Ders nga Mulla Garip efendiu - Tetovë

Loading the player...
10,808
11 years ago

Hoxhë efendi Garip Beadini u lind më 02.05.1910 në fshatin Grupçin të Tetovës.


Mësimet e shkollës fillore katërvjeçare i kreu në kohën e ish-Mbretërisë Jugosllave, në vitin shkollor 1929-1930 fshatin Çiflik (ngase në atë kohë shkolla për atë rajon ishte në Ҫiflik) me sukses të shkëlqyeshëm.
Ndërkaq, në vitin shkollorë 1942-1943 e ndoqi rregullisht seksionin e kursit për të rritur në shkollën “Skënderbej”-Tetovë të prefekturës së Dibrës– Ministria e Arsimit e Mbretnisë Shqiptare.
Shërbimin ushtarak e kreu në ish ushtrinë Jugosllave.
Në vitin 1948 dënohet me 20 vjet burgim të shkallës së tretë në Idrizovë për shkak të akuzës se ka qenë bashkëpunëtor i Arif Kapedanit për Shqipëri të Madhe, kurse nga burgu lirohet në vitin 1963.


Hoxha i nderuar Mulla ef. Garip Beadini ka mësuar në Medresenë e Tetovës, me çrast ishte nxënës i hoxhës së nderuar e të njohur Abdulxhemil ef. Jusufi-Mustafai (i njohur te ne me emrin Xhemil Efendiu) ku më në fund merr Diplomën (Ixhazetnamen) prej tij e cila në vitin 1960 i vërtetohet nga Zyra e Bashkësisë Islame të Tetovës me numër rendor 159.
Hoxhë ef. Mulla Garipi ishte Imam në Xhaminë “Muharremçe” të Tetovës. Ai nuk mjaftohej vetëm me kryerjen e detyrës si Imam dhe Vaiz i ditës së Xhuma në Xhaminë e “Madhe” por krahas detyrës si Imam, organizonte edhe takime javore me hoxhallarë, pikniqe si dhe vizita nëpër fshatra. Ai ishte prej atyre dijetarëve që kishte vizion të gjerë dhe mendonte që edhe pas vetes të lë njerëz-dijetarë që do të punojnë për Islam, andaj ai është marrë edhe me përgatitjen dhe mësimin e disa grupeve të nxënësve të cilëve vite me radhë u ka mësuar gjuhën arabe dhe dituritë e Fesë në mënyrën klasike. Prej nxënësve të tij më të dalluar janë: hoxha i njohur Mulla Mahmud ef. Asllani dhe Abdurrahman ef. Asllani.


Hoxhë ef. Mulla Garipi ishte vizionarë dhe i pa lodhshëm, Islami ishte synimi i tij, jetonte me dertin e Islamit ku në një rast është shprehur: “O xhemat (muslimanë) unë nuk frikohem se Islami do të shuhet në Botë, këtë e ka garantuar All-llahu Fuqiplotë se nuk do të ndodhë, mirëpo, frikohem se a do të ketë Islam në Tetovë (në vendin tonë)”.