Prof. Dr. Metin Izeti - Shejtani, nefsi dhe ndërgjegjja

Loading the player...
2,127
11 years ago

Metin Izeti lindi në Tetovë të Maqedonisë në vitin 1970. Duke qenë në shkollën fillore e kreu hifzin pranë mual-limit të njohur të Tetovës Mahmud ef. Asllanit. Pasiqë e kreu shkollën fillore në Tetovë, në vitin 1989 e mbaroi edhe Medresenë e Isa Beut në Shkup. Në vitin 1990 u regjistrua në Fakultetin Teologjik të Sarajevës. Pas fillimit të luftës në Bosnjë në vitin 1992 u transferua në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit Dokuz Ejlul në Izmir. Në vitin 1996 e mbaroi Fakultetin dhe po në të njëjtin vit e regjistroi magjistraturën pranë Institutit për Shkenca Sociale të të njëjtit Universitet ku edhe magjistroi në vitin 1998 me temën "Bektashizmi në Maqedoni". Në vitin 1999/2000 e filloi doktoraturën në Institutin për shkenca sociale të Universitetit të Marmarës në Stamboll dhe pranë të njëjtit Universitet me 03.02.2003 e mbrojti temën e doktoraturës "Rrymat e Tesavvufit në Ballkan në shekullin e XVIII. dhe XIX".