Me shumë pikëllim morëm lajmin për atentatin ndaj Dijetarit të madh, prof. dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti rahmetullahi alejh.
“O Shpirti i qetësuar! Kthehu te Zoti Yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)! Hyr mes robërve të Mi! Dhe hyr në xhenetin Tim!” El-Fexhr, 27-30
Me shumë pikëllim morëm lajmin për atentatin ndaj Dijetarit të madh, prof. dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti rahmetullahi alejh.
Shpërthimi ndodhi në Xhaminë Iman të Damaskut, ku dijetari i nderuar ishte duke mbajtur ligjëratën javore. Si pasojë e këtij shpërthimi ranë shehid edhe dhjetëra ndjekës të ligjëratës së tij.
Të mjerë ata që organizuan vrasjen e tij!
Zoti ynë na shpërble për këtë sprovë!
Ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi.