Print


Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit ndaj luftës Irakiane që zhvillohet sot?

Përgjigjja:

- Sa i përket xhihadit me trup dhe me pasuri brenda vendit ku luftohet nga ana e armiqëve është obligim për çdo kokë (ajnij) që është “mukelef” (i moshës madhore) secili sipas mundësisë së vetë.

- Kurse për ate që është jashtë atij territori atëherë vendimi i Sheriatit për xhihadin është i lidhur me atë se sa kanë nevojë ata që janë brenda atij territori (Irakut) për ndihma në njerëz, ndihma finansiare, apo për informacione luftarake (armë) që të vijnë nga jashtë.

- Gadishmëria për t’u përgjigjur duhet të shkojë në këtë metodë të organizimit:

- Në fillim duhet të marrin pjesë ata që jetojnë larg atij territori me largësi të musafirit gjegjësisht 83km nga të gjitha anët. Pra, të gjithë ata që gjenden brenda asaj largësie obligohen që t’i ndihmojnë vëllezërit e tyre brenda vendit të luftimit.

- Nëse kjo gjë nuk mjafton atëherë përsëri i shtohet ajo sipërfaqe dhe banorët e asaj obligohen që të bashkangjiten në luftim. Kështu, nëse edhe kjo nuk mjafton atëherë i shtohet sipërfaqja e tretë e kështu me radhë.

- Ndërkaq, zbatimi i vendimit të Sheriatit në këtë mënyrë duhet të mbështetet në bashkëpunim me Ambasadën Irakiane që të kuptohet se sa ka nevojë Iraku për forca shtesë. Pra, është me rendësi të dijmë se obligueshmëria e xhihadit brenda asaj sipërfaqeje shtesë e cila i nënshtrohet nevojës është obligim i domosdoshëm që lidhet për individin (ajnij) që do të thotë se bashkangjitja në atë luftë nuk varet nga pëlqimi i prindërve. Kurse, jashta këtyre sipërfaqeve është obligim “kifaje” (shoqëror) që do të thotë se: në këtë të dytën vjen në konsideratë edhe pëlqimi i prindërve dhe i familjes kështuqë ai që është jashta sipërfaqeve të nevojës nuk i lejohet të shkojë pa pëlqimin e prindërve si dhe nuk i lejohet ta lejë gruan pa kujdestarë. 

Pyetja:

Cili është kriteri i përpiktë me të cilin kemi mundësi të dallojmë imitimin nga bid’ati?

Së dyti si është dispozita e shkronjave enigmatike që gjenden në përmbledhjet të cilat transmetohen nga njerëzit e mirë e të devotshëm (salihin) si virdi (lutje të caktuara) i Dusukit?

Përgjigjja:

Çdo lavdatë ndaj të Dërguarit të All-llahut që nuk del jashta përshkrimit si njeri e që nuk është ndonjë kuptim prej kuptimeve të cilësive hyjnore është i ligjshëm dhe i pranuar dhe në këtë rast nuk ka dallim që formulimi të jetë i transmetuar nga i Dërguari i All-llahut, sahabëve ose nga dikush prej muslimanëve.

Sa i përket të dytës, nuk kam njohuri rreth këtyre shkronjave e as për përmbledhjen që përfshihet në këto shkronja. Por, sidoqoftë unë të them: merre atë që është e kulluar dhe lëre atë që është e turbullt sepse një gjë e tillë është më e sigurtë dhe më e preferuar.

Pyetja:

Si është dispozita që ne të thërrasim - të lutemi nëpërmjet njerëzve të mirë që kanë vdekur dhe t’i marrim ata si ndërmjetësues tek All-llahu Fuqiplotë duke potencuar se unë kam parë në ëndërr Imam Xhejlanin i cili më tha se: nëse nuk beson se ne vijmë kur ju na thirrni atëherë thirr që të vërtetohesh. Por, unë kam dyshim dhe frikohem nga kjo thirrje dhe ndjej se bëj shirk (i përshkruaj All-llahut shok) nëse veproj një gjë të tillë?

Përgjigjja:

Nëse je i bindur prerazi se vetëm All-llahu është Ai që sjell dobi dhe dëm atëherë nuk ka ndonjë ndalesë që të lutesh duke ndërmjetësuar te i Dërguari i All-llahut apo te ndonjë njeri tjetër nga të devotshmit pa marrë parasysh se lutja a bëhet me formulim të kërkesës së ndihmës apo ndërmjetësimit. Transmeton Ibni Kethiri një Hadith të Bilal bin Harithit i cili është ndalur para varrit të Pejgamberit të All-llahut në vitin e skamjes gjatë Halifatit të Umerit radi All-llahu anhu duke thënë: “O i Dërguari i All-llahut ndihmo Umetin tënd”.

Pyetja:

Si është dispozita që të lusim All-llahun me emra që nuk janë transmetuar nga i Dërguari sal-lall-llahu alejhi vesel-lem dhe që nuk janë përmendur në Kur’an si Ed-Dain, El-Ezel, El-Ebed, El-Musië, El-Kafi etj?

Përgjigjja:

Emrat e All-llahut janë të caktuar nga All-llahu kurse sa i përket cilësive All-llahu është i cilësuar me të gjitha cilësitë e përsosura ashtu siç është i lirë nga të gjitha cilësitë tjera që janë të mangëta. Pra, nuk ka ndonjë pengesë që All-llahu të cilësohet me të gjitha këto cilësi në aspektin e lavdit ose të lutjes, bie fjala të thuash: All-llahumme ente esh-Shafi la shifae i l-la shifauke ve ente el-Muafi lailahe il-la ente. (Zoti im ti je shërues nuk ka shërim jashta shërimit tënd. Zoti im Ti je Ai që sjell shëndet. Nuk ka Zot tjetër përveç Teje.)

Pyetja:

A lejohet bashkim i akshamit dhe i jacisë në stinën e verës në vendet veriore ku është e pamundur që të caktohet koha e jacisë (ngase në këtë stinë ndodh terr i plotë)?

Përgjigjja:

Atëherë kur diferenca e kohës ngushtohet midis jacisë dhe sabahit në shumë vende perëndimore ku punëtorët bien në një ngushtim për shkak të nevojës për të pritur kohën e jacisë atëherë lejohet bashkimi i akshamit dhe i jacisë qoftë bashkim i parakohshëm apo i mëvonshëm nëse interesi i tyre konsiston në këtë gjë.

Pyetja:

Ju lutem që të më këshilloni si mundem të ndalem nga vizita e faqeve jo të ligjshme duke potencuar se unë disa herë jam penduar por, përsëri veten e gjej të këthehem në këtë gjë të keqe. Ndërkaq, lus që çdo njëri që e lexon këtë të bëj dua për mua për këtë gjë me të cilën ballafaqohen shumë të rinjë që mundohen t’u përmbahen rregullave?

Përgjigjja:

Kthehu tek All-llahu dhe prej Tij kërko ndihmë dhe mbrojtje. Shpeshto lutjet para All-llahut sidomos në kohën e syfirit dhe lute All-llahun që të të lirojë nga pushteti i epshit tënd dhe do të shohish se All-llahu do të të përgjigjet. Prej mënyrave të përgjigjes së lutjes është që të të mundësojë të mjaftohesh me lejimet e Tij dhe largimi nga ndalesat e Tij dhe të të mundësojë të martohesh me një grua e cila do të të ndihmojë në ruajtjen e vetes tënde nëse nuk je i martuar.

Pyetja:

Kur falem pas leximit të “et-Tehijatu” lexoj “All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala aii Muhammedin …” a lejohet që të shtoj fjalën “sej-jidina”.

Pyetja e dytë është se: unë namazin e sabahut e fali me vonesë kurse Pejgamberi që në kuptimin e një hadithit thotë se: “…dembelësia në namazin e sabahut dh të jacisë është një shenjë e munafikut”. Çfarë të bëj? Kurse unë nuk tregoj kurfarë dembelësie në namazin e jacisë?

Përgjigjja:

Më mirë është të lexosh “All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala aii Muhammedin …” pa fjalën “sej-jidina” kurse jashta namazit nuk ka dert që ta përdorish.

Sa i përket pyetjes së dytë: mundohu duke dhënë mund dhe kujdes që të mos e vonosh sabahun nga koha e saj dhe All-llahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive. 

Pyetja:

Cila është më mirë: të fali namaz nate dhe ta fali sabahun me xhematë në xhami dhe të flejë menjëherë pa mos e pritur që të lind dielli dhe në këtë mënyrë të fitojë namazin e natës por, ta humbi shpërblimin e një haxhi dhe umreje. Apo të ngritem për të falur namazin e sabahut me xhematë dhe të pres lindjen e diellit dhe në këtë mënyrë të fitojë shpërblimin e haxhit dhe të umres dhe të humbi namazin e natës pasiqë bashkimi i të gjithave deri në një farë mënyre është rëndë. Njëkohësisht, nuk kërkoj që programin e përgjithshëm ditor tuajin që ta organizoj edhe unë në jetën time sepse unë e kam të vështirë ta organizojë kohën time?

Përgjigjja:

Pse po e kufizon veten tënde brenda këtyre dy zgjidhjeve pasiqë ke mundësi të bësh një zgjidhje tjetër e që është të falish aq sa ke mundësi para namazit të sabahut dhe pastaj të ngelish i zgjuar duke bërë virdin e mëngjesit dhe leximin e Kur’anit deri sa të lindë dielli.

Pyetja:

U shkruaj juve pas ndodhirave të tmerrshme që ndodhën në Amerikë me 11 shtator të vitit 2001 pasiqë unë hasa në emrin tuaj dhe shkrimet tuaja në faqen tuaj të internetit. Vendosa që të kontaktoj me disa dijetarë të Akides islame. Mua më tërhoqi ndaj juve mendimi i thellë i juaj dhe përkushtimi i juaj ndaj Fesë suaj. Si çdo amerikan edhe unë nuk kam patur mundësi të njihem me emrin tuaj deri në këto momente andaj planifikoja që t’i shkruaj një studentes që është në përgatitje të magjistraturës emrin e së cilës e hasa në internet e cila i studjon shkencat politike dhe shoqërore në Sh.B.A.

Unë jam një grua 53 vjeçare anëtare në një shoqatë fetare e udhëhequr nga disa shokë që quhen “Shokët”. Unë fajësoj të gjitha veprimet e dhunës dhe ndjehem shumë e shqetësuar për atë se shumica e xhamive dhe ithtarëve të Islamit ndjehen të ankthshëm në zbardhjen e katastrofës. Unë besoj se ka vetëm Një Zot dhe se ne të gjithë kemi një shpirt por, ne jemi të obliguar të shohim dhe të analizojmë në këtë ekzistencë dhe se pa marrë parasysh se këto ngjarje të reja që janë të tmerrshme janë (sipas bindjes sime) vazhdimësi e së keqes të cilën njerëzit ia bëjnë njëri-tjetrit. Një gjë e tillë në të shumtën e rasteve nxit të kuptuarit frikën, zilinë dhe egoizmin. Dua t’ja zgjati dorën secilit prej atyre që duan të jetojnë në paqë dhe në butësi me njëri-tjetrin. Unë si angazhuese e lëmisë shoqërore në këtë vend (shtet) e di se përkushtimi ndaj moralit për të realizuar prosperitet shoqërorë për të gjithë dhe në mesin e tyre edhe për kafshët dhe mjedisin nuk arrihet lehtë. Por, unë jamë e sigurtë se nëse ne punojmë për paqen aq sa punojmë për luftë do të mundeshim të ndërrojmë këtë shkallë prej një individi në individ dhe prej një vendi në një vend tjetër. Unë besoj në lirinë Fetare dhe njëkohësisht besoj në atë që të japim mund të madh që të mund të gjejmë rrugë për të respektuar të gjitha besimet. Jam plot shpresa që të kahëzojmë këndet e ngurta të besimeve tona ashtuqë te të gjithë njerëzit që kanë qëllime të mira të mund të jetojnë dhe të punojnë së bashku.

Shumë kam dëshirë të hyjë me ju në diskutim ose me njerëz të cilët i propozoni me qëllim që të mund të vazhdojnë përpjekjet kah morali i mirë dhe urtia për të cilën njerëzit kanë punuar gjatë shekujve.

Përgjigjja:

Gjithë atë që e thua për atë se familja njerëzore ka nevojë për kuptim dhe bashkëpunim në principet njerëzore dhe pastaj një bashkëpunim të një korridorit të zgjeruar. Paqja, dashuria midis individëve të kësaj familjeje në vend mbjelljes së farave të urrejtjeve antipative është e domosdoshme dhe e shenjtë.

Por, ti me siguri e di në bazë të kulturës dhe kontakteve tua shoqërore, se njerëzit kanë qenë dhe do të jenë të sëmurë nga sëmundjet e brendshme (vetjake) të rrezikshe të cilat bëjnë që të lëkunden këto shpresa dhe ambicje të shenjta e të zëvendësohen me egoizëm, zili dhe me ndjenja të urrejtjes, dashakeqësisë dhe konkurrimit që lidhet me interese dhe përfitime vetjake, pikërisht siç është duke u përjetuar sot në arenën e ngjarjeve botërore.

Këto sëmundje doemos duan medikamente që të shërohen. Kështuqë filozofët, sociologët dhe psikologët janë munduar që tu gjejnë këtyre mjekim por pa sukses.

Mjekimi i vetëm është që njerëzit të kuptojnë e të njohin identitetin e tyre pikërisht të njohin se janë robër dhe të jënë të bindur se All-llahu nuk i ka krijuar që të jetojnë në këtë planetë të tokës që të argëtohen dhe të jenë të pakujdesshëm dhe gjithë kjo të përfundojë me vdekjen e tyre. Por, ata janë të krijuar për të zbatur mesazhin i cili mishërohet e përfaqësohet në ndërtimin e tokës me qytetërim dhe humanizëm dhe të risin mes tyre lidhjet e bashkëpunimit dhe dashurisë.

Por, kjo detyrë (angazhim) nuk kompletohet përveç se me besim të sinqertë se ekziston Krijuesi dhe duke ju nënshtruar mësimeve të Tij të cilat i marrin nëpërmjet Pejgamberëve të Tij. Pastaj, duke qenë të bindur në shpërblimin apo dënimin (llogarinë) të cilën do ta gjejnë në atë Ditë. Kjo është shkurtimisht domethënia e Fesë të cilën All-llahu ua zbriti robërve njerëzve nëpërmjet Pejgamberëve (enbijave) dhe të Dërguarve (rusulëve). Feja e All-llahut ka qenë dhe është një Fe. Por, ka prej njerëzve të tillë që kanë bërë ndryshime dhe ja kanë mveshur Fesë së All-llahut atë që Ai nga ajo është i dëlirë. Kështu si shkak i këtij raporti i njerëzve u dobësua me të (Fenë e All-llahut), humbi kontrolli e bindshmëria ndaj fesë e cila ishte më herët dhe lidhjet e shumicave të njerëzve sidomos në Evropë dhe në Amerikë me të (me fenë) u bë tradicionale klasike ose negative. Ndërkaq, si rrjedhojë e kësaj dominuan dëshirat vetjake, mospërfilljet, ndjenja për egoizëm dhe kështu gjendja e familjes njerëzore arriti deri në atë shkallë që je duke e parë, të përçarjes dhe armiqësive.

Gjithë këtë mund ta rrumbullakësojmë me atë se kontrolli e bindshmëria ndaj Fesë është mjekimi (ilaçi) i cili është i domosdoshëm, i cili nuk lulëzon në shpirtin e njeriut vetëm se kur njihet vërtetësia e All-llahut, kur i përmbahemi sinqerisht mësimeve të Tij dhe kur lidhemi me Të nëpërmjet dashurisë, madhërimit dhe drojës ndaj Tij.

Besoj se ti ke mundësi të dish se Feja e cila i garanton ithtarët e vetë këtë bindshmëri përfillje është Islami me të cilin janë të dërguar të gjithë Pejgamberët. Ti nëse i kthehesh kuptimit të përpiktë e të drejtë të Kur’anit atëherë do ta gjesh vërtetësinë e kësaj që jam duke ta thënë.

I sinqerti

Muhamed Seid Ramadan El-Buti