Lavdi dhe falënderimet i takojnë vetëm All-llahut, lavd i cili shton begatitë e Tija dhe i bën të mjaftueshme mirësitë e Tij. Zoti Ynë, Ty të takon falënderimi ashtu siç e meriton Madhëria Yte dhe sundimi i Madhërisë Tënde. Pa të meta je, nuk arrijmë që t’i numrojmë lavdërimet për Ty, ashtu siç i ke bërë Ti për vetëveten Tënde. Deklaroj se s’ka Zot përveç All-llahut xhel-leshanuhu që është Një dhe i pashoq. Poashtu deklaroj se Muhammedi alejhisselam është i Dërguari, i zgjedhuri dhe i afërmi i Tij dhe më i miri prej gjithë pejgamberëve. E ka dërguar All-llahu për gjithë botën përgëzues dhe për tua tërhequr vërejtjen njerëzisë. O Zot dërgoj përshëndetjet tona të përzemërta dhe të sinqerta për Muhammedin alejhisselam dhe familjen e tij, përshëndetje të përhershme dhe të pandara deri në Ditën e Gjykimit. O ju besimtarë, ju këshilloj juve dhe veten time që është mëkatare që t’i keni drojë All-llahut xhel-leshanuhu.
O robët e Zotit:
Ju e dini se dashuria ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është pjesë e pandashme e besimit (imanit) ndaj All-llahut xhel-leshanuhu. Në një hadith të vërtetë, i Dërguari i All-llahut xhel-leshanuhu ka thënë: “Nuk është besimtar ndonjëri prej jush deri sa nuk jam më i dashur te ai prej pasurisë, fëmijëve të tij dhe gjithë njerëzve”.
Dashuria është ndjenjë para se të jetë sjellje, bile sjellja nuk arrihet ndryshe vetëm se me motivin e dashurisë. Dashuria kur është ndjenjë atëherë i ndez gjymtyrët dhe i flakron zemrat. I dashuruari patjetër duhet ta ripërtrijë dashurinë e tij dhe saherë që i dashuri të shohë ndonjë gjurmë të atij që e don ose sa herë që i kalon një kujtim prej kujtimeve të të dashurit, pa marrë parasysh ato a janë perkujtime kohore apo perkujtime që kanë ndodhur në ndonjë vend, zemra e tij ndizet me emocione dhe me mallë për të. Kjo është një e vërtetë të cilën askush nuk e kundërshton e as që e mohon.
Nëse ndonjëri prej nesh, ka pasur zemrën e tij të lidhur ndaj një të afërmi ose të dashuri dhe zemra i gufon nga dashuria si, bie fjala kur e sheh ndonjë vend ku i dashuri i tij ka banuar, ose kalon dita në të cilën është takuar me të, ose dita në të cilën ka lindur ai, do të shohim se si do të zgjohen ndenjat e mallit dhe të pikëllimit për të dhe si do të ndizen ndenjat e dashurisë përsëri në zemrën e tij. Këtë të vërtetë e din secili prej nesh, por, çdo të ndodhte sikur ajo zemër të gufonte dhe të ishte e lidhur për dashurinë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me një besim të plotë tek All-llahu xhel-leshanuhu dhe para tij kalon një kujtim prej kujtimeve të të dashurit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si përkujtimi i lindjes së tij. Si do të ishte gjendja e tij nëse me të vërtet e do Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? S’domend se ndenja e tij do të lëviznin dhe të flaken gjymtyrët e tij me dashurin ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. S’do mend se s’ka vend për diskutim kur ështe fjala për këto çështje apo kur ështe fjala për ndenjat, sepse logjika këtu i jep përparësi dashurisë, dhe askujt tjetër.
Unë e di se shumë prej shokëve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilët jetuan pas vdekjes së tij, kur u kujtohej ndonjë moment qoftë edhe shumë i vogël e që kishte të bëjë me ditët, me ndejat, dhe me bisedat e takimet e tyre me Pejgamberin, i kaplonte të qarët dhe nuk ndaleshin, ndizej dashuria në zemrat e tyre. Mjafton të dini ditën kur u kthye Bilalli radiall-llahu anhu pas vdekjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas disa vjetësh në Medinen e Ndritshme, e lutën që ta thërritte ezanin ashtu siç e kishtë thirrur në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Në fillim kërkoi falje, por, kur iu lutën shumë u ngrit dhe e thirri ezanin. Si ishte gjendja e shokëve të Pejgamberit atëherë, bile si ishin ndjenjat e tabiinëve atë kohë? S’mbet sy që nuk u kthye në burimin e lotëve duke qarë, s’pat zemër që nuk u përflak nga dashuria ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Vëllezër të dashur, si ështe e mundur që ne të deklarohemi (duke shpresuar se jemi të sinqertë në atë që e deklarojmë) se e duam Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Si duhet të jenë ndjenjat tona kur të kalojë kujtimi i lindjes së të dashurit të madh, kur të shpërndahet era e miskut të këtij kujtimi në shpirtat tonë dhe kur ndjenjat tona të na kaplojë ky përkujtim i këndshëm shpresëdhënës. Si do të ishtë gjendja jonë kur të përzihet ky kujtim me ndenjat tona që e duan Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, s’do mend se atëherë trupi ynë do të kallet me ndenja malli e dashuri për të dhe pastaj doemos që këto ndjenja të manifestojnë këtë mallë dhe dashuri ndaj Pejgamberit duke festuar ditëlindjen e tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Por, si duhet të jetë ky festim? Që të jetë ky festim shfaqje e vërtetë e dashurisë sonë të flaktë, që të jetë manifestim i vërtetë i dashurisë tonë ndaj Pejgamberit tonë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem patjetër duhet që ky manifestim nga ana e jonë të jetë ripërtrirje e besës dhënë atij. Ky manifestim duhet të jetë ripërtrije e nënshtrimit tonë ndaj udhëzimeve të tij. Kjo ndjenjë për këtë manifestim duhet të na shpije që ne të përceptojmë nivelin e dashurisë sonë për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. A është ende ajo shkëndi që qëndron në thellësitë e zemrave tona apo është shndërruar në hi, ose në gjurmë që nuk shihet? Kështu duhet të jenë festimet tona me rastin e përkujtimit te ditëlindjes së të dashurit ton - Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kur është fjala për lidhjen ndërmjet këtij rasti dhe dashurisë, këtë s’mund askush ta mohojë. Ndërkaq, shfaqja e kësaj dashurie, siç ju thash edhe më parë, duhet të jetë manifestim i vërtetë; duhet të na shtyjë përkujtimi i lindjes në ripërtrirjen e besës dhe në ripërtrirjen e dashurisë dhe përqafimin e urdhërave të Sunnetit dhe ligjeve të tij.
Në këtë rast ju them, o vëllezër:
-Unë nuk jam në gjendje që t’i përgënjeshtroj ndenjat e ndonjërit që mëton dashurinë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem sepse ne nuk mund t’i shohim sekretet, por, unë gjykoj sipas asaj që shihet. Kur shoh shumicën e muslimanëve t’ia kenë kthyer shpinën udhëzimeve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk mund të gjej qetësi shpirtërore në festën e përkujtimit të lindjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kur shoh dhe gjej se shumë musliman thirrin në largimin nga Sunneti i Pejgamberit në vend që të kapemi për te; duke u argumentuar se duhet të kthehemi vetëm në librin e All-llahut xhel-leshanuhu dhe e shoh se ata që e thonë këtë fjalë të zymtë kanë përkrahje si nga udhëheqësit, njashtu edhe nga të tjerët. Kur gjej këtë fenomen nuk mund të besoj se festa e muslimanëve me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është një manifestim i vërtetë i ndjenjave të dashurisë sonë ndaj tij.
Ne sot jetojmë në një fërkim të çuditshëm të një lloji të çuditshëm që gjendet midis muslimanëve të vërtetë që e ndjekin Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe që kapen për urdhërat e All-llahut xhel-leshanuhu dhe udhëzimet e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe atyre që supozojnë se janë në mbrojtjen e librit të All-llahut, e ata thërrasin që të kapemi për burimin që është një dhe ai është Kur’ani. Këta njerëz që na thirrin me një melodi që nuk kemi dëgjuar më parë, na thërrasin që të braktisim Sunnetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe të kapemi për një urdhër të fesë i cili është Kur’ani, ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sipas tyre, ka qenë vetëm një postier i punësuar i cili na ka sjellë neve letrën dhe ka shkuar dhe se me rëndësi është që ne të shohim se çka ka në këtë mesazh të cilin na e ka sjellë e që është Kur’ani dhe se s’ka nevojë që të ndalemi te ky postier që ishte i obliguar ta kryejë këtë detyrë.
Këtë e thonë djemt e gjirit tonë, paraqiten se janë edhe të kibles sonë, na thërrasin që të mos marrim përveç Kur’anit burim tjetër të dytë për këtë Fe të drejtë. Por, kur ne kthehemi te libri i All-llahut xhel-leshanuhu gjejmë se ai qartë na thotë neve: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja…”. (Ali Imran 31).
“Thuaj o Muhammed nëse ju me të vërtetë e doni All-llahun atëherë më përcillni mua” që do të thotë shkoni pas Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që All-llahu t’ju dojë juve poashtu edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjithashtu All-llahu thotë: “Kush i nënshtrohet të Dërguarit ai iu ka nënshtruar All-llahut”(En Nisaë 80). Në shoqëritë ku festohet përkujtimi i lindjes së të Dërguarit këto fjalë të ndyta shushuriten dhe nuk gjejë që dikush gjej t’ju bie duarve të këtyre dhe t’i shkatërroj këto lapsa që lëvizin në duartë e atyre për ta përhapë këtë të pavërtet të çuditëshme.
Si ta kremtoj ditëlindjen e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe të pretendoj se shoqëria është e djegur për dashurinë e të Dërguarit të tij kur në mesin e tyre gjenden këta dexhala e gënjeshtarë. Ju shumë mirë e dini se ky ështe një plan i ndytë që na vjen prej disa qarqe të cilët kahëmoti ushtrojnë invazion ideorë (luftë ideore) për të shkatërruar Islamin. Këta që thërasin në këtë e dinë se sikur t’i thërrasin muslimanët drejtpërsëdrejti të heqin dorë nga libri i All-llahut xhel-leshanuhu nuk do t’u përgjigjej askush. Por ata thonë: Ndjekni librin e All-llahut dhe përveç tij mos përcillni tjetër, me shpresë që ndoshta prej atyre që janë naivë dhe të thjeshtë do t’u përgjigjen. Andaj ata e panë se kjo metodë indirekte është më e volitshme për të gjuajtur (përbuzur)dhe për t’i larguar muslimanët nga vetë Kur’ani dhe për të shkëputur lidhjen midis njeriut dhe Librit të All-llahut. Vallë, a thua mund të ketë ndonjë rrugë tjetër që na lidhë me librin e All-llahut përveç të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Paramendoni nëse ndërpritet kjo rrugë midis nesh si do të mundeshim që të përudheshim që të punojmë sipas Librit të All-llahut të Lartëmadhëruar?
Vëllezër të mi!
Dje dhe ditë më parë më kanë pyetur shumë për shkakun e perdes së ndihmës së All-llahut xhel-leshanuhu ndaj nesh dhe për sundimin e pushtetin që kanë jobesimtarët dhe rebelët, të cilët janë armiq tone dhe të fesë sonë. Unë jam përgjigjur, por, si duket, se përgjigja ime nuk ka qenë e mjaftueshme për të spjeguar këtë paqartësi për të cilën vazhdimisht e diskutojnë dhe shumica e tyre mendojnë se problemi qëndron vetëm tek udhëheqësit e muslimanëve dhe vetëm këta janë shkaktarë nga të cilët del era e tradhëtisë si për nga veprimet e tyre njashtu edhe për nga sjelljet dhe marrëdhëneve të tyre dhe vendosmërinë e tyre që mos i shmangën kësaj rruge të tradhtisë. Kurse, sa i përket popullit (masës) shumica mendojnë se populli janë në rrugën e drejtë dhe që udhëzohen me librin e All-llahut xhel-leshanuhu dhe traditën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kush pretendon kështu? All-llahu xhel-leshanuhu nuk bën padrejtësi, All-llahu xhel-leshanuhu është i drejtë. Ai nuk e then premtimin e dhënë. Ai ka premtuar se do t’i ndihmojë robët e sinqertë të Tij kur ata janë të sinqertë ndaj Fesë së All-llahut. “Nëse ju ndimoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve” (Muhammed 7). Masa dërmuese e muslimanëve (me përjashtim të një pakices që ende ka prej tyre që ende trasojnë rrugën e drejtë për të cilën gjë falënderojmë All-llahun xhel-leshanuhu këta vazhdojnë ashtu siç na ka lajmëruar i Dërguari Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,) janë shndërruar në qarqe të shumta ku njëra thërret në modernizim, në braktisje të asaj që është e vjetër nga Feja e All-llahut xhel-leshanuhu, qarku tjetër thërret në sekularizëm, kurse tjetri i atribuon vetes liberalizmin, ndërsa tjetëri dhe ndoshta ai që është më i rrezikshmi është ai që vishet me veshje islame, paraqitet se është në mbrojtjen e Fesë së All-llahut dhe librit të All-llahut xhel-leshanuhu, pastaj ata që nëpëmjet kanaleve të fshehta ndjekin rrugë për të përçarë në Fe, dhe për të shkatërruar ligjin e Fesë dhe atë jo duke marrë dhe përdorur sulm të hapur, por nëpërmjet kanaleve te fshehta, pikërisht duke qëndruar pas motove -parullave të angazhimit dhe sakrificës për thirrje në Fenë islame (në emër të Da’ves) dhe në Librin e All-llahut xhel-leshanuhu. Unë ju kam folur për disa shembuj të këtyre njerëzve.
Vëllezër të mi!
A nuk e shihni se në mesin tonë sot ka prej atyre që me një metodë të zhdërvjelltë dhe të çuditshme na tërheqin kah ajo që të lëmë pas shpine (pas dore) dhe t’i largohemi thelbit të Librit të All-llahut xhel-leshanuhu që ka të bëjë me urdhërat, ndalesat, dhe ligjëvënësin. Na thërrasin që këto t’i zëvendësojmë me atë që të argëtohemi dhe të merremi me fjalët, shkronjat dhe me atë që ka të bëjë me këtë.
Jo shumë herët na u përhap dhe mori përmasa të mëdha një zhurmë (andrallë) ku na folnin për mrekullitë e numrave në Kur’an. Njerëzit navë dhe ata të pakujdesshmit menduan se kjo është një rrugë e re që i thërret muslimanët në forcimin e besimit të tyre, se Kur’ani është fjalë e Zotit xhel-leshanuhu. Por ata që ishin largëpamës dhe ata që këtë e vënduan para kriterit të mendjes së shëndosh, pas një analize, përfunduan me atë se kjo është një thirrje për muslimanët që të harrojnë apo të shtirren sikur të kenë haruar brendinë (thelbin) e Kur’anit i cili jep urdhëra, ndalesa, i cili është ligjëdhënës, këshillues dhe myxhdexhi. Pra kta na thërasin që të harojmë Kur’anin dhe të lëmë pas shpine thelbin për të cilën ka zbritur Kur’ani, të argëtohemi me bisedat e numrimit të Kur’anit, me numrin e shkronjave të çdo sures duke u marrë me mbledhjen dhe zbritjen e tyr dhe duke shikuar se sa është shuma e tyre në krahasim me tërësinë e nëntëmbëdhjetshes (19). A e patë këtë tradhti. Pasha Zotin e Kabes kjo është mashtrim dhe unë jam i pari prej atyre që e di këtë dhe i di prapavijat e kësaj.
Sot dhe pas ngjarjes së njëmbëdhjetë shtatorit, përsëri paraqiten ata që tallen me Librin e All-llahut dhe Fjalët e tij, bile që lozin me të, ashtu siç luhet fudbolli me top. Gati kështu e them. Erdhën përsëri që të manipulojnë me ne dhe të na transferonë në një fazë tjetër, erdhën që të na thonë fjalë të trilluara, të neveritshme, të papëlqyeshme e që mendja e shëndoshë nuk i pranon dhe që për sytë janë të përçmuara. Thanë se: Kur’ani flet për këtë që ka ngjarë në Amerikë dhe ka folur edhe për dy ndërtesat shumë qartë, kurse muslimanët nuk kanë njohuri për këtë. Filluan të propagandojnë këto fjalë të neveritshme dhe të trilluara. Këta që propagandojnë këto fjalë janë prej atyre që nuk kanë respect ndaj Fesë, janë prej atyre që kundërshtojnë urdhërat dhe ndalesat e All-llahut që gjenden në librin e Tij të qartë. Pra cilat ajete qenkan të cilët flasin për ngjarjen e 11 Shtatorin?. Ato qenkan mu ato ajete që flasin për xhaminë e cila është ndërtuar për t’u bërë dëm muslimanëve (Mesxhidi dirar), “(Nga hipokratët më të shëmtuar janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë! Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në shenjë respect; ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotëshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të të bjerë në zjarrin e xhehennemit?”(Et Tevbe: 107-109). Këto ajete i din edhe një fëmijë i cili ka lexuar pak Kur’an; se këto kanë zbritur për hipokritët të cilët kanë ndërtuar një xhami sherri në një periferi prej periferive dhe atë xhami e bënë bazë për kurthet e armiqëve të All-llahut midis vendeve të Shamit dhe disa munafikëve të Medine Muneveres të cilët erdhën te Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kërkonin që t’ua bekojë xhaminë e tyre dhe të falet në te me qëllim që ta mbulojnë këtë kurth dhe ta bëjnë të ecë në një tunel të fshehur duke mos e parë muslimanët. Ata nuk e dinin se All-llahu i ka në kontroll. Të gjithë e dimë se këto ajete kanë zbritur rreth xhamisë së “dirarit” ku ajeti fillon me këtë fjalë: “Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij” (Et Teube: 9). Pra, biseda në këto tre ajete është për ndërtimin e kësaj ndërtese, gjegjësisht për mesxhidi “dirarin”. Edhe pse kjo është shumë e qartë, megjithatë taborri i armiqve të fesë së All-llahut, pikërisht tabori i atyre që tallen me librin e All-llahut e të cilët kohën e tyre e kalojnë duke manipuluar me fjalët e All-llahut, ata me çdo kusht morën për sipër që këtë ta marrën si mashtrim për njerëzit e rëndomtë e që janë naivë nga mesi i muslimanëve. E kam të qartë se këta njerëz propagandojnë këtë fjalë duke botuar e përhapur publikime midis njerëzve. Sa mirë do të ishte që këta të punonin për t’i kthyer muslimanët në Librin e All-llahut, në urdhrat të cilat i kanë harruar, në largimin nga ndalesat, në zbatimin e Sheriatit i cili është paluar dhe të punojnë për t’u kthyer në ahlakun i cili është lënë pas dore. Ata nga gjithë kjo dhe nga ajo që All-llahu zbriti në librin e Tij janë indifferentë e të lajthitur, ngase plani i tyre tash kërkon që dikush të manipulojë (të tallet) me mendjet tona. Ndoshta ne jemi të marrë sipas mendimit të tyre, apo jemi naivë që ata të na largojnë nga këto të vërteta që All-llahu na i zbriti dhe të kenë mundësi që ata të bëjnë që ne të merremi me kësisoj formash dhe fjalësh.
Përsëri kthehem që t’ju them: Këto janë hallet e ummetit të cilat janë shndrruar në vatëra ku në njërën vatër ngritet flamuri i modernizmit, në tjetrën flamuri i sekularizmit, ndërsa tjetërit i rrjedhin jargët për qytetërimin evropian, kurse qarku tjetër e marr librin e All-llahut si top futbolli të cilët luajnë me një lojë të ndytë. Ndërkaq, në mesin e këtyre qarqeve ka disa muslimanë që ende i rinë besnik premtimit.Vallë, a thua All-llahu ndihmon një ummet që ka arritur deri në këtë gjendje?
Vëllezër të respektuar:
Ku jemi ne ndaj dashurisë së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i cili ka thenë: “ Nuk është askush prej jush besimtar përderisa unë të jem tek ai më i dashur se pasuria e tij, se fëmija i tij dhe se të gjithë njerëzit”. Ku është era e kësaj dashurie? Ku ka ngelur malli për të Dërguarin në shoqëritë tona? Ku mbetën raportet tona mes veti? Ku janë ndjenjat e kryetarve të këti ummeti? Ku është kjo dashamirësi?
Vëllezër, sa është për t’u habitur!
Kur unë shikoj se një gjë e ngurtë shpreh dashuri ndaj të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tepër se sa personat që posedojnë zemra të gjalla! Me të vërtetë kjo është një ndjenjë e dhimbshme. A nuk e dini atë ngjarjen kur trungu ka shpreh dashuri ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që transmetohet në Buhari se i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem mbështetej në një trung gjatë fjalimit që e mbante ditën e Xhuma por, më vonë ia ndërtuan një minber, kuptohet pasi që morrën leje prej Pejgamberit. Trungut i erdhi keq. Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem filloi të mbajë hytben në minber, të gjithë dëgjuan një vajtim që dilte nga trungu që gjendej në një anë të xhamisë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ndërpreu bisedën dhe zbriti dhe iu drejtua trungut i cili ishte i ngurtë dhe që nuk kishte zemër si të tonat që gjallërojnë, e preku atë dhe e mbajti dorën aty deri sa ai u qetësua.
Unë them se sikur të përshkruaj vajin e këtij trungu në fjalë që i kuptojmë dhe sikur të doja të përkthej perkëdheljen e Mustafasë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem do të dëgjoje dialogun që vijon:
“Ç’ka ke? (I drejtohet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem trungut) Nëse ke dëshirë do të mbjellja si një hurmë në sipërfaqen e kësaj toke që të ngelish deri në Ditën e Gjykimit dhe njerëzit të hanë nga fryti yt dhe të hyjnë nën hijen tënde”.
Por, trungu tha: “Jo, dua të jem afër teje, dua të jem afër teje. Nuk dua diç nga ajo që thua”.
Ky ishte dialogu midis të dashurit tonë dhe trungut i cili nuk ka zemër.
Vëllezër, ku jemi ne ndaj këtij malli? Ku i kemi zemrat tona që rrahin ndaj dashurisë së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Edhe pse ne pretendojmë se ne atë e duam, por ku e kemi përshkrimin (dëshminë) e kësaj dashurie?
Zoti im na i fal mospërfilljet tona, na i forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër popullit pabesimtar dhe më në fund kërkoj faljen tënde, o All-llah!