Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me marrjen e mjekrrës apo shkurtimin e saj?

Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk të dëmton në fenë tënde. Një gjë e tillë nuk mund të jetë faktor për situatën e keqe të muslimanëve.

 
Pyetja:

Si duhet ta kuptojmë Bid`atin? Ç`është bid`at i mirë dhe ç`është bid`at i keq? Ç`është tesavufi dhe a është bid`dat?

Përgjigjja:

Çdo bid`at është i keq andaj nuk ka bid`at (sipas definicionit që e përmenda) të mirë.

Çdo përpjekje për të dlirur dhe pastruar veten nga sjelljet e këqia është e ligjshme dhe nga thelbi i Islamit, ndërkaq disa dijetarë këtë e quajnë “tesavuf”-misticizëm. 

 

Pyetja:

Si është dispozita e leximit të Kur’anit në varreza dhe dhurimi i sevapeve të vdekurit?

Përgjigjja:

Transmeton Ibni Maxhe se i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të, ka thënë: “Ua lexoni Fatihanë xhenazeve tuaja (të vdekurve tuaj)”. Pra, leximi i Fatihasë apo i diçkahit tjetër nga Kur’ani për të vdekurit është i ligjshëm dhe i lejuar.

 

 Pyetje:

Si është dispozita e Sheriatit  për atë person që ia fal namazin pa besimtarit?

Përgjigjja:

Nuk lejohet t’i falet namazi (xhenazja) atij që akuzon muslimanin për kufr sepse akuzimi për kufr ndonjë musliman është kufr, kjo vërtetohet me vetë tekstin e Hadithit të vërtetë  si dhe me koncenzusin e dijetarëve të Akides. Prandaj, ai që ia fal namazin akuzuesit të muslimanit për kufr është gjunahqar, andaj ai duhet të bëjë teube dhe të kërkojë falje.


Pyetja:

Çfarë mendimi keni ju doktor i respektuar për tekstin (formën) e salavatit në vijim që bëhet për Pejgamberin duke vënë në dije se janë të shumtë ata që më kanë këshilluar për këtë: “All-llahum-me sal-li ala sejjidina Muham-medin vevalidiihi veaalihi ve sel-lim”. Nga ana tjetër, a është e lejuar të bëjmë salevat për prindërit e të Dërguarit, njëkohësisht kërkoj të më sqaroni shkakun.

Përgjigjja:

Nuk ka transmetim nga Pejgamberi i All-llahut (bekimet e All-llahut qofshin për të), prandaj, shtojca që përmendët në tekstin më parë është bid`at dhe bie ndesh me mësimet e të Dërguarit të All-llahut.

 


Pyetja:

Nëse njeriu që është i sëmurë prej sëmundjes së sheqerit vdes prej uljes apo ritjes së sheqerit dhe nuk din për këtë, a konsiderohet prej pesë shehidëve të cilët i ka përmendur i Dërguari i All-llahut, bekimi i All-ahut qoftë për të, ku bën pjesë edhe ai që vdes prej sëmundjes së barkut, duke patur parasysh se sëmundja e sheqerit është  një prej sëmundjeve kronike dhe ju falënderit ekselencës suaj.

 

Përgjigjja:

Lëri këto pyetje që nuk kanë rëndësi në jetën e sodit të muslimanit që  është i çiltërt me Zotin e vet. Kërko pyetje tjera që të sjellin dobi më të madhe.

 

Pyetja:

Shresoj që të më përgjigjeni në problematikat që vijojnë gjegjësisht për vendimin e Sheriatit Islam:

1)Dispozita e fotografive;

2) Muzika;

3) dhe mjekrra a është sunet apo vaxhib dhe çfarë dispozite ka rruajtja e mjekrës.

Përgjigjja:

Fotografia nuk hynë në gjeneralen e fjalës: “surah”, që theksohet në Hadithin sahih. Themi kështu ngase fjala komentohet sipas domethënies së asaj kohe kur është thënë.

Kurse sa i përket muzikës duhet spjeguar më detajisht, por, rasti këtu nuk na premton një gjë të tillë.

Ndërsa sa i përket lëshimit të mjekrës dijetarët nuk janë të një mendimi andaj disa thonë se është vaxhib e disa mendub (sunet).

 

Pyetje:

Çfar mendimi keni për Ibni Tejmijen?

Përgjigja:

Ai është një ndër dijetarët e famshëm të muslimanëve. Kështuqë disa (mesele) të tij i marrim e disa ia khejmë. Pra, si të gjithë dijetarët, në përjashtim të Pejgamberëve dhe të të Dërguarve.

 

Pyetja:

Para 20 viteve kam marrur prej dikuj hua dhe nuk ia kam dhënë. Tashmë  nuk mundem ta gjejë atë. Si mundem ta përmirësoj gabimin?

 

Përgjigjja:

Stasusi i kësaj pasurie është si i pasurisë së humbur që nuk mund t’i gjendet pronari. Kjo shpenzohet për interesat e muslimanëve.

 

Pyetja:

Çka ka thënë Imam Aliu, All-llahu qoft i kënaqur, me të kur është pyetur se ku është All-llahu?

Përgjigjja:

Leri ato pyetje që nuk kanë synim tjetër vetëm se reklamimin e disa grupeve e insinuimin (diskreditimin) ndaj disa tjerave. Orientoi pyetjet kah gjërat që të sjellin dobi në fe dhe që të afrojnë ndaj All-llahut.


 

Pyetja

Nëse në këtë fazë nuk veprohet me politikë, atëherë si është e mundur që muslimanët të ngrisin në tokë Sheriatin e All-llahut  si dhe përndryshe çfarë dobie kemi  prej pretendimit nëse muslimanët nuk arrijnë të veprojnë sipas asaj që ka zbritur All-llahu?

Përgjgjja:

Ne jetojmë me një fazë ku paraqitet nevoja e madhe për dy gjëra:

-         E para, bashkimi i fjalës së muslimanëve dhe eliminimi i faktorëve të përçarjes e të konfliktit.

-         E dyta, dialogun dhe Davetin (thirrja në Islam) e pastër e të sinqertë nëpërmjet të cilave mbjellet bindja te muslimanët për domosdoshmërinë e kthimit te Sheriati i All-llahut dhe për zbatimin e dorëzimin ndaj rrugës, planit dhe principeve të  tia (domethënë të bëhet edukimi i individëve). Gjatë zbatimit të këtyre dy obligimeve do të lulëzojë  shoqëria Islame e cila i nënshtrohet vendimit të All-llahut.

 Ndërsa, angazhimi ndaj këtij synimi duke mos i marrë parasysh këto dy mjete është njësoj sikur ai që dëshiron të ngjitet në terrasë me të kërcyer pa shkallë.

Besoj se ka ardhur koha që ata që punojnë në sferën e Islamit ta kuptojnë këtë gjë të pakontestueshme.

 

Pyetja:

Çfar dispozite ka Islami për atë që quhet Xhihadi detarë të cilin e organizonin disa ish shtete Islame ku qëllimi i tyre ka qenë prita e anijeve evropiane dhe grabitja e pasurive të tyre. Dikush thotë se paraqitja e fatalizmit dhe voluntarizmit ka qenë politike. Si p.sh.: Halifja Abdu-El Melik i ka dërguar policët te njerëzit për t’I torturuar e shajtur duke ju thënë se kjo është Kader (i Zotit).
 

Përgjigjja:

Pronarët e këtyre anijeve nuk janë palë ndërluftuese, andaj, nuk lejohet prita kundër tyre me asnjë të keqe e të mos flasim për grabitjen e pasurive të tyre. Ndërmarrja e një hapi të tillë është plan i armiqëve dhe i atyre që vazhdimisht i rinë në pritë Islamit (këtë e dëshmojnë edhe vetë dokumentet ekzistuese). Kjo bëhet me shpresë se këto veprime armiqësore e amorale të pengojnë interesimin që shtohet dita-ditës te popujt evropianë për të njohur Islamin si dhe për të humbur besimin që shtohet dita-ditës se Islami është rruga e vetme që tregon për të vërtetën univerzale dhe obligimet njerëzore.    

 

Pyetja

Jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A kam të drejtë që të blejë veturë duke përdorur kredinë që do të thotë hua me fajde?

Përgjigjja:

Nuk lejohet transakcioni me huatë që janë me fajde dhe nuk ka dallim se pala tjetër është muslimane brenda vendeve Islame apo është jomuslimane dhe gjendet në vendet Evropiane apo Amerikane. 

 

Pyetja:

A mundeni që të më jepni sqarim të mjaftueshëm dhe të gjërë për “El-Bakijatu es-salihatu” (veprat e mira, fryti i të cilave është i përjetshëm). Kam lexuar se me fjalët: “El-Bakijatu es-salihatu” është për qëllim:  “subhanell-llahi, el-hamdul-lahi, All-llahu ekber”, pra, a është kjo e vërtetë? Unë nuk jam i bindur në këtë!

 

Përgjigjja:

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se me: “El-Bakijatu es-salihatu” është për qëllim shpeshtimi i fjalës: “Subhanell-llahi velhamdu lil-lahi ve lailahe il-lall-llahu vell-llahu ekber”. Kështu është transmetuar nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të, në rrugë të ndryshme të gradës “meukf” dhe të gradës “merfuë”. Pra, domethënia është se vazhdimësia e zikrit ndaj All-llahut i sjell personit lumturi të përjetshme që nuk ka të shterrur.          

 

Pyetja:

Dëshiroj që me të vërtetë të mësoj leximin e Kur’anit. A mundem që këtë t’a realizojë vetë? Dhe a keni mundësi që t’më këshilloni për mënyrën më të shëndoshë. Njëkohësisht, t’më tregoni për literaturën e mirë lidhur me komentimin e Kur’anit?

 

Përgjigjja:

Sa i përket leximit të Kurani Kerimit patjetër duhet ta mësosh nga goja e ndonjë lexuesi të mirë të Kur’anit, por, nëse kjo nuk të mundësohet, atëherë, mbështetu në audio kasetë të lexuesve që kanë lexim të përpiktë. Kurse, sa i përket tefsireve këto janë të shumtë. Disa prej tyre janë të shkurtër e disa tjerë të gjatë. Ndërsa “Muhtesari” i Ibni Kethirit  konsiderohet prej mesatarëve.

Pyetja:

Pas një debati që u zhvillua mes meje dhe një ateisti i cili më parashtroi një pyetje absurde për të cilin nuk kisha përgjigje, ndërsa pyetja ishte: Amund All-llahu (I Lartëmadhëruar) të krijojë një rasë që vetë nuk mund ta mbajë? Dhe si është metoda e përgjigjeve për këto lloje të pyetjeve?

 

 

Përgjigjja:

Nëse je i interesuar dhe i kujdesshëm për t’u njohur me atë që ka të bëjë me besimin (akiden ) Islame dhe me përgjigjen e kësi soj pyetjeve që hynë në kuptimin e halucinacionit. Së paku studio një libër të akides Islame.

S’ka dyshim se pyetja jote tregon mosnjohjen tënde për akiden Islame njëkohësisht kjo tregon se nuk e ke lodhur veten me leximin e ndonjë literature për çështjen e akides. Nga ana tjetër, interesimi yt për këtë pyetje të pa kuptimtë dhe kujdesi yt për t’u njohur me përgjigjen krahas mungesës tënde për lexim dhe njohje të principeve të akides bile edhe të një libri është një kontrast i çuditshëm.

Nëse ke interesim për të kuptuar vlerën banale të kësaj pyetje njëkohësisht të marrish edhe përgjigjen lexo librin tim: “Kubra el Jekinijat”. Aty do të gjeshë atë që të bën të nënqeshesh me këtë halucinacion të cilin nuk e flet edhe ai që flet në jermi gjatë gjumit. Gjithashtu, do të mësosh edhe përgjigjen për pyetjen.
 

Pyetja:

Për dikend thuhet se ndjek: “Tarikat”; se ka virde(zikre) të veçanta; se është duke ndjekur ndonjë rrugë për të luftuar nefsin, etj.

Pra, ç’është tarikati? Sa është i ligjshëm? Dhe a është metodë e mirë për të pastruar nefsin dhe për të ecur nëpër shkallët e atyre që janë “Aarifiin” (ata që janë njohës të mirë ndaj All-llahut)? Gjithashtu, kjo a ka qenë e njohur te selefët e Ummetit tonë? Ndërkaq, nëse nuk e kanë pasur të njohur, atëherë a pajtohet me rrugën e tyre?

 

Përgjigjja:

Fjala “Tarikat” për çështjen që ti po pyet është e barabartë me fjalën “Elmenhexh” (rrugë, program, metodë). Pra, qëllimi i kësaj dhe i asaj fjale do të thotë rruga apo metoda në të cilën edukatori i udhëzon vëllezërit dhe nxënësit  e vet për të dëlirë dhe për të pastruar nefsin nga ato gjëra që All-llahu Fuqiplotë i emërtoi: “Batinu el-Ithm” (gabimet e brendshme). Kjo rrugë a metodë në të shumtën përfshin virde dhe zikre që ndjekësi gjithmonë i praktikon. Barometri i ligjshmërisë apo joligjshmërisë të kësaj rruge është kriteri i Sheriatit Islam. Ndërkaq, nëse kjo metodë apo rrugë është e rregulluar sipas dispozitave të Sheriatit Islam dhe e marrur nga Kur’ani dhe Suneti, atëherë ajo është metodë e ligjshme dhe valide. Ndërsa, nëse është jashta disiplinave të Sheriatit, atëherë ajo nuk është e ligjshme e as valide.

Muslimani që t’i përmbahet ndonjë metode edukative për pastrimin e nefsit s’ka dyshim se kjo gjë është ndjekje e rrugës së Selefëve që ishin prej shokëve të Pejgamberit dhe pasuesve të shokëve të tij. S’ka dyshim se ata në këtë gjë ishin shembull për këtë Ummet.

Pyetja:

A lejohet që gruaja të udhëtojë për në Amerikë me fëmiun e saj që është 12 vjeçar dhe a bën që ky (fëmiu) të bëhet mahrem i saj? Qëllimi i udhëtimit është turizmi, vizita e vëllaut, lindja e fëmiut atje apo me qëllim që fëmiu të merr pasaportë amerikane dhe për të zbuluar vizione për Da’ve në Islam si dhe për të emigruar atje. Gruaja në fjalë është gruaja ime. Ndërkaq, prindët e saj janë në rrugë për ta marrë kartelen e gjelbërt e pastaj pasaportën.

 

 

Përgjigjja:

Po. Fëmiu i saj 12 vjeçar është në rregull (lejohet) që të jetë si mahrem për udhëtim. Kurse, sa i përket udhëtimit për në Amerikë apo diku tjetër lejohet nëse udhëtimi bëhet për të kryer ndonjë nevojë apo për të realizuar ndonjë interes, por, me kusht që ky udhëtim të mos i shkaktojë ndonjë haram apo mospërmbushje të ndonjë obligimi. Ndërsa, sa i përket udhëtimit në Daru el-Kufr (Shtetin joislam) me qëllim të emigrimit dhe vendosjes atje, kjo gjë është e ndaluar (haram) sepse vendosja atje patjetërson nënshtrimin ndaj pushtetit të pa besimtarëve, ndërsa një gjë e tillë ndalohet me tekst të qartë Kur’anor. Gjithashtu, një gjë e tillë shkakton shkrirjen (asimilimin) e personalitetit Islam me kalimin e  kohës në flakën e shoqërisë xhahile (jo islame).     

 

Pyetja:

A mund që t’më ndihmoni të bëhem sa më tepër durimtarë. Si të bëhemi durimtarë nëse dëshirojmë diçka me rëndësi që nuk mundemi ta arrijmë?

 

Përgjigjja:

All-llahu Fuqiplotë në Kur’an thotë: “Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut.“

Domethënia e fjalës së All-llahut është se edhe pse ti je i urdhëruar të bësh durim përsëri ti këtë nuk mund të arrishë ndryshe përveç nëse All-llahu të ndihmon në këtë durim.

Ndërkaq, nga kjo nënkuptojmë se durimin mund ta arrishë duke u kthyer tek All-llahu, duke kërkuar ndihmën prej Tij dhe duke vazhduar në këtë. Atëherë, do të shohish se All-llahu do t’i përgjigjet lutjes tënde dhe do të të ndihmojë të arrishë durimin për të cilin të ka urdhëruar. Por, kthimi i vërtetë tek All-llahu bëhet vetëm pasi ta njohësh Atë, të besosh dhe të bindesh në urtinë dhe mëshirën e Tij.

Pra, ti sa ma tepër përmende All-llahun, ki parasysh mbikëqyrjen e Tij, bëhu e besueshme dhe e bindur ndaj Tij. Njëkohësisht, kthehu tek Ai dhe kërko që të të fal durimin dhe ke për të parë se përgjigjja eTij do të jetë e shpejtë. Nga ana tjetër, edhe unë lus All-llahun që të të shpëtojë nga durimi duke ta larguar ngushtimin apo belanë prej së cilës je duke vuajtur e cila kërkon durim të cilin ti e kërkon.

 

Pyetja:

Çfar medimi keni për mendimin e Sejid Kutbit?

 

Përgjigja:

Ajo që përputhet me Librin eAll-llahut dhe me Sun-netin e të Dërguarrit të All-llahut është e bukur, kurse ajo që kundërshtohet me njërën prej tyre ajo nuk është e pranuar. Sejid Kutbi është prej atyr që trasuan rrugën e D`aves (thirrjes) dhe prej atyre që i ndihmuan fesë së All-llahut. Pra, edhe për këtë vlen ajo që vlen për të gjithë dijetarët që punojnë në këtë fushë: “Fjala e çdokujt kthehet përveç e zotëriut të këtij varri” d.m.th. të Dërguarit të All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të”.

 

Pyetja:

Dëshiroj që t`ju pyes si mund që të jetësojmë kënaqësinë ndaj kadasë (determinizmit) dhe kaderit (indedterminizmit) në mënyrë që gjatë jetës sonë të përditshme ta praktikojmë?

 

Përgjigjja:

Ai që e njeh All-llahun ai e don Atë, e ai që e don Atë pajtohet dhe është i kënaqur me Atë, ndërkaq kënaqësia ndaj All-llahut të shpie në kënaqësinë dhe pajtimin me kadanë dhe kaderin e Tij. Por, nëse duash shpjegim më të hollësishëm lexo librin tim që mban titullin: “El-Insanu musejjerun em muhajjerun”.

 

Pyetja:

Dëshiroj të gjejë spjegim të hollësishëm pë emrat e bukur të All-llahut në gjuhën arabe!

 

Përgjigjja:

Imam Gazaliu ka një libër me titullin: “El-Xhufanu vel-Xhabi” Qipro PO BOX 4170 Cyprus-Limasol

 

Pyetja:

Unë këtu në Gjermani jamë një kohë të gjatë. Qëllimi i ardhjes sime këtu është për studimin e Kompjuteristikës. E vërteta është se jeta këtu nuk është e lehtë për shkak të ndryshimit të shoqërisë dhe kulturës. Shumica e muslimanëve këtu mendojnë se ata veprojnë mirë, bie fjala kur ata vjedhin prej jo besimtarëve të këtij vendi duke u arsyetuar me atë se këta nuk janë muslimanë dhe gjëra tjera të ngjajshme. Unë jam i bindur se një gjë e tillë është gabim. Por, kam nevojë për mendimin tuaj. Poashtu, kam nevojë për këshillën tuaj lidhur me ushqimin. Unë gjithmonë përpiqem që të analizoj përmbajtjen e ushqimit duke u frikësuar nga përmbajtja e haramit, por, me gjithë këtë unë nuk arrijë që gjithmonë të jem i sigurtë dhe ndonjëherë ndodh që pasi të kenë kaluar momentet të kuptoj se ka patur përmbajtje të haramit. Nuk dij si të veproj!

 

Përgjigjja:

Tekstet që tregojnë për atë se ndalohet sulmi ndaj pasurive të të tjerëve janë të përgjithshme ku përfshihen muslimanët dhe jo muslimanët, në përjashtim kur është gjendje lufte pasi që lufta zhvillohet midis muslimanëve dhe jo muslimanëve. Kjo është kështu sepse lufta ka dispozita të jashtëzakonshme e të veçanta. Ai person që vetes apo tjetrit ia lejon grabitjen e pasurive të evropianëve duke qenë në këto gjendje momentale të paqes ai është mashtrues që shpik gënjeshtra në fenë e All-llahut të Lartëmadhëruar. Ai me këtë shpifje ka për qëllim të fëlliq famën e Islamit me diçka nga e cila Islami është i dëlirë e i pastër. Ndërkaq, një gjë e tillë bën që të huajt ta urrejnë Islamin. Kurse, sa i përket mishrave në Gjermani ke mundësi që të furnizohesh prej Turqve të cilët atje gjenden me shumicë, ku i kanë therrtoret, dyqanet dhe restorantet e veta private. 

 

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me ndëgjimin e muzikës?

 

Përgjigjja:

Muzika hyn në dispozitat që kanë të bëjnë me “gjërat e ndaluara nga faktorët tjerë”.

Kur reptësisht u ndalua vera me argumente shprehimore, tubimet ku pihej vera ishin të lidhura ngushtë me instrumentet muzikore dhe këngëtaret. Nisur nga kjo, ishte e domosdoshme që të zhduken edhe ambientet që përkujtojnë dhe nxisin përmallimin ndaj verës. Ndër faktorët më të shquar dhe kryesorë të ambienteve të tilla ishin instrumentet dhe muzika. Kjo gjë është shkurtimisht motivi i ndalimit të instrumenteve dhe dëgjimit të tyre nga ana e Sheriatit. Pra, motivi nuk konsiston në atë se ato të sjellin argëtim, por, konsiston në atë se të shpie kah tubimet e verës dhe të shthurrjes. Prandaj, instrumentet muzikore kanë qenë të ndaluara çdoherë kur kanë qenë të shoqëruara nga ana e të shthurrurve dhe njerëzve të prishur e të pa turpshëm (amoral), përndryshe jo. Prandaj, si rezultat i këtij motivi shumica e fukahave gjykojnë se prezentimi në ato tubime është haram, sepse rrallë herë ndodh që këto vende të mos shoqërohen me të shthurrur dhe faktorët e tij.

Ndërkaq, dëgjimi i këtyre instrumenteve duke mos qenë prezent në ato tubime bie fjala si: të dëgjohet pas murit apo prej radiostacionit, apo magnetofonit, nuk konsiderohet haram, ngase kjo gjë është e ndarë nga motivi për shkak të cilit ishin haram, përveç nëse ajo që dëgjohet është një lloj melodie që ngacmon epshet (ndërsa, argëtimin e vërtetë që sjell instrumenti muzikor te njeriu ndryshon nga ajo (melodia që ngacmon epshet)). Pra, dëgjimi i këtyre melodive hyn në kornizën e harameve për shkaqe që nuk i ka të fshehura ai që është hulumtues i drejtë. Pra, kjo ishte një përgjigje e shkurtër e cila ndoshta të mjafton që t’mos hysh në detaje, por, nëse pyetësi insiston të ketë informata më përfshirëse e të bollshme, atëherë le të lexojë atë që ka shkruar Imam Gazaliu në kreun mbi “dëgjimin” në (Ihjau- ulumi Ed-din).