Nëse ndonjërin prej jush e tërheq ndonjë grua, pastaj në zemrën e tij lind diçka, le t'i afrohet gruas së tij dhe le ta kompensojë atë me të, pasi që ajo do t'ia largojë atë që i ka lindur në zemër!
(Muslimi, Tirmidhiu, etj.)
Fjalë e urtë
Nuk mundem që të largohem nga ibadeti. Këto janë ditë që kalojnë shumë shpejt. Gjënë që e humb sot nuk mundesh ta gjesh nesër. Për Allahun, oj motra, do të falem derisa të mos më mbajnë pjesët e trupit tim, do të agjëroj në ditët e jetës sime dhe do të qaj sa të bartin dy sytë e mi lotë.