Tani do të flas në lidhje me obligimet morale dhe të drejtat e gruas në lidhje me ligjiet islamike, pavarësisht realitetit të shoqërive të tyre të cilat ndryshojnë njëra nga tjetra lidhur me përhapjen e ndjekjes së vendimeve te ligjeve islamike.
Së pari, në Kur'anin e Shenjtë Allahu i Madhërishëm u drejtohet si burrave ashtu edhe grave në mënyrë të barabartë. Që të dy me një adresim të denjë përkitazi me vlerat njerëzore të cilat i ndajnë ata. Siç thotë Allahu: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qënë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblim më të mirë për veprat e tyre!" (Kur`an, 16: 97) dhe ajeti tjetër: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadaka-dhënësit e sadaka-dhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmëndësit e Allahut e shumë përmëndëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh!" (Kur`an, 33: 35).
Së dyti, Kur`ani e vë atë që Ligji islam e e quan "Përgjegjësia e ndërsjelltë e ndërmarrë nga burrat dhe gratë", pra, si rrjedhim, e bën përgjegjës burrin në lidhje me përkujdesjen ndaj gruas dhe, gjithashtu, e bën përgjegjëse gruan për përkujdesje ndaj burrit tek sa thotë: "Besimtarët dhe besimtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës, mbështetës) për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqa!" (Kur`an, 9: 71).
Së treti, Islami vendos një mori të gjerë rregullash kundrejt të dyve, pra, edhe ndaj meshkujve, edhe ndaj femrave, ashtu sikurse vendos një mori të drejtash të cilat i gëzojnë të dy gjinitë. Mirëpo, kush mund të jetë burimi i këtyre obligimeve të përbashkëta? Cili është burimi i të drejtave që u jepen këtyre të dyve? Si përgjigje për këtë unë mund të them se burimi i obligimeve që i takojne si mashkullit ashtu edhe femrës qëndron në përuljen e tyre ndaj Allahut të Madhërishmit, të Gjithëpushtetshmit dhe me në të të qënët të dorëzuar totalisht ndaj Tij. Përderisa karakteristikat e përuljes ndaj Tij nuk ndryshojnë si tek mashkulli ashtu dhe tek femra, në këtë mënyrë dhe obligimet që Allahu kërkon prej të dyve janë krejtësisht të njëjta. A mos, vallë, na takon neve të rishikojmë urdhrat të cilat Allahu ua imponon robërve të Tij!? Vëtetësia e fjalëve që thashë mund të shfaqet qartë! Ne mund të hasim vetëm në pak raste të cilat mund të shfaqen si përjashtim i rregullit të përgjithshëm, pra, në obligime në të cilat burrat dhe gratë nuk janë të barabartë. Megjithatë, nëse reflektojmë mbi këto raste do të vërejmë se feminiliteti apo burrëria nuk kanë të bëjnë fare me to. Faktor të tjerë, sigurisht, duhet të luajnë një rol të dytë, pikërisht si ato që shfaqen ndërmjet vetë njerëzve, të cilat sjellin si rezultat ndryshimin e obligimeve ndërmjet veti.
Duke qenë se burimi i të drejtave dhuruar burrave dhe grave është i përfaqësuar në një kuptim njerëzor të cilën ata e përthithin dhe duke qënë se ndjenja e humanitetit është e njëjtë si tek burrat ashtu edhe tek gratë duke mos ndryshuar kurrë, mund të themi se, asnjë burrë nuk është më lart në pozitë se një grua dhe asnjë grua nuk është më lart në pozitë se një burrë e kjo sepse të drejtat të cilat Allahu i ka dhënë secilit prej tyre janë të njëjta. Sikur të ketë raste jashtë këtij rregulli, atëherë këto raste nuk mund t'i atribuohen të qënët mashkull apo femër. Ata, në të vërtetë, mund t'i mvishen pjesëve që kërkojnë një dallim të tillë, një pikë të cilën do ta qartesojmë në shembujt e mëposhtëm.
Është e nevojshme kur bëjmë krahasime të tilla të hetojmë burimin e të drejtave dhe detyrave të femrës në shoqërinë perëndimore. Përgjigje të cilën ne me veshtirësi e vërejmë në dëshminë e realitetit në të cilin ajo jeton. Burimi i detyrimit që rrjedh nga interesat materiale përkundër burimit të të drejtave që rrjedhin nga natyra e saj femërore. Për më tej, si rezultat të dominimit të njërit mbi tetrin, pra, dominimit të interesit meterial, i cili paraqet burimin e obligimeve të gruas, rezulton në shfaqjen e shumë llojeve të ndryshme të despotizmit dhe padrejtësive, shumica e të cilave ranë mbi gruan. Pra, duke qënë se ajo është e dominuar nga stimuli për të mbajtur vetveten materialisht, pavaresisht nëse ajo është vajzë në shtëpinë e babait apo grua në shtëpinë e burrit të saj, për sa kohë ajo është e aftë të bëjë çfarëdo lloj pune për të siguruar jetesën.
Çfarë doli si përfundim nga e gjithë kjo?
Nga kjo dalin dy përfundime:
Së pari, familja, si një e tërë, asgjësohet, meqënëse shkatërrohet një nga komponentët më themelor të saj. Familja mbijeton dhe ec përpara përmes ndjenjës së solidaritetit, e cila rrjedh në zemrat e pjesëmarrësve të familjes. Kjo mund të vërehet tek përgjegjësia që burri ka ndaj gruas ose tek ajo e prindërve kundrejt fëmijëve. Ndjenjë e cila u shkatërrua nga filozofia e "realizmit", e cila bëri që çdo individ të jetë përgjegjës për veten.
Së dyti: perëndimi e çoi natyrën femërore të gruas drejt shkatërrimit, kjo sepse ajo u shty me forcë drejt punës. Ajo nuk shkoi në punë thjesht për të bërë para. Një konditë e cila i hoqi të drejtën e zgjedhjes së një pune e cila do t'i përshtatej, pra, t'i shkonte për shtati asaj dhe figurës së saj femërore.
Në rastin më të mirë ajo do të kishte fatin të gjente një punë të lehtë, në të kundërtën do të kishte pranuar çfarëdo lloj pune që t'i binte rasti, nëse nuk gjen një më të mirë. Në një mjedis dhe nën presionin e nevojave të tilla zhduket diferenca konceptuale e nje pune për burra dhe një për gra. Megjithatë, paverësisht se sa e rëndë dhe laborioze është një punë për burra, shumë gra janë duke ua kaluar atyre, kjo shpesh herë për shkak se janë të shtyrë nga nevoja e pashmangshme. Nga ana tjetër, pasoja e dominimit të feminilitetit, si burimi i parë i së drejtës, është se sapo të zhduket bukuria e saj femërore dhe shkëlqimi i rinisë, i venitet gjithë dinjiteti dhe respekti që ajo gëzonte, tashmë humbet e këto mund të zëvendësohen me lloje të ndryshme abuzimi dhe turpërimi.
Ligjet e shkruara në letër mund të deklarojnë diçka ndryshe nga ajo çka thashë më parë, por realiteti i dhembshur që bie mbi gruan perëndimore që ka kaluar moshën e rinisë dhe moshën e mesme, çrrënjos çfarëdo lloj shenje dominimi sharmi apo magjepsjeje të teksteve ligjore.
Një numër i madh azilesh të një lloji të veçantë janë përhapur gjerësisht kohët e sotme në Amerikë. Këto azilë jan përgatitur për të pritur gra të cilat arrijnë të shpëtojnë nga seria e grushtave dhe kockave të thyera nga burrat apo "shokët" e tyre. Azile të cilat jan zbukuruar apo dekoruar në mënyrë që t'i fshehin më leht ato. Në mënyrë të tillë që këto godina që i mirëpresin të mos dallohen dhe grupi i këtyre grave fatkeqe të mos gjenden më nga burrat apo "shokët" e tyre keshtu që të mos përsëriten aktet e dhunës. Mr. Richard F. Jones – një profesor në institutin e Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Amerikë ka shkruar një artikull rreth këtij fenomeni tepër shqetësues që titullohet: "Dhuna brenda shtëpisë, le të dëgjohet edhe zëri ynë!". Ai e fillon artikullin e tij duke thënë: "Një epidemi po sulmon vendin tonë, është një epidemi shumë e tmerrshme të cilën ne nuk mund ta shmangim!", ndërsa më poshtë ai shton: "Në çdo sekondë një grua rrihet gjer në vdekje apo ka ndonjë kockë të thyer nga burri apo "shoku" i saj, çdo ditë ne jemi dëshmitarë të pasojave dhe ndikimit të këtyre keqtrajtimeve, në urgjenca, në zyra e ne klinikat tona". Në bazë të kësaj unë mund të them se ka shumë të ngjarë që gratë në perëndim të vuajnë nga kjo epidemi, sigurisht përveç atyre grave që patën fatin të zënë poste apo rangje sociale të larta.
Në krahasim me një realitet të këtillë, në të cilën jeton gruaja perëndimore, një grua në shoqërinë Islame (duke pasur parasysh se sistemi dhe edukimi islam është akoma mbizotërues në shumicën prej vendeve islame) mban një gradë të lartë e cila zgjerohet herë e më shumë tek sa vitet kalojnë dhe ajo rritet në moshë. Gruaja e moshuar në një shtëpi muslimane është pa dyshim "zonja e parë" në të. Ajo ka fjalën e fundit në shtëpi dhe të gjithë pjesëtarët e familjes e trajtojnë me nder dhe me respekt të madh. Një trajtim i cili vjen si pasojë se burimi i së drejtës së saj në Islam është padyshim humanizëm që posedon ashtu sikurse përmendëm më lart. Edukimi islam, falë Zotit, është akoma efektiv në vëndet arabe dhe shoqëritë islame pavarësisht se çka mund të themi në lidhje me neglizhencën e muslimanëve në praktikimin e Islamit dhe të qënët të disiplinuar në sistemin jetësor dhe etikën e tyre. Varësia e Ligjit islam nga ky burim (d.m.th. humaniteti femëror) qëndron në kuptimin e qëllimit të Islamit që të bëjë që gruaja ta gëzoj të drejtën e praktikimit të punëve të cilat në cilësi duhen të jenë të ligjshme. Duhet të sigurohet që mbijetesa e saj të jetë e garantuar nga babai i saj apo i shoqi, kështuqë përpjekjet e saj për punë të jenë të shtyra nga dëshira për përmirësimin e standarteve të jetesës apo dëshira e saj për luks dhe assesi e shtyrë nga nevoja. Ajo, gjithashtu, mund ta ruajë veten nga punët e rënda të cilat nuk i shkojnë për shtati feminilitetit të saj.
Nga ana tjetër, pagesa e punës në përputhje me rregullat e Ligjit islam duhet të jetë e lidhur ngusht me aftësinë e punëtorit. Kjo nuk duhet të ketë të bëjë fare me identitetin e tij, pra, burri dhe gruaja janë të barabartë në pagë për sa kohë që standartet e kompetencave të tyre do të jenë të njëjta. Ky rregull duhet të ndiqet në programimin e prioriteteve gjatë organizimit të punës. Një efekt tjetër i këtij burimi është, gjithashtu, barazia midis burrit dhe gruas në të drejtën e komuikimit, në zgjedhjen e pjësëtarëve të grupit të punës, në pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e saj sëbashku me meshkujt apo në zgjedhjen e rregullave dhe përfshirjen aktive në ruajtjen e zbatimit të tyre.
Bah, disa njerez stimulojnë kriitika duke kundërshtuar faktet që unë i përmenda më lart. Për shembull, ato ndalen në versetin e Kur'anit të Ndritur, në të cilin Allahu, më i Larti, thotë: "Burrat janë kawwamun" (mbrojtës dhe që përkujdesen për gratë) (Kur`an, 4: 43), duke e kritikuar atë. Ata i japin fjalës kawwamun një kuptim fals e jo të saktë, në mënyrë që t'u shkojë për shtati kritikave të tyre, pra, kinse burri është më i lartë se gruaja në çështjet e jetës materiale dhe kjo i jep të drejtë të ushtrojë presion dhe përçmim mbi të. Sidoqoftë, kuptimi i njohur gjuhësisht dhe ai më i sakti është: "Përkujdesja dhe drejtimi që ajo ndien nën mbrojtjen e mashkullit". Është shkencërisht dhe praktikisht e provuar se gruaja është e kënaqur dhe e lehtësuar tek sa ka një jetë martesore në të cilën ajo ndien se është pranë bashkëshortit të saj dhe nën mbrojtjen e tij, gjë kjo e cila pranohet nga Istravella – një mjek gjerman. Sikur të ishte menduar që ajo të kishte rolin tjetër në martesë, pra, që të ishte mbrojtësi dhe mbikëqyrësi i burrit, ajo në mënyrë konsekuente do të fillonte të ndjente ndrydhje të hatashme.
Një shembull tjetër paraqitet në bazë të asaj që thonë ata: "Dëshmia e gruas, sipas Kur`anit, konsiderohet sa gjysma e dëshmisë së burrit, gjë e cila dëshmon se ajo gëzon vetëm gjysmën e të drejtave që i gëzon burri". Në replikë, them: "Ata që e kanë studiuar Ligjin islam e dinë se qëndrimi i tij kundrejt vlerës së dëshmisë së gruas është i barabartë me atë të ligjit evropian. Pra, si gjithë ligjet tjera, edhe ligjet perëndimore janë të interesuar në elementin e dëshmise si e tillë në momentin e investigimit dhe mbledhjes së informacionit dhe jo në dhënien e vendimit përfundimtar. Është, gjithashtu, e ditur se këto ligje nuk bëjnë dallim ndërmjet dëshmisë së një burri apo një gruaje.
Veç kësaj, është e provuar se Ligjet islame janë krejtësisht në dakord në lidhje me këtë. Hulumtuesi, në përputhje me rrethanat, duhet t'i koleksionojë të gjitha dëshmitë që janë në dispozicion e të sakta, në të cilat rasti i burrave dhe i grave është i ngjajshëm, ndërsa, sa i përket fjalës së Allahut: "E në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra!" (Kur`an, 2: 282), kjo, pra, paraqitet tek sa merret vendimi dhe dëshmia konsiderohet si mbështetje për vendim-marrje.
Nëse Ligji islam kërkon kushtin se nevojiten dy gra në vend të një burri për të dhënë dëshmi, në këtë rast ligjet pozitive as nuk e marrin parasysh dëshminë e saj, në një rast të këtillë nuk do të merrnin parasysh as dëshminë e një burri! Arsyeja për të cilën Kur'ani vë kusht se një burrë mund të zëvendësohet nga dy gra, në rastin e dëshmisë në çështjet financiare nuk ka të bëjë fare me të qënët e saj femër, siç mund të imagjinojnë disa njerëz. Kjo, pra, e ka burimin nga vetë kushtet bazë të dëshmisë që mishërohet në të qënët e dëshmitarit shumë të lidhur pas subjektit për të cilin ai dëshmon pavarësisht nëse deshmitari është burrë apo grua. Kur subjekti i konfliktit është më i afër tek një grua dhe kjo grua ka njohuri më të gjera rreth hollësive të kësaj çështjeje (si për shembull çështjet që kanë të bëjnë më rritjen e fëmijëve apo edhe përkujdesjen e të porsalindurve), atëherë gruaja ka prioritet në dhënien e dëshmisë duke qenë se në keto raste janë më të përshtatshëm se sa burrat ku në raste të tjera përparësia e dëshmisë transferohet tek ta (në rastet e kriminalitetit vjedhjes apo vrasjes).
Çështje tjetër në të cilën kritikët shtynë imagjinatën është ajo e ndarjes së trashëgimië për gratë, kinse ajo është gjithmonë e barabartë me gjysmën e asaj çka i takon një mashkulli nga ndarja e saj e këtë e marin nga fjalët e Allahut të Madhëruar: "Mashkullit një pjesë e barabartë me atë të dy femrave!" (Kur`an, 4:11). Kjo, pra, është thjesht një iluzion i cili buron nga një injorancë e thellë dhe e pafalshme. Për më tëje, duhet ditur se Kur'ani e vendos këtë gjykim në një rast të vetëm: atëherë, kur testament-lënësi vdes duke lënë prapa fëmijë si djem dhe vajza apo motra e vëllëzër. Është e ditur se si djemtë dhe vëllezërit e të ndjerit i bëjnë motrat e tyre partner në posedimin e pjesës që u takon nga trashëgimia, pasi që atyre që u takon pjesa e mbetur ta kenë marrë atë. Në këtë rast vëllai i cili e ka bërë motrën e tij partner-marrës, mer dy herë po aq hise sa edhe e motra me të cilën qe bërë partner në ndarjen e pasurisë. Në të gjitha rastet e tjera burri dhe gruaja janë të barabartë në pjesë të kufizuara të trashëgimisë, madje pjesa që i takon femrës në shumë raste mund edhe ta kalojë atë të burrit!
Një pikë tjetër objekt i kritikave është dhe mosmiratimi i tyre në atë çka Islami nuk i jep mundesinë femrës që të marrë drejtimin e një shteti duke u kandiduar si presidente në të. Me pak fjalë unë i them atyre që kundërshtojnë, se një numër i madh i detyrimeve që liderët muslimanë marrin përsipër janë krejtësisht me karakter fetar. Mund të përmendim si shembull faljen e namazit te xhumasë dhe të bajramit, faljen e namazit të shiut dhe të eklipsit si dhe mbajtja e ligjëratave fetare në to. Gjithashtu, është e ditur se një grua jo gjithmonë mund të praktikojë disa rituale të adhurimit fetar për arsye biologjike. Për më tepër, ajo duhet të udhëheqë disa rituale ndërkohë që ajo është në postin drejtues, kjo në mënyrë që ajo të përfaqësojë një shembull për t'u ndjekur nga të tjerët. Përveç justifikimeve të tilla të veçuara, kushtet e historisë që në kohët e hershme e gjer më sot kanë qenë në dakord edhe sot e kësaj dite, janë në përputhje me orientimin e Ligjit islam.
Do të kemi një pamje të qartë rreth femrave të cilët janë emëruar si mbretëresha apo presidente, që prej koheve të hershme e gjer më sot, e do të vëreni se gratë të cilat ndërmorën një pozitë të tillë, pra, ato kurrë nuk kaluan as dyzinen në numër. Shëmbulli më i spikatur në lidhje me këtë është SHBA-ja, e cila u bën thirrje grave të të gjithë botës që të kërkojnë rivendosjen e të drejtave të tyre. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për asnjë grua të vetme që të ketë marrë ndonjëherë presidencën në këtë vend dhe as që kemi dëgjuar ndonjëherë që ndonjëra prej tyre të ketë nominimin për presidencë që kur u krijua e gjer më sot.
Konsideroj se keto janë pikat e vetme kritike më të diskutuara në perëndim për sa i përket gruas në Islam. Ajo çka përmendëm mbi gjendjen tragjike të gruas në shoqërinë perëndimore është vërtet shumë e madhe. Në këtë konspekt, paraqita disa prej tyre dhe pres që djalogu dhe diskutimi të vazhdojë edhe më tej duke ua hapur rrugën shpjegimeve dhe qartësimeve lidhur me të.
Në fund, të gjitha lutjet dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut – Zotit të botrave.
Përktheu nga anglishtja: Vajada Keçi Manjani