Print

Pyetja:

Katër muaj para Ramazanit, një djalë i ri që kishte humbur pasurinë me të cilën është dashur ta rregullojë dhomën e dhëndrisë erdhi tek unë. Unë ia dhash shumën që më takon mua për Zekat (që t’i ndihmoj në zgjidhjen e problemit). Tash erdhi koha e Zekatit, andaj a duhet që unë të jap Zekatin apo më quhet ajo që ia kam dhënë atij të riut?

Përgjigjja:

Nëse kur ia ke dhënë atij atë shumë e ke bërë nijet (vendosur) për Zekat atëherë konsiderohet se e ke larë borxhin për këtë vit, ngase zekatin mund ta japish edhe para kohës. Por, nëse atë shumë ia ke dhënë si dhuratë (hedije) dhe nuk e ke patur nijet për Zekat atëherë Zekatin duhet ta japish në kohën kur e ke të caktuar ta japish.

Pyetja:

Jam tregtar dhe njerëzve të varfër u jap hua. A më lejohet që të varfërve në fjalë t’ua jap Zekatin duke ua zënë huanë që ata ma kanë mua pa mos u treguar atyre?

Përgjigjja:

Patjetër duhet që ata t’i njoftosh. ثshtë e preferuar që ti t’ua japish Zekatin dhe pastaj menjëherë t’ua kërkosh borxhin që ta kanë.

Pyetja:

Kam blerë një CD me përmbajtje të disa librave me vlerë nga e cila kam dobi të madhe. Por, kur unë morra ta përdori, aty mu paraqit një tekst ku thuhej: “Betohem në All-llahun e Madhërishëm se ekzemplari i këtij programi është kopje origjinale. All-llahu është dëshmitarë për këtë që e them” duke potencuar se CD-ja është e kopjuar. Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me përdorimin e kësaj CD-je?

Përgjigjja:

Nëse je i bindur se ai është gënjeshtar në betimin e tij dhe se uzurpon të drejtën e të tjerëve, atëherë nuk të lejohet përdorimi i CD-së. Por, nëse i beson betimit të tij ose je i dyshimtë në atë, atëherë merret parasysh prezumimi i pafajësisë, pra, pafajshmëria, drejtësia dhe besueshmëria dhe atëherë të lejohet përdorimi i saj.

Pyetja:

Dikush dikuj i ka dhënë një shumë të pasurisë si dhuratë ndërsa tash ia kërkon t’ia kthejë si borxh dhe nuk kanë askënd si dëshmitarë përveç All-llahut Xhel-leshanuhu. Si është dispozita e Islamit për atë që ky ia kërkon t’ia kthejë?

Përgjigjja:

Nëse ai që ia ka dhënë atë shumë nuk është deklaruar se këtë ia jep hua atëherë ajo sipas Sheriatit Islam konsiderohet lëmoshë ose dhuratë. 

Pyetja:

Jamë zonjë Siriane që kam udhëtuar bashkë me burrin tim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar një periudhë të caktuar dhe pastaj insha All-llah do të kthehemi përsëri në vatanin tonë. Atë që dua t’ju konsultoj është se unë kur isha në vendin tim isha e rregullt në të gjitha llojet e Ibadeteve (adhurimeve), lavdi i takon vetëm All-llahut për këtë. Atëherë lexoja Kur’an dhe bëja namaz nate. Kurse tash nuk mundem të bëj si më parë. Ndoshta kjo vjen prej asaj se këtu nuk ka ambiente shpirtërore, vaze, derse apo ndryshe thënë biseda fetare të cilat në zemrën e njeriut ndezin vullnetin për shpejtimin kah punët e mira. Këtu ne nuk shohim dhe nuk dëgjojmë përveç se gjunahe dhe fatkeqësi devijuese që ndodhen në këtë vend që është pabesim. Ndërsa, kur isha në Damask përjetonim shumë të mira pasiqë atje Elhamdulil-lah mbahen derse dhe ka njerëz me shpirtëra të ndritura. A do të më marrë mua All-llahu në llogari për shkujdesjen time lidhur me gjërat që i përmenda, duke potencuar se unë mundohem sipas mundësisë time që të bëj Ibadet por, megjithatë unë e pranoj se kam lëshime?

Përgjigjja:

Qëndrimi në shtetin e kufrit sjell pasojat që i përmende. Rreziku i kësaj është shumë i madh, së pari, ndikon në sjelljen e pastaj së dyti, depërton edhe në të menduarit dhe në besimin. Zgjidhja është që doemos të ktheheni nëse qëndrimi i burrit tënd në atë shoqëri nuk është i domosdoshëm pasiqë në këtë rast qëndrimi atje është Haram (ndaluar).  Por, nëse qëndrimi i tij është i domosdoshëm me kohë të caktuar atëherë mund të qëndroni atje por, duke u bërë ballë faktorëve të devijimit dhe gjynaheve sa keni mundësi. Kjo që ju e thatë nuk është vetëm problemi i juaj, por, ky është problemi me të cilin ndeshen të gjithë ata që  qëndrojnë në shoqëritë perëndimore.  Ndërkaq, nuk duhet harruar se adaptimi dhe vazhdueshmëria në ato kushte ka bërë që ata të harrojnë rrezikun të cilin ti e ndjen. Nuk është larg koha që nëse qëndrimi yt atje zgjat që edhe ti të harrosh këtë rrezik të cilin sot je duke e ndjerë.    

Pyetja:

Unë punoj si inxhinier i ndërtimtarisë, kështuqë bëj projektimin e ndërtimeve. A më lejohet sipas Sheriatit që të bëj projektimin e tyre pasiqë ato kanë karakterin turistik bie fjala, hotele e të ngjajshme. Ju e keni të qartë lidhshmërinë ndërtimit të këtyre projekteve me disa punë të këqia?

Përgjigjja:

Nëse kërkon fetva disa Fukaha e kanë lejuar këtë gjë si fukahattë Hanefij. Por, nëse kërkon atë që është më e rezervuar dhe më e sigurtë është që të largohesh nga një gjë e tillë.

Pyetja:

Dëshiroj të parashtroj pyetjen: Mosrespektimi i prindërve a ka lidhshmëri me çështjet e riskut (furnizimit)?

Përgjigjja:

Mosrespektimi i prindërve është prej gjynaheve të mëdha. Pasoja e së cilës në Ditën e Gjykimit do të jetë shumë e rrezikshme dhe shumë e ashpër. Ndërsa, për ndikimin e saj në këtë botë All-llahu e di. Por, nuk është kusht që dënimi të jetë i shpejtuar.

Pyetja:

Jam pronar i një ndërmarrjeje e cila punën e saj e ka filluar para tri vitesh në rrjedhat e një ndërmarrjeje të parë që kishte humbje të kaluar.Në dy vitet e kaluara kjo ndërmarrje përmbushte borxhet e ndërmarrjes së kaluar. Vlera e borxheve të dy viteve ishte më tepër se vlera e mallit. Kurse në vitin e tretë ndërmarrja filloi të fitojë, pasiqë i kishte larë të gjitha borxhet e ndërmarrjes së kaluar. Pyetja ime është: A duhet që unë të jap Zekat për tri vitet apo vetëm për vitin e fundit?

Përgjigjja:

Ti duhet të japish Zekat vetëm për profitin që e ke fituar pasiqë i ke pastruar borxhet. Kështu është nëse hyrja kapitali i dy viteve nuk ka fjetur te ti me një afat prej një viti. Por, nëse ka fjetur dhe ka qenë në dorën tënde një vit e pastaj ti e ke dhënë borxhin atëherë duhet ta japish zekatin edhe për atë vit. 

Pyetja:

A është e vërtetë ajo që kam lexuar në librin: “El-Fetava” i botruar nga seksioni i Dubajit për fetva ku thuhet se: është Haram shikimi i filmave të turpshme për çka duhet bërë pendim? Por, ndonjëherë gjatë filmave serik paraqiten disa poza të artisteve në formë çnderuese, bie fjala si: roli i valltores ose vetë artistet të paraqiten në mënyra të pahijshme, pa mbulesë. Pra, besimtari çfarë duhet të bëjë?

Përgjigjja:

S’ka dyshim se shikimi i filmave pornografik është Haram (i ndaluar). Kurse sa i përket skenave të pahijshme që kalojnë gjatë filmave apo epizodave normale edhe nga këto skena duhet të largohemi dhe mos i shikojmë. Por, nëse epshi të mund dhe i shikon atëherë doemos duhet të bësh teube (pendim) pasiqë teubja është ilaçi i tyre si dhe kërkimi i faljes nga All-llahu Fuqiplotë i cili buron nga zemra është ai që përmirëson gjendjen e njeriut dhe fshin gjynahun.  

Pyetja:

A bën që zekatin apo lëmoshën t’ia japim atij që nuk falet madje edhe pas këshillës së vazhdueshme nuk do që të falet dhe është i sëmurë nga zemra?

Përgjigjja:

Nuk lejohet që t’i jepet zekati njeriut që ritet në mosfalje të namazit. Por, nëse i është dhënë atëherë tek All-llahu nuk konsiderohet si zekat dhe gjithsesi përgjegjësia e zekatit nuk bie nga ai person.
Pyetja:

A lejohet me Sheriat që të bëj transakcion dhe tregti me para duke e ditur se shteti një gjë të tillë e ndalon?

Përgjigjja:

Transakcioni me para ka shumë forma e mënyra. Disa prej tyre janë të lejuara me Sheriat e disa të tjera të ndaluara. Kthehu të tema: “Es-sarf” sipas burimeve të Sheriatit Islam dhe mëso normat e këtij allëshverëshit, përmbahu sistemit dhe dispozitave të tij dhe mos ki dert.

Pyetja:

A lejohet me Sheriat të bëhet kontrabandë (të futen brenda vendit fshehurazi me mjete artikuj që janë të ndaluar) duke potencuar se ato janë shumë të domosdoshme?

Përgjigjja:

Nëse ato artikuj janë të lejuar sipas kriterit dhe gjykimt të Sheriatit Islam dhe janë të domosdoshëm për t’u futur dhe për t’u importuar atëherë lejohet. Kur ligji kundërshtohet me Sheriatin Islam atëherë në të gjitha rastet Sheriati është gjykatës.

Pyetja:

Nëse për një çështje ka më tepër se një fetva atëherë si është dispozita e Sheriatit me atë njeri që vepron sipas fetvasë që i fle zemra duke mos shikuar asnjë argument të fetvave?

Përgjigjja:

Nëse ato fetva të shumta e të kundërta burojnë nga Muxhtehida (dijetarë eminentë) të besueshëm në Fe dhe nga sinqeriteti i tyre atëherë s’ka ndonjë pengesë që të ndjek atë për çka i fle zemra. Por, duhet  të ketë kujdes të madh nga ato që fetvatë i kanë mjeshtri për të fituar diç nga pasuria, për interes të kësaj bote ose më qëllim spekulimi në Fe ose nga shtytja për të nënvlerësuar Sheriatin.

Pyetja:

Si është dispozita e e peçes dhe a ka ndonjë gabim në atë që dëgjojmë nga Muftiu i Saudisë?

Përgjigjja:

Sa i përket ferexhes (mbulesës me të cilën femra mbulon gjithë trupin përveç fytyrës) për këtë gjë të gjithë dijetarët janë unanim duke u mbështetur në fjalën e All-llahut: “… le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre …” En-Nur, 31). Kurse sa i përket peçes me të cilën femra mbulon fytyrën, disa dijetarë thonë se është vaxhib (e obligueshme) e këta janë ata që thonë se fytyra e femrës është auret. Kurse ata të cilët thonë se fytyra e femrës nuk është auret, ata nuk e obligojnë një gjë të tillë. Por, të gjithë dijetarët janë të një mendimit se nëse vajza apo gruaja e di se ka burra që e shikojnë me shikime të ndaluara atëherë ajo obligohet që ta mbulojë fytyrën me peçe.

Më hollësisht për këtë gjë lexo librin: “Femrës që beson All-llahun” dhe librin: “Gruaja midis tiranisë së sistemit të perëndimit dhe mëshirës së legjislacionit të Sheriatit të All-llahut”.

Pyetja:

Shpresoj që t’më përgjigjeni lidhur me dispozitën e Sheriatit për atë që disa gra përdorin kapsula të kontracepcionit për të ndalur menstruacionet gjatë muajit të Ramazanit apo Haxhit për ta vazhduar agjërimin apo haxhin pa e ndërprerë? Duhet potencuar se kapsulat e kontracepcionit plotësisht e ndërpresin menstracionin.

Përgjigjja:

Nuk ka  pengesë kuptohet pasiqë të merr leje prej burrit.

Pyetja:

Keni përmendur se çallma hyn në grupin e traditës e jo më tepër. Kërkoj që më hollësisht të shpjegoni këtë gjë. Sipas asaj që unë kam mësuar nga ju del se i Dërguari alejhis-selam asnjëherë nuk është falur kryeshtruar (kokëzhveshur)?

Përgjigjja:

Ka forma të ndryshme Turban اallmesh (Imameh). اdo gjë që e mbulon kokën në aspektin gjuhësor hyn nën emrin e turbanit (imames). Ajo që është me rëndësi të dish është se namazi kryeshtruar (kokëzhveshur) është Mekruh (vepër e qortueshme) si do që të jetë mbulesa e kokës ngaqë nuk transmetohet se Pejgamberi alejhis-selam të jetë falur ndonjëherë kryeshtruar.