I zgjuar është ai që mposht egon dhe e merr në llogari vetveten dhe përgatitet për atë që vjen pas vdekjes, ndërsa mendjelehtë është ai që ndjek epshet e veta, dhe i mban shpresat tek Allahu që ta falë.
(Tirmidhiu)
Fjalë e urtë
Nuk mundem që të largohem nga ibadeti. Këto janë ditë që kalojnë shumë shpejt. Gjënë që e humb sot nuk mundesh ta gjesh nesër. Për Allahun, oj motra, do të falem derisa të mos më mbajnë pjesët e trupit tim, do të agjëroj në ditët e jetës sime dhe do të qaj sa të bartin dy sytë e mi lotë.