Mulla Mahmud Asllani - mualimi më i mirë në botë

Loading the player...
6,748
12 years ago
Më 11 Ramazan (30 korrik 2012) organizata botërore për mësimin e Kuranit përmendësh dhe për leximin e Kuranit, me seli në Xhidde të Arabisë Saudite, si mualim më të suksesshëm në botë e shpalli hoxhën nga Tetova, Mulla Mahmud efendi Asllanin. Shpërblimin ia ka ndarë mbreti i Saudisë. Mulla Mahmud efendi Asllani, punon si mualim në Xhaminë e Larme në Tetovë. Ka nxjerrë 149 hafiza të cilët pas mbarimit të hifzit i janë nënshtruar provimit dhe e kanë kaluar me sukses, ndërsa 300 nxënës tjerë të tij e kanë mësuar pak më pak se tërë Kuranin përmendësh apo janë duke e mësuar. Ndërkaq ata që kanë mësuar leximin e Kuranit te Mulla Mahmud Asllani janë me mijëra