Print


Pyetja:

Si është dispozita e sigurimit kundër djegies dhe si është dispozita e Sheriatit që kompenzimi i atij që është i dëmtuar nga djegia të bëhet nga kjo pasuri?

Përgjigjja:

Dijetarët janë në kundërshtim rreth dispozitës së sigurimit. Njëkohësisht, edhe unë jam prej atyre që nuk shoh arsye të ligjshme sipas sheriatit për lejimin e sigurimit.

Pyetja:

Jam një shqiptar nga Maqedonia ku ne jetojmë nën rrethimin e pabesimtarëve ku janë të djegura një numër i xhamive. Pra, si mendoni a është afruar koha e shpalljes së xhihadit kundër tyre?

Përgjigjja:

Ai që shpall xhihadin është Kryetari i shtetit. Por, a nuk habitesh me veten tënde kur ma parashtron këtë pyetje ku unë jam larg vendit dhe ngjarjeve dhe nuk di për kushtet dhe situatën tuaj?!

Pyetja:

Jam një student ushtarak afrikan në Francë. Kam lexuar librin tuaj: “Xhihadi në Islam” dhe kam të parashtroj disa pyetje:

1) Në vendin tim ka luftë civile-qytetare e cila ka shkaktuar dëme të mëdha në veri të vendit. Kjo luftë zhvillohet midis ushtrisë dhe revolucionarëve.

Revolucionarët kërkojnë që rajoni verior të jetë i pavarur nga shteti me arsye se sipas tyre ky rajon është lënë pas dore për një kohë të gjatë. Andaj, komandanti i ushtrisë më ka dërguar që t’i luftojë ata. Pra, a lejohet që ata të vriten pasiqë edhe ata janë muslimanë sikur unë?

2) Çfar qëndrimi duhet të marrin ushtarët kur t’u jepet komandë për të luftuar vëllezërit e tyre në Islam?

Përgjigjja:

Atë që ti e thua nuk mund të jetë arsyetim për të luftuar muslimani muslimanin. Njëkohësisht, nuk lejohet të respektosh atë që të detyron ta vrasish vëllaun, pa marrë parasysh se kush është ai që të urdhëron.

Pyetja:

Kemi një medrese e cila në të shumtën financohet nga zekatet që tubohen. Kështuqë nevojat e medresesë nuk mund të përmbushen pa zekat. Poashtu, po potencojmë se nuk mundet të dihet dhe të bëhet ndarja e zekatit nga pasuritë (të ardhurat) tjera që hyjnë në medrese.

Përgjigjja:

Nuk lejohet që të shpenzohet zekati për ndërtimin e shkollave të mesme apo shkollave tjera sepse zekati jepet në mënyrë të pronësimit për tetë grupet të cilat i ka theksuar All-llahu Fuqiplotë. Kështuqë, ata që kanë mundësi duhet që këto shkolla t’i finansojnë nga lëmoshat dhe ndihmat tjera. Ndërkaq, lejohet shpenzimi i zekatit për nxënës të shkollave të sheriatit nëse u pronësohet atyre ai zekat që u jepet pasiqë ata janë të shkëputur nga puna për të vazhduar mësimet e sheriatit.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që të punoj në një bankë qëndrore e cila merret me kontrollimin e bankave tjera ku kontraktimi me kamatë në këtë bankë nuk është themelore?

Përgjigjja:

Shpresoj që të mos ketë ndonjë pengesë që të punosh në këtë bankë.

 Pyetja:

Muslimanët në Amerikë tani po përballohen me telashe për shkak të ndodhive të fundit. Aq është tensionuar situata sa që ka arritur deri në dëmtim, rrëmbim të pasurisë dhe vrasjes. Sidomos ndaj muslimaneve të cilat mbajnë hixhab (mbulesë). Dua të pyes për dispozitën e Islamit në heqjen e hixhabit në rast të dëmtimit duke potencuar se ka prej atyre që kanë dhënë fetva për lejimin e heqjes së hixhabit?

Përgjigjja:

Duhet të theksojmë se muslimanit t’i lejohet të jetojë në “daru el-kufr” t’i mundësohet zbatimi i dispozitave të Islamit që kanë të bëjnë me vetë atë person, familjen dhe me fëmijët e tij. Nëse një gjë e tillë nuk i mundësohet atëherë ai obligohet të këthej në shtetin Islam nga i cili është larguar. Dhe rreth kësaj nuk di se ka ndonjë kundërshtim lidhur me këtë gjykim. Ndërkaq, ata të cilët nxitojnë në servimin e fetvave të gatshme obligohen që të sjellin mbështetjet e tyre për atë që e pohojnë.

Pyetja:

A është e pëlqyeshme që i riu të fejojë ndonjë vajzë fetare duke u mbështetur në ndihmesën e All-llahut edhe pse kushtet e tij nuk janë të siguruara plotësisht, duke patur në dije se ky i ri vetë e përmban veten por, nuk ka mundur të grumbullojë pasuri për shkak të shkollimit. Pra, a është e pëlqyeshme që ky të fejohet apo ta vonojë fejesën derisa të përmirësojë kushtet materiale dhe a lejohet që prindi i tij ta pengojë këtë të ri nga fejesa?

Përgjigjja:

Së pari: duhet të dijmë se prindi është i obliguar për sigurimin e furnizimit të fëmijut të vet nëse fëmiu është i pamundur për ta furnizuar veten, njashtu prindi është i obliguar që edhe ta martojë sepse martesa e tij është një pjesë e sigurimit të furnizimit që është i lidhur për qafën e prindit.

Nga kjo mëson se ndalesa e prindit që fëmiu i tij të mos martohet për arsye të kushteve është ikje nga përgjegjësia me të cilën e ka ngarkuar All-llahu me të.

Së dyti: nëse ti e di se nuk do ta gjeshë ndihmën e prindit sikur ti të martohesh, atëherë dije se do ta gjeshë ndihmën e All-llahut edhe ate nga se kujton. Por, kjo është kështu nëse mbështetësh në Atë dhe je i bindur në premtimin e Tij. All-llahu Fuqiplotë thotë: “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robrit e robreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithdijshëm.” En-Nur, 32)

Pyetja:

Pasiqë nuk lejohet vrasja e muslimanit atëherë a lejohet që dikush të argumentohet për të vrarë muslimanët në arsyetimin se sikur ky nëse nuk i vret ata ose nëse nuk ndihmon në vrasjen e tyre, atëherë ky do t’i nënshtrohet dënimit me vdekje?

Përgjigjja:

Dhunimi që muslimani të vras muslimanin pa arsye (që e ka caktuar Sheriati) nuk patjetërson lejimin e justifikimin që ai që detyrohet nga dikush për ta mbytur dikë që ta mbytë, sepse dëmi që kërkohet të kryhet nga personi i detyruar për ta mbytur personin e pafajshëm është i barabartë me dëmin i nga i cili ky po rrezikohet nëse nuk e zbaton atë që në mënyrë të dhunshme i kërkohet ta kryejë. Pra, asnjëri prej këtyre dy dëmeve nuk guxon të jetë arsyetim për tjetrin.

Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit për njeriun i cili ka vajtur te motra e vet duke qenë ajo në gjumë dhe ky me dorën e vet ka prekur vendin intim të motrës e cila kur e ka ndjerë ia ka larguar dorën por, jo aq me ashpërsi. Të njejtën gjë e ka bërë edhe me motrën tjetër dhe me vajzën e vëllaut. Si është puna e këtyre vajzave?

Përgjigjja:

Natyrisht ky provokim është vepër e ndaluar për të cilën vepruesi duhet të pendohet dhe të kërkojë falje nga All-llahu Fuqiplotë. Kurse, sa i përket vajzës e cila është ballafaquar me një gjë të tillë ajo është dashur që ta largojë ate që të mos ia mundësojë një gjë të tillë. Kështu, ajo ka gjunah për aq sa ja ka mundësuar ta kryej këtë haram.

Pyetja:

A është sot xhihadi “farz ajn” (obligim për çdo individ) dhe a është farz për çdo musliman të mundshëm për udhëtim në Afganistan që të bëjë xhihad në rrugë të All-llahut?

Përgjigjja:

Jo, një gjë e tillë nuk është farz pasiqë në vendin tënd llojet e xhihadit janë të shumta të cilat mund t’i kryesh në vendin ku jeton dhe me familjen tënde.

Pyetja:

Cilat janë kufijtë e respektimit të nxënësit ndaj mësuesit dhe a ka të drejtë që ky i fundit të ndërhyjë në detajizimet e adhurimeve (ibadeteve) dhe t’i mbajë atij llogari për ibadetet që nxënësi i kryen?

Përgjigjja:

Mësuesi duhet të mbajë qëndrim të këtë statusin e njeriut që këshillon, njëkohësisht këtë duhet ta ketë edhe me të tjerët. Kjo këshillë e tij duhet të bëhet me butësi dhe me urti. A nuk është Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem i cili thotë: “Feja është këshillë …”

Pyetja:

Një student ka mësuar në Rusi dhe diplomën e lëmisë së farmacisë e ka marrë pa mësim, pikërisht me para. Sa është haram një gjë e tillë dhe a konsiderohet se të ardhurat e tij që vijnë nga barnatorja të jenë pasuri haram (të ndaluara)?

Përgjigjja:

Nëse ai diplomën e ka marrë pa merita atëherë nuk i lejohet të ushtrojë detyrat që i nënshtrohen asaj lënde. Ky është gjykim univerzal ku përfshihet farmacia dhe të gjitha tjerat, për të cilën gjë nuk e di se ka ndonjë kundërshtim.

Pyetja:

Jam një i ri që ushtroj një lloj sporti për forcimin e trupit (bodi bilding). Si është dispozita e ushtrimit të këtij sporti pasi që ky sport ushtrohet me shoqërimin e këngës perëndimore dhe aty gjenden fotografi të grave duke ushtruar këtë sport? Por, vetëm fotografi të grave e jo gra?

Përgjigjja:

Mund të të them se të gjitha llojet e sportit janë të ligjshme dhe të arsyetuara pa marrë parasysh shoqërueset për të cilat ti je duke folur.