Kush e përmban zemërimin e tij atëherë kur ka mundësi t'ia kthejë (personit që e ka zemëruar), Allahu i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyritë.
(Ebu Davudi, Tirmidhiu)
Fjalë e urtë
Dhikri është shenja e një fillimi të mirë, dhe pas dhikrit nuk ka gjë më të madhe. Dhikri është një shtyllë e fortë në rrugën drejt All-llahut të Lartësuar, dhe nuk do ta arrijë askush gradën e mirësisë përveçse me vazhdimësinë e dhikrit.