Nëse dëgjoni dikë që thotë: Kanë marrë fund njerëzit, janë prishur fare, ai është më i prishuri prej tyre.
(Maliku, Muslimi, Ebu Davudi)
Fjalë e urtë
Dhikri është shenja e një fillimi të mirë, dhe pas dhikrit nuk ka gjë më të madhe. Dhikri është një shtyllë e fortë në rrugën drejt All-llahut të Lartësuar, dhe nuk do ta arrijë askush gradën e mirësisë përveçse me vazhdimësinë e dhikrit.