Një njeri e ka pyetur Pejgamberin alejhisselam: Çka është më së miri të punohet sipas Islamit? Pejgamberi alejhisselam u përgjigj: "Ta ushqesh të uriturin dhe t’i japësh selam atij që e njeh dhe që nuk e njeh".
(Buhariu)
Fjalë e urtë
Allahu gjithë sherrin e mblodhi në një shtëpi, dhe çelës të saj bëri dynjanë, dhe gjithë hajrin e mblodhi në një shtëpi, dhe çelësin e saj bëri zuhdin.