Pyetja:

A jemi ne me të vërtetë të nevojshëm për atë që quhet: lexim ripërtrirës i Kur'ani Kerimit, lexim bashkëkohorë dhe lexim objektiv? A nuk na mjaftojnë librat e të parëve tanë kënaqësia e All-llahut qoftë për ta, si të : Ibni Kethirit, Sabunit, Sejid Kutbit.

Përgjigjja:

Sikur myslimanët të ishin të nevojshëm për një lexim modern të Kur'anit atëherë do të kishin nevojë edhe për një lexim modern të shkencës së Filozofisë, të Historisë, të teksteve letrare si të Mualekatëve(poezitë më të zgjedhura arabe të periudhës Xhahilijane (para Islame) të cilat kanë qenë të varura në Qabe. vër e përkth.) dhe të ngjajshmëve. Por, ti e di se dalëzotësit e leximit modern të Kur’anit nuk thërrasin për këtë lexim bashkëkohorë për asnjë shkencë prej tyre dhe për tekstet tjera. Pra, vetë ky realitet të njofton me shkakun të cilin e heton bile edhe ai që është i marrë. Librat e filozofisë së vjetër dhe librat burimore të historisë, të teksteve letrare dhe ato historike të ndryshme, ata nuk i shqetëson që konceptet e tyre të ngelin, ndërsa rregullat e Kur’anit u shkaktojnë shqetësim. Pra, (sipas tyre) metoda më shembullore për t'i rrënuar ato në mënyrë indirekte është që të bëhet ndryshimi i kuptimeve të Kur’anit nëpërmjet asaj që quhet lexim modern.

Pyetja:

Çfarë dispozite (hukmi)të Sheriatit ka blerja e programeve të kopjuara të CD-ve duke patur parasyshë se origjinalet e tyre gjenden në tregje por ato janë shumë të shtrenjta?

Përgjigjja:

Jam i mendimit se fetvaja që duhet të jipet lidhur me programet kompjutorike dhe të ngjajshme si CD-et. Patjetër duhet të mbështetemi në fetvanë që do ta nxjerrin akademitë e fikhut (jurisprudencës Islame).Dhe besoj se këto akademi janë në përfundim e sipër për një vendim të njëzëshëm në bazë të asaj që e kërkojnë rregullat e Sheriatit lidhur me këtë.

Pyetja:

Ka 10 vjet që unë dhe burri im kemi një shtëpi me qira, ndërsa i zoti i shtëpisë çdo herë kërkon më tepër. Elhamduli-lah na është mundësuar të blejmë një parcelë. Tash jemi në fazën e ndërtimit dhe me atë që momentalisht e posedojmë nuk na mundëson që shtëpinë ta ndërtojmë komplet. A na lejohet me Sheriat (sipas ligjit të All-llahut) që të marrim borxh prej bankës duke ditur se ajo jep me fajde dhe se në vendin tonë nuk ka bankë Islame?

Përgjigjja:

Transakcioni me kamatë nuk lejohet përveç se në raste të nevojës së skajshme (shtërngimit), ndërsa nevojë e ligjshme sipas Sheriatit është kur njeriu është në atë gjendje që rrezikohet nga shkatërrimi, si p.sh: përshkak të urrisë, lakuriqësisë, ose mungesës së banimit. Pra, nëse ti je e nevojshme në këtë mënyrë atëherë të lejohet të përdorish kamatën e nëse nuk e ke këtë gjendje atëherë nuk të lejohet.

Pyetja:

Ka një hadith në Sahih El-Buharij në Kapitullin "Sëmundja e Pejgamberit dhe vdekja e tij", ku kuptimi i hadithit është se: Pejgamberi i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të u ka thënë disa shokëve të tij kur ata ishin ulur në shtëpinë e tij: Më sillni diç që tu shkruaj një shkrim, që të mos e humbni asnjëherë rrugën…. Dua spjegim të qartë.

Përgjigjja:

Në këtë hadith (i gradës) sahih nuk ka asnjëfarë paqartësie që të mundohemi në përgjigjen e kësaj pyetje. Çfarë paqartësie ka aty që i Dërguari i All-llahut gjatë sëmundjes të kërkojë prej disa shokëve të vetë që të sjellin diç për t'u shënuar atyreve porositë e tij të fundit, pak para se të ndrojë jetë dhe pastaj të hjek dorë nga kjo, ngase iu shtua presioni i sëmundjes ose ngase ju bë e njohur se nuk kanë nevojë për një gjë të tillë pasiqë u ka lënë para duarve të tyre Kur’anin dhe Hadithin.

Pyetja:

Unë kam ra në dashuri me një vajzë myslimane. A më lejohet që të dalë me atë apo kërkohet prej meje që menjëherë të martohem me të?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që ta shoqërosh femrën e huaj para se të lidhish kontratën e Nikahut me të. Dashuria nuk arsyeton veprimin që është haram (i ndaluar). Kërko fejesën e saj sipas rregullave të parapara, pastaj lidh kontratë nikahu me të e pastaj shoqëroe atë ku të duash.

Pyetja:

Në përgjigjen lidhur me pyetjen e namazit të natës jashta muajit të Ramazanit thatë -All-llahu ju shpërbleftë- se nuk transmetohet nga Pejngamberi bekimet e All-llahut qofshin për të se e ka bërë një gjë të tillë. Pra, a nënkupton fjala juaj se jashta Ramazanit ndalohet një gjë e tillë?

Përgjigjja:

Për namazin me xhematë ndjekim hadithin e të Dërguarit të All-llahut. Kurse për namazin e natës nuk transmetohet se Pejgamberi të ketë tubuar njerëzit për të falë namaz nate e për tu zgjuar natën për ta falur namazin e tehexhudit (namaz nate) me ta me xhemat. Pra, çpikja e një gjëje të tillë është bidat (risi e ndaluar) me vet urdhërin e të Dërguarit- bekimet e All-llahut qofshin për të ku thotë: Ruheni risive (në fe) sepse çdo risi (në fe) eshtë bidat dhe çdo bidat është humbje.

Pyetja:

Kërkoj sqarim për vendimin (hukmin)e Sheriatit lidhur me drejtimin e automjetit nga ana e gruas?

Përgjigjja:

Të jepet vendim se gruas i lejohet të drejton automjetin është më e udhës në krahasim me lejimin e saj që ti hyp deves dhe ta drejton atë. Këtë të dytën, i Dërguari i All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të, e miratoi.

Pyetja:

A ka tekst të sheriatit që namazi i Istihares të lidhet me ëndrrën? Nëse është ashtu atëherë si do të ishte zgjidhja e atij që në mëngjez i paraqitet një nevojë kurse ai në mbrëmje duhet ta kryjë atë punë.
Dhe pse të ketë nevojë që namazi i Istihares të kufizohet me 7 herë kur hadithi thekson përsëritjen kohë pas kohe?

Përgjigjja:

Namazi i Istihares nuk është i lidhur me shiqimin e ëndrrave, por është pastër namaz dhe lutje e transmetuar nga i Dërguari i All-llahut. Pas këtij veprimi le të vazhdojë në atë projekt për të cilin e ka lutur Allahun t’ia mundësojë atë që është hajr (dobishme). Nëse është e dobishme All-llahu ia lehtëson arritjen e saj e nëse nuk është hajrë All-llahu e largon nga ajo. Pastaj unë nuk kam hasur që dikush të ketë kufizuar namazin e Istihares me 7 herë e as me ndonjë numër tjetër. Bile hadithi nuk nënkupton se përsëritja është e pëlqyer. Por, në hadithin që e transmeton Ibni Siniu në librin "Puna gjatë ditës dhe natës", që transmetohet nga Enesi –All-llahu qoftë i kënaqur me të- se Istiharja bëhet shtatë herë, por me këtë hadith nuk punohet ngase është shumë hadith i dobët. Ulematë dhe ndër ta El-Iz bin Abdus-selami është për atë se ai nuk duhet të praktihohet.

Pyetja:

Çështë dallimi midis rijasë (syefaqësisë) dhe asaj që njeriu e ka në natyrën e tij që të dojë të paraqes veten (të jetë pompoz) dhe të përmendet për të mirë nëpër tubime?

Përgjigjja:

Nuk ka dallim midis rijasë (syefaqësisë) dhe dëshirës që njeriu të paraqitet para njerëzve si pompoz nëpërmjet virtyteve të larta nëse ajo bëhet nëpërmjet zbatimeve të ligjeve të All-llahut, nëpërmjet ibadeteve (adhurimeve) dhe afrimeve ndaj All-llahut. Pra, përdorimi i adhurimeve si mjet për të fituar autoritet dhe emër të mirë (nam) midis njerëzve, mu kjo është rijaja – syefaqësia edhe atë pa asnjëfarë dallimi.

Pyetja:

A lejohet që prej fajdes së llogarisë depozitare të bankës t’u jepet të varfërve dhe skamnorve të cilët i ke familje dhe të afërm në përjashtim të prindërve?

Përgjigjja:

Fajdet e kamatës nuk bën që të ngelin në duart e atyre që e përdorin kamatën. Sikur që nuk i lejohet kreditorit ashtu edhe depozitorit që ta pronësojë atë ngase nuk është pasuri e tij. Pra, pasi që nuk i lejohet që atë ta pronëson, nuk i lejohet edhe të shpenzon prej saj për ata që i ka të dorës së parë (usul) ashtu edhe për ata që i ka të dorës së dytë (furuë) apo ndonjë prej të afërmve. Pra, si do të jetë vendimi i kësaj? Vendimi i kësaj është sikur dispozita e pasurisë së humbur që nuk ka shpresë për ta gjetur të zotin e saj. Kurse në këtë rast pasuria e humbur shpenzohet për interesat e muslimanëve, si p.sh. mbulimi i nevojave të nevojtarve e të ngjashme.

Pyetja:

Ç'është dallimi esencial midis fitimit dhe kamatës?

Përgjigjja:

Fitimi u nënshtrohet mundësive të shtimit dhe të pakësimit, sepse varet nga mundësitë e rrethanave tregtare. Kurse kamata është përqindje e caktuar që e merr depozitori ose huadhënësi në të gjitha rastet.

Pyetja:

Kur ne deponojmë pasurinë në bankën Islame në Malezi, për një afat të caktuar, ajo neve paraprakisht na e cakton vlerën e fitimit. Kjo gjë a është hallall (e lejuar) apo haram (e ndaluar)?

Përgjigjja:

Banka Islame në Malezi apo kudoqoftë tjetër cakton përqindjen të cilën do t’ia japë pronarit të pasurisë nga shuma e fitimit, bie fjala i cakton 30% prej fitimeve të pasurisë të tij, ose më shumë ose më pak. Kjo është e ligjshme madje edhe obligim. Por, ajo nuk përcakton tepricën të cilën do t’ia japë atij jashta kapitalit të tij, në të gjitha rastet. Përcaktimi në fjalë do të ishtë i pavlefshëm (i ndaluar) sikur banka të merrte përsipër që për 100 dolarë të jep 50 dolarë në të gjitha rastet. Pra, mu kjo është kamata.

Pyetja:

Ja që Islami është feja e cila miraton respektin total ndaj prindërve. Si të veprojmë ndaj këtij teksti nëse mendimi i prindërve kundërshtohet me interesin personal?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që të kundërshtohen prindërit përveç se në një rast, e ai rast është kur ndonjëri prej prindërve e urrdhëron të birin e vet për ndonjë haram, atëherë respekti i tij bie poshtë, sepse nuk i bëhet respekt askujt prej krijesave në shkeljen e urdhërave të Krijuesit (All-llahut).

Nëse ndonjëri prej prindërve të urdhëron për diç që ti e sheh se është në kundërshtim me interesin tënd personal atëherë merret parasysh mendimi i tij e jo mendimi yt. Por nëse ti je i sigurt se mendimi yt është i qëlluar atëherë do të mundohesh që ta bindish atë për mendimin tënd përmes diskutimit dhe dialogut.

Pyetja:

Dëshiroj që të blej një automjet por nuk posedoj plotësisht vlerën e saj, pra kam nevojë për huazim me fajde prej bankës, por duke patur parasysh këtu te ne nuk ka asnjë bankë Islame, ndërsa automjeti për punën time është shumë i domosdoshëm si dhe për dërgimin e fëmijëve të mi në shkollat e tyre. Ju lutem që të më ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi.

Përgjigjja:

Transakcioni i huasë me kamatë është i ndaluar me tekste kategorike. Nga ky vendim bëjnë përjashtim rastet e nevojës së skajshme si rasti kur lejohet ngrënia e coftinës, e thiut e të ngjajshme. Nëse nevoja yte që e kërkon blerjen e automjetit është prej këtij tipi atëherë transakcioni- përdorimi i huasë në fjalë të lejohet.

Pyetja: Operacioni i lidhjes së vezoreve:
Unë jam amvise e gjashtë fëmijëve. Ndiej nevojë të domosdoshme për të harxhuar mund të madh për edukimin e tyre. A më lejohet mua që të bëj operacionin e lidhjes së vezoreve që të ndërpres shtimin e fëmijëve, sidomos në këtë kohë të ndërlikuar e liberale?

Përgjigjja:

Operacioni i lidhjes së vezorëve nuk lejohet sepse kjo është një mënyrë që shpie në ndërprerjen përfundimtare të mundësisë për shtatëzani, përveçse në raste të nevojës së skajshme (darurah) si p.sh.: nëse dy mjek specialistë konstatojnë se gruaja nuk është e aftë për lindje, apo nëse shtatëzania i shkakton asaj shkatërrim.

Pyetja:

Jam Palestineze që banoj brenda Izraelit ku jetojmë nën sundimin e cionistëve. A jemi të ngarkuar me gjynahin e atyre që nuk e zbatojnë (ekzekutojnë) hadin-hududet (kufizimet e urdhëruara nga All-llahu që i përfshinë dënimet për krimet) ndaj murtedëve (që dalën prej fesë Islame) ose ndaj atyre që kundërshtojnë dispozitat e fesë?

Përgjigjja:

Përgjegjësinë e zbatimit të hududeve nuk e mban dikush tjetër përveç se kadiut. Ndërsa kadiu nuk obligohet të zbaton hadin përveç nëse para tij vërtetohet prova- dëshmia e plotë me të cilën vërtetohet se ka kryer veprimin që shkakton hadin.

Ndërsa All-llahu nuk e ngarkon masën me përgjegjësinë e zbatimit të hududeve bile edhe nuk u lejohet që ata vullnetarisht t’i zbatojnë si nsdaj murtedit ashtu edhe ndaj të tjerëve.

Pyetja:

Shpresoj që të më shpjegoni çfar keni për qëllim me atë që ju vazdimisht e potenconi gjatë ligjeratave tuaja të ndryshme, se dhikri ndaj All-llahut (të përmendurit e All-llahut) është zgjidhje për të gjitha problemet tona?

Përgjigjja:

Do të mundohem qe pyetjes tënde t’i përgjigjem shkurtimisht dhe shpresoj që All-llahu të më mundëson që këtë shkurticë ta zgjëroj në një ligjeratë të afërt: Të gjitha problemet e tipeve të ndryshme prej të cilave sot vuajnë muslimanët u takojnë një sërë shkaqeve e që janë sëmundjet shpirtërore të mishëruara në kopracinë e makutërinë e madhe, në epshin e ndjekur në këtë botë mbresëlënëse dhe në atë që çdo njëri të pëlqen dhe vlerëson mendimin e vet. Njëkohësisht, këto janë edhe sëmundjet që i Dërguari i All-llahut, -bekimet a All-llahut qofshin për të- i ka numëruar në Hadithin të gradës Sahih. Këto sëmundje shkaktojnë përçarje dhe zënie, ndërsa përçarja e muslimanëve është faktor i varfërimit të tyre pas posedimit të pasurisë, shkak i dobësimit të tyre pas posedimit të forcës dhe faktor i prapambeturisë së tyre pasi që ishin të përparuar.

Është më se e qartë se ajo që i eliminon këto sëmundje shkatërruese është vazhdimësia e dhikrit ndaj All-llahut Fuqiplotë (të përmendurit All-llahun) dhe atë sipas rregullave të njohura. Kështu është sepse ai që në zemrën e njeriut rrit dashurinë ndaj All-llahut është dhikri. Domethënia dhe rëndësia e kësaj dashurie është se kur kjo shtohet, dëbon nga zemra dashurinë ndaj të tjerëve dhe pastron zemrën ndërsa vrulli i epshit shuhet dhe kështu atëherë pushojnë problemet të cilat paraqiten vetëm si pasoja të atyre sëmundjeve. Kjo paraqitje e shkurtër ka zgjërim. E lus All-llahun që të më mundësojë rrethanat për ta sqaruar këtë.

Pyetje apo ide:

Gjyshi im është martuar kur i ka patur 16 vjet, ndoshta edhe shumë burra tjerë në ato vite (kohra) kështu kanë vepruar. A thua sepse ata punët e tyre i kanë pranuar në moshën e re!! Prandaj po pyes, a nuk mundet që lëndët shkollore të përfshihen në më pak vite?

Përgjigjja:

Problemi i martesës në moshën e re nuk rrjedh nga gjatësia e plan programit shkollor por nga kushtet e rënda materiale, të cilat në këtë kohë e pengojnë martesën e hershme. Në të kaluarën, kushtet materiale nuk kanë qenë të ndërlikuara në këtë mënyrë që sot e përjetojmë, prandaj edhe martesa e hershme ka qenë e përhapur edhepse vitet shkollore kanë qenë të gjata. Ajo që kërkohet dhe që duhet të jetë është që shoqëria jonë të formojë arka për lehtësimin e martesës dhe për t’u ofruar ndihma materiale nevojtarëve.

Pyetja:

A është e vërtetë se faza e adoleshencës është përnjëmend problem dhe se adoleshenti nuk ka pjekuri mendore si dhe se ai nuk bazohet në arsye por në emocione?

Përgjigjja:

Adoleshenca në vete përnjëmend ngërthen një problem e kjo qëndron në atë se në atë fazë epshi seksual në brendinë e fëmiut fillon të lulëzojë, por ende pa mos u kompletuar pjekuria e tij mendore, kështu që ai u nënshtrohet epsheve të veta duke mos patur diç që t’u bëjë ballë atyre , ku në mungesë të aftësive të tia mendore të cilat ende nuk janë pjekur ai u nënshtrohet duke mos i kufizuar ato. Për këtë arsye, metodat edukative duhet ta shërojnë këtë fenomen dhe mendja e fëmiut të përkrahet e të ushqehet me metoda paqësore që të realizohet barazpeshimi midis epsheve dhe normave racionale në këtë fazë.

Pyetja:

Unë gjithmonë u ankohem të tjerëve, jam në ankth dhe ndjejë brengë të thellë në gjoksin tim. A mos vallë kjo tregon dobësinë e imanit (besimit) tim. Çka të bëj?

Përgjigjja:

Besoj se me shtimin e salavateve (të thuash: All-llahum-me sal-li ala Muham-medin ve ala ali Muham-medin… sqar i përkth.) ndaj të Dërguarit të All-llahut- bekimet e All-llahut qofshin për të- largohen brengat dhe bëhesh i lumtur. Prandaj, duhet të caktosh vird (ndarje e një pjese të kohës për të bërë dhikr, lexim të Kur’anit Fisnik etj.- sqar i përkth.) dhe inshaell-llah do të hiqet brenga.

Pyetja:

Jam studente e Universitetit ku është prezente përzierja (midis meshkujve dhe femrave). Pra, në cilat sfera më lejohet që me kolegët e mi të bisedoj dhe a më lejohet që t’i përshëndes ata?

Përgjigjja:

Parimisht, çdo bisedë që ka për qëllim mësimin apo të ngjashme, duke iu përmbajtur rregullave të ndruajtjes (turpit) dhe të mbulesës Islame është e lejuar me kusht që kolegu me të cilin bisedoni të jetë prej atyre që i ruan sytë dhe të mos u lëshohet dëshirave të epsheve dhe kushti tjetër është që mos ketë midis tyre vetmi (hulve) ashtu siç e definon vetminë Sheriati.

Pyetja:

Jam Sirian dhe gjindem në Kuvajt. Ndodh që paratë t’i këmbejë në disa agjensi ku atyre u jap dinarë të Kuvajtit që familjes sime në Siri t’ua japin lira të Sirisë. Pra, ky transakcion a është i lejuar apo i ndaluar?

Përgjigjja:

Ti duhet që dinarët e Kuvajtit t’ua japish atyre në formë të huasë -që do t’ua japësh borxh. Pastaj, ti do të merresh vesh me ta që të ta përmbushin borxhin që ta kanë në para të Sirisë nëpërmjet personit që do ta autorizosh që në emrin tënd t’i pranojë ato.

Ndërsa, nëse ti i jep dinarët e Kuvajtit në formë të këmbimit me valutë të Sirisë atëherë patjetër duhet që dhënia dhe marrja (këmbimi) të bëhet aty për aty dhe pa vonesë (pa shtyrje).

Pyetja:

Jam një i ri i moshës 31 vjeçare. Kam bërë kurvëri të mjaftueshme. Njashtu nuk kam ndjekur namazin. Cilat janë kushtet e pendimit tim, pasi nuk jam dënuar për këtë?

Përgjigja:

Dënimi i kurvërisë që përfaqësohet në hadin (kufizimin e urdhëruar nga All-llahu e që përfshinë dënimet për krimet) vërtetohet dhe duhet patjetër të ekzekutohet atëherë kur dëshmojnë për këtë gjë katër dëshmitarë të drejtë para kadiut (gjukatësit) ose nëse ai që ka kryer kurvëri të pranojë (konfirmojë) katër herë se ka bërë kurvëri.

Nëse ky faktor nuk realizohet para kadiut atëherë i nënshtrohet vetëm dënimit të Ditës së Gjykimit për të cilin All-llahu ka paralajmëruar. Por, ky dënim është i kushtëzuar nëse personi nuk është penduar. Kurse nëse laviri pendohet d.m.th. pendohet për gabimin dhe është i vendosur me korrektësi që më nuk i kthehët gabimit atëherë dënimi i Botës së Ardhshme i hiqet. Kështu është duke u bazuar në atë që jep të kuptohet ajeti i qartë i All-llahut Fuqiplotë ku thotë: "Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë." (El-Furkan, 70).

Ndërsa kur është fjala për namazin nuk mjafton vetëm pendimi por patjetër duhet që namazet e kalura t’i falë (t’i bëjë kaza). D.m.th. duhet që në ndërkohë t’a falë pa ngarkesë të tepërt. Mënyra më e mirë për realizimin e kësaj është që në vend të namazeve nafile dhe suneteve të falë farzet e kaluara.

Pyetja:

Çfarë dispozite ka martesa e personit që vazhdimisht udhëton?

Përgjigjja:

Të qenurit e martesës në rregull varet nga plotësimi i pjesëve përbërëse (erkan) dhe i kushteve (shurut). Nëse në martesën e personit që vazdhdimisht udhëton plotësohen erkanet dhe shurutë atëherë ajo martesë është në rregull. Pastaj, obligimet e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit varen nga rregullsia e martesës. Ndër ato obligime është që burri të jetë i drejtë në fjetjen me gratë e veta. Nëse gruaja heq dorë nga kjo e drejtë e vetë atëherë burri është i liruar dhe nuk i ka hak për atë gjë që ajo ka heq dorë. Por, gruaja që veten e ka lidhur nëpërmjet të martesës me këtë person që vazhdimisht udhëton, nuk e ka të garantuar të drejtën e vet në rast të shkurorëzimit nës vjen deri te kjo, si dhe ajo nuk e ka të garantuar se mund të marë mehrin e vonuar (muehar) apo komplet mehrin ngase mund të ndodh që burri i saj të largohet dhe të mos këthehet tek ajo e ndoshta edhe ta lë atë të vjerur pa kujdesje, pa shpenzim të martesës dhe pa shkurrorëzim.

Prandaj, principi i parapengimit (prevencionit) kërkon që burri të detyrohet të evidenton kontratën e kurrorëzimit në arhivat zyrtare shtetërore ku banon gruaja dhe aty ku banon buri përkatësinë buri. Nëse burri këtë nuk e respekton atëherë ai duhet të dënohet.

Pyetja:

All-llahu në Kur’an thotë: "…Unë në tokë do të caktoj një mëkëmbës …" Ç’është shkaku që All-llahu Ademin e bëri mëkëmbës në tokë?

Përgjigjja:

All-llahu nuk caktoi si mëkëmbës në tokë vetëm Ademin si person, por All-llahu caktoi njeriun i përfaqësuar në Ademin dhe në pasardhësit e tij deri Ditën e Kijametit.

Domethënia e caktimit të All-llahut njeriun si mëkëmbës është që njeriu të jetë i obliguar për ndërtimin e tokës dhe për të ngritur shoqërinë njerëzore në mënyrën që përputhet me ligjin dhe drejtësinë e All-llahut dhe sipas planit që Ai e ka hartuar për njeriun.

Ishte e mundur për All-llahun që Ai njeriun ta detyron për të zbatuar këtë detyrë dhunshmërisht nëpërmjet shtytjeve të instinktit natyror si që është rasti me kafshët që nuk flasin, atëherë nuk do të ishtë e qartë domethënia e asaj që All-llahu caktoi njeriun si mëkëmbës në tokë, ngase në këtë rast ligji i.All-llahut drejtëpërsëdrejti zbatohet nëpërmes dhunës dhe detyrimit. Por All-llahu Fuqiplotë deshti që ta njoftojë njeriun me ligjin e Tij i cili shpalon të vërtetën në këtë gjithësi dhe të dalin në dukje dukuritë e drejtësisë së All-llahut në përgjithësi ndaj krijesave të tij e ndaj njeriut në veçanti. Njëashtu, dëshira e All-llahut është që njeriun t’a urdhërojë që të zbatojë atë në mënyrën e kërkuar edhe atë duke mos e shtërnguar dhe detyruar.

Nisur nga kjo, përpjekja e njeriut që të ngrejë ligjin e All-llahut dhe t’a zbatojë rregulloren e Tij, bëhet me vetë vullnetin e njeriut që është si dukuri e caktimit të Allahut për këtë.

Ki kujdes që të mos supozosh se domethënia e kësaj mëkëmbësie nga ana e All-llahut nuk do të thotë se All-llahu njeriun e ka lënë si mëkëmbës të Tij për të udhëhequr çështjet e kësaj gjithësie ashtu siç presidenti apo mbreti lë mëkëmbës për t’i kryer detyrat e tij apo bie fjala se Ai është i zënë. All-llahu i Lartmadhëruar është larg këtyre gjërave.

Pyetja:

Si është Gykimi i Sheriatit kur njeriu i këthehet përsëri gabimit pasi që është penduar dhe si të kemi për qëllim që pendimi i jonë të jetë i drejtë dhe duke patur parasyshë se gjynahi është shiqimi i fotografive pornografike?

Përgjigjja:

Nëse gjynahqari është i sinqertë me All-llahun se më nuk do t’i këthehet gabimit të cilin e ka bërë, atëherë pendimi i tij është në rregull. Por, nëse përsëri epshi atë e mund dhe e përsërit gabimin dhe pastaj sërish pendohet dhe me plot sinqeritet vendos që më nuk i këthehet gabimit atëherë përsëri pendimi i tij është në rregull. Pra, kështu edhe nëse ai i këthehët gabimit disa herë, por ky çdo herë pendohet dhe ndjen dhembje për gabimin që e përsërit dhe është i sinqert me All-llahun në atë se më nuk i këthehet gabimit. Pra, këtij personi të gjitha gabimet - gjynahet e përsëritura i falen dhe pendimi i përsëritur i tij ia fshin ato. Ndërsa, pendimi i falsifikuar i cili All-llahun e hidhëron dhe me të cilën nuk është i kënaqur është që njeriu t’i thotë fjalët e pendimit duke qenë i vendosur që pas një kohe ta bëjë përsëri atë gabim - gjunah.

Pyetja:

Cila prej këtyre dy punëve është më e rëndë? Bartja e fjalëve midis njerëzve edhe me qenë se janë të vërteta apo kurvëria? Dhe pse?

Përgjigjja:

Detyra yte është që të keshë të ditur se që të dyja janë të ndaluara prej të cilave patjetër duhet të largohesh: si prej shpifjes ashtu edhe prej kurvërisë. Pyetja yte është si e atij që don të dijë cila prej tyre e ka dënimin më të lehtë që ta bëjë atë. Por, një gjë e tillë nuk i takon muslimanit i cili duhet t’u largohet të gjitha ndalesave të All-llahut.

Kur do të detyrohesh që ta bësh njërën prej këtyre dy harameve nën rrezikun e dhunës ku kërcnohet shkatërrimi atëherë është e udhës dhe ke të drejtë ta bësh këtë pyetje.

Pyetja:

Shihet qartë se Kur’ani Kerimi na tregon se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë si në këtë ashtu edhe në botën tjetër. Rezultatet e kësaj lidhshmërie të ndërsjellë në këtë botë janë të qarta ku All-llahu Fuqiplotë sipas ligjit të Tij këtë botë e trashëgojnë robërit e All-llahut të cilët nuk janë kryelartë, falin namazin dhe… dhe… . Por, nëse në këto dy kushte ka shprazëtirë –në besim dhe vepra të mira- me atë që besimi ngelën dhe vjen Dita e Llogarisë atëherë si do të jetë fati i Um-metit Islam para Fuqiplotit? Si është fati i populit që është i mesëm (Um-meti i Muham-medit) të cilët janë edhe dëshmitarë për njerëzit nëse ata nuk e përmbushin detyrën me të cilën All-llahu i obligoi?

Përgjigjja:

Mos e lodh mendjen tënde për fatin e besimtarëve të cilët kanë kaluar tek All-llahu pa vepra të mira. Kjo është një çështje për të cilën All-llahu nuk të ka ngarkuar që ta lodhish kokën tënde sepse kjo i takon All-llahut. Më mirë për ty është që të kujdesesh për obligimet tua që All-llahu t’i kërkon, të plotësosh a përmbushish shprazëtirat dhe lëshimet tua, dhe të rregullosh raportin tënd me All-llahun pasiqë ta besosh Atë dhe pastaj mbështeti punët tua në All-llahun.

Pyetja:

Kur’ani qorton dhe dënon arsyetimin e pabesimtarëve ku ata thonë se ne prindërit i kemi gjetur në këtë rrugë të humbur prandaj do të vazhdojmë t’i ndjekim gjurmët e tyre… Juristët kanë konstatuar se besimi është me bindje e jo me imitim. Besimi me imitim nuk ka konsideratë. Pra, si bëhet edukimi i bijve tonë, duke u mbështetur vetëm në racion? Shkurtë thënë cilat janë Parimet e edukatës Islame për fëmijët?

Përgjigjja:

Mënyra për t’ju shmangur besimit tradicional është studimi shkencor i parimeve të akides (besimit) Islame. Edukoi fëmijët tuaj në bazë të kësaj që të lirohen nga prangat e besimit tradicional.

Pyetja:

A më lejohet që unë të marë pjesë në disa gara për të fituar, por, duke theksuar se unë nuk jap diç nga pasuria, por vetëm i plotësoj disa numra?

Përgjigjja:

Po, të lejohet që të marësh pjesë në kësi lloj garash.