoi “Sahife-hadih”. Është ruajtur deri në kohën e nipit të tij, i cili në bazë të saj mbante ligjërata, dhe më pas ia shtoi edhe disa përmbledhje të tjera , si ”Musnedi” i ibn Hanbelit.

Që të kemi një pasqyrë rreth dorëshkrimit dhe të asaj se çka përmban ai, po sjellim një përshkrim: “Një ditë prej ditësh dikush e pyeti Abdullahun se cili nga dy qytetet, Roma apo Konstatinopoja do të çlirohet i pari. Abdullahu urdhëroi që t’i sillet një arkë e vjetër e mbushur përplot me librat e tij, nxori një libër prej aty dhe duke e shfletuar lexoi: “Një ditë deri sa ishim ulur me të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve selem dhe tek po shënonim fjalët që ai i thoshte, dikush pyeti: “Cili qytet do të çlirohet i pari Roma apo Konstantinopoja?” I Dërguari salallahu alejhi ve selem u përgjigj: “Qyteti i djalit të Herakliusit (Konstantinopoja).”

Enesi, i riu nga Medina, që në moshën dhjetë vjeçare dinte të lexojë dhe shkruajë. Kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem erdhi në Medinë prindërit e Enesit ia paraqitën djalin e tyre dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, le të bëhet ai shërbyesi yt personal. Ai din të lexojë dhe të shkruajë.“ Ai shërbeu deri sa nderoi jetë i Dërguari salallahu alejhi ve selem Pas disa vitesh, njëherë shokët e Enesit shkuan tek ai dhe shfaqën interesim mbi hadithin ndërsa ai nxori bohçen e tij të vogël dhe tha: “Ja kjo është ajo çka kam shkruar mbi hadithin, të cilën kohë pas kohe ia tregoja Muhammedit salallahu alejhi ve selem në mënyrë që të më korrigjonte në rast se do kisha bërë ndonjë gabim.”

Pas vdekjes së të Dërguarit salallahu alejhi ve selem filluan çlirimet e shumta islame. Në vitin e 26 pas hixhrit, d.m.th. 15 vjet pas vdekjes së Muhammedit salallahu alejhi ve selem ushtritë islame në një anë arritën deri në jug të Spanjës, kurse në anën tjetër deri në Kinën Perëndimore. 

Me këtë rast, duke kaluar përmes Afrikës, Egjiptit, Sirisë, Irakut, Iranit, Turkmenistanit, Armenisë, Indisë Perëndimore etj., natyrshëm rritej e shtohej nevoja për hadithin ndaj dhe nga secili as’hab mblidheshin kujtimet dhe udhëzimet. Shumë nga ato u transmetuan gojarisht kurse pastaj pjesërisht është humbur shumë, por sipas hulumtimeve më të reja, më së paku 50 as’habë kanë lënë pas vete vepra të shkruara me hadithe, qoftë të shkruar vetë nga ata apo nga ajo që ia kishin diktuar dikujt. 

Ne do të përmendim dy raste të tilla: Abdullah ibn Mes’udi, Sead ibn Ubade dhe Sumurak ibn Xhundahi r.a. kanë shkruar memoare për fëmijët e tyre. Ibn Dijari thotë se ky i fundit ka shkruar një libër të madh të titulluar “Muskul-kebir”.

Në një rast nxënësi i Ebu Hurejrës e pyeti mësuesin e tij të vjetër: “Ju na keni treguar mbi të Dërguarin se...” Ebu Hurejrës kjo nuk i kujtohej dhe në insistimin e nxënësit të tij ai tha: “Nëse unë ta kam treguar këtë-atëherë kjo duhet të gjendet e shkruar në shkrimet e mia.” Pastaj e mori nxënësin e tij për dore e dërgoi në shtëpinë ku kishte shumë libra mbi hadithin (Kutub-kethir). Ebu Hurejre r.a. zgjodhi një libër dhe filloi ta shfletoj dhe më pas bërtiti: “ Ja tek është, unë të kam treguar, nëse diçka të tregoj, kjo patjetër të gjendet e shkruar në këta libra të mi.” 

Mes përmbledhjeve të mëdha të hadithit gjashtë prej tyre kanë vlerë të ligjësuar dhe janë autoritativ: Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Nesaiu, dhe ibn Maxhe. Ekzistojnë vepra të dijetarëve dhe të mësuesve të dijetarëve që flasin për këta autorë të cilat arrijnë deri në epokën e sahabëve. P.sh. librat e ibn Hanbelit, Humaidit, ibni Shejhit, mes mësuesve të Buhariut; Abdurrezakut, mësues i ibn Haubelit, Ma’marit, mësuesit të Ebu Shejhit; Hammam ibn Munablik, mësuesit të Ma’marit, etj. 

Në bazë të gjithë kësaj arrijmë të konkludojmë që në pikëpamje të vlerës së hadithit dhe vlerësimit të tij, skepticizmi është i huaj dhe fare nuk ka vend . 

Përktheu:
Arsim Dauti

Burimi:

“Preporod, 30 godina 1970-2000 (izbor tekstova)”; Sarajevo, 2000.

www.breziiri.com

E enjte, 15 Tetor 2009 14:27