Shejh Buti flet emocionalisht për dashurinë ndaj Pejgamberit alejhisselam

Loading the player...
1,365
10 years ago

Muhammed Seid Ramadan El-Buti u lind në vitin 1929. Shkollën e Mesme të Sheriatit e kreu në Insitutin "Et-teuxhih El-Islamiij" në Damask. Në vitin 1953 u regjistrua në Universitetin EL-Az'har në Kairo, ku mbaroi Drejtësinë Islame në vitin 1955. Në vitin vijues vazhdoi mësimet në Fakultetin Filologjik - Gjuha Arabe në Universitetin e El-Az'harit dhe diplomoi në fund të këtij viti. Në vitin 1960 emërohet asistent i Fakultetit të Sheriatit pranë Universitetin të Damaskut, me ç'rast dërgohet në Universitetin e El-Az'harit - Fakulteti i Sheriatit për të mbrojtur disertacionin e Doktoraturës në "Usuli Sheria El-Islamiije" ku dhe doktoroi në vitin 1965. Po atë vit emërohet profesor në fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Damaskut, më pas emërohet Dekan, ndërsa pastaj zgjidhet shef i Katedrës së "Ideologjive dhe Feve" në Universitetin e Damaskut. Njëherit ka qenë edhe anëtar i Akademisë Mbretërore për hulumtimin e qytetërimin islam në Aman. Ka marrë pjesë në shumë kongrese, seminare, simpoziume të shumta botërore, që prekin anët e ndryshme të kulturës islame në shumë vende arabo-islame, evropiane e amerikane. Ka shkruar një numër të veprave nga lëmi të ndryshme. Numri i të cilave arrin mbi pesëdhjetë sosh, në shkencat e Sheriatit, Filozofi, Letërsi, Qytetërim, etj. Deri ditën e vdekjes, gati se çdo ditë ka ligjëruar në xhamitë e Damaskut dhe xhamitë e qyteteve të Sirisë. Ligjëratat e tij i ndiqnin mijëra të rinj e të reja. Tani kemi të publikuar edhe një disertacion-punim doktorature dedikuar metodës së d`avetit të prof. Dr. Shejh El-Butit me titull “Metodologjia e Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit në thirrjen (davetin) në rrugë të All-llahut” nga Fakulteti i Usulu ed-Din dega e davetit dhe kulturës islame të El'Az'harit, punim i Halid Abdusemi' Abdullah. Shejh El-Buti nuk ka munguar edhe në mediumet elektronike me faqen e vet të internetit www.bouti.com, e cila është e pasur me ligjërata, hutbe, dhe fetva, të cilat mund t'i gjeni të përkthyera në gjuhën shqipe në web faqen e Shtëpisë Botuese “ASR”: www.mexhlisi-asr.com. Prof. Dr. Shejh Muhammed Said Ramadan El- Buti, vdiq më 21.03.2013, në moshën 84 vjeçare, nga një atentat duke ligjëruar në xhaminë Iman të Damaskut. Si pasojë e këtij shpërthimi ranë shehid edhe dhjetëra ndjekës të ligjëratës së tij. Të mjerë ata që organizuan vrasjen e tij!