Në të shumtën e rasteve kur është fjala për këtë çështje unë akuzohem se rreshtohem në taborin e funksionarëve. Unë asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk do të jem deri në vdekje i interesuar për të mikluar funksionarët e as njerëzit e tillë. Unë jam i interesuar që të kapem për kriteret e Kur’anit dhe Sunnetit dhe të arrijë kënaqësinë e All-llahut Fuqiplotë.
Ueb faqe.
www.naseemalsham.com
Pjesë e ligjëratës mbajtur në Xhami nga prof. dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti, me datë 06/06/2011
ËSHTË KOHA PËR TË KUPTUAR TË VËRTETËN
Vëllezër të respektuar, ajo që tani po ndodhë është një planifikim nga jashtë, por neve nuk e dimë se kush është ai që po planifikon dhe cili është qëllimi dhe synimi i tyre dhe çfarë qëndron pas këtyre planifikimeve, kurse Muhammedi alejhisalatu vesselam ka thënë: “Ai që lufton nën hijen e flamurit të panjohur (nuk e di se kush e bartë atë dhe çfarë drejtimi dhe synimi ka) dhe vritet, ai vdes në xhahilijet”. -Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi.
Pra, kjo liri që e shohim se (propagandohet) tani, është një liri nënshtrimi ndaj urdhrave që vijnë nga jashtë e të cilat na shpijnë në mjerim. Nëse një popull po pret që sorra të jetë tregues se ata janë duke kaluar pranë një stërvine (cofëtine) atëherë kjo do të ishte një gjë shumë e rrezikshme.
Në të shumtën e rasteve kur është fjala për këtë çështje unë akuzohem se rreshtohem në taborin e funksionarëve. Unë asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk do të jem deri në vdekje i interesuar për të mikluar funksionarët e as njerëzit e tillë. Unë jam i interesuar që të kapem për kriteret e Kur’anit dhe Sunnetit dhe të arrijë kënaqësinë e All-llahut Fuqiplotë.
Unë kur u them njerëzve se nëse udhëheqja është e panjohur, fetarisht duke u bazuar në Librin e All-llahut dhe Hadithin e të Dërguarit të All-llahut, nuk lejohet që t’i nënshtrohemi asaj sa do që situata në të cilën neve po kalojmë të jetë e rendë dhe e vështirë.
Së pari, neve duhet të jemi hartues të atij planifikimi dhe duhet të dimë planin dhe rrugën të cilën sot e trasojmë. Njëkohësisht, edhe udhëheqësia duhet të jetë me zgjedhjen tonë dhe të shkojmë pas saj.
Si është e mundur që unë të konsiderohem se i takoj taborit të funksionarëve kur ndaloj atë që ka ndaluar Muhammedi sal-lallahu alejhi vessel-lem ku thotë: “Kush prej Ummetit tim del kundër Ummetit tim duke rrahur (mbytur) të mirin dhe të keqin duke mos pas drojë ndaj besimtarëve dhe duke mos pas drojë që të përmbush besatimin e dhënë ai nuk është prej meje”, unë po ju them se kjo fjalë e Pejgamberit alejhis-selam u dedikohet funksionarëve dhe atyre që dalin prej Ummetit tonë kundër Ummetit tonë.
Vëllezër të dashur, plani i hartuar më ka arritur (e kam në dorë). Disa dokumentacione më arrijnë Vallahi pa i kërkuar ato. Plani është i hartuar që nga koha kur është hartuar zhdukja e Irakut ngase ka reaktor atomik (bërthamor), që nga ajo kohë Izraeli dhe SHBA kanë planifikuar për të zhdukur Irakun. Por, krahas këtij planifikimi është hartuar edhe plani për të zhdukur edhe disa vende të tjera ku njëri prej tyre është Siria. Plani i hartuar për Sirinë është që ajo të copëtohet në katër apo pesë pjesë. Ky plan ekziston. Por, mënyra e shkatërrimit që u ndërmor në Irak dhe strategjia e situatës në Irak ndryshon nga strategjia e situatës në Siri. Por, mënyra e planit në Siri është ndryshe nga Iraku. Mënyra që është hartuar për Sirinë është: demonstrata, protesta pastaj rënie dhe shkatërrim qoftë edhe pa asgjë, vrasje, mbytje dhe kështu me radhë. Kjo kështu që të ndërmerren veprime dhe kundër-veprime (reaksione). Që të ndodhë vrasje dhe më pas të lejohet vrasja, të rritet numri i vrasjeve dhe faza tjetër që shteti (vatani) të futet në një luftë civile ku nëse realizohet kjo, atëherë askush nuk ka mundësi për zgjedhje. Kurse faza e tretë është kur “Zotëriu, “Xhentëlmeni i madh” i cili tani fshehet pas mureve vjen për të zgjidhur problemin, vjen për të t’i dhënë fund këtij problemi, vjen dhe për këtë ai shpërblehet dhe merr mirënjohje për atë se po i jep fund këtij problemi. Vallë, çfarë përfundimi është ky? Ai është që Siria të ndahet në pesë pjesë. Këtë dokument unë tani e kam në duart e mija.
Vëllai im, si është e mundur që unë të rekrutoj veten time në shërbim të këtyre njerëzve dhe të bëhem ushtar i tyre?! Kur i Dërguari i All-llahut thotë: “Ai që lufton nën hijen e flamurit të panjohur (nuk e di se kush e bartë atë dhe çfarë drejtimi dhe synimi ka ) dhe vritet, ai vdes në xhahilijet”-Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu, ka edhe shumë hadithe të tjera që çuditërisht sikur e përshkruajnë këtë situatë. Por, kjo nuk do të thotë se unë e përkrahi shtetin apo cilindo tjetër në batil (në rrugën e shtrembër).
Vëllezër të mi, këtyre që kanë ngritur flamurin e Xhihadit e të cilët më akuzojnë se unë kam rrënuar Xhihadin u them: Në muajin e Ramazanit kur kam folur në këtë vend për hidhërimin e All-llahut që po na vjen për shkak të serialit: “Ma meleket Ejmanukum - me atë që e keni në pushtetin tuaj“ dhe për shkak të nxjerrjes nga puna të 1200 grave që kanë qenë me perҫe nga ana e ish-ministrit të arsimit, atëherë kush më përkrahu mua në këtë? Ku ishin këta që sot po thërrasin në Xhihad?! Pse dhe pse nuk po thirrnin atëherë për në Xhihad?! Pse?! Ku janë ato që atëherë nuk më ndihmuan as me një fjalë të vetme në kundërshtimin që unë e bëra? Po kam thënë se është duke ardhur një hidhërim i zjarrtë i All-llahut pasi që në Ramazan për çdo natë tallet me Librin e All-llahut nën emrin: “Ma meleket ejmanukum” në të cilin serial Davistet (thirrëset në rrugë të All-llahut), të përkushtuarat ndaj All-llahut, dhe të sinqertat përshkruheshin se ato kanë qenë lavire atëherë unë kam kundërshtuar një gjë të tillë, kurse tani çështja kërkon të kem këtë qëndrim ngase nuk lejohet të ndjek të huajin.
Në kongresin që u mbajtë në Turqi kishte një përzierje të laikëve, marksistëve, të Tahririt islamik të cilin e mbështet Britania dhe të Islamistëve tekfiristë –që sipas tyre unë jam kafir- si dhe të grupacionit të Hadamit të cilët janë përzierje e kësaj përzierje. Të gjithë këta janë ushtarë të planit i cili është plotësimi i planit të Irakut, i planit të një Lindje të Re dhe e keni parë se çfarë risie mbajnë në vete. Vëllezër ky është plani. Por, as këta e as ata e as të tillët nuk do të fitojnë (ngadhënjejnë). E vërtetë është se të gjithë janë dakorduar për të rënë Siria si gjah dhe pastaj vjen roli i therjes dhe i copëtimit të këtij gjahu. Unë po them therje, por kjo therje është pasqyrim i ndarjes dhe copëtimit. Si do të bëhet ky copëtim? Si do të quhet emri i këtij shteti në bregdet? Si do të quhet ky shtet në Halep dhe kështu me radhë? Më kujtohet se kam përmendur një pjesë të këtij plani edhe në raste të tjera.
Unë i thërras këta vëllezër dhe këta të rinj që të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ti drejtojnë kah arsyeja dhe të disiplinojnë (rregullojnë ) arsyen e tyre sipas Islamit dhe të marrin për mësues të tyre të Dërguarin e All-llahut, e jo mua apo dikë tjetër. Por, të lexojnë biografinë e Pejgamberit sal-lallahu alejhi vessel-lem dhe të lexojnë hadithet e Pejgamberit që flasin për fitnet të cilat flasin për këtë realitet (kohë). Ndërkaq, krahas kësaj, e thërras veten time dhe juve që gjithmonë dhe po e përsëris gjithmonë dhe para së gjithash ti kthehemi All-llahut Fuqiplotë me sinqeritet dhe të kërkojmë falje e falje, e falje. Vallahi, ju të gjithë jeni më të mirë se unë, por unë dëshiroj që ata që janë jashtë (vendit) si dhe ata që nuk i shoh të pendohen tek All-llahu Fuqiplotë. Kërkoj që biznesmenët të dalin nga ato detëra që gati janë duke u fundosur në to, detërat e kësaj bote, të tregtisë dhe të të hyrave të fitimit, etj. Qëndroni pakëz me All-llahun. Ata që kalojnë netë të tëra në harame të ndryshme le t’i këthehen All-llahut dhe të bëjnë pendim. Edhe ata që balli i tyre nuk njeh sexhden për All-llahun, që nuk njohin Kiblen, që nuk bartin Kur’anin me vete që ta lexojnë atë, madje as një herë brenda dy viteve le t’i kthehen All-llahut.
Vëllezër të dashur! Ju jeni muslimanë, sot jeni mbi tokë e nesër ndër tokë. Kthehuni All-llahut Fuqiplotë, pendohuni e pendohuni Atij. Nëse pendohemi nuk po them të gjithë, por gjysma unë po u garantoj dhe atë duke u bazuar në gjerësinë e mirësisë dhe bujarisë së All-llahut se Ai neve këtë brengë (situatë të rendë) do të na heqë dhe largojë edhe atë në një mënyrë të ҫuditshme (duke i thyer ligjet). Vëllezër të mi, por nëse neve inatosemi neve atëherë është për t’u habitur sepse ka një numër shumë i madh i tyre që nuk dëshirojnë të bëhen ndryshime sepse realizimi i këtyre ndryshimeve ua pakëson fitimin, fitimi i tyre do të ulet deri në pesëdhjetë për qind (50%). Sipas tyre, duhet të ketë korrupsion, shkelje të ligjit, duhet të ketë ryshfet dhe çdo kush prej tyre duhet të fshehë veten pas ndonjë funksionari, duhet dhe duhet e gjithë kjo që fitimi të shtohet dhe të rritet. Paramendoni këtë, paramendoni!
Vëllezër të dashur, zotëriu ynë Hasan Basriu ka dëgjuar dikë duke sharë Haxhaxhin me çrast i thotë atij: “All-llahu të mëshiroftë, mos e bën një gjë të tillë sepse unë druaj që nëse shkon Haxhaxhi, do t’ju udhëheqin majmunat dhe thijtë (derrat)”. Kjo është thënia e Hasan Basriut, jo e imja. Transmetohet nga i Dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi vessel-lem se ka thënë: “Udhëheqësit tuaj janë veprat tuaja, si do të jeni, ashtu do t’i keni udhëheqësit”.
Nëse duam që të përmirësojmë gjendjen tonë duhet të përmirësojmë veten tonë. Këtë ia them vetes sime, funksionarit më të madh të shtetit, funksionarëve për rreth tyre. Këtë e kam thënë dhe e kam thënë në një tubim që nuk dua ta tregoj se ku e kam thënë, se doemos duhet të pendohemi dhe t’i kthehemi All-llahut, patjetër duhet të pendohemi, pendimi për neve është domosdoshmëri për të gjithë ne. All-llahu Fuqiplotë në Kur’an të gjithëve na thotë madje edhe Pejgamberit tonë: “ وَتُوبُوا إِلَى اللَّـهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ” …Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Zoti, që të arrini shpëtimin”(Nur, 31).
Lus Allahun Fuqiplotë që të na bashkojë rreth asaj që Ai është i kënaqur. Vëllezër të mi, Vallahi pas kësaj, askush të mos ketë mendim të keq për mua. Unë po deklaroj se asnjëherë nuk kam kërkuar (mëtuar) kënaqësinë e askujt nga krijesat e as nga udhëheqësit ose pushtetarët e as nga të udhëhequrit. Midis meje dhe varrit kanë ngelur disa hapa. Kur kam qenë në rininë time nuk e kam bërë një gjë të tillë. Tani kërkoj mëshirën e All-llahut. Mëtimi im është kënaqësia e All-llahut. Unë nuk dua tjetër, përveç se hadithin e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: “Ai që kërkon kënaqësinë e njerëzve duke hidhëruar All-llahun, All-llahu atë e lë në duar të njerëzve. Ai që hidhëron njerëzit për të kënaqur All-llahun, atij All-llahu do t’i mjaftojë”. Ky është parimi im. Me këtë kam jetuar dhe për këtë i jam besatuar prindit tim, pas All-llahut dhe në këtë do të vazhdojë deri sa të takoj All-llahun Fuqiplotë.