Lajmi për vdekjen e dijetarit të famshëm Vehbi Sulejman Gavoҫit preku thellë zemrën time, zemrat e shqiptarëve dhe zemrat e të gjithë muslimanëve në mbarë botën. I respektuari ishte një nga dijetarët të rangut botëror që i shërbeu Fikhut Islam të specializuar në dritën e Shkollës juridike Hanefite. Për diturinë e thellë e të thuktë të tij dëshmojnë edhe vetë librat e famshme të tij, numri i të cilave arrin mbi pesëdhjetë sosh. Kujtoj fundin e viteve të shtatëdhjeta, ku në Xhaminë “Iman” të Damaskut, mësoja para këtij dijetari të famshëm, i cili, edhe pse kërcënohej nga shërbimet sekrete të vendit, nuk druante për shpërndarjen e diturisë. Gjatë vizitave të kohëpaskohshme që ia bëja këtij dijetari në Damask, gjithmonë më pyeste për prindin tim, ku në një rast, më tha: “Unë gjithmonë në lutjet e mia lus All-llahun Fuqiplotë, që Mulla Mahmudit t’i japë jetë të gjatë dhe si gjithmonë - të vazhdojë me nxjerrjen e hafëzëve të rinj.” 


Shpesh herë na thoshte: “O djema, mos e harroni Shqipërinë. Vizitojeni atë më shpesh. Kujdesuni për zhvillimin e Da’ves atje.”

Ai shumë e donte Shkodrën - vendlindjen e tij. Jetoi me brengat e muslimanëve dhe po me ato brenga ndërroi jetë.

“Hoxhë im i dashur, porositë e tua lanë mbresa tek unë dhe ato i kam zbatuar sipas mundësive të mia. O i nderuari mësues, kush e di sa të flas për veprat tua, për virtytet, për sakrificën në lëmin e d’aves, ato fjalë do të ishin të pakta. Emrin tënd, o i nderuar, e kam përmendur ngado në shoqëri. Jam i lumtur që Allahu i Lartësuar na takoi në këtë botë, lus të Madhërishmin që të na takojë edhe në xhenetet e Tij.” Amin! 

Abdurahman Asllani

08. Rabiul Ahir 1434 / 19.02.2013